
Postuar më parë nga
Albo
Krasniqi: Qeveria e Kosovës, e zhytur në korrupsion
PRISHTINE - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi akuzoi qeverinë e Kosovës për zhytje në korrupsion.
Gjatë debatit në Kuvend ku po shqyrtohet Strategjia Kundër Korrupsionit, Krasniqi tha se kjo dukuri më së shumti është prezente në shëndetësi e në arsim.
“Korrupsioni është i shtrirë në të gjitha institucionet. Ai nuk është i shtirë veç në mënyrë vertikale, por edhe horizontale. Ne kemi ligjet, kushtetutën, kodet penale, por nëse këto institucione nuk kanë vullnet për luftë ndaj korrupsionit, as strategjia nuk duhen gjë”, - pohoi Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se strategjia anti-korrupsion ka më tepër një rol mediatik, sesa një dokument që e lufton korrupsionin.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt