Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Shqiptarët pushtojnë majën e Everestit

    Shqiptarët pushtojnë majën e Everestit

    Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese. Aplinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT).
    Namaste Aleksander
    Faleminderit. Nga informacionet e fundit 4/5 alpinistë shqiptarë kanë arritur majën e Everestit, 8884 metra rreth orës 07:00 me orën lokale. (+5. 45 GMT) dhe janë rrugës për në kampin 3. Na duhet të konfirmojmë sa dhe kush kanë arritur majën menjëherë sapo të arrijnë kampin 3
    Sinqerisht
    Pradip Kumar Limbu

    Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është inisiativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
    Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.
    “Të gjashtë antarët e ekspeditës dhe sherpat do të ngjiteshin për gjatë gjithë natës për të arritur majën. Të gjithë ishin të përgatitur për të suportuar temperaturat nga – 30 deri në - 40 gradë Celsius. Shqetësimi ishte rritur para pak ditësh kur një stuhi e papritur shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve dhe humbjen e tre të tjerave në atë që quhet Maja e vdekjes. Por për fat të mirë ekspedita shqiptare pavarësisht disa kthimeve pas dhe aklimatizimeve ia ka dalë mbanë që të arrijë deri në pjesën finale të misionit. Një arritje jo pa vështirësi dhe sakrifica fizike.
    DITARI
    20 maj drejt kampit të ndërmjetëm 5.700 m.
    21 Maj ngjitje në ABC; 6.400 m.
    22 Maj qëndrim në ABC.
    23 Maj ngjitje në Kampin 1 – 7.100 m.
    24 Maj ngjitje në Kampin 2 – 7.900 m
    25 Maj ngjitje në Kampin 3 – 8.300 m.
    25 Maj ngjitja në Majën e Everest.
    Iniciativa u sponsorizua nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve.

    Bota Sot

    Urime alpinisteve shqiptar per kete sfide!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Ku eshte fotografia ne maje te Everestit, eshte shume me rendesi kjo fotografi, sepse duke ditur kushtet ekstreme te motit qe mbajne atje (mungese oksigjeni, erera teper te medha dhe temperatura shume te uleta) cdo ekspedite duhet te beje nje fotografi ne maje ta sjelle si prove. Uroj qe te kthehen shendosh e mire, sepse edhe kthimi eshte problematik.

  3. #3
    Alpinistët kthehen si triumfatorë në Shqipëri

    Tregojnë për aventurën e tyre të jashtëzakonshme

    Të ngjitesh atje ku toka i afrohet më shumë qiellit është një heroizëm që mund të të kushtojë kokën. Veçse, gjashtë shqiptarë nuk e patën problem këtë gjë dhe mes tyre ishin edhe një baba dhe djali i tij, pikërisht Xhim e Mateo Begeja, që vunë këmbët dhe vendosën flamurin shqiptar në majën e Everestit, në 8848 metra mbi nivelin e detit. Ata u kthyen të parët, ndërsa në Rinas u pritën nga respekti dhe nderimi si dhe nga vajza me kostumin tradicional tiranas, por që kërcenin në ritmin e këngëve moderne më të fundit. i pari flet udhëheqësi i ekspeditës, Xhim Begeja.
    Pas tij, i biri, Mateo, nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, ndërsa ngjitja e tij bashkë me të atin në krahun verior mund të jetë një rekord i botës.
    Ka shumë mundësi, pra që rezultati i ekspeditës shqiptare, pra 6 alpinistë që u nisën dhe e realizuan ngjitjen të jetë gjithashtu një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohëve. Gjithsesi, ia vlen të japim emrat e heronjve të cilët janë: Xhim Begeja, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Gerti Pishtari, Fatjon Plaku dhe Erlin Rrudho. Më 6 qershor, delegacioni do të kthehet i plotë në Shqipëri.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    ......................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Ata jan njesha fare! Me pëlqeu kz lajm!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    eh sa mir ju lumte

    cfar avanture te bukur
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  7. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Ku eshte fotografia ne maje te Everestit, eshte shume me rendesi kjo fotografi, sepse duke ditur kushtet ekstreme te motit qe mbajne atje (mungese oksigjeni, erera teper te medha dhe temperatura shume te uleta) cdo ekspedite duhet te beje nje fotografi ne maje ta sjelle si prove. Uroj qe te kthehen shendosh e mire, sepse edhe kthimi eshte problematik.


    relata refero

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2012
    Postime
    7
    Permbi retë. Duhet të jetë një ndjesi e veqantë.

  9. #9
    Askush si këta. Askush në Shqipëri dhe pakkush në botë si kjo gjashtëshe heroike deri në vetmohim. Këta u ngjitën në majën më të lartë të botës, në Everest, apo Xhomolungman e vendasve, 8 848 metra mbi nivelin e detit.
    Ata ishin sipas moshës Mateo Begeja, Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi dhe Xhimi Begeja. Alpinistë të shoqatës "Dajti Alpino-Turistik".
    Përtej shkëlqimit personal, diçkaje që do të mbahet mend deri në fund të jetës, kjo gjashtëshe nuk harron të theksojë edhe se gjithçka u bë edhe si dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë

    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    bravo albania

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •