Shumė larg pėrpjekjeve pėr tė realizuar spektakle bukurie tė ngjashmet me ato tė sotmet… Nėn efektin e projektorėve ndriēues, fustaneve tė dizajnuara nga stilistė tė famshėm, bizhuteri qė ndrisin qafėn e taka 15 cm e sipėr, spektaklet e dikurshme janė tė njė soji tjetėr. Pa kurrfarė ngjashmėrie me modelin e eventeve qė rėndom zhvillohen nė ditėt tona, kjo foto e vitit 1931 tregon njė moment pozimi tė konkurrenteve nė spektaklin e bukurisė “Mis Korēa”. Nga pėrpjekja pėr tė lexuar nga fashat identifikuese, qė ato kanė vendosur nė trup, dallojmė disa prej tyre me shėnimin “Miss Korēa”, njė tjetėr “Mis Drenova” dhe dy tė tjera tėrėsisht tė palexueshme. Gjithsesi, pamja e protagonisteve duket nė kufijtė e njė pėrpjekjeje pėr t’u vlerėsuar, nėse u referohemi viteve nė tė cilat ėshtė organizuar konkursi. Fustane tė thjeshta nė dizajn, nė gjatėsinė normale pak mbi gju, dhe ndonjė detaj pale apo fjongo bie nė sy tek-tuk, ndėrsa kanė mbathur kėpucė tė sheshta dhe tepėr tė thjeshta. Kapelat ose ndonjė karficė e vendosur nė kokė e shtojnė dozėn e feminilitetit te kėto vajza, tė cilat me siguri pėr kohėn duhet tė jenė marrė si etalon i modės dhe tendencave tė veshjes. Ndoshta, sot ngjajnė pak si demode pėr njė konkurs tė vėrtetė bukurie