Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Ilmihali ne gjuhen Shqipe ( Themelet e fese Islame)

    ILMIAL ( Themelet e fese Islame)

    HYRJE

    Rabbi jessir. Ve la tuassir. Rabbi temmim bil-hajr. Amin!

    Ē’ĖSHTĖ ISLAMI

    Islami ėshtė feja tė cilėn All-llahu ia shpalli tėrė njerėzimit nėpėrmjet Tė Dėrguarit tė vet, Muhammedit (a.s.). Islam do tė thotė pėrkushtim ndaj All-llahut. Ky pėrkushtim arrihet: duke besuar, duke i zbatuar detyrat fetare dhe duke bėrė sjellje tė mira. Me shqiptimin e Kelimei - Shehadetit shfaqet pėrkatėsia e besimit islam. Kelimei Shehadeti shprehet: “Eshhedu en la ilahe il-lell-llah Ve eshhedu enne Muhammeden Abduhu ve resuluhu” e kjo do tė thotė: “Besoj dhe deklaroj qė vetėm All-llahu ėshtė Zot dhe besoj e deklaroj qė Muhammedi ėshtė rob i Zotit dhe I Dėrguari i Zotit”.

    Ata qė i takojnė besimit islam, quhen muslimanė. Na me fe jemi muslimanė. Dini ynė ėshtė Islami.

    EL-FATIHA

    Sureja (kaptina) e parė nė Kur’an quhet - Fatiha. Shkurtimisht ajo pėrmban Besimin Islam, kryerjen e detyrave fetare dhe sjelljet e mira. Fatihan ėshtė i detyruar ta mbajė mend secili musliman. Nė Fatiha thuhet: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” Elhamdu lil-Lahi rabbil-alemin, err - Rrahmanirr - Rrahim, Maliki jevmid-din. Ijjake na’budu ve ijjake nestein. Ihdines-siratal-mustekim. Siratal-ledhine en’amte alejhim. Gajril-magdubi Alejhim ve led-dal-lin!” Amin.

    qė ka kuptimin: “Nė emėr tė All-llahut, Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit!” “Falėnderimi All-llahut, Krijuesit tė botėrave - Bėmirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit, Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit, Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė. Na udhėzo ne nė rrugė tė drejtė! Nė rrugėn e atyre, tė cilėve u ke dhuruar bekimin tėnd, e jo nė rrugė tė atyre ndaj tė cilėve je i zemėruar dhe tė cilėt kanė humbur!” Amin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 25-10-2012 mė 10:15
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    SHARTET E IMANIT

    (kushtet pėr tė qenė musliman ose muslimane).

    SHARTI (KUSHTI) I PARĖ I IMANIT (BESIMIT) DUHET BESUAR NĖ ALL-LLAHUN xh.sh

    Qenia mė e pėrsosur nė natyrė ėshtė njeriu. Ėshtė i krijuar prej trupit dhe shpirtit e i shpėrblyer me tė menduarit dhe besimin. Ėshtė i lidhur me natyrėn nėpėrmjet pesė shqisave. Njeriu dallohet nga qeniet tjera tė gjalla nė kėto pikėpamje: mendon dhe gjykon, arrin dituri dhe flet. Gjithēka qė na rrethon nė tokė e nė qiell, shohim se ėshtė rregulluar shumė bukur. Gjithēka lėviz dhe zhvillohet nė njė rregull dhe harmoni tė plotė dhe saktėsisht tė pėrsosur. Rastėsisht kurrgjė nuk ka.

    Duke menduar mbi kėtė rregull nė natyrė, jemi tė shtyrė qė tė bindemi se ekziston dikush qė e sundon tėrė botėn. Ai pra ėshtė Zoti i Madhėrueshėm. Gjithēka qė jeton, e ka tė lindur aftėsinė pėr tė kryer detyrėn e vet, pėr t’i shėrbyer njė qėllimi tė caktuar dhe pėr tė vepruar pėr ekzistencėn e vet. Zogu, i cili posa ka dalė nga veja, menjėherė fillon ta ushqejė veten me kokrra drithėrash, zogjtė e shpendėve hapin sqepin e tyre qė t’ua hedh e ėma ushqimin, edhe kėlyshėt e maces me sy tė mbyllur e gjejnė dhe i thithin qumėshtin e nėnės.

    Secila krijesė ka shenja dhe veti me tė cilat dallohet nga tė tjerat. Asnjė gjethe, asnjė lule nuk ėshtė plotėsisht e ngjashme me tjetrėn. Tė gjitha fytyrat e njerėzimit duken tė ngjashme, por nė kurrgjė s’janė krejtėsisht tė njėjta. Studimi i natyrės dhe i dukurive tė saj na jep pėr tė kuptuar se ka Krijues, i cili gjithēka di dhe gjithēka mundet. Ai Krijues ėshtė All-llahu xhel-le-shanuhu. Pėr tė kuptuar Qenien e tė Lartit Zot (dhatuhu teala), mendja e njeriut ėshtė e kufizuar. Ne e besojmė dhe e njohim All-llahun me anė tė cilėsive tė Tij (sifateve).
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    CILĖSITĖ E ZOTIT

    Cilėsitė e Zotit janė: sifati dhatijje dhe sifati thubutijje. Sifati dhatijje janė kėto:

    1. Zot ka, ekziston (Vuxhūd)

    2. I pėrhershėm - pa fillim (Kidem)

    3. I pėrhershėm - pa mbarim (Bekā)

    4. Njė ėshtė (Vahdānijjet)

    5. Nuk i pėrngjan askujt as asgjėsė (Muhālefetun lil-havādithi)

    6. Ekziston vetvetiu (Kijemun-binefsihi);

    Cilėsitė e Zotit tė cilat quhen sifati thubutijje janė:

    1) Zoti jeton (Hajāt)

    2) Di gjithēka (Ilm)

    3) Dėgjon gjithēka (Sem’i)

    4) Sheh gjithēka (Besar)

    5) Me vullnetin e vet bėn gjithēka (Irādet)

    6) Ėshtė i plotfuqishėm (Kudret)

    7) Flet me tė folurit e vet hyjnor (Kelām)

    8) Gjithēka shpik, pėrmban dhe zhduk (Tekvīn)

    Kur e pėrmendim emrin e All-llahut, duhet tė themi: Xhel-le shanuhu (-i Lartėsuari).E kjo shkurtimisht shkruhet: “xh. sh.” Emri origjinal i Zotit ėshtė All-llah. Kjo fjalė ėshtė nė gjuhėn arabe. Kur e shqiptojmė Bismil-lahin, All-llahut tė madhėrueshėm i kėrkojmė ndihmė e mėshirė. Bismil- lahi shqiptohet kėshtu: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” - qė do tė thotė: “Nė emėr tė All-llahut, Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit”.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    KUSHTI I DYTĖ I BESIMIT DUHET BESUAR NĖ ENGJĖJT E ZOTIT

    Toka nė tė cilėn jetojmė, ėshtė e mbėshtjellė me ajėr deri nė njė lartėsi tė caktuar. Kėtė ajėr ne nuk e shohim, por e thithim dhe e nxjerrim jashtė. Mbi njė lartėsi tė caktuar ėshtė njė hapėsirė pa ajėr. Pėr kėtė hapėsirė pa ajėr, njerėzit tash pėr tash, shumė pak dinė. Feja ne na mėson se nė hapėsirė dhe rreth nesh jetojnė engjėjt. Engjėjt janė krijesa tė All-llahut xh.sh. qė nuk duken. Ata kurrė nuk gabojnė, por me bindje dhe kėnaqėsi i kryejnė detyrat e veta, tė cilat ua caktoi All-llahu xh.sh.. Engjėjt e pėrcjellin njeriun, i sjellin mendime tė mira dhe i shenojnė veprat e tij. Engjėj ka shumė, por mė tė njohur janė: Xhebraili, Azraili, Israfili, Mikaili, Kirāmen - Kātibin, Munkiri dhe Nekiri.
    Aparati i radios dhe ai televiziv na dėshmojnė se ēdo fjalė dhe ēdo vepėr jona mund tė incizohet, pa e parė ne dhe pa e ndier. Tė gjitha kėto vėrtetojnė besimin tonė nė engjėjt e Zotit. Engjėjt, Kirāmen Kātibin shkruajnė veprat tona pėr tė cilat nė Ditėn e Gjykimit kemi pėr tė dhėnė llogari. Qeniet e padukshme tė cilat sjellin mendime tė kėqija quhen shejtanė (djaj). Ata janė armiqtė tanė. Kur e shprehim “Eudhubil-lahin”, lusim All-llahun xh.sh. qė tė na ruajė nga djalli i mallkuar. “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim”, - “I mbėshtetem All-llahut nga djalli i mallkuar”.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    KUSHTI I TRETĖ I BESIMIT DUHET BESUAR NĖ LIBRAT E ZOTIT (KITABET)

    Librat (Kitabet) e Zotit janė shpalljet e Zotit tė cilat ua treguan njerėzimit tė dėrguarit e Zotit. Kėto shpallje i solli prej Zotit engjėlli, Xhebraili. Shpalljet e Zotit pėrmbajnė udhėzime, kėshilla, lutje dhe rregulla e dispozita mbi jetėn e njerėzimit. Neve na janė tė njohura katėr kitabe tė mė- dha: Tevrati, Zeburi, Inxhili e Kur’ani si edhe suhufet (pėrmbledhje me tė vogla udhėzimesh).

    KUR’ANI

    Kur’ani ėshtė libri i shenjtė, tė cilin All-llahu i lartėmadhėruar me anė tė Xhebrailit ia shpalli Tė Dėrguarit tė vet, Muhammedit alejhisselam. Kur’ani ėshtė shpallur nė gjuhėn arabe. Pėrbėhet prej 114 sureve (kaptinave) dhe 6.666 ajeteve (versete). Shpallja e Kur’anit ka zgjatur njėzet e tre, vjet dhe ato: trembėdhjetė vjet nė qytetin Mekke, e dhjetė vjet nė qytetin Medine. Kur’ani ėshtė tubuar nė njė koleksion i cili quhet Mus’haf. Kur’ani ėshtė ligji dhe prijėsi mė i mirė nė jetė. Ai ne na mėson se ē’duhet tė bėjmė dhe si tė sillemi ndaj njėri-tjetrit. Muslimanėt duhet ta lexojnė (mėsojnė), studiojnė dhe shqyrtojnė Kur’anin. Secili musliman duhet tė dijė pėrmendsh kaptinėn e parė (Fatihan) e tė paktėn edhe dy kaptina mė tė shkurtra (Inna ea’tajna dhe Kul huvall-llahu-n).Personi, i cili e di tėrė Kur’anin pėrmendsh, quhet hafiz.


    KAPTINA - “INNA EA’TAJNA” (KEVTHER)

    “Inna ea’tajnakel-kevther. Fesal-li lirabbike venhar Inne shanieke huvel-ebter”.

    Kevther

    1. Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė mira.
    2. Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!
    3. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur.

    KAPTINA - “KUL HUVALL-LLAHU” (IHLAS)

    “Kul huvall-llahu ehad All-llahus-samed Lem jelid ve lem juled Ve lem jekun lehu kufuven ehad”.

    Ihlas

    1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
    2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
    3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
    4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    KUSHTI I KATĖRT I BESIMIT DUHET BESUAR NĖ TĖ DĖRGUARIT E ZOTIT

    Tė Dėrguarit e Zotit janė njerėz tė zgjedhur - pejgamberė, tė cilėve u ēoi shpalljen e vet All-llahu xh.sh., pėr t’ua transmetuar e shpjeguar ata njerėzimit. Tė Dėrguar tė All-llahut ka pasur shumė, e nė Kur’an janė tė pėrmendur njėzet e tetė. Ndėr pejgamberėt mė tė njohur janė:Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi alejhimusselam. Tė gjithė tė dėrguarit kanė patur kėto cilėsi (sifate): gjithnjė e kanė thėnė tė vėrtetėn (sidk), kanė qenė me pėrpikėri tė besueshėm (emanet), Shpalljen e All-llahut xh.sh. e kanė transmetuar dhe shpjeguar saktėsisht dhe nė tėrėsi (teblig), kanė qenė shumė tė zgjuar e tė menēur (fetanet) dhe kurrė s’kanė gabuar (ismet). I dėrguari i parė ėshtė Ademi a.s. Ai ėshtė edhe njeriu i parė nė tokė. All-llahu xh.sh. e krijoi Ademin dhe bashkėshorten e tij, Havėn dhe prej tyre ka zanafillėn origjina e njerėzimit. Nuk ėshtė e njohur se kur ėshtė krijuar njeriu i parė. I dėrguari i fundit ėshtė Muhammedi a.s. Kur tė pėrmendet emri i njohur I Dėrguari i Zotit, duhet thėnė: “alejhisselam”. (- Paqja e All- llahut qoftė mbi tė). E kjo shkurtimisht shkruhet: “a.s.”
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    KUSHTI I PESTĖ I BESIMIT DUHET BESUAR NĖ DITĖN E GJYKIMIT

    Bota nė tė cilėn jemi duke jetuar tash, quhet Dunja. Kjo s’ka qenė gjithmonė, por ėshtė krijuar, prandaj e ka edhe skajin e vet tė mbarimit. All-llahu i gjithfuqishėm pėrveē kėsaj bote kalimtare ka krijuar edhe njė botė tjetėr, e cila quhet Ahiret. Nė Ahiret do tė jetojmė pas mbarimit tė jetės nė kėtė botė. Vdekja s’ėshtė mbarim i jetės, por ndryshim i mėnyrės sė tė jetuarit, ashtu qė shpirti e vazhdon jetėn nėn kushte tjera. Kur nuk do tė ekzistojė njerėzimi dhe nuk do tė ketė mė jetė nė kėtė botė, All-llahu fuqiplotė njė ditė do tė ringjallė gjithēka dhe tėrė njerėzimi do tė tubohen para Tij nė Ditėn e Gjykimit. Tė gjitha veprat e bėra, tė cilat i kanė shkruar engjėjt, Kiramen Katibin, do t’i paraqiten secilit njeri dhe ai ka pėr tė dhėnė llogari pėr to (Sual dhe Hisab). Veprat e njerėzve do tė vihen nė njė peshojė - Mizan - tė saktė dhe tė pėrsosur. Te ai qė rėndojnė mė tepėr veprat e mira, do tė shpėrblehet me Xhennet (parajsė), e tek ai qė rėndojnė mė tepėr veprat e kėqija, do tė dėnohet me Xhehenem (ferr). Pejgamberėt dhe njerėzit tjerė tė mirė (evlija) do tė kenė tė drejtė ndėrmjetėsimi (shefaati), pėr t’u bėrė fjalėmirė pėr gabimtarėt. Xhenneti ėshtė njė vend nė Ahiret ku besimtarėt pėrgjithmonė gėzojnė kėnaqėsi, sipas shkallės sė shpėrblimit tė fituar. Xhehenemi ėshtė vend ku gabimtarėt do t’i vuajnė dėnimet e tyre sipas peshės sė gabimit tė bėrė.

    Se kur do tė jetė Dita e Gjykimit, nuk di tjetėrkush pėrveē All-llahut xh.sh.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    KUSHTI I GJASHTĖ I BESIMIT DUHET BESUAR NĖ CAKTIMIN E ZOTIT

    All-llahu xh.sh. ėshtė Sundues i pakufishėm nė tėrė botėn. Gjithēka qė ekziston, i nėnshtrohet vullnetit, diturisė dhe fuqisė sė Tij. Gjithēka qė ngjan, ndodh sipas caktimit tė Zotit. All-llahu xh.sh. ėshtė i kėnaqur me veprat tona tė mira, e nuk ėshtė i kėnaqur me veprat e kėqija. Vetėm me vepra tė mira mund tė mbėrrihet kėnaqėsia dhe dashuria e Zotit. Ēdo vepėr tė njeriut, para se tė ndodhė ajo, All-llahu xh.sh. e di kėtė. Njeriu kryen vepra me vullnetin e vet tė lirė, por vullneti i lirė i tij ėshtė i kufizuar, sepse nuk mund tė dalė jashtė rregullės qė All-llahu xh.sh. e ka ditur pėrpara. Nė jetėn e vet njeriu duhet tė ndjekė rrugėn e fesė dhe tė arsyes e tė mendjes. Nėse neve na ndodh diēka e pakėndshme ose fatkeqėsi, duhet tė pėrpiqemi qė ta evitojmė atė, e nėse nuk mund ta bėjmė, atėherė duhet tė kemi durim dhe nė asnjė moment tė mos e humbasim shpresėn se ajo pakėnaqėsi do tė pushojė njė ditė. Vetėm All-llahu xh.sh. e di se ē’ėshtė mirė pėr dikė, nė ēka ėshtė e mira dhe kur ėshtė mė e dobishme ndonjė e mirė.

    Shpeshherė ndodh qė njeriu s’e do atė qė ėshtė e mirė pėr tė. Ose anasjelltas: e do atė qė nuk ėshtė e mirė pėr tė, ngase dituria e tij ėshtė e kufizuar. Ai nuk e di rrjedhimin pėrfundimtar tė asaj gjėje nė pėrgjithėsi. Angazhimi i vetėdijshėm nė realizimin e detyrave jetėsore brenda kufijve tė dispozitave tė fesė, ėshtė kada dhe kader (besim nė caktimin e All-llahut). Momenti i vdekjes ėshtė i caktuar, por ai pėr ne ėshtė i panjohur. Prandaj ne jemi tė detyruar qė ta ruajmė dhe ta mbrojmė jetėn dhe fenė dhe pėr to gjithnjė tė kujdesemi. Tė punojmė sikur qė kemi pėr tė jetuar pėrgjithmonė, e t’i lutemi All-llahut xh.sh. sikur nesėr kemi pėr tė vdekur.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    DISA PARIME NGA BESIMI ISLAM

    Janė tė shumta parimet e Besimit Islam, e ne do t’i numėrojmė vetėm disa prej tyre:

    Tė besosh nė All-llahun xh.sh. , tė mbėshtetesh nė Tė dhe tė ruhesh prej besimeve tė kota dhe prej iluzioneve.

    Tė kesh mėshirė ndaj tė gjitha gjallesave, sepse tė gjitha ato i ka krijuar Sunduesi i Gjithėsisė - All-llahu i Madhėrueshėm.

    Tė besosh se vetėm All-llahu fuqiplotė duhet tė adhurohet dhe se vetėm prej tij tė kėrkohet ndihmė.

    Tė besosh se tė gjithė pejgamberėt e All-llahut kanė mėsuar se ka vetėm njė Zot - All-llahu xh.sh. - dhe se tė gjithė ata shpjeguan dhe transmetuan njė fe - besim (Din).

    Tė besosh nė jetėn e ardhshme pas vdekjes (Ahiret), nė tė cilėn ēdo vepėr e mirė do tė shpėrblehet, e ēdo vepėr e keqe do tė dėnohet, pėr ēka kurrfarė vuajtjeje e fatkeqėsie nuk guxon tė na shtyjė qė vetvetes t’ia marrim jetėn.

    Tė besosh se tė gjitha pakėnaqėsitė dhe fatkeqėsitė, tė cilat na godasin nė jetėn tonė, janė tė parapara dhe janė kaluese.

    Gjithnjė tė kujtosh All-llahun dhe nė ēdo moment ta pėrmendėsh Atė, e nė sjellje dhe vepra ta marrėsh shembull Muhammedin-Pejgamberin (a.s.), t’i kryesh obligimet fetare dhe tė sillesh nė pėrputhshmėri me rregullat e fesė. Duke iu pėrmbajtur kėtyre parimeve, do tė arrijmė fitim tė shumėfishtė.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    SHERIATI

    Pėrmbledhja e dispozitave fetare, sipas tė cilave veprojnė muslimanėt, quhet sheriat. Sheriati ėshtė ligji fetar i muslimanėve. Dispozitat e sheriatit pėrfshijnė tė gjitha veprat e personave tė rritur dhe tė menēur - tė arsyeshėm (Ef’ali mukel-lefin) dhe pėr kėto vepra parasheh rregullat e veta. Obligimet, ndalimet e njerėzve sipas sheriatit ndahen nė kėto tetė lloje:



    FARZ - ėshtė ēdo punė qė All-llahu rreptėsisht urdhėroi tė punohet.

    VAXHIB - ėshtė ajo qė All-llahu urdhėroi tė punohet.

    SUNNET - ėshtė ajo qė vetė Muhammedi - I Dėrguari e punoi, e porositi ose lejoi tė punohet.

    MUSTEHAB - ėshtė gjithēka qė ėshtė e lavdishme pėr tė punuar.

    MUBAH - ėshtė ajo qė as s’ėshtė urdhėruar, as s’ėshtė ndaluar (halal).

    HARAM - ėshtė gjithēka qė rreptė e ndaloi All-llahu tė punohet.

    MEKRUH - ėshtė ajo pėr ēka qortohet njeriu po ta punojė.

    MUFSID - janė ato vepra tė cilat prishin aktet fetare. Nga All-llahu i madhėrueshėm do tė fitojmė shpėrblim (thevab) pėr zbatimin e urdhrave tė Tij dhe porosive tė Tė Dėrguarit. Pėr moskryerjen e urdhrave tė All-llahut dhe pėr bėrjen e veprave tė kėqija, do tė meritojmė dėnimin (ikab). Pėr kryerjen e veprave qė janė mekruh, mund tė kemi qortim, e pėr disa mekruhe mund tė pėsojmė edhe dėnim tė lehtė. Kryerja dhe zbatimi i urdhrave tė All-llahut xh.sh. njerėzimit i sjell dobi, e veprat e ndaluara i sjellin dėme e fatkeqėsi si nė kėtė jetė ashtu edhe nė jetėn tjetėr.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •