Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Familje tregtare e shekullit te xix! .matrapazlleku dhe deshiren per pushtet e kan ne



    FAMILJE TREGTARE E SHEKULLIT TE XIX! .MATRAPAZLLEKU DHE DESHIREN PER PUSHTET E KAN NE GJAK ! 1. Kur nė prill 2005 u formua “COP”-i qė uzurpoi kreun e PD, tė qeverisjes, diplomacisė e krejt administratės shtetėrore, doli nė skenė emri i Shkėlzenit dhe Argitės, si sjellės tė tyre nė PD.

    2. Kur flitet pėr emėrime nė krye tė kuoplės sė PD, pėrherė del nė skenė emri i Argita Berishės e Shkėlzen Berishės, si “sekserė” tė kėtyre emėrimeve.

    3. Kur u hap dosja e rrėmbimit, masakrimit dhe zhdukjes fizike tė biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha prej SHIK-ut, doli nė skenė emri i Sali Berishės dhe Liri Berishės, si organizator i kėtij krimi.

    4. Kur u zbulua furnizimi i Milosheviēit me naftė, armė e municione shqiptare kundėr luftės kosovarėve, doli nė skenė emri i Sali Berishės si urdhėrues dhe organizator i kėtij trafiku.

    5. Kur u fol pėr krijimin e firmave piramidale, doli nė skenė emri i Sali Berishės, si themelues dhe mbėshtetės e mbrojtės i tyre.

    6. Kur plasi skandali i falsifikimit tė letrave false dhe pushtimit me policinė e shtetit, tė tokave nė bregdetin e Vlorės, dolėn nė skenė emrat e Argitės, Shkėlzenit dhe dhėndrit tė Saliut.

    7. Kur u bė shkatėrrimi i banesave dhe lokaleve nė bregun e Jalės, doli nė skenė skandali qė kishte si personazh Argitėn, Shklėzenin dhe dhėndrin e Saliut.

    8. Sa herė flitet pėr bizneset qė detyrohen tė paguajnė donacione tė imponuara pėr aktivitete bamirėsie, del nė skenė emri i Liri Berishės, si pronare e fondacionit fantazmė “Fėmijėt shqiptarė”, nėn logon e tė cilit zhvat miliona euro e dollarė.

    9. Kur u miratua ligji pėr importin e plehrave qė e ktheu Shqipėrinė nė kosh plehrash tė Europės, doli nė skenė emri i Argita Berishės, Shkėlzen Berishės dhe Majlinda Bregut, tė lidhur me kėtė biznes plehrash me mafien “NDRAGHETA-CAMORRA”.

    10. Kur u zbulua pakti pėr copėtimin dhe shitjen e territorit detar shqiptar tek grekėt, doli nė skenė emri i Lulzim Bashės, ish ministrit tė qeverisė sė Saliut dhe shokut tė ngushtė tė Argitės e Shkėlzenit.

    11. Kur u zbulua dosja e tenderit mafioz tė rrugės Rrėshen-Kalimash, ku u vodhėn 220 milionė euro, doli nė skenė emri i Argitės, Shkėlzenit e Lulzim Bashės, si organizatorė e pėrfitues tė kėsaj mega-vjedhjeje.

    12. Kur u zbulua skandali i koncensionit tė 300 licensave pėr hidrocentrale, doli nė skenė emri i Argitės e Shkėlzenit, si shitės tė 30 prejt tyre tek blerės tė huaj dhe si pėrfitues tė 46 prej kėtyre hidrocentraleve.

    13. Kur shpėrtheu skandali i trafikut kriminal qeveritar tė armėve e fishekėve me Afganistanin, doli nė skenė emri i Shkėlzen Berishės dhe Lulzim Bashės, si menaxhues e pėrfitues prej kėtij trafiku.

    14. Kur u publikua skandali i trafikut tė armėve me Gedafin e Libisė, me Ben Ali tė Tunizisė dhe me Mubarak tė Egjiptit, doli nė skenė emri i Lulzim Bashės, si menaxher trafiku tė Argita dhe Shkėlzen Berishės.

    15. Kur u zbulua, se nė Farkė tė Tiranės ishte njė rezidencė super-luksoze qė ruhej me polici shteti e gardistė, doli se brenda saj jetonte Shkėlzen Berisha, i cili fshihej pas njė “cope letre” kontratė, sikur pronar ishte njė bos i huaj ēimentoje me aktivitet nė Shqipėri.

    16. Kur u fol se rruga pėr nė Gjirin e Lalėzit, po asfaltohej me njė investim urgjent prej 420 mijė eurosh tė qeverisė “Berisha” nėn tabelėn investuese “Pėr turizmin shqiptar”, rezultoi se ky investim kishte lidhje me fshatin turistik qė po ndėrtohej prej Argitės e Shkėlzenit.

    17. Kur u publikuan kabllogramet e SHBA, doli nė skenė emri i Shkėlzenit, si personi qė kishte kėrcėnuar Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Luan Hoxha, pėr tė firmosur lejen pėr ndėrtimin e fabrikės sė Gėrdecit, atje ku e donte Shkėlzeni.

    18. Kur Kosta Trebicka denoncoi aferėn korruptive e kriminale tė Gėrdecit, pėrmendi emrin e Shkėlzen Berishės, si “kapo” dhe ndėrmjetės kryesor tė kėtij biznesi qė vrau 26 njerėz dhe shkatėrroi 3 mijė banesa e biznese.

    19. Kur u fol pėr urdhėrat qė jepte Ministria e Drejtėsisė pėr aktivitetin nė Gėrdec, rezultoi se ministri Aldo Bumēi e ēonte dokumentacionin ligjor e zyrtar tek Shkėlzeni, nė vend qė ta ēonte tek babai i tij kryeministėr.
    20. Kur plasi skandali i TEC-eve qė do tė ndėrtoheshin nė Porto-Romano, dolėn nė skenė emrat Argita Berisha e Shkėlzen Berisha, tė cilėt paraqitėn si invetior tė huaj serbin Damir Fazllicn.

    21. Kur u hapėn “letrat” e Gėrdecit, rezultoi se zyrtarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, takoheshin dhe bisedonin “zyrtarisht” pėr aktivitetin e demontimit vetėm me Argita Berishėn e Shkėlzen Berishėn dhe zbatonin vetėm urdhėrat e tyre.

    22. Kur u hapėn kabllogramet e SHBA, doli nė skenė emri i Argitės, si personi qė kontrollon e komandon gjithė ligjėvenien dhe vendim-marrjen e qeverisė shqiptare “Berisha”.

    23. Kur u zbulua skandali i grabitjes sė tokave nė bregdetin e Gjirit tė Lalėzit, doli nė skenė emri i Argitės e Shkėlzenit, si plaēkitės tė tyre me mbėshtetjen e policisė, me dokumente hipotekore false.

    24. Kur u zbulua skandal-krimi i shkatėrrimit tė shtratit tė lumit Erzen, pėr ndėrtimin e unazės sė madhe tė Tiranės, dolėn nė skenė emrat e Argitės dhe Shkėlzenit, si kontrollues tė kėtij investimi.

    25. Kur u publikua skandali i spostimit tė projekit tė ndėrtimit tė Unazės sė Madhe tė Tiranės, dolėn nė skenė emrat e Argita Berishės e Shkėlzen Berishės, si bashkpronarė nė njė qendre tregtare.

    26. Kur plasi skandali i bllokimit tė linjės sė inter-konjeksionit tė transmetimit tė energjisė Shqipėri-Kosovė qė iu dha serbit Damir Fazlliē, duke shpėrfillur kushtet e tenderit tė Bankės Gjermane, dolėn nė skenė si palė urdhėruese e pėrfituese emrat Argita Berisha dhe Shkėlzen Berisha.

    27. Kur u fol pėr pagesa e paga pedagogėsh super tė larta nė universitetet shqiptare nė nivele shpikėsish tė anijeve kozmike, doli nė skenė emri i Argita Bershės dhe dhėndrit tė Saliut.

    28. Kur u fol pėr pėrdorje tė diplomacisė shqiptare pėr biznese e investime private, doli pėrsėri nė skenė emri i Argitės, si pėrdoruese e ambasadorėve nė rolin e skeserėve.

    29. Kur u fol pėr pėrdorje tė vulave e firmave tė pushtetit pėr pėrfitime personale, doli nė skenė emri i Argita Berishės, pėr detyrim tė dhunshėm tė njė biznesmeni pakistanez, qė tė jepte ryshfet pėr investimin qė do bėnte nė shkėmbim tė firmės sė babit kryeministėr.

    30. Kur flitet pėr shpejtėsi nė rikthim dhe hipotekim pronash, pėrherė dalin nė skenė emrat e Argitės dhe Shkėlzenit, si “konsulentė ligjorė”, qė nxjerrin tapitė pėr… 10 minuta.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Familje tregtare e shekullit te xix! .matrapazlleku dhe deshiren per pushtet e k

    vete i themi dhe vete i degjojme dhe ne fund askush nuk denohet ,

    a nuk shikoni nje ngjashmeri me njeri tjetrin te gjithe udheheqesit tane te lavdishem duke filluar qe nga Ali Pashe tepelena , Ahmet Zogu , Enver Hoxha , Sale Bershia ;

    filluan si aventuriere , krijuan aleanca me armiqte e ketij populli , sunduan si despote ,diktatore ,dhe mafioze ,u adhuruan nga ky popull , u urryen nga ky popull ,dhe ne fund perfunduan te deshtuar me nje fund te palavdishem dhe ngelen si udheheqesa qe nuk e udhehoqen sic duhej kete popull dhe penguan zhvillimin dhe prosperitetin per kete komb.

    ndoshta mendoj se i meritojme keta lloj udheheqesash .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •