Po e filloj kino-ditarin e 2013-s me filmin e fundit te Tarantino-s : DJANGO UNCHAINED
![]()
Nje subjekti kaq te rende (serioz, te rendesishem) si ai i skllaverise se zezakeve ne USA ne shek e XIX, Tarantino i pergjigjet me nje film-balet gjaksor, makaber por dhe humoristik. Edhe pse duhet thene se ky vullnet i koheve te fundit te regjizorit ne fjale per te lare hesapet me periudhat e erreta te Historise se njerezimit (kujtoni inglorious basterds) eshte ēik si shume i thjeshtezuar, duhet pranuar se, ne finale (ah finalja, dhe jo vetem finalja e filmit, por filmi si finalitet) eshte jo pak ngazellues.
Se pari, duhet te them se gjysma e pare e tij, pra deri ne momentin kur DiCaprio hyn ne skene, per mua eshte i nje mediokriteti te pashoq : per pak sa nuk ēava ferren nga salla e kinemase ! Nje mendim imi eshte se Tarantino ka ditur se ēka bere: nje gjysmė-te-parė-filmi enkas ultra hollywoodianēe, dhe shenjestra pa dyshim ka qene publiku i gjere. Duke qene se filmi nuk eshte pa harxhe (duhet te jete nje nga filmat me te kushtueshem te regjizorit), eshte evidente nje zgjedhje e tille e Tarantinos, perndryshe eshte e pashpjegueshme nje regjizure e tille kaq banale, kaq e shemtuar nga nje regjizor qe ka ditur te beje perla te tilla (e mbi te gjitha, pikerisht per nga ana e regjizurės !) si Jackie Brown apo Death Proof ! Biles biles, per te qene te sinqerte, me shume se per Box Office, me duket se eshte vendi per te folur per film-Box-blaxploitation, po nejse, po bejme sikur nuk po e paragjykojme (edhe pse nuk eshte pune paragjykimi nejse perseri).
Pjesa e dyte pastaj (DiCaprio e tutje) eshte gati-gati formidabėl : qofte konstruktimi i filmit (interpretimi dhe pershkrimi i nje borgjezie, asaj Jugore - South Bourgeoisie- teresisht e themeluar mbi shfrytezimin e zezakeve), qofte loja e aktoreve (Jamie Foxx shkelqen, edhe pse lojes se tij zakonisht i ruhem siē i ruhemi koleres), qofte regjia (plane-sekuence te admirueshme : by the way, pse nuk ka asnje te tille ne pjesen e pare te filmit ė ?? ) .
Per shembull, ne gjysmen e dyte ka nje te tille, magjine e te cilit e ben mė evident formati gif :
Pastaj vjen mbyllja, per te cilen kam ca rezerva, sepse mu duk e pafundme, me gjithe evidencen e saj skenaristike.
In fine, nepermjet vullnetit te tij permanent per te perzier humorin me dhunen ne trajtimin e temave serioze e te rendesishme, regjizori arrin ti vendose filmat e tij ne nje fare stasis temporal personal ku realja, e verteta, ka me pak rendesi sesa DESIRE, deshira (prej femije ??) e tij dhe kenaqesia e mizaskenes (regjizures). D si desire i Tarantinos apo si Django (the D is silent - perserit shpesh Jamie Foxx ne film) ??
nota 6.8
trailer i filmit :
Krijoni Kontakt