Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Prof. Paulin Selimi

    Shuhet shkrimtari i humorit shkodran, Prof. Paulin Selimi

    Eshte ndare nga jeta diten e djeshme, shkrimtari i humori shkodran, Prof. Paulin Selimi. Pa asnje dyshim, ai ishte nje nga perfaqesuesit me te denje te Shkodres, nje nga humoristet me te mire shqiptare te 50 viteve te fundit. Paulin Selimi, ishte penda dhe shpirti i aktoreve te shquar humoriste shkodran, te cilet bene emer ne te gjithe Shqiperine dhe jashte saj, kudo ku jetojne shqiptaret. Paulin Selimi, lindi ne Shkoder ne 1947. Ne Shkoder ka mbaruar shkollen 7 vjecare dhe gjimnazin, kurse studimet e larta i ka mbaruar ne fakultetin e Gjuhe-Letersise ne Tirane, ne 1969. Per vite me radhe ka punuar si mesues i letersise, kurse nga 2002–shi ishte drejtori i shkolles se mesme artistike “Prenk Jakova” ne Shkoder. Nga viti 1991- 2001 ka qene Kryetari Lidhjes se Artisteve te Shkodres. Per vite me radhe ka qene bashkepunetor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave te estradave. Prej tij, jane vene ne skene qindra skece, monologe, komedi me nje akt etj. Ka marre disa cmime kombetare ne konkurset e ndryshme. Pjese nga humori i tij jane perkthyer ne disa gjuhe te huaja. Ne 2002-shin eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes me urdhrin “Naim Frasheri” i Arte, per krijimtarine letrare. Ka botuar keto libra me tregime humoristike: “Gati orkestra” 1972, “Nje skec per veten” ne 1977, “Banor i shkalles se larte” 1981, “Nuk shihet fytyra vetem tek pasqyra” (epigrame) ne 1985, “E drejta e nates se pare” ne 1994 dhe “Duel gjelash” ne 97 dhe 99-ten, dy botime. Homazhet behen sot, ora 12:00 -14:00 ne Teatrin “Migjeni”.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Prof. Paulin Selimi

    Botohet intervista e fundit/Vdes nė moshėn 65 vjeēare “babai” i humorit shqiptar, Paulin Selimi

    SHKODER – Vdes nė moshėn 65 vjeēare “babai” i humorit shqiptar, shkrimtari Paulin Selimi. Ai ndėrroi jetė dje nė qytetin e tij tė lindjes (Shkodėr), pas njė sėmundjeje nė mushkėri. Paulin Selimi ėshtė autor i shumė librave, por kryesisht i skeēeve dhe pjesėve humoristike me Estradėn e Shkodrės. Pena e tij do tė kujtohet gjithmonė si njė prej perlave tė humorit shqiptar e sidomos atij shkodran. Paulin Selimi do tė kujtohet nga brezat tė tėrė nxėnėsish dhe sidomos nga publiku shqiptar, pėr humorin e tij tė rafinuar i cili pėrēon emocione dhe sot. Me emrin e tij identifikohet pėrherė kultura dhe origjinaliteti i humorit shkodran. Gazeta “Tirana Observer” nė kujtim tė tij boton sot intervistėn e fundit tė tij dhėnė pėr gazetėn “Tirana Observer”. Gjatė kėsaj interviste, Selimi ka rrėfyer krijimtarinė e tij, fillimet e gati shuarjen e ngadaltė drejt tė cilės duket se po shkon humori.

    Sot jeni ndėr penat e njohura tė humorit. Kur zė fill krijimtaria juaj humoristike?
    Shkrimet e para i kam bėrė kur isha student, nė vitin 1965, nė gazetėn “Studenti”. Ishin njė sėrė fejtonesh dhe pamfletesh, tė cilat ishin si shkrime sporadike nga ana ime e jo se kisha krijuar bindjen se do tė bėhesha shkrimtar. Nė atė kohė kam lėvruar edhe poezinė serioze, por kėshillat e dy studentėve, poetė tė rinj atėherė, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, mė bėnė qė tė merresha me humor dhe qė atėherė i hyra kėsaj fushe, duke filluar nė njė rrugė pothuajse tė pashkelur nė prozė. Fillova me skicat, tregimet, novelat dhe mė pas u lidha me estradat, duke shkruar skeēe, monologė, komedi, ku interpretimi me mjeshtėri i aktorėve profesionistė mė solli njė kėnaqėsi tė veēantė. Librin e parė e shkrova mė 1972-shin dhe pėr koincidencė pata recensent shkrimtarin e madh, Dritėro Agolli, i cili bėri tė mundur qė libri tė kalojė censurėn e botimit. Prezantimi i parė i kėtij libri u bė me 6000 kopje, tė cilat u shitėn shumė shpejt. Pėr kėtė njė meritė tė veēantė pati edhe karikaturisti i madh Tef Palushi, qė e ilustroi kopertinėn e librit me njė nivel tė lartė artistik dhe tepėr modern pėr kohėn, sa qė i futi nė grackė lexuesit qė nxituan pėr ta blerė atė.
    Pse u lidh Paulin Selimi me humorin. A ndikoi kėtu fakti qė jeni shkodran?
    Natyrisht tė qenit shkodran ėshtė tė qenit shkodran. Madje unė mund tė them se ky ėshtė faktori kryesor, qyteti i lindjes, qyteti i humorit, Shkodra. Kam lindur nė lagjen “Gjuhadol” tė kėtij qyteti, qė ka nxjerrė shumė figura nė fusha tė ndryshme dhe veēanėrisht nė atė tė humorit. Dashje pa dashje nė kėtė mjedis, ku humori kalonte nga dyqani nė dyqan, u rrita unė dhe nė indet e mia u fut humori i mrekullueshėm shkodran, tė cilin mė vonė e reflektova nė krijimtarinė time, kuptohet pa mohuar kulturėn e tė shkruarit, pasi kam mbaruar Fakultetin Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe pėrveē kėsaj kam lexuar me mijėra libra, duke mos pėrjashtuar ato humoristikė, duke filluar nga Aristofani, Volteri, Molieri, Servantes, Ēehov e tė tjerė, tė cilėt ma plotėsuan lukun humoristik. Do tė thosha se leximi pėr shkrimtarin ėshtė si stėrvitja pėr lojtarin, jo pėr plagjiaturė apo epiganizėm, por ta mban gjithmonė ndezur mekanizmin e shkrepjes.
    Sot tė gjithė ankohen se nuk ka mė humor si nė kohėrat e dikurshme. Sipas jush, cilat mund tė jenė shkaqet?
    Humori i sotėm ka hyrė nė hullinė e uljeve dhe ngritjeve, kjo pėr pasojė tė ndryshimit tė sistemit, tė konjukturave dhe tė koncepteve. U ēmitizuan disa mite tė humorit qė ishin fryrė me pa tė drejtė dhe dolėn nė pah disa tė tjerė, qė ishin lėnė nė hije padrejtėsisht. Vė re se nė disa raste ka humor banal, pa ide, ose e thėnė ndryshe humor tavolinash, si dhe po bie nė sy rruga e shkurtėr e marrjes sė humorit tė huaj dhe duke e “transplantuar” nė humor shqiptar, duke bėrė qė tė hyjė nė garė njė humor pa autor. Mė vjen keq qė kohėt e fundit po botohen pak libra me krijimtari humoristike, nė njė kohė qė publiku pret akoma nga Dritėro Agolli, Qamil Buxheli, Dionos Bubani, Pėllumb Kulla etj., duke mos harruar edhe tė rinjtė qė shkruajnė pėr spektakle tė ndryshme pa u dalė emri fare. Mendoj se mungesa e shfaqjeve tė kėtyre estradave vjen pėr arsye organizative. Njė pjesė e madhe e shkrimtarėve tė humorit nuk shkruajnė mė pėr to, pasi tani shikohet dhe ana ekonomike, pagesat dhe honoraret qė ofrojnė kėto estrada janė me tė vėrtetė qesharake. Pėr ta konkretizuar kėtė fakt, mund t’ju them se njė skeē i shfaqur disa herė nga njė trupė estrade profesioniste e vlerėson skenarin me 10 euro, ndėrsa pagesa nė shfaqje private ėshtė rreth 50 herė mė e madhe. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė regjisorė tė mėdhenj si Bujar Kapexhiu, Sheri Mita, Koēo Devole etj., janė larguar nga estradat profesioniste, duke bėrė qė niveli artistik i shfaqjeve tė tyre tė ulet ndjeshėm, me pėrjashtim gjithmonė tė ndonjė shfaqjeje qė bėhet me projekte.

    Kush ishte Paulin Selimi?
    Paulin Selimi ishte njė ndėr shkrimtarėt mė tė mirė tė humorit, jo vetėm shkodran, por edhe atij shqiptar. Ka lindur nė qytetin e Shkodrės, nė vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi nė 1969, nė Universitetin e Tiranės, ku u diplomua nė degėn Gjuhė–Letėrsi. Ka punuar pėr vite me radhė si mėsues i letėrsisė, pėr t’u emėruar mė pas nė vitin 2002, drejtor i shkollės sė mesme artistike “Prenkė Jakova” nė Shkodėr. Nė periudhėn 1991 – 2001 ka qenė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shkodrės dhe pėr vite tė tėra ka punuar si bashkėpunėtor i radios, televizionit, shtypit si dhe i skenave tė estradave. Shpėrblim i punės sė tij krijuese ishte dhe dekorimi i bėrė nga Presidenti i Republikės nė vitin 2002, me urdhrin “Naim Frashėri i Artė”. Krijimtaria e tij nė zhanrin e humorit filloi tė marrė vrull qė pas viteve ’70, ku firma e tij u shfaq pothuajse nė tė gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe, jo vetėm pėr vlerat e padiskutueshme tė shkrimeve tė tij, por edhe sepse humori ishte deficitar. Materialet e shkruara nga Pualin Selimi pėrfshijnė njė gamė tė gjerė, ku numėrohen me qindra pjesė tė vėna nė skenė, duke filluar nga grimca, dialogu, monologu, eseja, pantonima, skeēi, komedia me njė akt, Vadevil (skeē muzikor) e deri te skenari i filmit artistik, vepra kėto tė vėna nė skenė jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė rrethe tė tjera tė vendit si nė Tiranė, Durrės, Korēė, Fier, Elbasan etj. Nė shtypin e kohės, si dhe nė libra numėrohen tė botuara rreth 300 tregime humoristike, ku njė pjesė janė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaj e veēanėrisht nė bullgarisht. Paulini ka marrė edhe shumė ēmime tė ndryshme kombėtare pėr vėllimet me tregime, skeēe etj. Selimi ėshtė autor i disa librave me tregime humoristike, si “Gati orkestra”, botuar nė 1972, “Njė skeē pėr veten”, botuar nė 1977, “Banor i shkallės sė lartė” i botuar nė 1981, “Nuk shihet fytyra vetėm te pasqyra” e nxjerrė nė qarkullim nė 1985, “E drejta e natės sė parė” (dy botime) 1994, “Duel gjelash” 1997 etj.

    Medaljet e Selimit
    Nė vitin 2002, Paulin Selimi nderohet me medaljen e artė “Naim Frashėri”. “Mė mirė vonė se kurrė. Thinjat e bardha shkojnė mė shumė me arin e dekoratės”, tha Selimi me 30 vite karrierė mbi supe. Medalja i ėshtė dorėzuar shkrimtarit tė njohur, nė kohėn kur Rexhep Meidani ishte Presidentit i Republikės, me motivacionin: “Pėr kontribut tė shquar 30-vjeēar, si shkrimtar i humorit, duke ndikuar direkt nė rritjen dhe zhvillimin e estradave profesioniste dhe amatore”. Medalja e artė nuk ėshtė e vetmja e marrė gjatė karrierės sė gjatė tė Selimit. Kėshtu, nė vitet ‘81, ‘84, ‘87 dhe ‘89 merr ēmime kombėtare pėr librat e tij apo dhe dekorime. Humori shkodran dhe jo vetėm ai i 10-vjeēarit tė fundit, lidhet direkt me emrin e shkrimtarit Paulin Selimi, i cili ka firmosur pjesė tė tilla si “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Pas mullarit”, “Kushėriri nga Amerika” etj., duke bėrė qė kėto tė ngelin si perla nė fondin e humorit shqiptar.

    Tirana Observer

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •