DOKUMENTI I BRUKSELIT PĖR ASOCIACIONIN - A ESHTE NE DREJTIM TE NJE REPUBLIKE SERBE NE KOSOVE?
Gjatė raundit tė shtatė tė bisedimeve ndėrmjet Beogradit e Prishtinės, BE ka ofruar njė dokument kornizė pėr Bashkėsinė e komunave serbe pėr tė cilin Qeveria e Serbisė ka thėnė se ėshtė i papranueshėm, pėr ēka edhe arritja e marrėveshjet ndėrmjet kryeministrave Daēiq e Thaēi ėshtė shtyrė mė 2 prill dhe atė mė kėrkesė tė kryeministrit serb i cili pas konsultimeve me zėvendėsin e tij Aleksandar Vuēiq kanė vlerėsuar se mospranimi i kėtij dokumenti do tė ishte pretekst qė tė fajėsohet Serbia.
Siē raporton RTK, gazeta serbe Politika e sjell sot si ekskluzive tekstin e kėtij dokumenti prej disa pikash, ku nė fillim thuhet:
Pėr komunat me popullatė shumicė serbe nė do tė themelohet Asociacioni (bashkėsia) e komunave.
Ato do tė pėrfshijnė komunat me shumicė serbe nė Kosovė. Asociacioni (bashkėsia) do tė jetė i hapur pėr cilėndo komunė tjetėr e cila do tė dėshironte pėr tiu bashkuar. Komuna mund tė vendos ta braktis asociacionin (bashkėsinė) nė cilindo moment.
Struktura e asociacionit (bashkėsisė) dhe anėtarėsia e trupave tė tij do tė formohen sipas modalitetit tė njėjtė, sikurse janė ato nga Statuti ekzistues i asociacionit tė komunave tė Kosovės. Asociacioni (bashkėsia) do tė ketė statutin e vet dhe do tė regjistrohet sipas procedurave tė njėjta.
Nė harmoni me Kartėn evropiane mbi vetėqeverisjen lokale dhe ligjet e Kosovės, Asociacioni (bashkėsia) do tė ketė autorizime pėr tė ushtruar punėt me interes tė pėrbashkėt qė bėjnė pjesė nė kompetencat e cekura mė poshtė tė komunave.
Ato autorizime janė sa vijon:
a) zhvillimi ekonomik lokal
b) planifikimi urbanistik e rural
c) pėrdorimi dhe destinomi i tokės
d) zbatimi i normave mbi ndėrtimin dhe standardin e kontrollit tė ndėrtimit
e) mbrojtja e ambientit tė njeriut nė nivel lokal
f) sigurimi dhe mirėmbajtja e shėrbimeve dhe serviseve publike, pėrfshirė furnizimin me ujė, kanalizimin, trajtimin e mbeturinave, rrugėt lokale, trafikun lokal dhe sistemin lokal tė ngrohjes
g) pėrgjigje nė situatat e jashtėzakonshme nė nivel lokal
h) sigurimin e arsimimit publik parashkollor, fillor dhe tė mesėm pėrfshirė regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punėsimin, pagimin dhe stėrvitjen e arsimtarėve dhe tė drejtuesve
i) avancimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut
j) sigurimin dhe zbatimin publik tė mbrojtjes shėndetėsore
k) sigurimin e shėrbimeve familjare e tjera tė shėrbimit social sikurse janė: kujdesi pėr tė paaftėt, mbikėqyrėsit, kujdesi ndaj fėmijėve, kujdesi ndaj tė moshuarve pėrfshirė regjistrimin dhe dhėnien e lejeve pėr kėto qendra tė kujdesit, punėsimin, pagimin e rrogave dhe stėrvitjen e e punėtorėve nė fushėn e mbrojtjes sociale
l) banimin social
m) shėndetin publik
n) dhėnien e lejeve pėr shėrbimet dhe institucionet lokale, pėrfshirė ato qė kanė tė bėjnė me argėtimin, aktivitetet kulturore e tė lira, ushqimin, strehimin, tregjet, shitjen nė rrugė, trafikun lokal publik dhe shėrbimet e taksisė
o) dhėnien e emrave rrugėve, xhadeve dhe vendeve tjera publike
p) rregullimin e parqeve dhe tė hapėsirės publike
q) turizmin
r) aktivitete kulturore e tė lira
s) ēfarėdo qoftė qė eksplicit ėshtė pėrjashtuar nga kompetencat e tyre ose u ėshtė ndarė ndonjė pushteti tjetėr
Kompetencat tjera mund ti ndahen asociacionit (bashkėsisė) nga ana e pushtetit qendror:
a) tė dhėnat kadastrale
b) librat e amzės
c) listat zgjedhore
d) regjistri i lejeve tė vozitjes dhe tė regjistrimit
e) ndarja e ndihmės sociale (duke mos llogaritur pensionet)
f) mbrojtja e pyjeve nė territorin komunės
Asociacioni (bashkėsia) themelohen nė afatin e pacaktuar kohor. Mund tė shpėrndahet vetėm me vendimin e trupave tė tij kompetentė dhe nė harmoni me procedurat e parashikuara me statut.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,106764
Zgjedhjet komunale do tė organizohen nė katėr komunat nė veri tė Kosovės nė vitin 2013, me ndihmėn e OSBE, nė pėrputhje me ligjet e Kosovės.
Krijoni Kontakt