Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 125
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Serbi vret një 14 vjeçar shqiptar në Gjilan

    VRITET NJË 14 VJEÇAR SHQIPTAR NË UGLAR TË GJILANIT

    Vritet një 14 vjeçar shqiptar derisa po kthehej nga pylli bashkë me prindin dhe bashkfshatarët. Ngjarja ka ndohur mes fshatit Uglar Komuna e Gjilanit fshat i banuar me shqiptarë dhe Pasjan Komuna e Parteshit fshat i banuar me serbë....
    Postuar: 05:27:37 / 06.03.2011
    Viktima është qëlluar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi në qerren me kuaj të ngarkuar me drunjë të prerë. Policia në lidhje me këtë rast ka ndaluar një të dyshuar serb banor i fshatit Pasjan. Ata shtojnë se janë duke punuar intenzivisht për të zbardhur rastin tërësisht

    Babai i Viktimës Rrahim Musliu i cili ishte bashk me djalin tashmë të vdekur Leutrim Musa tha se vrasja ka ndodhur derisa ata ishin duke u kthyer nga mali në shtëpi. Sipas tij ndaj tyre është shtënë me armë zjarri përderisa po udhëtonin me qerre me kuaj të ngarkuar me drunj.

    Policia deri tani në lidhje me këtë rast kanë arritur të ndalojnë një të dyshuar serb, banor i fshatit Pasjan Komuna e Parteshit.
    BAC, SU KRY

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    i nderuar kosovar2006 kjo vrasje e ato qe po ndodhin ne veri po tregojn se BAC SU KRY

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Merni sopaten e cokat per gure ,se nuk ktheheni ne shpi per tu ngrohur me to.

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    vertet ngjarje e rend te vritet femija 13 vjeqar para syve te te atit eshte shum rend ,zoti inshalla e ka marr ket femij nen meshiren e tij dhe e ka shperbly me xhenet ,babait te femijes dhe familjes dhe te gjith atyre te cilet ne keto momente kan dhimbje te madhe per humbjen e te dashurit te tyre zoti inshalla u a shtoft durimin dhe inshalla ju mundson qe te kalojn sa me leht kete dhimbje te rend


    ku jan ata patriota te forumit qe nuk ndalen duke fy pse se denojn kete vrasje po te flitej se kete e kam be ekstremista islamik tani do i kishim mbi 100 komentet ,por siq duket e paska be nje jomusliman dhe kjo eshte gje normale

    Po shihet fytyra e juaj zoti ju udhezoft
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ku jan ata patriota te forumit qe nuk ndalen duke fy pse se denojn kete vrasje po te flitej se kete e kam be ekstremista islamik tani do i kishim mbi 100 komentet ,por siq duket e paska be nje jomusliman dhe kjo eshte gje normale

    Po shihet fytyra e juaj zoti ju udhezoft
    Mere pak më shtruar Ximi.
    Krimi dhe kriminelët janë njësoj kudo edhe krimi që po flasim në këtë temë është shum i rëndë dhe krimineli duhet të mari dënimin e merituar.
    Por kur bëhet një krim nga një kriminel shqiptar kudo në botë dhe aq më keq kur bëhet në emër të Allahut, kjo nuk penalizon vetëm kriminelin por penalizon gjith shqiptarët kudo ku ata jetojnë si dhe dëmton çështjen tonë kombëtare, prandaj reagimi është më i ashpër.
    Të përshëndes.

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ngushllime familjes.

    Gjilani, si shume komuna tjera te Kosoves, gaboi rende ne vitin 1999 ku ne mes te mundesise per te debuar secilin shka nga keto troje dhe tolerances nderetnike...u percaktua per kete te dyten.
    Mundesia qe e humben ne vitin 1999 nuk do t'iu vie kurre ne te ardhmen, ose do te kaloj nje kohe shume e gjate deri sa te kthehet edhe nje here kjo mundesi e arte.

    Ne Gjakove, mund te ndodhe ndonje vrasje, por nje gje eshte e sigurte - ajo vrasje nuk ka mundesi qe te shkaktohet nga dora e shkaut. Atje u pastrua tereni me kohe, u shfrytezua mundesia e arte qe u ofrua ne vitin 1999. Edhe pse numri i shkijeve para luftes ishte afruar ne rreth 5000, momentalisht ne Gjakove e rrethine nuk mund te gjendet as nje shka i vetem.

    Shpresoj se edhe Gjilani nje dite ta kuptoj se dobesia me e madhe e shqiptareve gjate gjithe historise ka qene harresa. Asnje populli te botes nuk i eshte perseritur me shpesh historia se popullit shqiptar.

    Kurre nuk u mbushem mend.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Breshëri plumbash në pyll, vritet 14-vjeçari

    Leotrim Musliu, i lindur më 1997 nga Uglari i Gjilanit, është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në një pyll mes fshatrave Uglar dhe Pasjan. Të miturin plumbat e kanë kapur në kohën kur me babanë e tij po ktheheshin nga pylli, me qerren të mbushur me dru, kurse në vendin e ngjarjes është vrarë edhe një kalë, që lë të dyshohet se është shtirë me pushkë automatike, apo në gjuajtje kanë marrë pjesë më tepër persona.

    Policia deri më tashti ka vetëm një të arrestuar, të dyshuarin Zh. S., serb nga fshati Pasjan i komunës së re të Parteshit.

    Siç ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, zyrtarët policorë në Gjilan, në orët e mbrëmjes të të shtunës kanë marrë nga Qendra e Rajonale Emergjente një informatë se në spital është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

    “Njësitet policore kanë dalë te Emergjenca e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe nga mjekët kujdestarë kanë mësuar se bëhej fjalë për një person të moshës së re, i cili në spital ishte dërguar pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

    Dëshmitarët e rastit kanë thënë se viktima bashkë me të atin po kthehej nga mali në shtëpi dhe në qerre kuajsh kishin të ngarkuar dru pylli dhe në kohën kur ata po ktheheshin, dikush nga pylli ka shti me armë zjarri në drejtim të tyre e nga plumbat ishte qëlluar viktima i moshës 14- vjeçare me banim të përhershëm në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, i cili me nguti ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por nga plagët e marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

    Se është shtirë nga më shumë se një armë, flasin edhe dëshmitarë të tjerë, ngase në grupin që kishin marrë dru në pyll kanë qenë edhe pesë qerre të tjera. Dëshmitarët flasin se është shtënë sikur të bëhej luftë, ngase ka pasur shumë të shtëna nga dy anë.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    ZËRI


    P.s. Shpreh ngushllime për familjen! Leotrimi u preftë në paqe!

    Qofshin të mallkuar këta vrasës kriminelë serbë! Zoti i dënoftë me ferr, këndej e andejpari!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ngushellime te sinqerta per familjen e djaloshit te vrare .
    Ujku kimen e nderron por zakonin se harron-thuhet nje fjale e urte, dhe ujku -shkau qengj nuk behet kurre. Lexojeni edhe nje here tregimin e Skenderbeut per thuprat ,dhe mos lejoni te ndaheni sepse keshtu si kemi filluar te ndahemi ne parti e fe ata qe nuk na duan do ta kene me te lehte te na luftojne . Kombi eshte mbi parti dhe mbi fe.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    vertet ngjarje e rend te vritet femija 13 vjeqar para syve te te atit eshte shum rend ,zoti inshalla e ka marr ket femij nen meshiren e tij dhe e ka shperbly me xhenet ,babait te femijes dhe familjes dhe te gjith atyre te cilet ne keto momente kan dhimbje te madhe per humbjen e te dashurit te tyre zoti inshalla u a shtoft durimin dhe inshalla ju mundson qe te kalojn sa me leht kete dhimbje te rend


    ku jan ata patriota te forumit qe nuk ndalen duke fy pse se denojn kete vrasje po te flitej se kete e kam be ekstremista islamik tani do i kishim mbi 100 komentet ,por siq duket e paska be nje jomusliman dhe kjo eshte gje normale

    Po shihet fytyra e juaj zoti ju udhezoft
    Ti bre djal nuk ishe ne terezi mire,e para nuk thuhet inshalla,e dyta pse duhet ti bejm lutje zotit qe ta marri nen meshir nje femij,kur ai i din punet eveta edhe pa ju lut ti sidomos ti.
    Eshte e vertet qe eshte dhimbje, por ti po thirr ne vrsje te reja, dhe kete nje mutliman nuk duhet ta bej por juve ju shkon per shtat kjo pune.
    Qka ka pune me kete vrasje ekstremistat islamik apo kush do qoft tjeter,kete vrsje duhet te ja lem shtetit ta zbardh, dhe ta denoi aktorin kush do qoft ai.
    Ti trurnin e kish shperla me fe,ti asnje koment nuk e ke qe nuk e ke lidh me fen islame boll bre se bothen na e ke lodh me te
    Ngushllime familjes se te vrarit dhe shpresoj qe kryesi i vepres te marri denimin e merituar

  10. #10
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ngushllime familjes,e SHKAUT I HUPT FARA-si dhe perkrahsve te tyre!
    ps.ndoshta nuk me fshihet edhe ky postim.....
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •