-
Shefki Karadaku: Poezitė e sirtarit 1972-1985
Kėngėtari i reve
Jam kėngėtari i fundit i reve
unė barin nė vend kollares var
dhe nė xhep kam ēekun e hėnės
tė cilin asnjė bankė se thyen pastaj
Unė jam mė i pasur se Rokfeleri
me diell dhe gjethe gjer nė mish
dhe nė xhep kam ēekun e hėnės
tė cilin asnjė bankė nuk e thith
Pasurinė time mateni me vjeshtė
dhe trishtimin vareni si motor
dhe nė xhep kam ēekun e hėnės
tė cilin asnjė bankė se thyen jo.
Mė i pasur se tė gjithė shtetet e botės
me gėzimin dhe lotėt e natyrės jam
dhe nė xhep kam ēekun e hėnės
tė cilin asnjė bankė se kthen para
Ajo
Tė kėndoj ty bukuroshe si Alkeu
unė sjam poet i vjetėr melik
por zemra po aq e lashtė sa dheu
pėrpara teje rreh si det antik
Por zemra e kėrkon nudon e bukur
le tė jetė ajo si mbretėreshė
qė nėpėr gjoksin e saj malli i shkurtėr
si tajfun Floride tė buzėqeshė
Kjo do tė jetė jeta mė e shpejtė
dhe e gjatė pėr njė ēast si ky
ēe do njė shekull gjumė me harresė
pa sy Alkeu jetėn ēe pėrtyp
Unė dua qė tė kem mijėra ēaste
qė ta shijoj vegimin tokėsor
i plakur skam nevojė pėr asnjė ēmallje
se pėr Helenėn sqan mė asnjė Trojė
Dashuroj
Unė dashuroj si tė gjithė burrat
dashuria ime e egėr vjen
ajo si perėndeshat tė jetė mundet
por dashurinė si grua e ndien
Nė pasionin e thellė tė natės
fytyrėn e zverdhur ende sia shoh
unė jam Paridi qė nga Sparta e largėt
luftėn do tė sjell si rrebesh nė Trojė
Helena ime me fustan tė thjeshtė
cigare me filtėr si piratėt pi
nga dritaret e mia Menelau i egėr
kollaren e gris nė pasionin e zi
E ngrihet qyteti i pėrgjumur sonte
kalanė e rrethuar e gjuan me gaz
por unė Helenėn se dorėzo akoma
megjithėse Trojėn tė heshtur ajo la
Nė Trojėn time nuk futet Odiseu
vetėm portieri me shkop troket
nė kohėn qė Menelau me kostum tė gjelbėr
Helenėn pirate me grusht pėrshėndet.
Do tė pi
Do tė pi si Bodleri verėn e hidhur
dhe kokėn nė gjirin tėnd le ta mbėshtes
unė jam Bodleri i helmit tė njė nate
qė ka njė Francė me dhimbje nė fletė
Unė jam Bodleri i natės gri orgjive
qė nė mejhane ngushėllim kėrkoj
qė kur marrosem derėn tėnde thyej
dhe kanėn pėrplas si hėnė nė tokė
Unė jam Verleni qė ndoqi tutje fatin
dhe pėr xhakete si kusar e kap
gjersa tek ti Shqipėria kokėn e lodhur
me mua e var si mjellmė e bardhė nė gjoks
Shpirtqetė sjam dhe tė qetėsohem smundem
e fle me Bodlerin si hajmali
as ti smė ngushėllon me buzėt me jetėn
qė ulėrin nga gjinjtė e egėr plot magji
Turbullirat
Turbullirat politike
ditėt zgjojnė
mėrdhijnė mendimet
si kataflakė
gjigandė
tani ne hamė mish me racion
kafetė pikojnė
nga uria e madhe
stalagmite viganė
ne po e pėrfundojmė
bohemėn
nė dete
boria e Marksit
ndryshket nė hapėsirė
nė recetat
e nesėrme
shoh
drama
muzgje
dhe fatin e grisur
nga rrebesh i ri
E diela
Kjo ėshtė e diela mė e natyrshme e familjes
kjo ėshtė dita mė e re e vjeshtės nė xham
ky ėshtė tasi i qumėshtit
dhe veza e zier
zėrat e fėmijėve qė qeshin nė divan
rrobat e lėna mbi komo
drita e fikur
trishtimi i sė dielės dhe luadhi pa bar
mendimi se ske ētė bėsh mė tepėr se njė fėrgesė
prehja pa asgjė nė kokė
fluturimi i syve nė zbrazjen e sendeve
figura e diellit nė oborr
ai troket tani rrallė e mė rrallė nė burgun e reve
ai ėshtė e diela mė gazmore qė vjen nė botė
e diela e zakonshme e njeriut
kur unė e ndiej veten baba dhe poet tė thjeshtė
kur unė nuk kam as zjarr as harresė nė shpirt
kur poema nuk di tė heshtė
kjo ėshtė e diela mė e bardhė e familjes
kjo ėshtė dita me vjeshtė nė fjalė
tasi i sapozbrazur i qumėshtit
lėvozhga e vezės
sikur ka ardhur Pikasoja
me penel tė shkujdesur dhe e ka lėnė me aq.
Na iku jeta
Sido qė tė jetė na iku jeta Lul
Sido qė tė jetė nga rruga na mbeti pak
Sido qė tė jetė verėn e vjeshtės
e duam qė ta pimė nė diell ose nė hėnė
qė tė jemi si Anakreonti
pėr tė hapur mė tepėr gėzim nė sy
qė tė jemi edhe ne valltarė tė dasmės
me buzėt e femrės nė muzg
qė tė na zbardhin shpresat si lejlekėt nė prill
qė tė kemi ētė themi ullishtės sonė
qė nga shishet tė dalin zogj dhe jo stėrqokė
qė tė na duken qytetet
mė tė butė se shqerrat dhe me tė pasur se dhentė
dhe bota e krehur me luftė
tė na dalė me flokėt e Desdemonės nė gjumė
qė tė na fshijė rrudhat e vuajtjeve
venusi ynė
qė tė na nxijė borėn qė kemi nė kokė
qė tė kemi dhe ne njė mol tė bardhė
dhe njė grataēiel tė kuq me re
qė tė kemi dhe ne me kė tė flemė
femrat vithemėdha, i ka dhuruar jeta
urra pėr to dhe pėr verėn Lul
dehu me ato qė na ka lėnė shorti gjysmak
me njė copė re me njė copė vjeshtė
dehu qė tė kemi ēti themi mbrėmjes
qė ullinjtė tė na duken kulla Babiloni njė ditė
dhe udhėt ku ranė kujtimet
autostrada vigane
plot rrėzėllime makinash nė muzg
e lulet tė na duken femra Hollivudi
mė tė mira se Monrotė
e tė flemė me to nė barin e rrallė si nė sfungjer
pėr tė pasur diēka nė jetė
pėr tė thėnė se ne e dashuruam jetėn si Horaci
dhe ecėm nė tė me armė nė sup
me armėt qė na ka dhėnė mėma natyrė
pi atėherė dhe pak
pi qė tė kemi mjegull e gėzim si Khajami
pi atėherė dhe pak
pi atėherė shoku im
vesėn e qiellit tė brishtė
gazetakritika
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt