Pendohet Ojdaniç për krimet në Kosovë
Zyrtari i parë shtetëror në Beograd që e pranon fajin për krimet ndaj shqiptarëve
I pati fituar 15 vjet burg për krime si këto, që ushtria serbe kreu në Kosovë, gjatë kohës së luftës.
E dënimin e marrë më 2009 nga Tribunali i hagës, gjenerali Dragoljub Ojdaniq nuk e ka ndërmend ta apelojë.
I pati fituar 15 vjet burg për krime si këto, që ushtria serbe kreu në Kosovë, gjatë kohës së luftës.
E dënimin e marrë më 2009 nga Tribunali i hagës, gjenerali Dragoljub Ojdaniq nuk e ka ndërmend ta apelojë.
Ai, të hënën, hoqi dorë nga një gjë e tillë, duke pranuar në njëfarë mënyrë se, e pranon ndëshkimin për atë që ka bërë, si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, më 1998 dhe 1999.
Ky vendim i Ojdaniq u bë i ditur nga mbrojtja e tij.
“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar. Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”.
Ojdaniqi që tash u pendua, u ngarkua dhe dënua për dëbim të dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova.
Bashkëfajtorë me të ishin shpallur edhe gjashtë persona nga ushtria, policia dhe politika serbe.
Me pranimin e fajit, Ojdaniq bëhet zyrtari i parë shtetëror në Beograd që e pranon fajin dhë përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.
Me grupin e tij akuzohej edhe kryetari i Serbisë gjatë kohës së ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, Milan Milutinoviq.
Ky i fundit u shpall i pafajshëm, dy vjet më parë, në mungesë provash dy vjet më parë.
ABC
Krijoni Kontakt