Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.
PRESHEVE - Autoritetet serbë hoqën sot pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që ishte vendosur para Kuvendit të Komunës në Preshevë. Ndersa sot ky akt u shoqerua me reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, të hënën është paralajmëruar një protestë. Lidere politike e shtetit nga Tirana e Prishtina duke denuar aktin e heqjes se lapidarit u bene thirrje shqiptareve te Lugines te tregojne qetesi dhe vetepermbajtje. Në vendin ku ndodhej pllaka përkujtimore sot janë ndezur qirinj. Përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe qetësinë pas veprimeve të forcave serbe.
Forcat speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7:15 minuta të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës
Rreth 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të kenë qenë roje të mjeteve të rënda që shkulën lapidarin nga sheshi para komunës për ta ngarkuar në një kamion. Gjatë këtij operacioni ishte i pranishëm edhe komandanti i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media.
Sipas mediave në Serbi, sheshi i Preshevës tashmë është tërësisht i pastruar dhe nuk ka shenja se aty ka ekzistuar ndonjë përmendore. Momentalisht nuk dihet se ku është dërguar lapidari.
Nga ana tjetër, në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, theksohet se “përmendorja e ngritur në mënyrë ilegale”, sot është larguar nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente.
Kryeministri serb dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçic ka deklaruar se pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmërisë e kanë hequr lapidarin e vendosur në mënyrë jolegale në Preshevë.
"Serbia ka treguar durim të mjaftueshëm, por edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm se ligji duhet të respektohet dhe se askush nuk është më i fortë se shteti”,- ka thënë Daçic.
Shqiptaret ne Presheve
Përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe qetësinë pas veprimeve të forcave serbe.
Ata bënë thirrje që çështja e Luginës së Preshevës urgjentisht të trajtohet edhe në Bruksel në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Pllaka përkujtimore qe vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo u kushtohej kryengritësve shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, i cili edhe kësaj radhe ishte përfshirë në përpjekjet për të gjetur një kompromis ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve në zonë.
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë shprehu keqardhjen që negociatat për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit u dëmtuan nga largimi i monumentit nga ana e qeverisë serbe dhe se “negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve.
Balkanweb
![]()
Krijoni Kontakt