-
La Fille de nulle part (Vajza prej askundi) - film francez me regji te Jean-Claude

Qe nga momenti qe nje regjizor nuk e tradheton Idenė (per te mos thene idealin) e kinemase (te kinematografise), edhe sikur filmi te realizohet me 50 mije euro (buxheti i ketij ne fjale thuhet se nuk e kalon kete shumė), rezultati eshte padyshim
i levdushem ! Per me teper qe Vajzen prej askundi, Brisseau (nga i cili, keto vitet e fundit kam pare Ne aventure dhe Engjejt shfaroses) e ka teresisht realizuar ne apartamentin e tij, rolin kryesor e luan vete ai, pra gjithshka eshte bere artizanalēe dhe me shume shume pak harxhe !
Jean-Clade Brisseau vė vetė veten e tij ne skenė. Dhe na rrefen per kurizotetin e tij te pashtershem per jeten, na rrefen dhimbjet e tij shpirterore, misteret e tij, deshirat e tij. Virginie Legeay (qe eshte e vetmja aktore ne film, perveē vetė regjizorit-aktor), mban mbi supe gjysmen tjeter te filmit. Dhe eshte po aq e magjishme dhe prekese sa dhe ai!
Dhe per fat, me ne fund nje sinjal mirenjohjeje per regjizorin : filmi ishte fitues Leopardit te Arte ne festivalin e fundit te Locarno-s :

nota : 8.5
TRAILER :
-
-
Passion - film amerikan me regji te Brian De Palma

Kur ne vitet 70-80 De Palma perfaqesonte padyshim te vetmin trashegimtar te denje te Hitchcock-ut me kryeveprat e tij (Phantom of paradise, Carrie, Obsession, Dressed to Kill, Blow Out, Scarface, Body Double, The untouchables, Carlitos Way) une nuk kisha dale akoma nga veza-albaneza. Keshtu qe filmat e tij te lartpermendur jo vetem qe i kam pare shume shume me vone, por dhe pasioni im per vepren e tij, gjithmone brenda kinofilise sime, me ka lindur po aq vone. Amą kur kam kuptuar e ndjere fuqine e magjise De Palmiane, jam dorezuar pa kushte : pakkush qe i thote vetes autor ne kinematografi ka trajtuar aq magistralmente tema te tilla si simulimi, manipulimi, tradhetia, fetishizmi, vuajerizmi (te gjitha keto, para se gjithash e mbi te gjitha ne planin e pikeshikimit filmik e filozofik, e jo vetem ne ate skenaristik - narrativ).
Nga ana tjeter, De Palma mė eshte dukur regjizori, vėnėsi nė skenė i drames se kapitalizmit, por jo vetem ne sensin ekonomiko-marksist te fjales, por shume mė gjere : po aq sa Hitchcock-u, mė duket se behet fjale per regjizorin qe pershfaq me mizorine me te shkelqyer faktin se ne ēpike, se ne ēderexhé, paraja infekton mardheniet njerezore, thyen e nenshtron iluzionet qofte ato edhe me te pastra, se deri ne ēpike genjeshtra, mashtrimi, e rrejtshmja i ben pis, i perdhos ndjenjat, qofte edhe ato mė naivet e me te pastrat. Po te shikosh me vemendje, kete gje ai e ka bere gjithmone me nje sens grotesk barok prodigious, qofte tek Body Double, qofte tek Dressed to Kill, tek Phantom of the Paradise apo Obsession : nje grotesk qe ngacmon me shaką afekte te thyera, ndjenja te plagosura, ku pikerisht, ēdo e ēare e ēdo krisje, i rivė ne pyetje bindjet tona, piketat tona ne kete bote shejtane.
Megjithate, filmat e tij nuk me kane prekur, tronditur aq nepermjet identifilimit (projektimit) tim tek personazhet e tyre, sesa nepermjet prejektimit tim tek ideja qe ata misherojne. Ndofta ky fakt, pra identifikimi jo aq me personazhet e nje filmi sesa me ate qe ata perjetojne ici et maintenant (HERE & NOW) eshte tipike per filmat eksploitative (mainstream), por mrekullia me filmat e De Palma-s eshte pikerisht thellesia dhe pasuria e pikeshikimit regjizorial (ajo qe komentova me lart : grotesku barok, meditimi mbi boten qe jetojme
etj etj). Qe i ben ata te tejkalojne stadin e filmit mainstream.
Tashti vijme tek Passion, filmi i fundit i Mjeshtrit.

Ka vite qe Hollywoodi e ka flakur De Palma-n, nuk e puneson mė, qe kur Mission to Mars ne 2001-shin deshtoi financiarisht. Redacted ne 2007 (http://filmjournal.net/autori/2009/0...rian-de-palma/) ishte nje perjekje e regjizorit per te thene permes nje filmi teresisht indipendent fjalen e tij mbi aktualitetin irakian (por mbi te gjitha, ne sensin e te vertetes dhe te genjeshtres : tema fondamentale e krijimtarise se De Palma-s). Por qe ishte, gjithsesi, nje film me se shumti eksperimental (ta quajme keshtu), pra jo tradicional. Passion, qe u prezantua vjet ne festivalin e filmit ne Venecia, u komentua si rikthim i tij ne traditen e tij dePalmiane, tipike e viteve 80-90. Lajm mė i mire ska ku te shkoje!
Por ndofta ēdo gje ka kohen e vet. Nese regjizori nuk ka humbur asnje miligram nga magjistraliteti i tij persa i perket, per shebull, zgjedhjes se aktoreve, duhet pranuar se jo pak gjera kane humbur finesėn e tyre : personazhet nuk e kane me ate groteskun e tyre karakteristik, gje qe ne kete film u jep atyre nje fare statusi prej agjenti qe permbushin disa funksione te mire-caktuara permes nje skenari, nje linje estetike te ftohte dhe
kaq. Pjesa e pare e filmit eshte tmerresisht telefimeske, banale, e pa pasionushme. Dhe ne dy te tretat e tij, kur me ne fund duket sikur regjizori i merr gjerat seriozisht
eshte shume vone.
Me siguri, De Palma eshte i ndergjegjshem per kete : per faktin qe nuk mund te vere mė ne skene drama te tilla humane, me te njejten sinqeritet (pafajesi, virgjinitet, thjeshtesi, pasterti) tė pisėt, me te njejtin grotesk te mendafshte si dikur
. Ne kete sens thoja qe ndofta ēdo gje ka kohen e vet. Ose thene ndryshe, Passioni nuk eshte me i mundshem sot, ashtu siē ishte i mundshem Obsessioni dje
. Mendafshi duket si shume i hekurosur
nota : 6.9
TRAILER :
-
-
Spring breakers -film amerikan me regji te Harmony Korine
Ky eshte Harmony Korine, regjizor indipendent amerikan, child prodigy i kinematografise indipendente made in USA i cili qė 19 vjeē, shkruan skenarin e nje filmi tashme kult, Kids, me regji te Larry Clark dhe pak me vone, edhe skenarin e Ken Park (te te njejtit regjizor).
Pastaj, ne 1997, kur nuk eshte veēse 24 vjeē, realizon filmin e tij te pare si regjizor me Gummo, dhe veēse 10 vjet me vone, ne 2007-n, te dytin : Mister Lonely. Per te dy keta filma, mendimi im eshte se kemi patur te bejme me shume zhurme per asgje : te dy, jane me se tepermi albume fotografike te natyres kush ben poza me te bukura indipendente, se sa kinematografi e mirefillte. Por seē kam nje parandjenje se sot, vete regjizori eshte koshient per kete qe shkruaj dhe e kishte kot kur i genjente mendja se ishte MAU-ja (Mbreti i Artit Underground) te Amerikes. Nejse
: te shkuara, te harruara.
Tani Katerine eshte pjekur dhe ka kapur te 40-at. Filmi i tij i rradhes qe quhet Spring Breakers u prezantua vjet ne Festivalin e filmit ne Venecia : keto dite ai ka dale njekohesisht edhe ne kinemate amerikane, edhe ne ato europiane. Pranvera po troket : ktheni kupa puthni ēupa, Spring Break forever !

Aktore kryesore te filmit jane hiē me pak e hiē me shume se kate ēika te Disney Channel : Vanessa Hudgens, Selena Gomez, Ashley Benson dhe Rachel Korine (kjo e fundit eshte nusja e regjizorit), te cilat luajne rolin e kater shoqeve te ngushta (qe prej shkolles fillore!), te cilave u ka ardh ne maje te hundes jeta monotone prej studenteje, dhe nje dite te bukur ja kercasin ne LA per
Spring Break (feste gjigande pranverore e rinise pranverore amerikane, ku muzika dhe alokoli, dhe jo vetem alkoli, rrjedhin lume). Ne kerkim te horizonteve te reja.
Per te qene i sinqerte, nuk mendoja se Harmony Korine mund te ishte i zoti per te bere nje film te tille! E kisha menduar nje tip qe ka nja dy-tre ide ne koke, nje ēik talent dhe
kaq. Por ajo qe regjizori ka zbuluar kesaj rradhe (filmi eshte tejet-tejet personal, gje e rralle per nje film amerikan!), eshte sinqeriteti. Kete gje ai e realizon sidomos permes personazhit te gangstas (luajtur nga James Franco, magjistral!), nen lekuren e te cilit fshihet, sigurisht, vete regjizori (e imagjinoj deshiren e paperballueshme te tij per ta luajtur vete ate rol - edhe pse James Franco eshte i jashtezakonshem !!). Pa dashur te zbuloj sekrete skenaristike te filmit (te cilat jane minimale ne pamje te pare
), eshte evidente se Harmony Korine permes filmit zbulon magjepsjen e tij sa per Disney-n (permes vajzave te disney channel ), aq edhe per
Scarface (permes James Francos) ! Pikerisht, eshte Spring Breakers ee ndihmon ate te beje lidhjen midis te gjerave kaq kontradiktore e pa lidhje ne shikim te pare : a thua se paevitueshmerisht, e ardhja e Disney-t nuk mund te jete veēse
Scarface !
ps: sikur qofte dhe fakti qe, permes nje kėnge banale te Britney Spears regjizori realizon nje nga sekuencat me te bukura te nje filmi ne keto 10 vitet e fundit, meriton per tu ngritur ne kembe e per te duartrokitur. Une personalisht nuk e kisha menduar kurre se mund te ndodhe nje mrekulli e tille permes nje kenge te
Briteny-t !
ps 2 : aktualisht, po ndodh diēka sa argetuese aq dhe domethenese : qe prej dy javesh qe Spring Breakers shfaqet neper kinemate e Frances, duke perfituar nga fakti qe aktoret kryesore te tij jane ēuperlinat e njohura te disney channel (po aq sa dhe nga fakti qe posteri i tij eshte fort eksitues), filmi shfaqet ne gati 300 salla kinemaje (nga rreth 1000 qe ka ky vend), shifer me teper se e konsiderueshme per nje film indipendent! Mbreme u argetova duke u hedhur nje sy komenteve te spektatoreve ne internet (shume te larta ne numer falė shkalles se larte te distribucionit te filmit ne fjale) dhe konstaova pa shume habi qe me shume se treēereku i tyre ishin
beterr! Mesuar me rrenat me xhufka qe ofron Hollywoodi permes 99% te filmave neper kinema, ai qe quajme rendom publik i gjere dukej i revoltuar per mungesen e skenarit ne kete film (me skenar, ky publik i gjere nenkupton intriga marramendese torturuese, te pabesueshme dhe te papritura e qe sigurisht, ne nje film te tille, as qe behet fjale); pa folur pastaj per irritimin e tyre me personazhin e gangsta repistit, qe nuk ta mbush mendjen (e si tja mbushe mendjen publikut te gjere nje gangsta qe ska te beje fare-fare me klishete hollywoodiane ?? ). Shkurt: Spring Breakers, fale keqkuptimit te qellimshem alla-bikini, kthehet ne nje termometer qe mat temperaturen e vertete te publikut te gjere, ne kete pranvere te vonuar te vitit 2013
nota : 9.2
TRAILER i filmit :
-
-
Pėr: Kino-Ditari 2013

“TO THE WONDER” (ą la merveille) -film amerikan me regji te Terrence Malick
Ne nje interviste te dhene nga Ben Affleck, aktor kryesor tek “To the wonder” (por njeherazi edhe regjizor i ultra oscarizuar me “Argo”-n e tij) , degjohet te thote se Terrence Malick e kish keshilluar qe, nese donte te kuptonte filmin ne fjale, le te lexonte filozofin gjerman Heidegger.
Thene ne kete menyre, kjo padyshim qe nuk i ben nder filmit, pasi vete Malick e di shume e shume here me mire se une qe nje film mund te jete gjithshka, vetem nje pensum filozofik nuk eshte! Megjithate, eshte mese evidente qe, si ish perkthyes i vepres se Heideggerit ne USA, regjizori duket jo pak i influencuar nga filozofi brilant i shek XX. Te pakten, persa kohe pashe filmin, nuk me shqitej nga mendja nje aforizem i famshem i tij : “Vetem fillimet jane te bukura!”
Shkova goxha skeptik ne kinema per te pare kete film te ri te Malick. Arsyeja ishte fakti qe, deri para pak kohesh, regjizori bente relativisht nje film ne 10 vjet, nderkohe qe keto 3-4 vitet e fundit, ka filluar ne na beje nga nje pervit ( “Tree of Life” fitoi palmen e Arte ne festivalin e Kanes veēse parvjet, nderkohe qe “To the wonder” konkuroi vjet, ne ate te Venecias!).
Megjithate, per sa kohe kemi vendosur ti japim Cezarit ate qe i takon, me duhet te pranoj se filmi me pelqeu. Ne nje far menyre, “To the wonder” duket si nje remake i “Days of Heaven” (1978), filmi qe dikur e beri regjizorin te famshem. Ne nje moment, degjohet Ben Affleck tek i thote te dashures se tij: “jemi pare tashme edhe nje here tjeter, ne ate ēast isha me motren”. Genjeshter me bisht, sa dhe genjeshtra me bisht e Richard Gere dhee qe perbente ‘thelbin’ mbi te cilen ngrihej ”‘Days of Heaven”. Gje qe me ben te mendoj se Malick, eshte regjizori par excellence i ’parajses se humbur’
8.2
TRAILER i filmit :
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 23-04-2013 mė 09:26
-
-
This is 40″ - film amerikan me regji te Judd Apatow

Herėn e fundit qe kemi patur habere nga mbreti (por amą prej verteti!) i komedise aktuale hollywoodiane, pra nga Judd Apatow dhe nga banda e tij, ka qene vera e vitit 2011 kur ai ishte producent i nje komedie mė teper se te shkelqyer : Bridesmides ! Ndersa filmi i tij i fundit si mirefilltazi regjizor ka qene Funny people, por edhe ai daton i 2009-s. Pra po behej ca si shume pa patur te reja nga Apatows Band.
This is 40″ trajton temen e ēiftit ne shek e XXI. Filmi duket i munduar nga pyetja : ku jemi me planin ?? Pra, ēndodh sot me ēiftin (kinematografik hollywoodian, sigurisht), dekada te tera pas atij te regjizoreve si Howks apo Franck Capra ??
Tek filmat e ketyre dy te fundit (andej nga vitet 50), kur dy njerez te martuar prej kohesh sherroseshin, zakonisht njeri nga te dy tentonte te helmonte tjetrin. Pikerisht rreth ketij evenimenti zhvillohej dhe filmi, luhej filmi.
Po tek Apatow i shek XXI ? Tek This is 40″, gjithshka eshte relativizim: maksimalja qe mund te bejne personazhet eshte te fjalosen. Ska as vrasje, as rrembime. Pushtetin e ka dialogu. Cmendia maksimale mund te jete nje xhiro e vetmuar me biēiklete tek rrugicat e lagjes, dhe
kaq!
Atehere, ku luhet filmi, ku jeton lenda kinematografike ? Pikerisht tek hapsira midis fjales (dialogut) dhe trupave te lenduar e te dorezuar; midis dhunes se fjaleve (personazhet e kalojne kohen duke i thene njeri-tjetrit : I want to kill you, qe shpresoj qe ne shqip te jete perkthyer vdeksh ishalla) dhe statizmit (imobilitetit) te situatave. Filmi e hap shtegun e tij pikerisht aty, tek jo zone dyshimi : ēte besojme ne si spektatore : ate qe thuhet (vdeksh ishalla!), apo ate qe na shohin syte ?? (asnje nuk vdes!).
Pra, realtivizimi eshte obsesioni i Apatow-t. Personazhet duken te humbur ne kete relativizem te deshirave te tyre, ne relativizimin e perceptimit te tyre (te gjerave, fenomeneve), ne ate te akteve dhe ndjenjave te tyre.
Ne fakt, asgje seshte e vertete. E vetmja e vertete eshte konfuzioni. Edhe falimentimi profesional i paralajmeruar i heroit kryesor nuk hap asnje piste te vetme, asnje kercenim (per shembull : biznesmeni mund te kthehej ne lypes). Hiē ore! Edhe festa e ditelindjes, nuk anullohet, thjesht deshtohet (e bejne te deshtoje- mė sakt). This is 40″ mbyll nje here e mire kapitullin e komedise klasike hollywoodiane qe shpesh rrefente nje self-made-man. This is 40″ e citon shume shpesh serine televizive Lost. Dhe jo rastesisht : ne fund te Lost, te gjithe personazhet vdesin. Pikerisht, kjo eshte pershtypja qe te lė ne fund edhe komedia e Apatow-t :edhe pse asnje nga heronjt nuk vdes, ka diēka prej morbiditeti: ne shek e XXI- duket sikur thote Apatow, ka hekje, por jo vdekje. Ska botė te tjera. Ska ishuj te enderruar. E vetmja bote eshte kjo qe kemi. Ne shek XXI, nuk vdiset mė kurre. Ose thene ndryshe, tashme jemi te gjithe te vdekur.
Ne dukje, This is 40″ te krijon pershtypjen se eshte nje komedi qe trajton temen e krizes se 40 vjeēareve. Por nuk eshte tamam ashtu: ai sherben vetem si pretekst per te rrahur tema me te gjera, siē eshte ajo e suportimit (durimit) te tjetrit, te burrin ndaj gruas e anasjelltas, te prindit ndaj femijes dhe anasjelltas, te vellait ndaj motres e anasjelltas, te motres ndaj motres (siē eshte rasti ne film). This is 40 ka per lejtmotiv I want to kill you, gjithe duke mos vrare askend. Ose thene ndryshe, fundi i perralles se komedise klasike te Hollywoodit
nota : 8.0
TRAILER :
-
-
5 Broken Cameras - film dokumentar palestinez me regji te Emad BURNAT et Guy DAVIDI

Emad Burnat, fermer palestinez ne Cisjordani, as qe i kish shkuar nder mend se mund te konsiderohej nje dite si kineast (e filmi i tij te ishte ne listen e kandidateve Oscar !). Nje dite te bukur te vitit 2005 Emadi blen nje kamera per te filmuar hapat e pare te femijes se tij te katert, porse ai vit korrespondon me mberritjen e buldozereve izraelite qe mberrijne per te shkulur ullinjt e fshatit qe pengojne ndertimin e Murit qe mbron kolonine e re te rradhes te populluar nga 150 mije izraelite. Fshataret vendosin te protestojne ēdo te premte perpara Murit dhe Emadi vendos te filmoje : kamera e tij personale kthehet ne deshmitar te rezistences kolektive. Dhe jo vetem nje kamera, por 5 : te pesta te shkaterruara ose demtuara nga ushtria izrealite.

Pas 4 vitesh filmime, Emadi takon Guy Davidin, izraelit qe militon kunder Murit (e qe per fat, eshte videoast per nga profesioni). Eshte ai qe e ndihmon Emadin te ktheje regjistrimet e bera ne formen e nje filmi dokumentar qe ben xhiron e festivaleve nderkombetare te filmit, per te mberritur
deri edhe ne listen e ēmimeve Oscar 2013!
Film pasionues, fale faktit qe arrin te kapė momente qe zakonisht syte tane nuk kane si ti shikojne, gjithe duke u perpjekur te evitoje grackat e filmit militant (sidomos permes zerit komentues, voice-over, cili ka meriten ti jape filmit nje dimension tjeter, imazhi-bruto i te cilit eshte e pamundur ta realizoje).
7.8
trailer i filmit :
-
-
FLIGHT - film amerikan me regji te Robert Zemeckis

Ta shoh mos ta shoh, ta shoh mos ta shoh “Flight” (qe kish dale ne kinema qe ne nentor te 2012-s, por qe kisha bere sikur nuk e dija… )
Cik e ngaterruar puna me filmat e Robert Zemeckis i cili, gjithe duke qene haptazi regjizor komercial hollywoodian, seē ka diēka te tijen, personale, ne punet qe ben dhe ndonjehere, ēoē qellon edhe ne shenje; per shembull, une e e kam shume inat “Forrest Gump” (film tipik i viteve ‘90, dmth demagogjik, klishesk, pseudo-patriotik e konservator), por e dua shuuume “Contact” (1997) me Jodie Foster, sikurse me kane pelqyer jo pak “Cast Away” - 2001 (me Tom Hanks) dhe “Back to the future” (vitet 80)
Sa per budallalleqet qe kish bere keto 5 vitet e fundit ( “The polar express”, “Beowulf”, ”A christmas carol” ), asnjeri nga ato nuk me kishin interesuar dhe aq i kam pare e as do i shoh ndonjehere.
Tani dalim tek filmi i fundit i tij, dmth tek “Flight”, qe tregon historine e nje piloti jo pak alkolik (dhe jo vetem alkolik !!) qe nje mengjes te bukur, arrin te shpetoje ne menyre te jashtezakonshme nje avjon i cili, per rrjedhoje te nje difekti jo per faj te tij, me te gjitha gjasat do te rrezohej. I duartrokitur ne fillim si hero, me pas piloti do te ndeshet me jo pak telashe…
30-40 minutat e para te filmit (qe tregojne edhe katastrofen ajrore) jane te shkelqyera (e padyshim, te vetmet si te tilla). Pastaj heroi yne shkon ne spital, skenat filmike jane banale, gjoja psikologjike, ne sensin qe jane thjesht dialogje te filmuara pa piken e talentit ose siē e them un shpesh : nje teater i filmuar (shyqyr qe Denzel Washingtoni luan mire) dhe i ilustruar here pas here me muzike emocionalo-budallaqe, dhe kaq. ”Flight” shkon ne pikiate per nga poshte, si dhe vete avjoni i filmit. Qershia mbi torte, filmi mbyllet permes nje konsensusi puritanisto-redemptionisto-moralizatoro-anti-alkol, ne vend qe te hapte shtigje drejt nje reflektimi mbi heroizmin e deshtuar njerezor.
Ndofta duhet pranuar definitivisht qe Robert Zemeckis ka nje fare talenti per te realizuar ca skena me elementė fantastikė dhe… kaq. “Dhe kaq” do te thote qe definitivisht, nuk duhet te pres ndonje surprize nga ai, edhe pse ne jemi gjithmone te ulur ne kolltuk kinemaje dhe veēse…presim!
nota?
Hajt mo, per hater te ēerekut te pare te filmit, notė kaluese po i veme
5.5, it’s ok ?
trailer i filmit (click ne foton e meposhtme) :
[IMG]
[/IMG]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 30-04-2013 mė 06:19
-
-
Cloud atlas - film amerikan me regji te Lana & Andy Wachowski dhe Tom Tykwer

Ideja e pare qe me erdhi ne mend pasi pashe gjysmen e filmit (e pamundur ta ēoje deri ne fund !!) ishte se nuk behet fjale per gje tjeter veēse per Intolerance-n (1915) e David W. Griffith-it (babait te Internacionales se Regjizoreve!), por
ne versionin geek! Pastaj nderrova mendje, sepse fundja po te ishte version-geek, do ishte gazmor, nderkohe qe Cloud Atlas eshte serioz e seriozisht i trishtueshem
***
Nė leter, filmi duket super eksitues dhe te merr ne qafe (fundja, eshte i bazuar mbi nje roman te suksesshem) : ngjarjet zhvillohen pergjate 5 shekujsh, ne hapsira kohore te ndryshme; behet fjale per qenie njerezore qe kryqezohen e takohen ne te shkuaren, ne te sotmen dhe ne te ardhmen. Ndersa ne ekran (ne imazh), filmi eshte komplet bosh (si nje fyell bosh, per shembull) : e vetmja gje qe dine te bejne vellezerit Matrix -desha te them Wachowski- eshte te filmojne (regjistroje) surretėr te perlyer ne makiazh apo njerez me dhembe te vėnė. Amą asnjehere trupa! Trupa njerezore hiē! As situata. As emocione. Vetem montazh (ne fakt, kolazh), i cili me siguri, po ta shkruash ne leter, funksionon per bukuri, por jo ne ekran. Edhe ai pak sensacion i Levizjes (me L te madhe, ok?) ose puna deri diku pasionuese me imazhet tek Matrix (tek ai i pari, kuptohet, por edhe tek Speed Racer i 2009-s, sepse edhe ai me ka pas pelqy deri diku) ka shkuar me sherbim, ka humbur pa lene gjurme
Si shpjegohet ?? Ku shkuan valle vellezerit Wachowski ? Qė Larry u be Lana kete e dime, po ku shkoi vellai tjeter ?? (sa per Tom Tykwer, regjizorin gjerman te Parfumit, te njerit prej filmave me te shemtuar te historise se kinemase, pritshmeria ime ishte zero).
***
Secili segment i Cloud Atlas rrėfen revolten e dikujt kunder nje autoriteti, i cili mund te jete i misheruar ose permes Shtetit Totalitar, ose permes nje personi te pamoralshem, ose permes nje ndergjjeje fajtore. Pra nuk jemi larg prej universit te Matrix, edhe pse jemi akoma me afer V for Vendetta-s. Deshira per ta ndare kete revolte, deshira per tu komunikuar te tjereve te njejten deshire lirie eshte ne qender te filmit. Me sakte, te skenarit te tij. Pra, ne leter.
E keqja e filmit eshte se, pak e nga pak, mijra tema te vockla vijne e i ngjiten atij nga prapa : dashuria, vdekja, karma, ringjallja, martirizimi etj etj etj, bejne qe Cloud atlas, me teper se me nje film te ngjaje me nje pensum. Nje tjeter problem eshte fakti qe, per ēdo segment, regjizoret kane perdorur nga nje zhaner te ndryshem : nganjehere komedine, nganjehere thriller politik, nganjehere
. Keshtu qe, ne vend qe filmi te fitoje unitet, tendenca eshte me se shumti drejt nje egzibicioni zhanresh. Nje tmerr i vertete ! Ose : 6 histori, 6 epoka te ndryshme, te montuara (ne fakt, te kolazhuara, te ngjitura me peshtyme) me sekuenca qe nuk zgjasin me shume se
2 minuta! Tom Hanks qe luan rolin e 13 personazheve! Po ashtu Hugh Grant! Po ashtu Halle Berry! E gjitha kjo, permes nje salce hollywoodjane, ma non troppo ! Une vetem Godard-in (ose Malick) njoh qe tja dale mbane nje montazhi te tille! Cu eshte dashur vellezerve Wachowski ti futen nje ferri te tille??? 100 miljon $ (buxheti i filmit) per nje katastrofe te tille ???
Keshtu qe erdhi nje moment, dhe i vetmi argetim ishte te rizbuloja se cili aktor fshihej pas x apo y makjazhi ! 
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
Shkurt, ne nje fare menyre, Cloud Atlas i ngjan jo pak shemtise se Matrix 2 apo 3. Mund ta konsiderojme si Matrix 4′, apo jo ??
nota : dysh!
TRAILER :
-
-
Pėr: Kino-Ditari 2013
hahhah
ndihet deri ketu paknaqesia per kete film
dysh! me te zez e me pikecuditese. sikur ja vure vulen u pa puna shkoi ne hell ky
-
-
Pėr: Kino-Ditari 2013
teta ..ku je?
cfar plane ki per pushimet verore?
ne shqipni a je kon?
autor..thx per inf mbi filmat..
te lumte..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-05-2013 mė 22:34
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt