Carola Müller-Holtkemper dhe Christine Moro
Franca dhe Gjermania po pėrgatiten tėpėrkujtojnė mė 22 janar 50-vjetorin e Traktatit tė Elizesė. Ky Traktat vulosi pajtimin mes dy vendeve pas njė shekulli e gjysmė antagonizmi dhe tri luftėrash, si dhe krijoi mekanizma bashkėpunimi, tė cilat deri mė sot nuk kanė tė krahasuar me asnjė tjetėr, si nga shtrirja ashtu dhe nga prodhimtaria.
Pajtimi i popujve gjermanė dhe francezė nuk ishte diēka e lehtė, sepse tre konfliktet mes tyre (mė 1870/’71, 1914/’18 dhe 1939/’45) kishin lėnė pas familje tė shkatėrruara dhe plot me mllef; por edhe me urrejtje ndaj popullit tjetėr. Ky pajtim ka qenė njė proces i gjatė dhe Traktati i Elizesė nė vitin 1963 u bė i mundur vetėm nė sajė tė zgjidhjes paraprake tė mosmarrėveshjeve serioze tė trashėguara nga Lufta e Dytė Botėrore nė lidhje me Sarrėn.
Karakteri simbolik dhe spektakolar i afrimit mes dy burrave tė mėdhenj tė shtetit, Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle, pati njė efekt tronditės pozitiv nė tė dy popujt. Kėta kuptuan se kishte ardhur koha, pa harruar tė kaluarėn, tė kthehej faqja dhe tė ndėrtohej sė bashku njė e ardhme nė paqe. Pėr tė luftuar paragjykimet dhe pėr tė ndėrtuar njė dialog ndėrkulturor, njė rol vendimtar luajtėn shkėmbimet midis tė rinjve dhe binjakėzimet e qyteteve, sepse hodhėn bazat e njė bashkėpunimi jo vetėm mes drejtuesve politikė, por duke lėshuar rrėnjėt nė mbarė shoqėrinė.
Njė nga mėsimet themelore qė doli nga miqėsia qė lidhėn dy popujt tanė ėshtė fakti se ne e kuptuam tė bėjmė mirė dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit. Francezėt dhe gjermanėt janė shumė tė lidhur me kulturėn, me historinė dhe me atdheun e tyre. Askush nuk u kėrkon tė heqin dorė nga identiteti i tyre, as nė kuadrin e marrėdhėnieve franko-gjermane as nė kuadrin europian. Por tė gjithė gjermanėt dhe tė gjithė francezėt e njohin rrezikun qė paraqet nacionalizmi. Ashtu siē e ka thėnė presidenti Franēois Mitterrand gjatė fjalimit tė tij tė fundit para Parlamentit Europian nė janar 1995, “nacionalizėm do tė thotė luftė”. Kuptimi mė i thellė i pajtimit franko-gjerman si dhe ndėrtimi i Europės i dedikohet faktit se tė dy popujt kanė hequr dorė pėrgjithmonė nga nacionalizmi.
Shumė para Traktatit tė Elizesė, qė mė 1950, Europa e bashkuar hodhi hapat e saj tė parė drejt nevojės sė pajtimit franko-gjerman. Ky realitet ngjalli njė ndjenjė pėrgjegjėsie, e cila e vendosi bashkėpunimin mes tyre-sidomos duke filluar nga vitet 1970-nė shėrbim tė ndėrtimit europian: ata gjetėn aty synimin e pėrbashkėt, i cili i ndihmoi tė konsolidojnė pajtimin dhe tė pėrshtaten me ndryshimet e thella qė ndodhėn nė kėto pesėdhjetė vitet e fundit: ndėrtimi gradual i bashkėpunimeve europiane (siē ėshtė tregu unik, Parlamenti Europian, Shengeni, euro-ja), rrėzimi i murit tė Berlinit, bashkimi i Gjermanisė, zgjerimi i Europės, mondializimi i shkėmbimeve, dalja e fuqive tė reja ekonomike…
Historia nuk pėrsėritet kurrė dhe konteksti nė Europėn Juglindore natyrisht qė ėshtė shumė i ndryshėm nga ai i Gjermanisė dhe Francės. Por ne jemi tė bindur se kjo eksperiencė e jetuar nga dy vendet tona mund tė bėhet burim refleksioni dhe nxitjeje nė njė moment kur vendet e Ballkanit po ndjekin njėkohėsisht synimin e pajtimit mes tyre dhe synimin e pėrbashkėt qė ėshtė integrimi europian.
Krijoni Kontakt