-
Frances Ha - film amerikan me regji te Noah Baumbach

Ju kujtohet komedia e shkelqyer amerikane Greenberg me Ben Stiller, dhe qe kish si lejtmotiv pikerisht ate qe e thosh njeri prej heronjve te filmit : It is huge to finally embrace the life you never planned on ? E ka pas realizu amerikani Noah Baumbach, regjizor edhe i The Squid & the Whale, filmi tij i parė fare, e qe me pat pelqy po aq !
Po ashtu, nese ju kujtohet tek Greenberg, shikojme per here te pare fytyren plot drite te nje aktoreje te re, Greta Gerwig - roli i pare i saj ne kinema, per te cilen asokohe pata shkruar :
me siguri qe do ja ridegjojme emrin per mire kesaj aktoreje te magjishme .
Ja ku erdhi dita e Arberit, dmth dita per te ripare fytyren plot drite te Gretės, kesaj rradhe ne rolin kryesor te nje filmi qe mban si titull vete emrin e heroines kryesore (Frances Halloway), skenarin e te cilit per me teper e ka shkruar
vete ajo !
Filmi, qe trajton temen e miqesise midis ēikave (ne rolin e shoqes se ngushte te heroines kryesore luan vajza prej verteti e kengetarit Sting ! - ne foto majtas, ajo me syze) , duket se ka per lejtmotiv ate qe vete Frances Ha(lloway) thote ne fund fare-fare te tij : I like things that look like mistakes. Ndofta duhet pare diēka e perbashket me nje tjeter film ku ne titull figuron togfjaleshi ha, me Annie Hall te Woody Allen, morali i te cilit po ashtu ka qene pak a shume i tille : we expect too much from life

nota : 7.8
trailer :
-
-
PACIFIC RIM - film Amerikan me regji te Guillermo del Toro

Kur ben vape dhe nuk ke kondicioner ne shtepi, kur nje nga 2-3 blockbusterat e kesaj vere eshte realizuar ēuditerisht nga nje regjizor per te cilin kam patur gjithmone nje far konsiderate (meksikani del Toro i Labirintit te Panit), kur mjeket keshillojne frekuentimin e sallave te kinemave, atehere ēduhet bere ? Duhet shkuar dhe pare PACIFIK RIM. E duhet thene: nese te gjithe blockbusterat estivale jane si ky, plaste termometri :-)
Sepse filmi eshte vertet i mire! Skenari nuk ka ku te shkoje me te thjeshte: Kaijuve, mostrave qe dalin nga uji e qe synojne shuarjen e jetes ne Toke, u kundervihen Jaegersat, robotė me permasa sa dhe monstrat ne fjale, te kontrolluar nga 2 plote (qe komunikojne me ndihmen e telepatise, fale nje kordoni neuronal).
Super-monstra vs. super-robotė : program veror per shpetim planetar. Why not ??!
Nese kish diēka qe me merziti, ishte fakti se filmi ishte ne 3D. NUk kam asgje kunder 3D se famshme, por problemi ishte se dimensioni i trete nuk i shtonte asnje vlere filmit! Por sot, duke lexuar nje interviste te regjizorit, mesova se Pacific Rim nuk ishte xhiruar fare, po fare-fare amą ne 3D dhe ishte konvertuar ne i tille vetem nė
post-production! Dhe kjo, thjesht per ti permbushur nje deshire (kapriēio? pastiēio?) producentit, dmth te plotfuqishmit WARNER, me gjithe kundershtimin e regjizorit (i cili thosh se, ne princip, mendon se 3D nuk mund ti sjell asnje vlere kinematografike kinemase por nejse, ky eshte tjeter debat).
Po ashtu, nga intervista mesova disa gjera interesante si per shembull faktin qe Del Toro na paska studjuar me jo pak vemendje tablo te tilla si El Coloso i Francisco de Goya ose The wave e japonezit Hokusai.

Nuk habitem, pasi duket ashiqare se filmi eshte bere me qejf, me pasion, me sinqeritet, me bujari. Veti te rralla keto per nje blockbuster!! Biles mua me duket gje e mire qe skenari eshte i thjeshte e mund te shkruhej ne nje flete formati A4: fundja eshte mese evidente se regjizori ka preferuar te argetohet e te na argetoje me energjine qe filmi prodhon, fatmiresisht duke mos rene ne videoclip-izem : lenda, materja e filmit, ne nje pjese mė shume se te madhe, eshte kinematografi e mirefillte !
Mbetet te shihet se sa vlen nje origji e tille piroteknike qe, siē thosha, eshte e bere me sinqeritet, talent dhe optimizem.
Kinemaja eshte besim, eshte feith, foi, fides. Qe nga momenti qe e ke besuar, qofte kjo edhe nje orgji, detyrimisht qe edhe e ke pranuar. Dhe qe nga momenti qe e ke pranuar (pra: nuk ke dale nga kinemaja, nuk ke nderruar DVD, nuk ja ke futur gjumit), nota eshte detyrimisht kaluese. Aty pastaj, secili ka nje opinion te tijin (qe varet nga shume faktore).
nota : 7.8
Trailer i filmit :
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt