Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së
Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 07.00 të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës.
Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe.
Nga ish tregu i vjetër e deri tek rruga që shpie deri tek qendra, në rrugën “Ramiz Sadiku” nga rruga e fshatit Rahovicë deri tek qendra dhe ajo që shpie rrugës për Gjilan, të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara nga mijëra forca speciale, transmeton Presheva.com.
Xhandarmëria e largoi dhe mori me vete lapidarin duke e dërguar në lokacion të panjohur dhe pastaj u largua nga qendra e Preshevës.
Telegrafi
Krijoni Kontakt