Po bre po .. ne ishim te njohur per intelekt , zgjuarsi e force ..po cka me ba keta nderkombetaret e dreqitPostuar më parë nga Gon!;3579070[COLOR="#B22222"
... veq spo na lane keta se ne kushedi ku ishim tani
![]()
Po bre po .. ne ishim te njohur per intelekt , zgjuarsi e force ..po cka me ba keta nderkombetaret e dreqitPostuar më parë nga Gon!;3579070[COLOR="#B22222"
... veq spo na lane keta se ne kushedi ku ishim tani
![]()
Thaçi: I zhgënjyer me mosveprimin e preshevarëve
...
Ai shfaqet i zhgënjyer me mosveprimet e shqiptarëve të atjeshëm për mbrojtjen e monumentit...
![]()
no comment!
Serbia reagon fort ndaj deklaratës së Berishës
Serbia i ka bërë zyrtarisht thirrje qeverisë së Shqipërisë të tërheqë deklaratën e saj mbi ngjarjet e fundit në Preshevë.
Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme serbe theksohet se Berisha duhet të parandalojë veprimet për destabilizimin e situatës në vende fqinje dhe të respektojë të drejtat e minoriteteve në Shqipëri.
Shteti serb e konsideron gjuhën e përdorur nën nivelin e çdo komunikimi dinjitoz dhe në kundërshtim me zotimin e Kryeministrit shqiptar.
DEKLARATA E PLOTË
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh protestën e saj të fortë kundër Deklaratës së Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e monumentit në Preshevë.
Ministria e Punëve të Jashtme e konsideron gjuhën e përdorur në atë deklaratë nxitëse direkt për veprime që ndihmojnë destabilizimin e situatës në jug të Serbisë dhe në të gjithë rajonin, në vendet fqinje ku jetojnë minoritete etnike të Shqipërisë.
Emërtimi dhe akuzat të drejtuara ndaj Qeverisë së Serbisë janë nën nivelin e çdo komunikimi dinjitoz sido që të jetë dhe janë në kundërshtim me zotimin e dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë Berisha, personalisht, gjatë vizitës së fundit të Ministrit të Jashtëm të Ivan Mrkiç në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Shpjegimi se retorika nxitëse është për shkak të shqetësimeve mbi statusin e minoritetit etnik shqiptar në jug të Serbisë është një manipulim i rëndë, pasi faktikisht mbrojtja e shqiptarëve dhe çdo minoriteti kombëtar në Serbi është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, më të larta se ato të aplikuara ndaj minoriteteve kombëtare që jetojnë në Shqipëri.
Pikërisht për shkak të mungesës së trajtimit brenda kuadrit ligjor që do të sigurojë mbrojtje për serbët dhe minoriteteve të tjera kombëtare në Shqipëri, ne besojmë se autoritetet shqiptare duhet urgjentisht të marrin hapa serioze për të siguruar që komunitetet janë të mbrojtura sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare.
Shqipëria, si shtet që thekson se prioriteti i saj është miratimi i vlerave Evropiane dhe anëtarësimi në BE, presim që vërtet ajo të jetësojë prioritetet e shpallura dhe të parandalojë veprimet e saj për destabilizimin e situatës në vende fqinje.
--------------------------------
DEKLARATA E QEVERISË SHQIPTARE
Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në luftë për liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar, kundër regjimit barabar të Millosheviçit.
Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milloshevicit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit.
Me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.
Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut.
Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Nesirk: Presheva, së fundi çështje diskutimi mes Ban Ki Moon dhe Nikoliç
NJU JORK - Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për uljen e tensioneve në jug të Serbisë, ku shqiptarët kanë protestuar për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.
I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” lidhur me situatën e fundit në Luginën e Preshevës pas heqjen së lapidarit të UÇPMB-së nga forcat speciale të xhandarmërisë serbe, Martin Nesirk, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-Moon, është përgjigjur se “Kombet e Bashkuara po e përcjellin me mjaft vëmendje situatën në Luginën e Preshevës dhe apelojmë për qetësi. Ndërkohë, protesta paqësore mund të mbahen në rajon”. Më tej Nesirk ka shtuar se, OKB vazhdimisht ka theksuar nevojën e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal si në Luginë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo çështje ishte temë diskutimi edhe gjatë takimeve të fundit mes Sekretarit të Përgjithshëm tër OKB-së dhe zyrtarëve të lartë të rajonit, duke përfshirë këtu edhe presidentin serb, Tomislav Nikoliç, si dhe me përfaqësues dhe autoritete të Kosovës”, ka deklaruar Martin Nesirk, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-Moon.
/Shekulli Online/M.A./
Shikon sa mire, ja shpertheu edhe "skandali i lapidarit". Dhe nje qerre me budallenj ne rradhet e shqiptareve dalin e prononcohen ne publik per lapidarin, sikur heqja e nje lapidari qenka fundi i botes per shqiptaret! Dhe nuk mjaftojne vetem zerat e shqiptareve te panxene ne rruget e Shqiperise e Kosoves, por korrit te budallenjve iu bashkohen edhe kreret e shtetit shqiptar ne Tirane e Prishtine.
Se pari, provokimet e koheve te fundit ne opinionin publik shqiptar kane prapavije turke dhe serbe. Turqit duan te parandalojne me cdo kusht hyrjen e Shqiperise e Kosoves ne BE dhe kane krijuar e sponsorizuar organizatat e tyre politike, bamirese si ne Shqiperi e Kosove qe te krijojne sa me shume konflikte te brendshme etnike dhe fetare ne opinionin publik shqiptar, ne menyre qe te acarohet situata e brendshme dhe ne rajon dhe BE ti thote JO kerkeses se Shqiperise e Kosoves per tu anetaresua ne BE. Serbia nga ana e saj heq nje lapidar per te provokuar reagime ne opinionin publik shqiptar ne Kosove, ne menyre qe te justifikoje me nderkombetaret planet e saj per copetimin e Veriut te Kosoves, ndarjen e Mitrovices dhe kembimin e zones se Kosoves Lindore nen Kosove. Duke acaruar situaten ne ate shkalle te nje konflikti te hapur, nderkombetaret qe nuk kane me oreks te merren me problemet ballkanike, do te zgjedhin rrugen e thjeshte qe garanton daljen e tyre nga Kosova e Ballkani: ndarjen e Kosoves.
Prandaj mos bini pre e ketyre provokimeve turke e serbe pasi duke rene pre, ju pa dashur e pa kuptuar jeni duke bere lojen e turqve dhe serbeve: ju jeni duke i dhene shkelmin anetaresimit te shqiptareve ne BE dhe jeni duke e ndare territorin e Kosoves. Duhet gjakftohtesi dhe bashkepunim i ngushte me nderkombetaret, te cilet jane impenjuar per nje zgjidhje te ketyre problemeve. Turp edhe per burrat e shtetit ne Shqiperi e Kosove qe ne vend qe te bejne thirrje per gjakftohtesi e garantojne popullaten shqiptare qe problemet do te zgjidhen ne bashkepunim me faktorin nderkombetar, i bashkohen korrit te nacionalizmit te rruges, pasi ne mendjet e tyre kjo u "fiton pike e vota ne elektorat". Ne syte e inteligjences shqiptare ju nuk jeni duke bere gje tjeter vecse luajtur me interesat e vendit per perfitime te ngushta politike.
Ne raste te tilla, qeveria shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi mund te beje nota proteste diplomatike ndaj perfaqesuesve te Serbise, mund te ngreje keto shqetesime me partneret nderkombetare. Kjo eshte rruga e drejte per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne Presheve dhe jo rruga e gjuhes konfliktuale te rruges.
Albo
Agjencia Kosovare e Inteligjencës: Varret serbe i ka dëmtuar vetë Serbia
Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë se ka elemente serioze dhe të besueshme të informacionit se vetë grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varrezat e tyre këto ditë në Kosovë, si pjesë e skenarit politik të Serbisë për t’ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç ka vepruar Serbia në vitin 1981. “Struktura të caktuara të sigurimit të Serbisë janë të përfshira drejtpërdrejt duke organizuar shkatërrimin e varrezave të serbëve në disa pjesë të Kosovës, më qëllim që të zbehet dhe të dobësohet tej mase reagimi ndërkombëtar kundër veprimit të xhandarmërisë së Serbisë me rastin e largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë për RTK ky burim brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Sipas këtij burimi, Serbia me elementet e saj në Kosovë po përpiqet të rrënojë çdo arritje të deritanishme të shtetit të Kosovës duke dashur të arrijë qëllimin për ta dobësuar pozicionin e fortë që po e krijon Kosova si shtet në arenën ndërkombëtare.
“Përsëritja e skenarit të vitit 1981 të dëmtimit të varrezave serbe, të cilin e kishte bërë vetë Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, është një ngjarje kriminale, ku shqiptarët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për prapaskenat e errëta, sepse tani çdo përpjekje e Serbisë po shkon në drejtimin për ta bërë joekzistent shtetin e Kosovës, edhe duke krijuar ngjarje padyshim të rënda e të papranueshme kundër traditës së shqiptarëve sikurse që ishte dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë”, thekson burimi brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë./KD
E mor Albo sa posht keni ran, ne jemi serb dhe turq sepse ne mundohemi te mbrojm nderin dhe gjakun e vellezerve tan ,gjakun fal te cilit ne sot jetojm te lir ne Kosov , ju disa shqiptar i quani tradhtar pse sduan skenderbeun ,ndersa perdhosja e lapidarit te deshmorve ne preshev sqenka asgje, mos harro ata ishin me hero se skenderbeu sepse u vran ne viat e para te frontit ne nje luft te pabarabart ,me tradhtar dhe antishqiptar eshte ai qe perkrah perdhosjen e lapidarve te heronjeve sesa ai qe nuk i don ata
Ne nuk na vyn evropa tradhtare i cila na tradhtoj dhe po na tradhton per gjdo dit ,nuk mund ta zhgjedhum evropen e tja kthejm shpinen presheves kjo eshte tradhti ,qka na dha evropa neve ? , na ndajti ne gjasht shtete tani po i duket pak i dha nje autonomi edhe veriut te kosoves
Ai lapidar eshte dashur te mbrohet me gjak ,sepse ne te kan qen te skalitur emrat e heronjeve tan ku per fat te keq kemi pak heronj ,me ket gjest kan ofendu heronjet tan, kan ofendu rend familjet e tyre ,kan ofendu mbar trojet shqiptare dhe gjith ata qe e ndjejn veten shqiptar
Kosova Lindore i ka provu te gjitha ,tani me ska vend dialogu , lufta eshte e vetmja zgjidhje per te mbrojt per se fundi her ,boll jan debu nga shtepit e tyr boll jan poshtru dhe perdhunu kjo eshte koha ja ta fitojm ja ta humbim pergjithmon, sepse serbia medvegjen e ka spastru tash ka fillu me preshev dhe bujanovc ,ka mbush burgjet me heronje ,Shqiperia e ka borgj ta mbroj me gjdo gje jo vetem me fjal por me vepra
AKI: Varret i demoloi vetë Serbia
Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë se ka elemente serioze dhe të besueshme të informacionit se vetë grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varrezat e tyre këto ditë në Kosovë, si pjesë e skenarit politik të Serbisë për t’ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç kishte vepruar Serbia në vitin 1981.
“Struktura të caktuara të sigurimit të Serbisë janë të përfshira drejtpërdrejt duke organizuar shkatërrimin e varrezave të serbëve në disa pjesë të Kosovës, më qëllim që të zbehet dhe të dobësohet tej mase reagimi ndërkombëtar kundër veprimit të xhandarmërisë së Serbisë me rastin e largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë për RTK, ky burim brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij burimi, Serbia me elementet e saj në Kosovë po përpiqet të rrënoj çdo të arritur të deritashme të shtetit të Kosovës duke dashur të arrijë qëllimin për ta dobësuar pozicionin e fortë që po e krijon Kosova si shtet në arenën ndërkombëtare.
“Përsëritja e skenarit të vitit 1981 të dëmtimit të varrezave serbe, e të cilin e kishte bërë vetë Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, është një ngjarje kriminale, ku shqiptarët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për prapaskenat e errëta, sepse tani çdo përpjekje e Serbisë po shkon në drejtimin për ta bërë joekzistent shtetin e Kosovës, edhe duke krijuar ngjarje padyshim të rënda e të papranueshme kundër traditës së shqiptarëve sikurse që ishte dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë”, thekson burimi brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...i-vete-serbia/
Krijoni Kontakt