Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 151
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Daci: Thaçi ishte i disponuar për shaka kur foli për Preshevën!



    Kjo ngase serbët në veri i mbron KFOR-i, i mbron EULEX-si dhe i mbron xhandarmëria serbe, ndërsa shqiptarët në Luginë nuk i mbron askush përveç Perëndisë. Prandaj ekuivalenca nuk ekziston në këtë rrafsh”, ka thënë Daci.





    [/URL]
    po nuk luftuat ju perendia nuk ka si tju mbroje
    organizohuni ashtu si serbet ne mitrovice, jo duke vezhguar xhandaret serbe nga dritarja por duke u perleshe me ta duke mbrojte monumentin.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Kush jeton nga shpata,nga ajo do ti vie taksirati,,,,,,,,,,

  3. #103
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shikon sa mire, ja shpertheu edhe "skandali i lapidarit". Dhe nje qerre me budallenj ne rradhet e shqiptareve dalin e prononcohen ne publik per lapidarin, sikur heqja e nje lapidari qenka fundi i botes per shqiptaret! Dhe nuk mjaftojne vetem zerat e shqiptareve te panxene ne rruget e Shqiperise e Kosoves, por korrit te budallenjve iu bashkohen edhe kreret e shtetit shqiptar ne Tirane e Prishtine.

    Se pari, provokimet e koheve te fundit ne opinionin publik shqiptar kane prapavije turke dhe serbe. Turqit duan te parandalojne me cdo kusht hyrjen e Shqiperise e Kosoves ne BE dhe kane krijuar e sponsorizuar organizatat e tyre politike, bamirese si ne Shqiperi e Kosove qe te krijojne sa me shume konflikte te brendshme etnike dhe fetare ne opinionin publik shqiptar, ne menyre qe te acarohet situata e brendshme dhe ne rajon dhe BE ti thote JO kerkeses se Shqiperise e Kosoves per tu anetaresua ne BE. Serbia nga ana e saj heq nje lapidar per te provokuar reagime ne opinionin publik shqiptar ne Kosove, ne menyre qe te justifikoje me nderkombetaret planet e saj per copetimin e Veriut te Kosoves, ndarjen e Mitrovices dhe kembimin e zones se Kosoves Lindore nen Kosove. Duke acaruar situaten ne ate shkalle te nje konflikti te hapur, nderkombetaret qe nuk kane me oreks te merren me problemet ballkanike, do te zgjedhin rrugen e thjeshte qe garanton daljen e tyre nga Kosova e Ballkani: ndarjen e Kosoves.

    Prandaj mos bini pre e ketyre provokimeve turke e serbe pasi duke rene pre, ju pa dashur e pa kuptuar jeni duke bere lojen e turqve dhe serbeve: ju jeni duke i dhene shkelmin anetaresimit te shqiptareve ne BE dhe jeni duke e ndare territorin e Kosoves. Duhet gjakftohtesi dhe bashkepunim i ngushte me nderkombetaret, te cilet jane impenjuar per nje zgjidhje te ketyre problemeve. Turp edhe per burrat e shtetit ne Shqiperi e Kosove qe ne vend qe te bejne thirrje per gjakftohtesi e garantojne popullaten shqiptare qe problemet do te zgjidhen ne bashkepunim me faktorin nderkombetar, i bashkohen korrit te nacionalizmit te rruges, pasi ne mendjet e tyre kjo u "fiton pike e vota ne elektorat". Ne syte e inteligjences shqiptare ju nuk jeni duke bere gje tjeter vecse luajtur me interesat e vendit per perfitime te ngushta politike.

    Ne raste te tilla, qeveria shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi mund te beje nota proteste diplomatike ndaj perfaqesuesve te Serbise, mund te ngreje keto shqetesime me partneret nderkombetare. Kjo eshte rruga e drejte per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne Presheve dhe jo rruga e gjuhes konfliktuale te rruges.

    Albo
    Sikur ishte idhulli jot Sala...apo është idhull i joti vetëm kur është i mirë me grekët e serbët. Meqë qenke afër me turqit dhe i dike se çfarë mendojnë ata, na thuaj, a do të sulmojnë turqit Greqinë dhe Serbinë?

  4. #104
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Ehe, juve ju dhimbsen e çirreni ne ato guret e serbeve ne tu Kosoves, e ne anen tjeter, dilni, dilni shqipetare tu Lugines, se s`ka gje nese ju bejne blozhe... çfare eshte jeta e tyre perballe nje monumenti.

    Pronto Lugina !
    Hushi-min Thaqi from Kosova calling .... qaaaaaa kaaa ndodhe ? hiç, send, na e larguan Lapidarin! Pooo aaaaaaaa ? qajo eshte me randesi...!
    supër, supër, supër...rrespekt ;p pata edhe diçka me ju treguar, ama mu sos mbushja e kesaj vales qe 900 nanat po …
    ja po ua kaloj ne telefon Xhavit Halitin nga radhet e Pacovave, ka per te ju thene edhe ai diçka !

    Po ç`pafytyresi ?! kush ka mbetur te jap leksione. Sikur ti peshonin mire, per nga veprimet antishqiptare qe i ndermarrin, me shkavella te dalin Hashimi edhe pacovat tjere se vete Daçiqi !

    Keshtu qe ti Hushi-min, kur te shkosh heren tjeter ne Bruksell mos harro me marre edhe nje sendviç me mish e qoja nanes sate ne Broje edhe thuaj kqyr se çka te kam sjelle prej Brukselli, Daqa ta ka que dhurate.

    Ndersa ne vazhdim , po e bashkangjes linkun e atorit te monumentit te Newbornes, me porosine qe ka thene per Thaqin dhe vetem mundem ti them Amin ndersa une abstenoj !

    http://botasot.info/kosova/207691/is...e-doren-tende/
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #105
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Mendoj se ky eshte nje turp i madh per shqiptaret. Nuk munden nje lapidar me mbrojte. Ku eshte Vetvendosja, ku jane qytetaret e Lugines???
    Kurse serbet e veriut te Kosoves kane ndejtur me vite ne barrikada.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Mendoj se ky eshte nje turp i madh per shqiptaret. Nuk munden nje lapidar me mbrojte. Ku eshte Vetvendosja, ku jane qytetaret e Lugines???
    Kurse serbet e veriut te Kosoves kane ndejtur me vite ne barrikada.
    si nuk u vjen turp me permen vetvendosjen i her. ku ishte vetvendosja thot bordi drejtus? ku ishte ti? ku ishte sal ipodi? ku ishte hashim polari?

    serbet rrin neper barrikada dhe me vite sepse ato kan ni shtet nane qe nuk i len ne balte qe i ndihmon pa pushim me vepra e jo me deklarata fejsbuki. kush i nimon shqiptaret e lugines? kerkush ne balte i kan lan si jetima.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    si nuk u vjen turp me permen vetvendosjen i her. ku ishte vetvendosja thot bordi drejtus? ku ishte ti? ku ishte sal ipodi? ku ishte hashim polari?

    serbet rrin neper barrikada dhe me vite sepse ato kan ni shtet nane qe nuk i len ne balte qe i ndihmon pa pushim me vepra e jo me deklarata fejsbuki. kush i nimon shqiptaret e lugines? kerkush ne balte i kan lan si jetima.
    Ne 99 vete e nisn luften kosovart pa i ndihmu kush. Le ta nisin i her se masnej rregullohen punet. Pa i kap ju armt ska me u cu shqipnia e nderkomtart me ju nimu, se per lapidar kerkush si hyn luftes se ato te lapidarit kan shku e viktima tjera nuk don kush prap . Ama kur te fillojne tu u vra do serb e do shqiptar atehere shife se si hyn shqipnia dhe nderkombtaret ne L.P.B. Gjithmon vec te e drejtu gishtin ka tjeret per faj ju maj men. Ktu me faj pa faj puna u bo e tash qysh me dal prej saje,. Jemi ne NATO dhe NATO per antaret e saj e derdh gjakun deri ne gju

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    e pam se si hyni shqipnia ne 99 ne kosov

    e pam se si hyni shqipnia ne luften e vitit 2000 ne preshev

    e pam se si hyni shqipnia ne luften e 2001 ne maqedoni.
    e kemi pa se si hyn shqipnia kur shkelen te drejtat e shqiptarve kudo neper bot

    kujtoni se jeni tu fol me pese vjeqar ktu.

    sa shtetas shqiptar shkun me luftu neper kto lufta? as 100 nuk bohen gjithsej dhe ato qe shkun 99% ishin tropojan kuksjan dhe hasjan
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Ismajli – Thaçit: Ke vra shqiptarë me dorën tënde !

    Deklarata e kryeministri Hashim Thaçi, se është turp për qytetarët e Preshevës që nuk bën përpjekjen më të vogël për ta mbrojtur lapidarin, e ka nervozuar fortë Fisnik Ismajlin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka shkuar ‘zi e terr’ ndaj kryeministri Thaçi.

    Kjo i tejkalon krejt, edhe ka disa minuta që po mendohem se qysh me e e komentue këtë idiotizëm, i cili më nxorri prej takti. S'po mërzitna as çka kanë me thanë njerëzit, e as çka kanë me thanë mediat, por ti, Hashim Thaçi nuk je njeri. Me të quejtë kurvë, e ofendoj kurvën. Ti s'e vlerëson jetën e njeriut. Ke vra shqiptarë me dorën tande, janë vra ushtarë të UÇK-së për faj tandin, janë vra intelektualë shqiptarë me direktivat tua. Ti s'njeh kufi për me i arritë qëllimet e tua të fëlliqta edhe të shokëve tu të fëlliqtë. Ta qiftë Lugina e Preshevës nanën n'p..., i madh e i vogël, kurvë mashkull”, ka shkuara Ismajli në faqen e tij zyrtare në Facebbok.

    http://www.botasot.info/kosova/20769...e-doren-tende/


  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë

    Lapidarin e UÇPMB-së e ndërtoi një serb

    Skulptori serb Sasa Ilic nuk e mendoi kurrë se një nga krijimet e tij do të ishte kaq i famshëm - ose kaq kontrovers. Monumenti u ngrit nëntorin e shkuar, përballë Komunës së Preshevës në jug të Serbisë, si pjesë e festimeve për ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe u financua nga shoqata e diasporës së shqiptarëve me bazë në Zvicër. “Klientë të ndryshëm më kontaktojnë. Nuk jam tradhtar dhe kjo ishte e gjitha pjesë e punës sime”, tha Ilici.

    Një monument prej guri për ish-luftëtarët shqiptarë, i dizajnuar nga skulptori serb, Sasa Ilici, dhe që u vendos në qytetin e Preshevës është bërë fokus për një grindje të hidhur mes shqiptarëve dhe qeverisë së vendit, duke rritur tensionet etnike në jug të Serbisë.

    Nuk e dija se ku do të vendosej monumenti, përndryshe nuk do ta kisha pranuar këtë punë”, tha Ilici, për stacionin lokal Radio OK.

    Ilici është një serb nga qytetit i vogël i Vlasotinces, por monumenti që ai dizajnoi përkujton luftëtarët shqiptarë, të vrarë gjatë luftimeve ndaj forcave serbe gjatë një konflikti të përgjakshëm dhune në vitin 2000.

    Autoritetet serbe kanë urdhëruar shkatërrimin e monumentit për Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke thënë se ai glorifikon terrorizmin dhe nxit ndarje, por liderët shqiptarë thonë se do të luftojnë një betejë ligjore për ta mbrojtur atë.

    Kur Balkan Insight kontaktoi Ilicin rreth monumentit, ai tha se nuk donte të fliste më për këtë.

    Ky djalë nga Radio OK ishte i saktë, por kjo është e gjitha çfarë dua të them”, tha ai.

    Sidoqoftë, ai theksoi se nuk ishte i motivuar politikisht dhe nuk duhet fajësuar se ka shkaktuar grindjen.

    Klientë të ndryshëm më kontaktojnë. Nuk jam tradhtar dhe kjo ishte e gjitha pjesë e punës sime”, tha ai.

    Ky njeri (që porositi monumentin) erdhi, mori faturën dhe këtu përfundoi puna ime”, tha ai.

    Monumenti u ngrit nëntorin e shkuar, përballë Komunës së Preshevës në jug të Serbisë, si pjesë e festimeve për ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe u financua nga shoqata e diasporës së shqiptarëve me bazë në Zvicër.

    Ministri i Drejtësisë së Serbisë kërcënoi se do të dërgojë policinë për të siguruar që monumenti do të largohet, dhe që atëherë kameramanë të lajmeve janë vendosur në një restorant aty afër, në pritje për të regjistruar largimin e tij.

    Pas të gjithave që kanë ndodhur, edhe pse ende nuk ka marrëveshje për largimin e monumentit, nuk do të habitesha nëse do të ketë aksion për ta larguar gjatë natës” , tha Gazmend Idrizi, kameraman nga një stacion lokal televiziv në Preshevë.

    Ndoshta, nëse Beogradi e bënë këtë gjatë ditës do të ketë probleme, sepse shqiptarët do ta kundërshtojnë largimin e monumentit”, tha ai.

    Monumenti po ruhet nga oficerë të policisë në Preshevë, tha një burim i afërt më forcat lokale për Balkan Insight, transmeton Gazeta Jeta në Kosovë.

    Iu është thënë të jenë aty nëse dikush tjetër vjen për të shkatërruar monumentin”, tha burimi.

    Rajoni i Serbisë jugore gjithmonë është parë “si i trazuar” nga autoritete në Beograd për shkak të lidhjeve të ngushta me Kosovën.

    Në një referendum lokal në vitin 1992, shumica e shqiptarëve votuan për autonomi territorial dhe mundësi për t’u bashkuar me Kosovën, edhe pse vota nuk u pranua si e vlefshme nga Beogradi ose komunitetit ndërkombëtar.

    Regjimi në atë kohë, i udhëhequr nga lideri Slobodan Milosevic, ushtroi politikë shtypjeje ndaj minoriteteve etnike, veçanërisht shqiptarëve, që kulmoi me luftës në Kosovë në fund të viteve 1990-të.

    Pas konfliktit, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u formua, duke kërkuar të bashkojë pjesën jugore të Serbisë me Kosovën.

    Pas luftimeve mes serbëve dhe shqiptarëve në vitin 2000, luftëtarët u çarmatosën në një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

    Sfida më e madhe për zonën mbetet mungesa e besimit e banorëve vendas ndaj institucioneve serbe. Shumica e tyre e shohin Prishtinën si kryeqytetin de facto, dhe jo Beogradin.

    Grindja për monumentin ka parë edhe rishfaqjen e grupeve të armatosur prej një kohe të gjatë të heshtur në Serbi dhe Kosovë, që kanë bërë kërcënime publike për sulme.

    Një forcë e dyshimtë paramilitare kosovare, e quajtur Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe ish-oficerë serb të sigurisë nga Njësia Speciale Operacionale, e cila është shpërbërë para shumë kohësh, kanë bërë paralajmërime për ndëshkime të dhunshme ditët e fundit.

    Disa banorë të Preshevës besojnë kërcënimi i Beogradit për të larguar monumentin është një shembull tjetër e presioneve të qeverisë mbi shqiptarët, dhe thonë se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë.

    “Nuk kam frikë për jetën. Do të ngrihemi këtu dhe nuk do të heqim dorë dhe nuk do të lejojmë largimin e monumentit. Për sa kohë do të vazhdojnë të na bëjnë keq? Nuk e durojmë dot më këtë”, tha një grua vendase, Sofije Bektashi.

    Ramiz Zeneli, pensionist nga fshati Leran në Preshevë, tha se shqiptarët duhet të mbrojnë monumentin me vetë trupat e tyre.

    Nuk do ta lëvizim monumentin as një milimetër. Mund të na vrasin të gjithë, sepse kjo është tradita e tyre e zakonshme”, tha ai.

    Kemi luftuar për këtë lapidar. Nëse e largojnë, është më mirë që të gjithë të shkojmë me të”, u zotua një burrë tjetër vendas, Mefail Shahini.

    Autoritetet vendase shqiptare kanë marrë hapa ligjore në përpjekje për të shpëtuar monumentin nga shkatërrimi, por derisa Beogradi është ende i vendosur ta largojë, fati i këtij lapidari mbetët i paqartë. /Telegrafi/

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •