
Postuar mė parė nga
Albo
21 janari ishte arsyeja perse PS dhe Edi Rama humben 7 nga 11 njesite bashkiake te Tiranes ne zgjedhjet e fundit vendore. Rames i pelqen te mendoje se mund te luaje me fatet e shqiptareve sic i do qejfi, por harron qe shqiptaret nuk jane ata te kohes se xhaxhit, jane ata qe mbajne vesh dhe shikojne cdo qendrim e cdo akt te politikes, dhe e thone fjalen e tyre sa here qe ne vend mbahen zgjedhje. Sot Edi Rama vazhdon te perdori viktimat e ngjarjen si nje "futboll politik" qe ne mendjen e tij kujton se i fiton pike ne syte e opinionit publik shqiptar. Ne fakt, efekti ne elektoratin shqiptar eshte komplet tjeter nga ai i Rames.
21 janari deshmon edhe paaftesine e Kryeprokurorise e ish-Kryeprokurores qe u lirua nga detyra per te zbardhur, hetuar e gjykuar ngjarjen dhe personazhet e saj. Le te shpresojme qe Kryeprokurori i ri do t'iu japi zgjidhje ketyre ceshtjeve duke ngritur padi ndaj te gjithe atyre qe shkelen ligjin ne ate dite, qe nga protestuesit ne rruge, ne organizatoret e protestes, e deri tek punonjesi i Gardes se Republikes. Vetem atehere kur ligji demokratik te godasi gjithe ata qe shkelin rendin kushtetues te atij vendi dhe ligjet e atij vendi, vetem atehere ne Shqiperi ai shqiptari i thjeshte do te mesohet te jetoje me friken e ligjit. Akte si ato te 21 janarit ndodhin pasi ka njerez ne Shqiperi qe mendojne se qendrojne mbi ligjet dhe mbi institucionet e atij vendi. E do te mendojne e sillen ne kete menyre per aq kohe sa ligji nuk i ndeshkon.
Shqiptaret duan normalitet, integritet, zhvillim dhe cdo force politike qe nuk e respekton kete vullnet te elektoratit, do te ndeshkohet rende ne zgjedhjet e ardhshme.
Albo
Krijoni Kontakt