I ka dy "argumente"...
1. Faktin qe nje numer mjaft i madh i njerezve besojne dhe jane te bindur per ekzistencen e zotit.
2. Faktin qe nuk ekziston nje teori apo formule e pergjithshme qe shpjegon cdo fenomen ne bote dhe ne kosmos.
Eshte ceshtje tjeter qe per besimtaret (radikal) nuk kane rendesi argumentet, sa njerez besojne ne dicka dhe a ekziston formula qe shpjegon cdo gje ne bote, per ti detyruar tjeret ose te gjithe qe te mendojne si ata, te sjellen si ata dhe besojne ne ate qe besojne ata.
Interesi i autorit te temese, nese bezohemi ne titullin e temes: Si te binden ateistet qe egziston Zoti ? , nuk eshte te argumentoje apo vertetoje ekzistencen e zotit, por te diskutoje per mundesite me te mira per ti shenderruar ateistet ne besimtar. D.m.th. Qellimi i tij eshte pozitiv ose humanitar, shikuar nga kendveshtrimi i tij dhe atyre qe mendojne dhe besojne ngjashem.
Ne kushte dhe rrethana tjera (te volitshme) njerez te tille nuk do te mundoheshin fare ti bindnin ateistet, pasiqe cdo njeri qe do te deklarohej ose trajtohej si jobesimtar ne rastin me te mire do te perfundonte ne bugje speciale apo te hoxha per rehabilitim. Shembuj se si besimtaret radikal sjellen ne realitet me ata qe nuk jane besimtare ose nuk trajtohen besimtar ka pothuajse per cdo dite ne Afganistan, Pakistan, Iran dhe ne te gjithe rajonin ne pergjithesi...
Krijoni Kontakt