Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22

Tema: Eda Zari

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Ny city
    Postime
    2

    Eda Zari

    nje eveniment qe tashme dihet.

    Artistet shqipetar jane tashme jashtezakonisht te sukseshem ne
    skenat internacionale.

    nje prej tyre sic dhe mund ta keni degjuar tre vitet e fundit eshte EDA Zari.

    ajo tashme ka nxjerr albumin e saj te 8-te i titulluar STATEMENT , prodhim i Deutsche Welles , Radio Frances BBC dhe German Label Records
    Intuition -ne Frankfurt.

    Kenget e kesaj Cd -je jane nje mixture e polifonise Shqipetare si dhe Jazz -it modern -e padegjuar ndonjehere .

    c“ju kujtojne kenget:

    Ra faja prej fiku,
    O dhender ku vete keshtu,
    C“u mbush mali plot me rrush ...?

    imagjinoini keto kenge te kenduara nga nje ze joshes, i ngrohte dhe shume karismatik i shoqeruar nga nje grup artistesh
    nga pese ko0ntinetet e botes,
    Kongat perkusive nga Kuba,
    Tarabukat dhe effektet ritmike nga Casablanka e Marokos
    Klarineta e mrekullueshme e nje artisti te ri Shqipetar i quajtur Vladimir Gica,
    Drumm player (bateristi ) i Grupit te "Sting"
    Pianisti star Gjerman Hans Lüdemann,
    Bassisti Cosby (USA)
    si dhe grupi i Dinastise LELA nga Permeti (nder tyre Myslym Lela)

    Nje mrekulli all stars in one dhe nje artiste shqipetare me potencial internacional.

    nje udhetim neper bote me ritmet shqipetare ne gji.
    Cd .-ja permban 12 tituj te perkryer te cilat jane te kompozuara
    dhe tekstuar nga vete artistja , aranxhuar nga Mark Joggerst (kompozitor musik filmash dhe producent)
    Kjo Cd eshte duke u ngjitur ne chartet top 20 te WORLDMUSIC
    intrenacional ne Uk , Gjermani , France Danimark Austri.

    me shume info www.eda-zari.com
    per te gjetur Cd ( ne shqiperi nuk ka distribuim) e cila eshte tashme ne world weid on markt mund tu referoheni dhe adresave te internetit ku munta blini online direct.

    -Info& Ordering direkt tek kompanija
    INTUITION / SCHOTT MUSIC & MEDIA GmbH
    Postfach 36 40 · 55026 Mainz · Germany
    Weihergarten 5 · 55116 Mainz · Germany
    Phone: 49 (6131) 246-899 · Fax: 49 (6131) 246-216
    mailto:info@intuition-music.com

    mund ta porosisni tashme nepermjet adresave te intrenetit .
    per albumet e kaluara klikoni per me shume info tek
    www.eda-zari.de
    tek discography dhe aty do te njiheni me informacione si mund ti blini cd- te,
    info plus:
    (nje sekuenc te shkurter videoje te koncertit premier prezentacion live te artistes mund ta ndiqni live ne intrenet ne gjithashtu tek web site i artistes tek menuja
    video -galleri ) ju mund te porosisini edhe ne internet nepermjet adresave si me poshte vijojne:
    kliko
    www.jpc.com ( ju lutemi vetem jepni emrin e artistes tek dritarja search)

    http://www.sunny-moon.com/html/november/welt.htm

    http://www.schott-online.com/Shop/ph...ow,133548.html

    or:
    www.intuition-music.com
    www.amazon.de (by search or by suche duke dhene emdrin e artistit dhe albumit.)
    www.discover.de
    http://www.musicline.de/de/artist/Zari,Eda
    www.horizont.de


    vleresimi nga media 10 piket e mundeshme
    let it be

  2. #2
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242

    Eda Zarin

    e ka degjuar njeri albumin "Statement" te Eda Zarit?
    Eshte nje nderthurrje e keges sone popullore me jazz.
    ide interesante megjithese nuk kam qene ndonjhere i dhene pas jazz-it albumi i saj duket interesant.
    timeo Danaos et dona ferentes

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    eda eshte fantastike. sa keq qe nuk dija per te kur erdhi ne ny.
    ka shume te tjere qe jane munduar te perpunojne e te nderthurin muziken popullore shqiptare pe rryma te tjera po deri tani eda e ka arritur fare mire. mua albumi EJA me pelqeu disi me shume sesa Statement.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    po edhe mua me duket shume interesante kjo. e kam degjar disa here.
    kam degju se discet e saja kane mberrit deri ne japoni ku jan shit me sukses.

  5. #5
    Dicka nga jeta e Eda Zarit

    Eda Zari
    Ambasadore e kultures se Shqiperise
    (Kengetare, Producente, Kompozitore)

    Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton ne Gjermani.
    Lindur ne Tirane.
    Me 4 vjec filloi te kendoj ne gjirin e familjes (nga ana e nenes) Familia Lela nga Permeti, me 6 vjec dalja per here te pare ne skene, me 16 vjec prezantohet profesionalisht, ne festivalet nacionale te RTSH, ku pasojne gjthashtu prezantimet si anancuese ne TVSH ne bashkepunim me Regjisoret: L. Gjata, O. Mula. Kryen Abituren dega Kanto ne Liceun Artistik"Jordan Misja"/Tirane.
    Fillon studimet ne Konservatorin "Akademi e Arteve" Tirane.
    I hiqet e drejta e studimit (qe me dramen politike qe familja pesoi ne fund te viteve 80) i vazhdon studimet ne Gjermani ne Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State Graduated Diplome Oper Singer".
    Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshire:
    Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomes Dresden, WDR TV. etj. Gjate kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashme ka realizuar Tete albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, ku ne te cilat nuk mund te lihen pa permendur Co-produksionet me nje sere bands dhe artiste te mirenjohur internacional, midis tyre Gitarristi i mirenjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur i gjenerates se ( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose qe mund te ndodhet ne kete planet"shkruan Times) Ben Aįmara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon ....
    Performanca e artistes dhe debutimet e saj kane zene vend ne festivale dhe skenat te ndryshme internacionale e prestigjoze midis tyre:
    Prezantimi i saj ne Filharmonine e Kölnit tek MusikTrionale Intern. Festival (qe me rolin e saj solistik lidh dy stile muzikor me pole te kunderta ate Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest ne Spanj (Fituese e cmimit - Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda eshte soliste ne realizimin e nje sere kollanash zanore te shume filmave serial televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare te shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L“Orčal etj).
    Nuk mund te lihet pa permendur CD "EJA" (kollona zanore qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjate pese muajve ne Panairin Boteror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) qe iu sponsorizua Shqiperise nga vete artistja. Ky titull u kompozua tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records ne Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka perkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve & organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (nder te tjerash) per femijet Jetim, per te semuret H.I.V.positiv etj. koncerte te ketij karakteri. Per te patur nje tabllo me te plote e konkrete te ketyre aktiviteteve si dhe cmimeve te fituara ne festivalet internacionale, dhe titujve te nderuar dhuruar kesaj artiteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more. Aktualisht artistja ndodhet ne nisje te Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afriken e Veriut.
    ***Marr nga faqja zyrtare e saj***
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Edhe une kisha degjuar per suksesin e saj, por nuk kisha patur rastin ta degjoja. Kur e degjova, nuk me terhoqi menjere. Por pasi degjova disa kenge te saj fillova te kuptoja se ka vertet nje menyre origjinale te kenduari dhe nje ze mjaft te bukur.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Shum vajze e embel dhe me ze te bukur
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Mosha
    36
    Postime
    240
    Me Eda Zarin jam magjepsur nė festivalin "Kėnga Magjike 2002".
    Nuk mė ka rėnė rasti as tė dėgjoj madje pėr kėtė zė, kėtė kėngėtare.
    E mrekullueshme. Thonė se gjithnjė befason me stil sa ekstravagant aq dhe interesant.
    Edhe mėnyra e kėndimit, zhanri, tė gjitha...
    I lumtė.
    Me tė vėrtetė krenohem se jam shqiptar porsi ajo.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  9. #9

    eda zari

    Paraqitje fascinuese e Eda Zarit nė Prishtinė

    Koncert me atmosferė “tė elektrizuar”

    GANI LAJQI
    PRISHTINĖ, 28 PRILL - Gėrshėtimi i instrumentaleve dhe kėngėve tė xhazit modern me kėngėt dhe meloditė e vjetra shqipe, jehuan tė dielėn, pėr disa orė me radhė, nė sallėn e kuqe tė Pallatit tė Rinisė, ku Eda Zari e shoqėruar me orkestrėn e saj i mahniti tė gjithė tė pranishit. Ekzekutimi i pikave muzikore dhe instrumentaleve si “Latino-Funk”, “Sailing”, “Amazing age”, “Pikaloshe”, “When I fall in love”, “Zana”, qysh nė fillim treguan se Eda Zari, e njohur si ambasadore e kulturės sė Shqipėrisė (dekoratė e dhuruar nga ish-presidenti i Shqipėrisė, Mejdani mė 2001), do t’ua “skuqte duart” tė pranishmėve, tė cilėt pas ēdo pike muzikore e shpėrblenin me duartrokitje frenetike. Mėgjithėse “sipas rendit” kudo qė shkojnė mbajnė qėndrim zyrtar, tė dielėn nė mbrėmje as personalitetet mė tė njohura publike nė Kosovė, si kryeadministratori Michael Stainer, pastaj Reno Harnish, Ramush Haradinaj, Bajram Rexhepi, Agim Ēeku, Edita Tahiri, etj., nuk kursyen shuplakat e tyre pėr ta nderuar ekzekutimin brilant tė kėngėtares Zari. Edhe pse sipas programit, koncerti duhej tė zgjaste vetėm njė orė e gjysmė (21:00-22:30), ekzekutimi i mėtutjeshėm i Zarit dhe bashkėpunėtorėve tė saj, nė njė skenė modeste, vetėm sa elektrizonte edhe mė shumė atmosferėn nė sallėn e kuqe tė Pallatit tė Rinisė. Tė ftuarit specialė nė kėtė mbrėmje, Aleksandėr Gjoka e Redon Makashi i paraprinė “turnit tė dytė”, tė Zarit, e cila ekzekutoi pika tė tjera muzikore “Ra Faja prej Fiku”, “Ēiftelia” “Eja” etj., e shoqėruar nga orkestra e saj nė pėrbėrje tė Abdel-Rhani Krija (percussion), Hands Ludemann (piano), Daniel Schroteler (daulle), Marc Leyman (saksofon), Vladimir Gica (klarinet) dhe Krischan Frehse (bass). Tė pranishmit e shumtė ishin mė tėpėr se tė fascionuar me interpretimin e Zarit. “Vėrtet nuk kam fjalė. Ishte diēka mė e bukur qė kam dėgjuar nė kohėn e fundit”, shprehej pas koncertit Luani i shoqėruar nga e dashura e tij. “E vetmja gjė qė mungoj kėtė natė ishte salla e duhur pėr njė koncert tė tillė”, thoshte Zana, studente e muzikės. Zari, kėngėtarte, producente dhe kompozitore e lindur nė Tiranė, pėr mė tepėr se njė dekadė tė tėrė jeton nė Gjermani. Qysh nė moshėn 16- vjeēare ėshtė prezentuar profesionalisht nė festivalet nacionale tė RTSH. Ka tė kryer Abituren dega Kanto nė Liceun Artistik “Jordan Misja” nė Tiranė ndėrkaq nė Gjermani nė Konservatorin e Kölnit “Musikhochschule” ėshtė kurorėzuar me diplomėn “State Graduated Diplome Oper Singer”. Gjatė kėsaj kohe ėshtė soliste nė projekte tė ndryshme duke perfshirė kėtu: Opera, Musical, Opereta dhe shumė prezantime recitale tė formės koncertante me formacione Orkestrale, ĖDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomės Dresden, ĖDR TV, etj. Deri tash ka realizuar tetė albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop- Soul, dhe World Muzik, nė tė cilat nuk mund tė lihen pa pėrmendur Co-produksionet me njė sėrė bande dhe artistė tė mirėnjohur internacional, midis tyre kitaristi i mirėnjohur amerikan Mike Stern (L.A), superstari nga N.Y. City James Smith, yllin nga Londra John Cashmore, etj. Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanė zėnė vend nė festivale dhe skena tė ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezentimi i saj nė Filarmoninė e Kölnit tek MusikTrionale Intern, Festivalin International Jazz Contest nė Spanjė ku ėshtė shpėrblyer me ēmimin kryesor pėr persormimin femėror pastaj Festivali “European Jazz Contest 22nd Getxo” nė Bilbao ku ėshtė shpėrblyer me ēmimin e parė, etj.


    --------------------------
    marre nga Koha Ditore
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Eda Zari

    gazeta Tema.
    --------

    Realizimi i inisiativės sė saj pėr "Javėn kulturore shqiptare", ku prezantohen artistė dhe intelektualė tė shquar
    Eda Zari, performanca e dinastisė sė "Familjes Lela"

    Dhurata Hamzai



    Fryma e re e gjeneratės sė Eda Zarit ėshtė aq e nevojshme pėr njė vend si Shqipėria. Kjo gjeneratė do tė kthehet pėrsėri nė atdhe. Dhe nuk ka munguar Eda Zari qė ta bėjė kėtė me punėn e saj. Eda ėshtė ambasadore e kulturės shqiptare. Ndėrkohė ka mjaft profesione qė e lidhin me artin; ėshtė producente, kompozitore, shkruan vetė lirikat e kėngėve tė saj. Ėshtė soliste nė realizimin e njė sėrė kollonash zanore tė shumė filmave serialė televizivė

    Njė grup valltarėsh dhe instrumentistėsh tė Ansamblit te Kėngėve dhe Valleve Popullore, mes tė cilėve ishte dhe solisti i mirėnjohur i kėtij Ansambli Rexhep Ēeliku veē mbresave tė pashlyeshme qė patėn gjatė njė turneje para dy javėsh nė Dyseldorf, do ta shtynin jo pa shkak bisedėn tek instrumentistėt e solistėt e Grupit "Lela", ose e njohur ndryshe si "Familja Lela" nga Pėrmeti, qė kanė ekzektuar nė sallėn Rotunde. Por fjala e tyre tė ēonte gjetiu, nė magjinė qė kish rrezatuar nė skenė pėr dy orė rresht trashėgimtarja e tyre, kėngėtarja e etno-jazz-it Eda Zari, e cila ka shėrbyer ndėrkohė si njė kordinatore e javės sė kulturės shqiptare nė qytetin e Dyseldorfit. Ajo jeton nė Gjermani duke mbajtur rreth vetes thesaret e kulturės sonė, i qėllon shpesh tė hapė radion nė stacionet e Gjermanisė dhe tė dėgjojė pa pritur njė klarinetė qė i rrėnqeth mishin, tė pasuar nga njė Jazz Sound, dhe mė pas do tė vijė njė zė qė asaj nuk do t'i besohet se ėshtė ajo vetė. Kėshtu ka ndritur shansi i saj. Njė album i saj muzikor i dalė para njė viti me titull "Statement" ka qenė njė nga produktet komercialė muzikorė, qė e futi Eda Zarin nė "kurthin" e shout mediatik pėr publikun e huaj. Eda Zari do t'i pėrcillte kėtij publiku tė huaj dhe veshit tė tyre, diēka krejt tjetėr, njė muzikė tipike shqiptare, por me tjetėr profil. "Ekzotika e ritmeve dhe motiveve tė marra nga thesari i pasur i polifonise shqiptare, duke patur si bazė "tapetin e Jazz-it", dhe duke u rrethuar nga modern- sounds, bėri qė ky album tė kishte sukses tė tejdukshėm" tha Eda Zari pėr median nė atė kohė. Me tė vertetė ekzotika e muzikės shqiptare ka ngjallur kureshtje tė gjithanshme, ndėrsa Eda me profesionalizmin e saj, shkollimin, talentin dhe sekretet e interpretimit tė trashėguara nga "Famija Lela" ėshtė bėrė ndėrkohė performanca e Dinastisė sė muzikantėve tė mirėnjohur nga Pėrmeti, nė tė cilėn janė edhe vėllezėrit e nėnės sė saj. Eda Zari thotė pėr ta se "interpretimi i tyre me mjaft autenticitet, duke i dhėnė patosin dhe ngjyrat aq tė dashura tė motiveve tė Jugut, pėr mua qe sikur shihja njė ėndėrr shekullore qė po realizohej para syve dhe veshėve tė mi. Kur dėgjoja zėrin e magjishėm tė Maestro Myslym Lelės dhe zėrin karakteristik polifonik tė Bilal Lelės si "Mora Rrugėn pėr Janinė", nuk e mendoja se do tė ishte hera e fundit qė do tė kėndoja me ta".

    Tė dy dajat e Edės kanė ndėrruar jetė... Ndėrsa albumi i saj "Statement" e ka ngjitur Edėn nė vendet e para pėr muzikėn Jazz nė Francė, Austri, Gjermani, Danimarkė, Holandė, Zvicėr si dhe nė Angli. Tashmė ai i ka kaluar kėto kufij dhe ka zėnė vend nė marketin e albumeve internacionale nė Europė, USA si dhe Afrikėn e Veriut. Por megjithatė njė inteligjencė e tillė, si dhe fryma e re e gjeneratės sė Eda Zarit ėshtė aq e nevojshme pėr njė vend si Shqipėria. Kjo gjeneratė do tė kthehet pėrsėri nė atdhe. Dhe nuk ka munguar Eda Zari qė ta bėjė kėtė me punėn e saj. Eda ėshtė ambasadore e kulturės shqiptare. Ndėrkohė ka mjaft profesione qė e lidhin me artin; ėshtė producente, kompozitore, shkruan vetė lirikat e kėngėve tė saj. Ėshtė soliste nė realizimin e njė sėrė kolonash zanore tė shumė filmave serialė televizivė tė stacioneve mė prestigjioze gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare tė shumė firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L“Orčal etj.).

    Por para dy javėsh nga datat 9 -deri me 13 tė muajit mars nė Düsseldorf tė Gjermanisė falė insiativės sė saj u mbajt pėr herė tė parė nga lloji dhe pėrmbajta e saj "Java Kulturore Shqiptare" ku Shqipėria dhe shqiptarėt do tė prezantonin kulturėn e tyre. Ishte e ftuar ajka e intelektualėve shqiptarė, artisteve, shkrimtareve, piktoreve etj.. Hapja e Javės u bė me shkrimtarin mė tė mirėnjohur, figurėn mė tė nderuar tė letėrsisė dhe romanit shqiptar Ismail Kadarenė. Kjo ditė u pasua nga nata e filmit shqiptar, nga nata e reportazhit dhe disa show. Por jo pak interesante ishte nata finale e javes, e cila u mbyll me koncertin spektakolar festiv, i cili u organizua nė sallėn prestigjoze tė Filharmonisė sė Düsseldorfit -Tonhalle.

    Sipas Eda Zarit Shqiperia i kishte "hapur portat e saj" per tė gjithė ata qė janė tė interesuar ta njohin Shqipėrinė mė nga afėr. Java Kulturore Shqiptare ka ngritur kėtė herė urat midis dy kulturave tė dy vendeve -Shqipėri -Gjermani, pėr t'u njohur dhe ardhur mė afėr nė dialog mė tė ngushtė me njėri-tjetrin. Java Shqiptare nė Düsseldorf, i hapi publikut gjerman si dhe atij te ardhur nga vendet fqinje apo nga miqve dhe adhuruesve qė ka Shqipėria nė botė, dyert e kulturės shqiptare.

    Zari e ka njohur suksesin nė moshėn 6 vjeēare

    Artistja Eda Zari ėshtė me origjinė nga familja Lela e Pėrmetit. Nė moshė fare tė vogėl e ndikuar nga tradita e kėsaj krahine, ajo kėndonte kėngėt tradicionale me njė zė origjinal qė ra shumė shpejt nė sy tė prindėrve tė saj. Nė fillim ata e kanė marrė pėr dore dhe qė nė moshėn 6 vjeē ajo del nė skenė pėr herė tė parė nė njė festival fėmijėsh. Nė moshėn 16 vjeēare prezantohet si kėngėtare profesioniste nė festivalet kombėtare tė RTSH, por fati i karrierės sė saj prej mė shumė se 14 vjetėsh ėshtė zhvilluar nė Gjermani, ku Eda Zari banon aktualisht. Nė familjen e nėnės kėnga ka qenė traditė. Eda kishte prirje tė shkėlqyera pėr muzikė. Duke qenė edhe vajzė e hijshme, ka punuar edhe si prezantuese nė TVSH nė bashkėpunim me regjisorėt: L. Gjata, O. Mula etj.. Duke ndjekur pasionin e saj pėr muzikėn ajo kreu studimet nė degėn Kanto nė Liceun Artistik nė Tiranė. Mė pas filloi studimet nė Konservator nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė. Por nė fund tė viteve '80 asaj i hiqet e drejta e studimit pasi familja e saj ndėshkohet nga regjimi komunist. Megjithatė mė pas Eda nuk heq dorė nga studimet. Pas lagimit nga Shqipėria pas '91-it ajo i vazhdon studimet nė Gjermani nė Konservatorin e Kėlnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani. Pasioni i saj pėr muzikėn kurorėzohet me fitoren e Diplomės nė Shkollėn e Lartė e Muzikės Operistike".

    Menjėherė pas kėsaj ajo pėrfshihet si soliste nė Opera, Musical, Opereta dhe ndėrkohė bėn shumė prezantime recitale tė formės koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomės Dresden, WDR TV, etj.. Gjatė kėsaj kohe Eda Zari ėshtė mjaft e kėrkuar pėr shumė aktivitete e projekte ndėrkombėtare. Ajo tashmė ka realizuar tetė albume me stile tė ndryshme muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, nė tė cilat nuk mund tė lihen pa pėrmendur bashkė-produksionet me njė sėrė bandash dhe artistė te mirėnjohur internacionalė, midis tyre kitaristi i mirėnjohur amerikan Mike Stern (L.A.), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirėnjohur i gjeneratės, njė nga mė virtuozėt. Lista vazhdon...

    Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanė zėnė vend nė festivalet dhe skena e ndryshme internacionale e prestigjoze.



    ---------- Tema--------

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    6

    Eda Zari- teper e talentuar....teper e panjohur

    Pershendetje. Mendoj qe Eda Zari eshte nje nga kengetaret me interesante shqipt. Si eshte e mundur qe ne Shq eshte pothuajse e panjohur (megjithese eshte ambasadore zyrtare e kultures shqiptare ne bote), nderkohe qe mbizoteroje turlilloj kafshesh qe pellasin si te munden???




    link

  12. #12
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    mu per vete nuk me terheq fare stili i saj... nuk e di ndoshta e kam gabim po nuk me duket shum interesante. sforcohet dhe shtrengohet shum kur kendon dhe po me nji brim i bi...e njejta muzik, i njejti ritem nga fillimi ne fund te koncertit !

  13. #13
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga roza
    mu per vete nuk me terheq fare stili i saj... nuk e di ndoshta e kam gabim po nuk me duket shum interesante. sforcohet dhe shtrengohet shum kur kendon dhe po me nji brim i bi...e njejta muzik, i njejti ritem nga fillimi ne fund te koncertit !




    eshte krejt e kunderta e asaj qe thua.
    nuk di nese e ka pare life.

    tani del DVD e EDA Zarit -shih tek www.eda-zari.com
    ne maj 2005

  14. #14
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    mbajeni mend kete rradhe Eda Zari duhet ete marri se s“ben pjese ne festivalin tone ne dhjetor.
    ajo eshte kengetare me potencial artistik, me prezence, dhe rutine artistike ne skenat e medha internacionale te botes.
    koncerti i fundit qe kam nga Eda ishte ai ne Berlin (me 1600 shikues) me orkestren e filarmonise se Berlin + nje combo jazz band )
    2 ore koncert.
    publiku gjerman mbeti i mahnitur.
    jo pa qellim , sepse kjo kengetare mbizoteron, shume stile vokale ( jazz klasik trance, soul ethnik - shqiptare, si dhe polifoni te mirefillte.) pa harruar prezencen skenike si dhe
    qe ajo drejton vete gjithe bandin , eshte kompozitore dhe flet 4 gjuhe.

    isha do zoti ja thote truri te marri pjese ne fest.tvsh ne tirane .
    info tek faqe e saj zyrtare:
    www.eda-zari.com

  15. #15
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    hej njerez,
    kush e pa eda zarin tek 1 kafe me labin te dielen e kaluar
    me 6 nentor 2005 tek tv 21 nepermjet satelitit dhe tek koncerti qe beri per femijet me lucemi ne prishtine tek tv rtk me 5 nentor 2005...
    kendoi life me nje big band jazz-i
    bomb !
    2 ore kembekryq , e ulur si kurre ndonje promimnent tjeter.
    nje natyre shume unike, eshte artiste me krejt c´ka i duhet nje artisti te skenes internaconale

  16. #16
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    Urime te perzemerta per znj. Eda qe eshte prezantuesja me e denje e artit Shqiptar.
    Prap e vertetoi ne festivalin e Jazzit 06 ne nentor ne Kopenhag.
    o zot kur dalin ca qe pretendojne. o njerez permiresoheni shijen.
    ngelem me po te njetet artiste qe sjane . dhe lem me njeane ata qe sduhet.

    Zari nuk merr pjese ne festivalin e RTSH 05 .....
    dhe mire e ben...... ajo s“ka pse
    festivali eshte per kalamoj merr jahu merre me long se mishi u marru ne rtsh.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2014
    Postime
    38

    Pėr: Eda Zari

    Biografia dhe MP3 e Eda Zarit mund t'i gjeni ne kete faqe: http://www.rockshqip.com/eda-zari/

  18. #18

  19. #19

  20. #20

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •