SA MIRË KUR ME KËNGË FILLOHET DITA
Në shkollën e Herborgut, ku jam duke punuar, ashtu sikur në shumicën e shkollave në Danimarkë, ka një traditë të mirë: ata e fillojnë ditën me këngë.
Të shumtën e herës edhe unë marr pjesë ( d.m.th kur vij herët në shkollë) dhe bashkë me nxënësit dhe mësuesit këndojmë këngën e mëngjesit. Sot më bëri përshtypje një këngë, që titullohej: Kënga e Tyrës ( vend- lokacion këtu afër Herborgut ) ose "Mirëmëngjesi ditë e re", e që unë ia dhashë titullin ( sipas një përkthimi të lirë) "Kënga e Ditës së re".
Sa forcë e dashuri më dha kjo këngë!
Më ka bërë përshtypje edhe një tjetër gjë në këngët e mëngjesit. Ende, asnjëherë nuk kam dëgjuar të këndohen në mëngjes këngë të "gjakosura " ( horror ), këngë që mbjellin urrejtje ndaj të tjerëve; të gjitha kënget i kushtohen jetës, ardhmërisë, punës, nderit.... Fëmijët nuk duhet që në mëngjes t'i ngarkojmë me këngë të trishta.
Prandaj kanë jetë të mirë danezët, prandja ka mirëqenie këtu, prandaj mesataren e jetëgjatësisë e kanë mbi 80!
Se ju lodha, o miq.
Ju dëshiroj një muaj të mbarë, plot dashuri për njeriun e për jetën dhe njëherësh ju dëshiroj një fundjavë të mrekullueshme.
P.S. Tani po ju sjell edhe këngën në danisht e në gjuhën shqipe ( me një përkthim të lirë ) këtu
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Vallë, c'specialitet do të kemi sonte në orët e vona?
Fundjavë të këndshme miq!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Rush me djath haahahahhah
Ti plaku me kostum mos u afro ketu ik ha rrush me djath sonte
Ndryshuar për herë të fundit nga starbright : 01-03-2013 më 20:31
Nje cappuccino dhe nje embelsire do me pelqen te shume
Flm goce![]()
Ku eshte kafja ketu per kryesorin (Lumin), ku eshte ??????
Improvise, Adapt, Overcome
Merre nje filxhan se ka per te tere.
Po e pate me qef e therras ate jevgen e katit pare :P Di ajo te shikoje filxhanin :P
Krijoni Kontakt