-
PROMISED LAND - film amerikan me regji te Gus Van Sant

Kush tha se ka koincidenca ne kete dynją? Ja per shembull: nje dite te bukur, nje person fort i angazhuar per kauzen ekologjike si Matt Damon, shkruan nje skenar te bazuar mbi kete teme. Si njohes i mire i ketij problemi, pa harruar dhe faktin se duke luajtur nga 10 filma ne vit disa gjera edhe ēoē i ka mesuar nga kinematografia, Matt-i vendos ta realizoje vete filmin e bazuar ne skenarin e shkruar nga vete ai (qe do te thote se keshtu, ai do te inaguronte karrieren e tij edhe si regjizor). Por per fat, i zene me detyrimet e tij si aktor, Matt-i merr ne telefon mikun e tij, regjizorin e famshem Gus Van Sant (GVS) me te cilin kish bashkepunuar pikerisht si skenarist dhe aktor kryesor tek Good Will Hunting ne 1997, dhe krejt rastesisht i flet per skenarin e filmit qe i eshte tekur te realizoje. Gus-i i thote tja dergoje me celular skenarin ne fjale dhe dy ore pasi e ka lexuar ate, i kerkon Matt-it te jete ai regjizori i filmit ne fjale, ndersa Damon te luaje rolin kryesor
U tha u bė : Promised Land del ne jete! Regjizor : Gus Van Sant. Skenarist : Matt Damon. Aktro kryesor : po Matt-i

Film i shkelqyer! I cili, ka dy cilesi kryesore :
- se pari : duke qene se ne aparence eshte i ndertuar ne formen e nje thriller-i (suspensi), Promised Land mban zgjuar shqisat e spektatorit, edhe pse ne thelb nuk behet fjale per ndonje intrige policeske
- se dyti, duke qene se regjizor eshte Gus Van Saint (nga te paktet e te pakteve kineastė autorialė amerikane, per te cilet duhet hequr kapelja kur kalojne rruges), filmi, qe ne thelb eshte nje drame njerezore (dhe qe ka ne thelb, pikerisht raportin e qenies njerezore me punen) eshte i trajtuar me nje humanizem per tu patur zili. Sigurisht, mund te konsiderojme se behet fjale per nje film me mesazh (ne sensin pejorativ te kesaj shprehjeje) meqe ne kete mes eshte ekologjia, por qe nuk bie ne gracken e moralizimit: GVS ruan nje ekuiliber te shkelqyer, nuk bie kurre ne histeri dhe nuk ekzagjeron per asnje ēast dramaticitetin e situatave. Frymemarrja e filmit eshte
p e r t u a dh u r u a r ! (edhe pse, ngjarja eshte ne aparence, nuk ka ku te shkoje mė dramatike -tema qendrore e filmit eshte manipulimi ekonomik dhe pasoja e tij, ekologjia).
Konkretisht, ja historia me dy fjale: Steve Butler, perfaqesuesi i nje grupi energjitik, bashke me kolegen e tij Sue Thomason shkojne ne nje qytet te vogel Amerikan. Te dy jane te bindur qe, si rrjedhoje e krizes ekonomike aktuale, banoret e qytezes nuk mund te refuzojne oferten e kompanise qe ata perfaqesojne per te germuar token e tyre, me qellim shfrytezimin e burimeve energjitike qe ajo fsheh ne thellesi te saj, e mė konkretisht, te gazit te argjilit (shale gas). Por nje mesues pensionist i respektaur kritikon projektin ne fjale, i mbeshtetur fuqimisht nga nje aktivist ekologjist qe perballet me Stivin (Matt Damon) sa ne planin profesional aq edhe personal.
Por muhabeti del shume here me i ngaterruar se kaq, por qe une nuk mund ta them (sepse pikerisht, aty fshihet suspensi qe ledhaton filmin, te pakten ne aparence te tij).
I prezantuar vjet (ne 2012) ne Festivalin e filmit ne Berlin (ku fitoi ēmimin special te jurise), filmi po pritet mire kendej nga Europa, por ēeshte per te ardhur keq eshte fakti qe ai ka dale me pikatore andej nga Amerika: edhe fakti qe ne poster te tij eshte Matt Damon-i dora vete, prap se prap nuk ben fajde
:
web site i filmit : http://focusfeatures.com/promised_land
nota per filmin : 8.5
TRAILER :

-
-
Bella addormentata - film italian me regji te Marco Bellocchio-s

Ne 1980, kur francezi Jean-Luc Godard realizoi Sauve qui peut la vie (qe ne shqip do te perkthehej : Shpeto jeten (shpeto koken) film-kthesė ne krijimtarine e tij (ose ndryshe, filmi qe inaguron jeten e trete artistike te Godard-it, edhe pse aktualisht sot ai ndodhet tek e katerta), asokohe kthesa kish kuptim te dyfishte : po aq sa paralajmerohej rikthimi i regjizorit ne boten normale te kinematografise (ne vitet 70, ai kish realizuar veēse filma-underground), po aq filmi paralajmeronte ngjyrat e ardhme te shoqerise njerzore post-68 : Sekush shpeton koken e tij ! Pra, ate qe pak me vone do e thosh Zonja e Hekurt ( shoqeria nuk ekziston, ekzistojne vetem individė ), Godard (e kush tjeter perveē tij e ka parandjere se nga do fryje era ? ) do e paraljmeronte permes imazheve te filmit te tij.
33 vjet me vone, Marco Bellocchio (qe per mendimin tim mund te quhet Godard-i i italianeve: perveē tij, e kush tjeter nder italianė, qe prej kohes se Pasolinit, u shqua sa per integritetin e palekundeshem artistik aq edhe per talentin e lakmueshem ??!) realizon Bella addormentata , por qe per mendimin tim, fare mire mund te quhej : Sauve qui peut la mort (dhe qe ne shqip do te perkthehej : Shpeto vdekjen ). Me te njejtin talent, Bellocchio, tridhjete vjet pas Shpeto koken kesaj rradhe nuk merret mė me koken : jeta eshte tashme kapitull i mbyllur (e ka mbyllur Godard-i, kinematografikisht kuptohet), por merret me vdekjen. Si pretekst per kete sherben nje kronike e zeze mediatike qe pasionoi krejt Italine, ne nentor te vitit 2008 : drejtesia italiane autorizon babain e Eluana Englaro-s, nje grua e re ne komė qe prej 17 vitesh, te nderprese ushqimin artificial qe e mban ate ne jete prej aq vitesh, gje qe nxeh gjakrat dhe pasionet, ideologjite dhe besimet e italianeve.

Kuptohet, Bellocchio nuk eshte budallė qe te beje nje film biografik qe do te kishte ne qender te tij, pergjate dy oreve, Eluanen e shtrire, por pikturon disa personazhe te tjere qe nuk kane asnje lidhje te drejtperdrejte familjare me tė. Historia e bukuroshes se fjetur nuk sherben veēse si pretekst qe Bellocchio te dale atje ku ao do te dalė.
Po ku do te dale Bellocchio ??
Bella addormentata eshte nje film i bere nga nje regjizor qe siē thuhet rendom eshte i konfirmuar, e megjithate, ka realizuar nje film si nje student qe ende meson, ende perpiqet te kuptoje nga jeta (vdekja) dhe jo si nje profesor qe jep leksione. Ose, e gjitha kjo e thene ndryshe : Kush eshte ai qe nuk e kupton se, debati mbi eutanazine qe ka pushtuar Oksidentin, nuk eshte gje tjeter veēse deshmia ultime e mungeses se simbolizimit ne te cilen ndodhet sot plakja dhe vdekja?
nota : 9.5
trailer i filmit
-
-
Miza sjell ne Tiranė
Pasolinin!

Nga 9 maji deri me 2 qershor :
Galeria MIZA
Rr Vaso Pasha pallati 27, ( afer fakultetit te Drejtesise ), Tirana
Galeria Miza ka kėnaqėsine tiu ftojė nė hapjen e ekspozitės Pasolini Prossimo Nostro nė 9 Maj, e cila do tė qėndrojė e hapur per publikun deri nė 2 Qershor, 2013 me punėt e katėr artistėve qe jane influencuar nga Pier Paolo Pasolini.
Pier Paolo Pasolini (1922 1975) ėshtė njė nga figurat mė kurajoze dhe me influencė nė panteonin e artisėve tė shekullit tė 20tė. Me njė krijimtari tė larmishme, e cila shtrihet nė fusha si poezia, filmi dhe piktura, ai qėndron nė pararoje tė debateve tė mes-shekullit (e mė tej) mbi pabarazinė, dhunėn dhe tjetėrsimin e njeriut nė modernitet. E interpretuar nga shumėkush si perverse dhe radikale, kritika e Pasolinit mbi modernitetin ėshtė edhe romantike: sidomos nė film, ai sjell si nė pėrrallė njė realitet para-modern, ku njerezit jetojnė pa fe, qeveri apo teknologji. Kjo kritikė ėshtė gjithashtu njė farė dėshmie ndaj sulmeve kundėr vetė atij si homoseksual dhe katolik, aspekte qė Pasolini as i mohoi, as i fshehu, por vijoi ti mishėronte edhe ne trupat e protagonistėve tė tij.
Artistėt pjesėmarrės nė ekspozitėn Pasolini Prossimo Nostro janė frymėzuar nga elemente tė ndryshėm tė veprės tė Pasolinit, por sidomos nga idetė e tij mbi pushtetin dhe disiplinimin e trupit, ide tė cilat shprehen qartė nė dokumentarin e Giuseppe Bertolucci-t po me tė njejtin titull (2006). Duke ndjekur xhirimet e filmit tė tij tė fundit, Salņ o le 120 giornate di Sodoma (1975) - gjashtė muaj mbas premieriės tė tė cilit Pasolini do te gjendej i masakruar nė njė anė rruge nė trajta qė i bejnė vuajtet makabre tė karaktereve tė Salo-s gati profetikete Bertolucci kap edhe filozofitė bazė tė autorit, disa prej tė cilave kanė influencuar edhe katėr artistėt nė kėtė ekspozitė. Siē shohim nė punėt e Adrian Pacit, Blerdi Fatushes, Endri Danit dhe Leke M. Gjeloshit, tė cilėt ndoshta pėr koincidencė, ndoshta jo, janė tė gjithė nga Shkodra dhe kanė jetuar e punuar nė Itali, filozofia dhe kritika sociale e Pasolinit gjen jehonė tė fortė edhe nė mometin tonė historik, nė Shqipėri dhe tjetėrkund.
Njė diskutim i mėtejshėm i punėve tė secilit artist do tė prezantohet gjatė hapjes sė ekspozitės. Ndėrsa pėr tė dhene njė bazė sa mė konkrete tė krijimtarisė tė Pasolinit, nė javėt qė vijojnė, Galeria Miza do tė shfaqė pesė filma qė janė pėrzgjedhur si pėrfaqesues tė veprės tė autorit, titujt e tė cileve gjenden mė poshė:
Pasolini Prossimo Nostro (2006)
Mamma Roma (1962)
Comizi damore (1964)
Teorema (1968)
Il Vangelo secondo Matteo (1964)
-
-
Yi dai zong shi aka The Grandmaster - film hongkongez me regji te Wong Karwai

Jo gjithmone ne historine e kinemase, por jo dhe rralle, ka ndodhur qe nje regjizor (i cili i thote vetes ose i thone te tjeret autor) heret a vone realizon nje film biografik qe, perveē se i dedikohet nje personazhi historik real, ka diēka me shume se kaq: behet fjale per Heroin e tij, ose me sakt, per heroin e fshehte qe regjizori e ka mbajtur ne zemer per vite te tera. Dhe qe me ne fund i dedikon nje film!
Po ashtu, mė eshte dashur jo pak kohe te konstatoj se, nese kane diēka te perbashket keta filma, eshte fakti se pothuaj te gjithe, ne realizimin e tyre, u kane marrė goxha regjizoreve respektivė. Per shembull, kur shikon Che Gevaren e Soderbergut (te cilit i eshte dashur me shume se dhjete vjet per ta realizuar, pas nje pune gati titanike me pothuaj te gjithe bashkekohesit e Che-sė qe jane ende gjalle), kupton menjehere se nuk behet fjale thjesht per nje portret biografik te tij. Biles shpesh ne kesi rastesh, primar nuk eshte asfare elementi biografik (ai eshte se eshte, u mor vesh), por regjizori do te dale diku tjeter, diku me larg se thjesht autenticiteti biografik i heroit. Nese do ktheheshim mbrapsht ne historine e kinemase, te njejten gje do thoja edhe per Edvard Munch te Peter Watkins (regjizorit par excellence te mallkuar anglez), sikurse nuk do ta thoja kete gje per Kundun (nje film banal e i shemtuar biografik kushtuar Dalai Lames) por i bere gjithesi nga nje regjizor i talentuar si Scorsese: shembull qe konfirmon se ky muhabet nuk eshte vetem pune talenti .
Pergjithesisht, filma te tille biografike te bere me zemer (my Hero, my Love!) spara jane pelqyer masivisht nga i famshi e i gjeri publik, sepse si i zgjeruar qe eshte, ai ka perqafuar tashme mitologjine, mitizimin e heronjve ne fjale, keshtu qe nuk i ka mbetur shume vend ne sy e ne mendje per te pare diēka tjeter tek ta, diēka tjeter pertej asaj qe tashme eshte mitizuar. Per shembull, eshte evidente se Soderberg-ut, ajo qe i intereson tek portreti i Che Gevares, nuk eshte heroizmi i tij, por disa gjera shume shume here me te thjeshta ne dukje se heroizmi. Ja nje shembull: azma qe mundon dike i cili eshte vete mjek per nga profesioni (Che, dora vete). Pra gjera te tilla, te parendesishme ne dukje, por shume here me komplekse ne permbajtje, jane alfa dhe omega e filmave te tille; jane detaje te tille qe i bejne keta filma te vaēante.
Me duket se te njejten gje ka patur ne mendje edhe nje artist po aq i veēante si Wang Karwai (regjizor i In the mood for love, Chungking Express, Fallen Angel, 2046″) kur ka realizuar filmin e tij te fundit, pra The Gradmaster, film dedikuar Ip Man (1893-1972), Mbretit te kung-fu-sė, mesuesit te Bruce Lee!
Qe Wang ***-wai eshte nje nga dy-tre regjizoret-mjeshtra mė formalistė (stilistė, manieristė) aktualė, kjo dihet (dy-tre te tjeret i bie te jene Sokurovi e Gus Van Santi); gjithe ēmbetej te shihej ishte se PER CFARE dhe SI e kish perdorur stilizmin e tij te famshem e te skajshem ne kete film kaq personal.
Siē thash me lart, filmi eshte portreti i Ip Man, mjeshtrit te madh te kung-fu-sė. Ekzistojne tashme disa filma te tjere biografike kushtuar ketij personazhi (nuk i kam pare), por besoj se jane nga ata qe kane per shqetesim te vetem autenticitetin e heroit dhe kaq.
Me ēpashe tek The Grandmaster, Wong Karwai nuk i eshte larguar temes qendrore te filmave te tij: preokupimit te tij per kohen, menyres se si rrjedh ajo, se si ajo shkon. Pra temporalitetin e gjerave dhe fenomeneve. Permes saj, regjizori ngre artistikisht disa pyetje ne film, si : ēeshte nje mjeshter? si behesh mjeshter, gjithe duke seleksionuar dijet qe ke marre? si transmetohet dija? si pranohet humbja e dijeve me rrjedhjen e kohes? ēeshte trashegimia? (jo materiale, kuptohet).

Edhe dueti Ip Man - Gong Er (e bija e Mjeshtrit prej te cilit heroi yne mesoi artin e kung-fu-se, e me te cilen ai bie ne dashuri) eshte i trajtuar po ashtu nen pikeshikimin e temporalitetit, kohes, rrjedhjes se saj. Nga kjo kohe e trajtuar kinematografikisht, ashtu si zakonisht tek Wong ***-wai, buron nje melankoli e hatashme. Ose me sakt: nostalgji e transformuar ne transmetim(dijesh)!
Film i shkelqyer! Per me teper qe regjizori ne fjale me kish lene jo pak skeptik me filmin e tij te fundit My Blueberry nights. The Grandmaster eshte padyshim Che Gevara i Wang Karwait !
nota : 9.0
trailer i filmit :
-
-
Pėr: Kino-Ditari 2013

(pasi nuk durohem pa shkruar nje kompliment per menyren e shkrimit tende ,po e postoi vetem nje mask-ot...nice man)
-
-
STOKER - film amerikan me regji te koreanit Park Chan-wook

Ose thene ndryshe: regjizori i Old Boy -it (film-femijeror ngaqe jomjaftueshem guximtar ne cinizmin e tij) si dhe i Thirst (film qesharak, pasi po aq joguximtar ne groteskun e tij) por amą edhe regjizor i Im a cyborg (komedi e shkelqyer absurdo-romantike, pretekstshmerisht fantastiko-shkencore), kesaj rradhe ka kaluar oqeanin (me siguri ate Paqesor) dhe ka shkuar ne West Coast, per te bere nje film
hollywoodjan! Me Nicole Kidmanin super-star!
Keshtu qe hajt mo, shkuam e pame edhe kete filmin e rradhes se ketij koreokarafilit (dmth karafilit korean) sepse me kish ngelur ne mendje (per mire !) "cyborgu-u i tij, i cili, ne nje fare menyre, me bente te besoja qe pikerisht, kur nje karafil nuk e merr fort seriozisht virtuozitetin e tij (te supozuar jo nga une, ok?), mund te na ofroje edhe aroma femijerore naive e origjinale, dhe jo infantile groteske dhe vulgare. Por edhe kesaj rradhe, na doli qe ish kjo e dyta
Ne fakt, keta regjizoret qe vijne nga universi i realizimit te reklamave dhe video-clipeve, kane gjithmone diēka prej karagjozeje: kamera rrotullohet 360° ēdo 36 sekonda te filmit; personazhet shfaqen e zhduken me shpejtesine e drites ne ekran (i fusin nje grimasė dhe rishqaqen duke i futur nje tjeter ose duke vrare nje tjeter personazh) etj etj. Shkurt, ku rafsha mos u vrafsha keta video-klipistėt : ngaterrojne kinematografine me ceremonine e lojrave olimpike (o Danny Boyleeeee! )
Shkurt: filmi ben sikur mban ne vetvete, nga ana skenaristike, nje sekret kushedi se ēė, por ne fakt, pikerisht per shkak te mizaskenes, pothuaj gjithshka kthehet ne fllucke sapuni. Biles mund te thuhet me plot gojen se Stoker eshte shembull tipik i filmit qe konfirmon se permbajtja (skenari ne rastin tone) dhe forma (regjia) shkojne paralelisht: nje regji karagjoze dhe infantile korrespondon me nje histori qesharake dhe meskine (nje vajze e re, e para e klases, sipas filmit, nuk mund te na jete veēse e ardhur nga nje familje borgjeze, nuk mund te na jete veēse e shemtuar ke zoti dhe mbi te gjitha, psikopate per arsye gjenetike
te trasheguara ! ). Pfffff
nota : 3.0
trailer i filmit :
-
-
Post Tenebras Lux - film meksikan me regji te Carlos Reygadas

Kur meksikani Reygadas filloi te beje filma, gjuajti shume larg qė me te parin: Japon (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e filmit ne Kane ne 2002) fitoi asokohe Kameren e Arte (filmi me i mire i nje regjizori te ri) si dhe fitoi nje reputacion te hatashem ne rrjetin e filmave autor : mund te thuhet pa piken e dyshimit se tashme Japon eshte kthyer ne nje film-kult.
Pastaj, Reygadas realizon :
- Batalla en el cielo ne 2004 : e adhuroj ate film
- dy vite me pas (2007) Stellet Light ( Silent Light - Drite e heshtur) - film i mire qe me eshte dhene ta rishoh para pak muajsh
- dhe tani te katertin : Post Tenebras Lux : Pas territ, drita.
Me kete te fundit, vjet ne Kanė regjizori fitoi ēmimin e mizaskenes (Best Director) por kjo nuk do te thote ndonje gje te madhe : Reygadas zor se eshte ende tek pasioni per ēmimet. E ka kaluar ate faze. Edhe pse kjo nuk do te thote se filmi nuk e meriton ate ēmim. Perkundrazi! Sapo fillon filmi, qe ne imazhet e para befasohesh nga origjinaliteti dhe fuqia shprehese e tyre!
I nje pasurie marramendese per nga forma, Post tenebras lux eshte jo pak kernac per nga narracioni. Megjithate, misticizmi dhe misterioziteti i tij ekuilibrohen nga poetikja dhe politikja qe fshihen heshtur pas ēdo plani dhe qe e bejne filmin aq vulnerabel sa qe spektatori mund ti vere atij ēdo lloj etikete, por jo ta lėrė ate indiferent!
7.7
Trailer :
-
-
Mud - film Amerikan me regji te Jeff Nichols

Kete ka te mire kinofilia : kur fillon te shohesh filmat qe ben nje regjizor i ri ( Shotgun stories, filmin e tij debutues, Jeff Nichols e pat realizu ne 2007-n, kur ishte veēse 28 vjeē! ) mund ti renditesh njeri pas tjetrit dhe te besh nje permbledhje te ecurise se punes se tij.
Kshtu, nese filmi i pare i tij me pat pelqy, per te dytin, Take shelter kisha komentuar : Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe mė kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per Take Shelter : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq.
Kesaj rradhe rezultati, per mendimin tim, eshte edhe me i keq! Sa me shume mjete financiare arrin te siguroje Jeff Nichols (i cili, per te treten here rradhazi eshte edhe skenarist i filmit te tij, pra e konsideron veten teresisht autor), aq me pak e vertete behet kinematografia e tij. Ose thene ndryshe: filmi ka te gjitha sindromat e nje film-Sundance: uria e tij per te fituar notorietet shkaterron gjenuitetin e filmit, thjeshtesine dhe brishtesine (ta quajme keshtu) te tij.
Ncuk per mua
4.0
trailer
-
-
After Earth - film Amerikan me regji te M. Night Shyamalan

Ka ndodhur nje kataklizem ne planetin Toke, dhe banoret e saj jane te detyruar te evakuoen ne nje planet tjeter.
1000 vjet pas kesaj katastrofe, gjenerali Cypher Raige (Will Smith, skenarist i vete filmit) dhe djali i tij (i vertete!) Kitai (Jaden Smith), nisen me nje anije kozmike ne udhetim, por pas nje aksidenti, perfundojne
ne planetin e braktisur Tokė! Willi eshte i plagosur rende e nuk leviz dot nga vendi. I biri eshte detyruar te ndermarre nje udhetim ne kerkim te kutise se shpetimit (e cila ka perfunduar 200 km larg nga vendi ku ndodhen bab e bir), udhetim inicues i ketij te fundit, metafore e emancipimit ndaj tuteles paternaliste.
Kam qene gjithmone partizan i idese se, lėnė menjane ndonje Scorsese, Spielberg apo Michael Mann (te cilet kane tashme moshen e pensionit), nese ka patur nje regjizor i cili arrinte te bente kinematografi te mire (biles SHUME te mire !!) gjithe duke ndenjur brenda sistemit hollywoodian, ky ka qene Mister Night Shyamalan. Megjithate, me sa duket, deshtimin financiar te Lady in the Water (2006) nuk ja fali kush ne Hollywood dhe, duke filluar nga filmi i tij pasardhes (The Happening - 2008) , ndjehen rendshem kushtezimet e producenteve hollywoodiane. Edhe tek The Last Airbender (2010), me gjithe deshiren e mire dhe talentin e regjizorit, ne nje shikim te dyte, filmi nuk ka magjine e atyre te fillimit (The Sixth Sense, Unbreakable, Signs, The Village). Ndersa kesaj rradhe, eshte krejt flagrante: Shyamalan ka humbur perfundimisht lirine e tij : jo vetem pse skenarist i After Earth eshte Will Smith (tradicionalisht, regjizori ne fjale ka qene vetė skenarist i filmave te tij) por dhe ne teresine e tij, filmi ska asgje shyamalaneske. Le pastaj qe gojet e keqija (Hollywood Reporter per shembull) thone se After Earth eshte nje film-mesazh sientologjik nga ana e Will Smith-it, por mua me duket se, edhe sikur ai te jete konceptuar qe ne gjeneze si instrument prozelit ne funksion te nje sekti torollak, prap se prap, nje film i mire, kur eshte i mire, arrin ti tejkaloje filtra te tille (ose shqipēe: Malet me blerim mbuluar eshte film i mire, gjithe duke qene film i realizmit socialist, apo jo ?! ).
Shkurt: nė emėr te te Atit dhe te Birit, me duket se rruges kemi humbur Mister Night Shyamalan-in. Its a pity !
nota: 7 (me mik)
5 (pa mik)
trailer :
-
-
Side Effects - film amerikan me regji te Steven Soderbergh
Gjere e gjate per Soderbergh-un, regjizorin e ketij filmi, kam shkruar para nje viti ketu. Keshtu qe kesaj rradhe po mjaftohem duke thene se ky eshte filmi i parafundit i tij : do kete dhe nje tjeter (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e Kanes, kete vit), dhe kaq : Soderbergh ka vendosur te mos beje mė filma dhe te nderroje totalisht profesion!
Historia e Side Effects eshte shume e thjeshte ne pamje te pare: nje mjek psikiater i rekomandon nje pacientjeje te tij nje medikament te ri kunder depresionit. Por kur policia konstaton se pacientja ne fjale, e cila sapo ka vrare burrin gjithe duke mbajtur ende ne dore nje thike te lare ne gjak nuk ka as edhe me te voglen kujtese per sa ka ndodhur, reputacioni i doktorit ne fjale kompromentohet rėndshem.
Problemi eshte se historia e filmit eshte shume, PO SHUME SHUME here me e komplikuar se kaq! Megjithate, filmi nuk bie ne batakun e filmave alla-Usual Suspect, pra me demek film-rebus ku spektatori do te torturohet deri ne minuten e fundit te gjeje enigmen. Soderbergh zgjedh si opsion me se shumti filmat hitchcockianė, te cilet e shpalosin pa qeder sekretin e historise qe nga mesi apo treēereku i filmit, te bindur me te drejte se nė nje thriller, filmi luhet
gjetiu!

Film i mire, diskret dhe measured. Megjithate, duhet pranuar diēka: seē ka nje si mugese pasioni ne disa filma te Soderbergut (vetem ne disa, amą!) dhe ky eshte nje nga ato. Por nga ana tjeter, ēeshte mė ndjellese tek nje pjese e mire e filmave te ketij regjizori (dhe ky eshte po ashtu njeri nga ato!) eshte nje far elegance e ftohte, nje menyre te permbajturi, nje moderacion gjiiiiithmone
chic ! Shume shume chic biles ! Keshtu qe
edhe keshtu, edhe ashtu. Comme si, comme ēa - thote frengu
7.8
trailer :
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt