Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PS për ndarjen e mandateve

    Ndarja e mandateve, PS con në Kushtetuese vendimin e Kuvendit

    TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur të ankimojë, ndarjen e mandateve sipas vitit 2009, që u miratua vetëm me votat e mazhorancës në sallën e parlamentit.

    Kërkesa për të shpallur t paligjshëm këtë vendim mban firmën e sekretarit të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri , i cili e konsideron si antiligjore ndarjen e mandateve nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Për Partinë Socialiste shkeljet janë flagrante, pasi sipas Drejtorisë së Gjendjes Civile ka pasur shtim të popullsisë në disa qarqe të vendit, dhe reduktim në disa qarqe të tjera. Cfarë e bën të detyrueshme edhe një rishpërndarje të re për mandatet që i takojnë cdo qarku. Shkak për mos gjentjen e konsensusit ishte kërkesa e përfaqësuesve të opozitës në KQZ, për tu njohur me emrat e personave që janë shpërngulur të jetojnë në Qarkun e Kukësit, ku ka pasur një shtim të popullsisë në 6 mujorin e dytë të vitit të kaluar. Por këto të dhëna nuk iu dhanë, me arsyetimin e Drejtorisë së Gjendjes Civile, se janë shkelje e të drejtave të njeriut, dhe ligjit për të dhënat personale.

    (m.a/News24/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndarja e mandateve, PS con në Kushtetuese vendimin e Kuvendit

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS për ndarjen e mandateve

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve. Në favor të këtij vendimi kanë qenë 6 anëtarë të Gjykatës dhe vetëm 2 prej tyre kanë mbështetur idenë se kërkesa duhej të merrej në shqyrtim

    Ndarja e 140 mandateve, sipas skemës së vjetër të përdorur në zgjedhjet e 2009-s, është kontestuar nga socialistët, ku 35 deputetët e opozitës iu drejtuan Kushtetueses për ta rrëzuar një nismë të tillë. Depozitimi i kërkesës është bërë më 13 shkurt në Kushtetuese.

    KËRKESA E PS
    Partia Socialiste kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve sipas skemës së përdorur në 2009-n, duke kërkuar njëkohësisht kthimin e çështjes në KQZ, si i vetmi institucion që ka të drejtën e përllogaritjes së një procedure të tillë ligjore, e cila më pas “vuloset” nga Kuvendi.

    Nisma e PS-së u firmos nga 1/5 e deputetëve të saj, ku u kërkuan dy çështje: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 ‘Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013’” dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”.

    (e.m/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •