-
Pėr: Objektet fetare ne Shqiperi
Xhamia e Plumbit ėshtė njė munement kulture i kategorisė sė parė nė Shkodėr. Ndėr veprat e shumta tė ndėrtuara nė Shkodėr nga trashėgimtarėt e njėpasnjėshėm e sundimtarė tė mėdhenj siē ishin Bushatllinjtė, ėshtė dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si datė tė lindjes sė vet, vitin 1773. Kjo vėrtetohet edhe me shqipėrimin e shkrimit tė gdhendur nė pllakėn e vendosur mbi derėn kryesore tė kėsaj xhamie, ku thuhet:"Viti 1187 Hixhri ėshtė data e ndėrtimit tė xhamisė sė madhėrishme prej Mehmet Pashės, zot i bamirėsive." Dhe mė poshtė: "Viti 1280 ėshtė data e riparimit tė xhamisė prej kujdestarit tė saj Mahmut Berberi". Respektivisht, kėto dy data tė kalendarit islamik, pėrkojnė me vitet 1773 dhe 1863.
Ajo ēka ėshtė pėr t'u shėnuar mbi jetėn e kėsaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallė kulti tipik i stilit turko- arab ėshtė tregues i njė stadi tė lartė miqėqėnieje tė lagjes sė vjetėr Tabakė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 18 dhe gjatė shekullit tė kaluar, ėshtė historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, tė cilat, mė se njė herė u bėnė objekte vjedhjesh e grabitjesh.
Kėshtu, menjėherė pas shpėrthimit tė kufijve tė qytetit tė vjetėr drejt asaj zone ku sot shtrihet Shkodra, xhamia ra prč e individėve tė ndryshėm, tė cilėt, pėr arsye tregtie, hoqėn shtresat e konsiderueshme tė plumbit nga kupolat e xhamisė. Megjithatė, viti 1913 3 gjeti Xhaminė e Plumbit me disa shtresa plumbi, por ushtria e Vjenės e vazhdoi edhe mė tej shkretimin e objektit, duke i hequr dhe mbetjet e fundit. Ėshtė plotėsisht e vėrtetė se Xhamia e Plumbit ėshtė "fundosė", veēse kjo "fundosje" - siē i thonė shkodranėt - nuk ka ardhur pėr arsye tė zhytjes sė ndėrtesės nė thellėsi shkaktuar nga paqėndrueshmėria e shtresave tė dobėta me pėrbėrje kryesisht gėlqerore. E vėrteta flet me gjuhė tjetėr: Ajo fushė ku kalon Drini, nė kohėn e ndėrtimit tė Xhamisė ishte shumė me e thellė nga ē'ėshtė sot. Mjafton tė thuhet se Xhamia e Plumbit kishte 8 "dhėmbė" shkallė pėr tė kuptuar se prurjet e Drinit nė kėtė fushė e kanė ngritur nivelin e tokės, por jo se kanė ulur atė tė xhamisė, minarja e sė cilės, pas riparimit tė fundit rreth vitit 1920 nga Xhelal Pasha, nipi i Vezirit Plak tė Bushatllinjve tė Shkiodrės, u shemb prej njė rrufeje nė vitin 1967. Po nė kėtė vit, Xhamia e Plumbit u mbyll, por pėr ēudi, ajo ėshtė ndėr tė paktat xhami nė krejt Shqipėrinė qė nuk u shkatėrrua nga ateizmi i ēmendur komunist.
E tėrė Shqipėria, por sidomos Shkodra, ėshtė dėshmitare e shkatėrrimit tė mjaft objekteve tė kultit mysliman, mes tė cilave, edhe ndėrtime tė jashtėzakonshme, si Xhamia e Parrucės, e Kirasit, e Selvisė, etj... Ndėrsa po ndėrtohej xhamia, vetė Mehmet Pasha mori pjesė nė punimet; ky gjest shpjegohet me pėrkushtimin e tij fetar dhe me qėllimin qė me i tregue popullit se puna ėshtė e madhėrishme, aq mė tepėr nė vepra publike. Nė lidhje me pjesmarrjen e Mehmet Pashės nė kėto punime ka njė anektodė: Njė fshatar donte t'i paraqiste njė ankesė personale Pashės; mori vesh se ndodhej mes punėtorėve, por nuk e dallonte, sepse ai ishte i veshur thjeshtė. Rastisi qė vetė personi ta pyeste vetė (vetė Pashėn) se ku gjendej Pasha dhe mori pėrgjigje qė tė priste pak. Pas pėrfundimit tė punės, {asha u vesh zyrtarisht dhe i doli para hallexhiut qė mbeti i prekur nga thjeshtėsia e tij. Pritet qė xhamia tė restauroet sė shpejti.

-
-
Pėr: Objektet fetare ne Shqiperi
hamia e Muradies ndodhet ne qytetin e Vlores, ne aksin rrugor Vlore-Skele, ne zonen arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), ne nje nga qendrat e qytetit, prane Sheshit te Flamurit. Objekti eshte i kufizuar nga te gjitha anet me rruge. Objekti eshte i veēuar dhe eshte i dukshem qarte nga te gjitha anet (pa mare parasysh gjelberimin e larte perreth objektit).
Objekti eshte ndertim i shekullit te XVI, viti 1542, eshte veper e aritur e arkitektures sone te ketij shekulli. Xhamia e Muradies eshte e ndertuar me rreshta guresh dhe tullash qe te kujtojne ndertimet e kesaj kohe te arkitekt Sinanit ne Stamboll. Kjo shquhet per ndertim te mire te mureve, per punen e rregullt te kornizave, dritareve dhe portalit te hyrjes. Dikur ka patur nje portik, nga i cili sot ruhen vetem gjurmet ne murin verior dhe bazamenti me dyshemene. Shenje tjeter dalluese e kesaj xhamie eshte tamburi dymbedhjetefaqesh.
Xhamia eshte e mbuluar me kupole. Ajo perbehet nga salla kubike qe eshte salla e lutjeve si dhe nga minarja. Salla ndriēohet nga dritare te vena ne tre radhe per ēdo faqe. Ne pjesen jugore te salles gjendet mihrabi. Kalimi ne tamburin dymbedhjetefaqesh behet direkt pa ndonje ngushtim, duke formuar ēatite e vogla trekendeshe ne qoshet. Nje ngushtim i lehte me nje kornize guri ne tere perimetrin e nderteses behet ne anen e jashtme mbi rreshtin e dyte te dritareve ne nivelin e fillimit te trompave te qosheve.
Hyrja per ne xhami behet nga ana veriore, minarja ndodhet ne kendin veriperendimor. Bazamenti i minares eshte nje shumfaqesh i ndertuar me gure te skuadruar. Muratura e minares lidhet nepermjet futjes se gureve ne muret e xhamise.
Muret e xhamise jane te ndertuara me gure e tulla te vendosura ne menyre te rregullt, dy rreshta guresh te gdhendur qe kembehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesen e tamburit te ndertuar me gure e tulla kalon nje kornize me gure te gdhendur me mjeshteri qe tregon se duhej te ishte fundi i nderteses. Mirepo, mbi te tamburi vijon me murature te ērregullt si shenje e ndonje rindertimi ne pjesen e ēatise duke mos ju permbajtur formave te vjetera te saj.
Xhamia sot kryhen po funksionin per te cilin eshte ndertuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh.
Skedarėt e Bashkėngjitur 159422
-
-
Pėr: Objektet fetare ne Shqiperi
Katedralja e Korēės

-
-
Pėr: Objektet fetare ne Shqiperi
Objekte fetare monumente kulture
Objektet fetare qė pėrbėjnė trashėgimi kulturore janė pjesė shumė e rėndėsishme e trashėgimisė kulturore tė popullit shqiptar. Ato pėrfaqėsojnė vlera tė shquara fetare, historike e kulturore. Nė kėtė faqe do tė keni mundėsine njohim me listėn e plotė tė objekteve fetare tė cilėve shteti shqiptar u ka dhėnė statusin e monumentit tė kulturės, me vendndodhjen e tyre si edhe me vitin e shpalljes mument kulture.
Emėrtimi i objektit Vendndodhja Shpallur mė:
1.Xhamia Mbret Berat 1948
2.Rrėnojat e Xhamisė sė Kuqe Lagjja Kala, Berat 1961
3.Rrėnojat e Xhamisė sė Bardhė Lagjja Kala, Berat 1961
4.Xhamia e Beqarėve Berat 1961
5.Xhamia e Plumbit Berat 1961
6.Xhamia e Hysen Pashės Berat
7.Xhamia e Telelkave Berat
8.Xhamia e Allajbegisė Burim, Dibėr 1970
9.Xhamia e Fatihut Durrės 1973
10.Namazgjahu Elbasan 1980
11.Xhamia e Kalasė Lezhė
12.Xhamia e Pazarit Krujė
13.Xhamia me Sahat Peqin
14.Kompleksi i Xhemahallės Delvinė
15.Xhamia Mbret Lagjja Kala, Elbasan 1948
16.Xhamia e Nazireshės Elbasan 1948
17.Xhamia e Iljaz Mirahorit Korēė 1948
18.Xhamia e Gjin Aleksit Rusanj, Sarandė 1963
19.Xhamia e Ethem Beut Tiranė 1948
20.Xhamia e Muradies Vlorė 1948
21.Xhamia e Teqes Gjirokastėr 1973
22.Xhamia e Plumbit Shkodėr 1948
23.Teqeja e Helvetive Herbel, Dibėr 1970
24.Teqja e Dollmės Lagjja Kala, Krujė 1973
25.Teqeja e Frashėrit, Pėrmet 1973
26.Teqeja e Helvetive Berat
27.Teqeja e Rufaive Berat
28.Teqeja e Zallit Gjirokastėr
29.Teqeja e Martaneshit Mat
30.Tyrbja e Kapllan Pashės, Tiranė 1948
31.Tyrbja e Nuses Mullet, Tiranė 1977
32.Teqeja e Sheh Durrit Tiranė 1963
33.Kulla e Dervish Aliut Dukat, Vlorė 1979
34.Kisha e Shėn Mėhillit Berat 1948
35.Kisha e Shėn Triadhės Lagjja Kala, Berat 1948
36.Kisha e Shėn Marisė Mbreshtan, Berat 1979
37.Kisha e Shėn Marisė Vllahernės Lagjja Kala, Berat 1948
38.Kisha e Ungjillizimt Kozarė, Berat 1963
39.Kisha e Shėn Kollit Perondi, Berat 1963
40.Kisha e Shėn Mitrit Debranik, Berat 1970
41.Kisha e Shėn Mitrit Poliēan, Berat 1977
42.Kisha e Shėn Todrit Lagjja Kala, Berat 1948
43.Katedralja Fjetja e Shėn Mėrisė Lagjja Kala, Berat 1948
44.Kisha e Shpėrfytyrimit Herbel, Dibėr 1970
45.Kisha e Shėn Sotirit (Sveti Spas) Kėrēisht, Dibėr 1970
46.Kisha e Shėn Premtes Ēetė, Kavajė 1963
47.Kisha e Shėn Joan Vladimirit Shenjon, Elbasan 1948
48.Kisha e Shėn Kollit Shelcan, Elbasan 1948
49.Kisha e Shėn Premtes Valėshen, Elbasan 1963
50.Kisha e Shėn Mėrisė Kala, Elbasan 1963
51.Rrėnojat e Kishės Selvias (Klos i Sulovės), Elbasan 1973
52.Rrėnojat e Kishės Bixėllenjė, Elbasan 1973
53.Rrėnojat e Kishės Beleshen, Elbasan 1973
54.Rrėnojat e Kishės Mamėl, Elbasan 1970
55.Rrėnojat e Kishės sė Ungjillizimit Mjekės, Elbasan 1970
56.Kisha e Grabovės Gramsh
57.Manastiri i Shėn Prodhromit Voskopojė, Korēė 1948
58.Kisha e Manastirit tė Shėn Marisė Lubonjė, Korēė 1963
59.Kisha e Shėn Thanasit Voskopojė, Korēė 1948
60.Kisha e Shėn Mėhillit Voskopojė, Korēė 1948
61.Kisha e Shėn Shėn Kollit Voskopojė, Korēė 1948
62.Kisha e Shėn Marisė Voskopojė, Korēė 1948
63.Kisha e Shėn Jovanit Boboshticė, Korēė 1963
64.Kisha e Shėn Mitrit Boboshticė, Korēė 1963
65.Shpella e Maligradit Korēė
66.Kisha e Ristozit Mborje, Korēė 1948
67.Kisha e Shėn Gjergjit Shipckė, Korēė 1963
68.Kisha e Shėn Triadhės Lavdar i Oparit, Korēė 1963
69.Kisha e Shėn Mitrit Bezmisht, Korēės 1970
70.Kisha e Shėn Marisė Vithkuq, Korcė 1963
71.Kisha e Shėn Mėhillit Vithkuq, Korcė 1963
72.Kisha e Shėn Gjergjit Dardhė, Korcė 1970
73.Shpella e Shėn Marisė Bezmisht, Korcė 1963
74.Kisha e Shėndėlliut Voskopojė, Korcė 1963
75.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Mėrisė Shėn Mėri, Krujė 1963
76.Kisha nė shpellėn e Qafthanės Librazhd 1948
77.Kisha nė Qafthanė mbi Urakė Librazhd 1963
78.Kisha e Shėn Premtes Pėrmet 1963
79.Kisha e Shėn Mėrisė Leusė, Pėrmet 1963
80.Kisha e Shėn Mėrisė Seran, Pėrmet 1963
81.Kisha e Shėn Mėrisė Kosinė, Pėrmėt 1963
82.Kisha e Shėn Sotirit Tremishtė, Pėrmet 1970
83.Kisha e Shėn Mėrisė Bėnjė, Pėrmet 1970
84.Kisha e Shėn Mėrisė Okdunan, Pėrmet 1970
85.Kisha e Shėn Dėllisė Buhal, Pėrmet
86.Manastiri Shėn Marenės Llėngė, Pogradec 1948
87.Rrėnojat e Kishės Paleokristian & mozaikėt Lin, Pogradec 1973
88.Rrėnojat e Kishės Bizantine Lin, Pogradec 1973
89.Manastiri Shėn Gjergjit Demė, Sarandė 1963
90.Manastiri Shėn Mėrisė Krorėz, Sarandė 1963
91.Manastiri Shėn Mėrisė Kakomė, Sarandė 1963
92.Rrėnojat e Manastirit tė 40 Shenjtorėve Sarandė 1970
93.Kisha e Manastirit tė Shėn Kollit Mesopotam, Sarandė 1948
94.Kisha e Manastirit tė Shėn Kollit Dhivėr, Sarandė 1963
95.Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė Mavrodhivrit Dhivėr, Sarandė 1963
96.Kisha e Manastirit tė Shėn Thanasit Leshnicė e Poshtme, Sarandė 1963
97.Kisha e Manastirit tė Shėn Triadhės Kardhikaq, Sarandė 1970
98.Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė Kameno, Sarandė 1970
99.Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė Krimanovės Piqer, Sarandė 1963
100.Kisha e Shėn Mėrisė Melēan, Sarandė 1970
101.Kisha e Shėn Thanasit Pecė, Sarandė 1970
102.Kulla e Manastirit Theollogos Cerkovinė, Sarandė 1979
103.Kisha e Shėn Gjergjit Leshnicė e Sipėrme, Sarandė 1963
104.Kisha e Shėn Kollit Dhrovjan i Sipėrm, Sarandė 1970
105.Shpella e Shėn Marenės Vagalat - Sarandė
106.Kisha e Shėn Thanasit Sopik, Sarandė 1963
107.Tempulli Antik Metoq, Sarandė 1963
108.Tempulli Antik Dobėr, Delvinė 1977
109.Rrėnojat e Kishės Ēiflik, Sarandė 1977
110.Rrėnojat e Kishės sė Kamenicės Palavli, Sarandė 1970
111.Kisha e Shėn Janit Delvinė 2002
112.Rrėnojat e Kishės sė Dashajt Stanajt, Tepelenė 1977
113.Rrėnojat e Kishės Shėn Mėri Linzė-Surrel, Tiranė 1970
114.Manastiri i Shėn Mėrisė Zvėrnec, Vlorė 1963
115.Kisha e Manastirit tė Panaiasė Dhėrmi, Vlorė 1963
116.Kisha e Manastirit tė Shėn Mitrit Qeparo, Vlorė 1963
117.Kisha e Marmiroit Pashaliman, Vlorė 1963
118.Kisha e Sergjit dhe Bakut Himarė 1963
119.Kisha e Shėn Mėrisė sė Athalit Himarė 1963
120.Kisha e Gjithshenjtorėve Himarė 1970
121.Kisha e shėn Spiridhonit Vuno, Vlorė 1963
122.Kisha e Ipapandisė Dhėrmi, Vlorė 1963
123.Kisha e Shėn Mėhillit Vuno, Vlorė 1963
124.Kisha e Mesodhisė Vuno, Vlorė 1963
125.Mbeturinat e Kishės sė Shėn Stefanit Dhėrmi, Vlorė 1963
126.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Kollit Armen, Vlorė 1963
127.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Ndreut Himarė, Vlorė 1980
128.Rrėnojat e kishės sė Shėn Gjergjit Brataj, Vlorė 1980
129.Kisha e Shėn Sotirės Vuno, Vlorė 1979
130.Manastiri i Shėn Qirjakut dhe Julitės Dhuvjan, Gjirokastėr 1963
131.Manastiri i Shėn Mėrisė Goranxi, Gjirokastėr 1963
132.Manastiri i Ungjillizimit Vanishtė, Gjirokastėr 1963
133.Kisha e Manastirit tė Shpėrfytyrimit Mingul, Gjirokastėr 1963
134.Kisha e Manastirit tė Shpėrfytyrimit Ēatistė tė Pogonit, Gjirokastėr 1963
135.Kisha e Manastirit tė Shėn Triadhės Pepel, Gjirokastėr 1963
136.Kisha e Manastirit tė Shėn Ilias Jergucat, Gjirokastėr 1963
137.Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė Spilesė Tranoshisht, Gjirokastėr 1970
138.Kisha e Manastirit tė Shėn Merisė Koshovicė, Gjirokastėr 1977
139.Kisha e Manastirit tė Shėn Mėhillit Nivan,Gjirokastėr 1977
140.Kisha e Profet Ilias Stegopull, Gjirokastėr 1963
141.Kisha e Shėn Mėrisė nė Drianos Zervat, Gjirokastėr 1963
142.Kisha Fjetja e Shėn Mėrisė Sopik, Gjirokastėr 1963
143.Kisha Fjetja e Shėn Mėrisė Zervat, Gjirokastėr 1963
144.Kisha e Shėn Mėrisė Labovė e Kryqit, Gjirokastėr 1963
145.Kisha e Shėn Mėrisė Peshkėpi e Sipėrme, Gjirokastėr 1963
146.Kisha e Shėn Mėrisė Vrahogoranxi, Gjirokastėr 1963
147.Kisha e Shėn Mėrisė Derviēan, Gjirokastėr 1970
148.Kisha e Shėn Mėhillit Mingul, Gjirokastėr 1963
149.Kisha e Shėn Mėhillit Gjirokastėr 1963
150.Kisha e Shėn Kollit Dhuvjan, Gjirokastėr 1963
151.Kisha e Shėn Kollit Saraqinisht, Gjirokastėr 1963
152.Kisha e Shėn Gjergjit Nokovė, Gjirokastėr 1963
153.Kisha e Shėn Thanasit Poliēan, Gjirokastėr 1963
154.Kisha e Shėn Thanasit Selo, Gjirokastėr 1977
155.Kisha e Shėn Premtes Selckė, Gjirokastėr 1970
156.Kisha e Mezhanit Poliēan, Gjirokastėr 1963
157.Kisha Paleokristiane e Manastirit Nepravishtė, Gjirokastėr 1973
158.Kisha e Shpėrfytyrimit Gjirokastėr 1963
159.Kisha e Shėn Apostujve Hoshtevė, Gjirokastėr 1977
160.Rrenojat e Kishės sė Shėn Anės Derviēan, Gjirokastėr 1963
161.Rrėnojat e Bazilikės paleokristiane Goricė, Gjirokastėr 1977
162.Kisha e Shėnepremtes Hllomo - Gjirokastėr
163.Kisha e Shėn Mėrisė Skore - Gjirokastėr
164.Manastiri i Shėn Mėrisė Ardenicė, Lushnjė 1948
165.Kisha e Shėn Thanasit Karavasta, Lushnjė 1963
166.Kisha e Shėn Mėrisė Bishqethėm, Lushnjė 1963
167.Kisha e shėn Kollit Toshkėz, Lushnjė 1963
168.Kisha e Shėn Kollit Krutje e Sipėrme, Lushnjė 1963
169.Kisha e Shėn Todrit Kadipashaj, Lushnjė 1963
170.Manastiri i Shėn Mėrisė Pojan, Fier 1963
171.Kisha e Shėn Kozmait dhe Shėn Mėrisė Kolkondas, Fier 1963
172.Kisha e Shėn Kollit Kurjan, Fier 1963
173.Kisha e Shėn Gjergjit Libofshė, Fier 1963
174.Kisha e Shėn Gjergjit Strum, Fier 1970
175.Kisha e Shėn Kollit Vanaj, Fier 1963
176.Kisha e Shėn Premtes Hoxharė, Fier 1979
177.Kisha e Shėnepremtes Sop- Fier
178.Kisha e ancitit Breg-Lumė, Tropojė 1984
179.Bazilika e Shėn Mehillit Arapaj, Durrės
180.Bazilika nė Kodrėn e Tepes Elbasan
181.Rrėnojat e Bazilikės Paleokristiane Goricė, Gjirokastėr 1977
182.Bazilika e Ballshit Fier
183.Bazilika A, B, C, D Bylis, Fier
184.Kisha e Manastirit tė Rubikut Mirditė 1948
185.Kisha Trikonėshe Kala e Drishtit Shkodėr 1948
186.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Gjinit Linaj, Shkodėr 1948
187.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Markut Kalaja e Vaut tė Dejės, Shkodėr 1984
188.Rrėnojat e Kishės sė Shatit Mazrek, Shkodėr 1984
189.Rrėnojat e Kishės sė Shirgjit Shirgj, Shkodėr 1970
190.Kisha e Shėn Venerandės Pllanė, Lezhė 1963
191.Kisha e Shėn Aleksandrit Bokion, Lezhė 1984
192.Kisha e Shėn Premtes Balldren, Lezhė 1984
193.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Stefanit Blinisht-Zadrimė, Lezhė 1984
194.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Mėhillit Menshat, Lezhė 1984
195.Rrėnojat e Kishės sė Shėn Ndojt Muzhlin e Skėnderbeut, Durrės 1963
196.Kisha e fshatit Gjuricė Durrės
197.Bazilika e Tepes Elbasan
198.Rrėnoja kishash Krujė
199.Kisha e Shėn Kollit Lezhė
200.Kuvendi i Dukagjinit Mat
201.Faltorja(kishė-xhami) Shkodėr
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt