Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Shijoje jeten ti Amerike-Cikel poetik nga Lek Gjoka

    Nderrim pushtetesh

    S'e di sa qete nata ia la vendin dites
    Nderrim pushtetesh pa zhurme e shamate
    Nata iku ne tretin e ikjes
    Ne pritje per tu kthyer prape

    Ne te njejtin ritem vjen gjithmone gjithsia
    Stinet nderrohen nganjehere me denesa lotesh
    Valle c'virus ka marre njerezia
    Qe pushtetin ne gji fort e shtrengoken

    O njerez te perkohshem te botes
    Brezat nderrohen historia ecen gjithmon ne nje tren
    Mos u beni mbreti i perjetshem i mosmirnjohjes
    Se forca e popullit cdo tirani e shemb

    S'e di sa qete nata ia la vendin dites
    Nderrim pushtetesh pa zhurme e shamate
    Ah sikur njeriu ne te njetin nderrim te vinte
    Bota do ishte pa dhimbje por e begate




    Pak trishtim fryn nder deje

    Nuk e di pse u vranjten ndienjat
    Rete shpirtetore ne qiellin e jetes vrapojne
    Ne gjume si te cmendura ecin endrrat
    Male idhnie papushim kalojne

    Nuk e di nga c'ane fryn ky murlan merzije
    Puthjet rrjethin nga i njejti rrubinet jete
    Zemra ka ftohte ne diellin hije
    Rete e shqetesuera s'ndalojne dot ne mendje

    Pak shqetesim fryn sot ne deje
    Dashurise s'dua ti ngaterroj kapilaret
    Se do te kete shume stuhi shpirterore jete
    Dhe puthja s'merr dot fryme e varet !...




    Thashethemnaja

    Pertej telefonit fjalet udhen ngaterrojne
    Ne Skype dikush ia fut shkrepsen paqes
    Mjergull fjalesh pa nderpreje burojne
    Duke zgjeruar hendekun e ndarjes

    Fjale fjale sa shume fjale
    Ne peshoren e shpirtit peshojne stres
    Puthja digjet si ne vale
    Dashuria s'merr dot fryme e vdes

    Sa shume male thashethemesh ndertohen
    Madje krijuan ministrin e fjaleve
    Me sherrin inatin puthen perqafohen
    Dhe kafe pine ne tavolinen e ndarjeve

    Theshethemnaja s'ka gjak as komb
    Per flamur ka dhimbje pa cak
    Thashethemnaja jeten e ben per raimont
    Ndaj thashethemen mbylleni me kapak

    Pertej telefonit fjalet udhen ngaterrojne
    Por jeta duhet te jete shtepi me dy dere
    Fjalet hyjne ne nje dere e dot s'qendrojne
    Se ne deren tjeter dalin e vdesin ne ere



    Balada e tortes se Pavarsise

    Shqiperi ti u veshe kuq e zi
    Shqipetar ti qeshu sot ne Pavarsi
    Disa vargje do i hedh ne leter
    Pavarsine e gezojm t'rinj e t'vjeter

    Oh sa mire ashte kur je shqiptar
    Zoti na e ka dhuruar gjak i pare
    Cdo gezim eci mire per bukuri
    Erdhi torta e pavarsise plot hijeshi

    Kur ke fest ti pin dicka
    Bile dhe mendt
    Bile dehesh pa pi gja
    Ngaterron dhendt

    Kudo n'bote ka njerez t'mire e t'ligj
    Por ka njerez qe s'e shohin por kan bisht
    Dhe keto pa prit shume ne Tirane
    Iu leshun tortes sikur t'ishin ne thane

    Ishin t'kuq bardh a t'larm s'ka rendesi
    Kur ke bisht majen e pemes ke per shpi
    Se komunizmi na pat than me hare bare
    Ishim njerez para se me na ba kale

    Me vjen keq qe ca medie ne Shqiperi
    Ngarerrojne ujin me raki
    Apo ne gjak tek to levizi
    Gjak majmuni si komunizmi

    Gjithe ajo hare dhe ai lloj gezimi
    Elefand s'bahet dot mini
    Kush ka bisht nuk e sheh s'prish pune
    Se asht prove qe ndan njeriu me majmun

    Shqiperi ti u veshe kuq e zi
    Pavarsine ti e gezofsh
    Mos ki stres a merzi
    Per pak njerez qe s'kan hare Tort




    Shijoje jeten ti Amerike

    Gjithe globit nje diell ia ngroh trupin
    Po ti Amerike je nje diell i dyte
    Ngrohtesia jote gjithkujt ia ndricon trurin
    Se rrezaton pa hile Lirite

    Cdo te enjte kur iken me vrap nentori
    Thanksgiving ne cdo shtepi na troket
    Eshte feste qe shije te re mori
    Eshte feste qe merr dhe jep

    Thanksgiving !..Thanksgiving prap vjen
    Femijet gezohem ne gezim femijeror
    Me vjen keq qe kurban do bahesh o gjel
    Per kete feste gezim jetesor

    Shijoje jeten ti Amerike
    Thanksgiving dhe festa per dite trokasin
    Dielli yt do te ngrohe cdo shpirt
    Se Liri,Liri heronjte e Lirise therrasin


    Lek Gjoka 2012
    Jacksonville Florida

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Shijoje jeten ti Amerike-Cikel poetik nga Lek Gjoka

    Pse hijshem gezohet flamuri !..

    Cfare ka flamuri shqiptar
    Qe sot n'Ballkan e nderroj fytyren
    Pse shqiponja fluturim ka marre
    Dhe n'Diaspore e ndal frymen

    E di nje shekull kemi sot
    Nje shekull me Liri dhimbje e lot
    Nje shekull te trisht me pavaresi
    Europe si njerke sillesh me nanen Shqiperi

    E prape n'Kosove e ngrite litarin
    N'fyt e shtregon ta mbysesh shqiptarin
    Dhe ngritesh e flet ti per Liri
    Shikon n'enderr Kosoven n'Serbi

    Europe ti po ban nje gabim te dyte
    Mos u mundo si ndryshon dot kufijte
    Kosoves dot s'ia vret Lirine
    Mos luaj dyftyrshin me diplomacine

    Heronjte ti dot si denon
    Jam europian e kjo me gezon
    Jam shqiptar me gjak pellazgu
    Dot s'me mbyll me te kafazi

    Se Zoti i Tokes dhe i Lirise
    Shtetet e Bashkuera te Amerikes
    I dalin zot Demokracise dhe jetes
    I japin doren gjithmone te vertetes

    Ndaj te shikoj o flamuri im shqiptar
    Ne Florida erdhe me trokite n'dritare
    Shqiponja dukej e qeshur e krenar
    Deren e zemres hapa e i urova mireseardhje

    Gezohu ti nane per bijte mergimtare
    Gezohu ti nana se femite e tyre
    Megjithese shpirt ndihen shqiptare
    Sikur etjen ta kishin shuar ne vendlindje

    Gjuhes shqipe ia ngaterrojne pak rrugen
    Flamurin e kane gjithmone ne zemer
    Ndaj sot shqiponjes askush s'ia ndal udhen
    Se ma shqiptare po bahen brezat e te mencur

    Tani e pashe flamurin shqiptar
    Hijshme ka vesh kostumin e jetes
    Dita po vjen qe gjaku ilirian
    Ne sofren e madhe tia japi doren beses





    Nate rrebele

    Nje nate rrebele
    Me diten shamatohet
    I thote sa shpejt erdhe
    Puna keshtu s'mbarohet

    Dita e shikon
    Me buzeqeshje dielli
    Pse nate ti vec ankon
    Harron se te ka zane terri

    Dhe nata kjo gjeloze
    Henes i qon gjevape
    Por hena nuk shperthen loze
    S'e kthen dot diten nate

    Atehere kjo nata e qeshur
    Shikon nje dashuri
    Qe shamatohej me sy te heshtur
    E ftohej me ftotesi

    Aty nate ke vendin
    Tek nje dashuri e vdekur
    Se diten dot se ndezin
    Mund te ngopesh duke fjetur

    Nata me shikon
    Iken me rrembim
    Gjumi s'me shijon
    Kur puthja s'puth dashurine

    Vertete dua te jetoj
    Te jetoj shume gjate
    Dashurine s'dua ta helmoj
    Se vdes dhe une si nate

    Ndaj doren ia shtrin dites
    Ia jep nje peqafim
    I le vendin jetes
    Dhe iken me nxitim

    Toka ime, vendi i vjeter

    Sa shume shekuj jete
    Ne floke kane mbjelle thinja
    Po ajo ere te ledhaton me etje
    Toke e vjeter, tek ti lindi puthja , dashuria.

    Po ai prru muzike e dikurshme me ethe
    Gurgullon nga Bjeshka qe gjume nuk fle
    Po ai plep qe i lodhur te shikon ne heshtje
    Dhe koken si dukur e kreh ne re

    Mungon puthja o zot
    Vetem vetmia me puth me rrembim
    Mungon ajo qe ndienjat e syte mi derdh ne lot
    Ndaj puth dhimbjen me hidherim

    Toka ime ,vendi i vjeter
    Te lutem me ler te fle me kujtime
    Se kam shume nuk dua mungese tjeter
    Se zemra s'ka pulsim jete kur me mungon ti o Shqiperia ime





    Me ler edhe pak o Ate
    -Nane Terezes-

    Nje femi i uritur po perqafohej me morden
    dhe syte e shpirtit i hapi e thirri oj Nane
    ti ja njome buzen dhe dhimbjen e tij ne ndienja e more
    dhe dy lote trishtimi ne faqet e tua te rreshkura rane !..

    Ti gjeje kohe te flisje me to
    si dhe me Zotin flisje
    iu mjekoje dhimbjen me dashurine e nanes se gjithe botshme
    dhe urine mundoheshe tiu mbyteshe !...

    Por nje dite Zoti te thirri e te mori ne Parajse
    per pak sa edhe Zotit desh i kundershtove
    i the me lere edhe pak o Ate
    te mjekoj shpirtrat e uritur te kesaj bote te lodhshme !...




    Bota zien ne kazanin e dhimbjeve


    Bota zien ne kazanin e dhimbjeve
    Ne Lindjen e Mesme bien sirenat e vdekjes
    Vdiq Paqja se iu hyri virusi mendjeve
    Askush s'po ia peshon jeten jetes

    Sa keq qe femijeve me buzeqeshje femijore
    Raketa iu shtroi shtratin e vdekjes
    Paqen kishin shprese e endrren mburore
    Sapo i mesuan abc- ne jetes

    Kush e ka qelsin e Paqes
    Mos qelsit te luftes dikush i ka bere kopje
    Zjarr e morte po sjellin prane vatres
    Se per pasuri dikush behet mik me ty Morde

    Ndaj zgjou nga gjumi o bota e dhimbjeve
    Se jeta nuk ka nevoje per telenovela tragjike
    Se Paqja iu shkon per shtat te gjitheve
    E Luftes pritni bilete pa kthim se eshte vec fikje




    28 Nentori


    Shqipni po te qesh ty shume ftyra
    Por nje vransine ti ke ne vetull
    Shqiponjes ne flamur i buzeqesh Liria
    Trupi i coptuem dhimbje e mbetun

    Heeej Shqipni nane e plagosun
    Ty qe te parin Zoti te solli ne Toke
    Kaluan shekuj n'ket bote te pluhnosun
    Prap gjalle ke ngel je ba ma e forte

    28 nentor shkru me germa gjaku
    Shkru me germa qe tokes ia dhuroi Zoti
    Cdo shkronje me arom zambaku
    Cdo shkronje e lare me pika loti

    Gjithmone Shqipni ty jane mundue
    Qe bijte te jen n'sherr e te percame
    Me disa fe dot s'te kane ngaterrue
    Se ti gjitmone ke dale e lame

    Me 28 nentor ne Krujen Trime
    Gjergj Kastrioti valviti Shqiponjen
    Ne te njeten dite plot rrezatime
    Ismail Qemali me flamur e hijeshoj Vlonen

    Po prap ket dite fat ka shqiptari
    Kosoves Shkjau flaken ia vuni
    U ngrit ne kam UCK-ja Clirimtari
    E bashke me miq Shkjaun e mundi

    E di Shqipni vransine ke ne vetull
    Shume shpejt vransia ka me tu tretun
    Shume shpejt ty plaget do te sherohen
    Shqiptaret bashke ne nje shtet t'bashkohen

    Do te kemi prap 28 Nentor
    Qe trupi yt do te cohet ne kame
    S'do jesh sakate me dhimbje n'krahnor
    Por si dikur do jesh Zoje e Rane

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Nentor 2012



    Kur buzet puthin nje dashuri

    Kur buzet puthin nje dashuri
    Ndienjat kane energji jetesore
    Trupat pa vetedije shkrihen ne ni
    Dhe shijojne pa pertim embelsine epshore

    Kur buzet puthin nje dashuri
    Ndizen drita dhe neone
    Askush celesin e fikjes s'e di
    Ndaj vec puthjen kane padrone

    Kur buzet puthin nje dashuri
    Termocentralin e jetes e furnizon ndienja
    Por kur puthja eshte mashtrim a tradhti
    Si bombe atomike pelcet ne vend zemra

    Lek Gjoka
    1 Dhjetor 2012

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Pershendetje!..
    Ciklin e mesiperm poetik po e dergoj per miqte e mi te vjeter te Forumit Shqiptar dhe lexuesin e pasionuar shqiptar te poezise.
    Keto poezi dhe mjaft poezi te reja do te jene ne vitin e ardhem ne librin e kater poetik si ne Facebook ne profilin tim me te njejtin emer real .
    Miqesisht nga JAcksoville Florida
    Lek Gjoka

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Toka do jetoje
    -21 dhjetor 2012-

    Dikush ka frike
    Dikush ka tmerr
    Toka eshte tu ike
    Toka do jete terr

    Bota do permbyset
    Oqeani do zemerohet
    Jeta do te vyshket
    Dielli do te ftohet

    Kush e pa kete enderr
    Mos u tremb Njeri
    Jeta s'te shikon venger
    Ne kete shekull te ri

    Ndonje kalendari
    I mbarohen fletet
    Por ai s'eshte i pari
    Qe rren dhe vetveten

    Token ketu e gjeten
    Dielli eshte ai
    Vitet rrotullohen
    Ngrohet perseri

    Ketu do jete Jeta
    Puthja dashuria
    Do te vij dhe vdekja
    Se nderrohet breznia

    Do te kete termete
    Zjarre a vullkane
    Do kete dhimbje jete
    Se do vijne suname

    Per bota asnjehere
    Nuk permbyset ne leter
    Le te fryj sa te doje ere
    Sot a vitin tjeter

    Jeta do te vazhdoje
    Dhimbja , dashuria
    Toka do te jetoje
    Bashke me te Njerezia

    Lek Gjoka
    Dhjetor 2012

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Shijoje jeten ti Amerike-Cikel poetik nga Lek Gjoka

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi ?.

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi
    Dikur mendoja peshore te gabuar
    Cfare te ndodhi Atdheu im s'e di
    Me euro cdo jete duhet peshuar

    Dike varferia e kapi per xhakete
    Por jeta duhet jetuar
    Me mire e jeton jeten me vdekje
    Kur s'ke peshore per ta peshuar

    I turperuar flas me zemren
    Ne udhet e dhimbjes jetoj
    Telefonata idhnuse ma prishen ndienjen
    Semundja shqiptarin e gjunjezoj.

    A jam shqiptar? S'e di
    Jo jo s'dua te jem si ato shqiptare
    Gjysem shekulli ne roberi
    Tash nje roberi me e trisht ka ardhe.

    Tashti ministri,matrapazi, doktori
    Fryhen duke ia shtuar tjetrit varferine
    Sa kushton per ty shqiptar aperacioni?
    Po s'pate bej gadi varrin e vete mbrenda hyne

    Ne Shqiperi nje "fe" re u predikua
    E per shenjt-dreq ka peshore parane
    Shqiperi ne shekullin XXI te kan turperua
    Ai shenjt- dreq ta mori kalane

    Minister, doktor a matrapaz
    Ma fyve gjakun qe kam ne vena
    Me nje grusht dua ta qelloj kete maraz
    Se shqiptari po vdes para se te lind ai dhe endrra

    Amerike e di mu bere nene e dyte
    Me gjak e me ndienja jam shqiptar
    Ti ne peshoren e jetes i peshon Lirite
    Shqiptarit para lindjes vdekja i ka ardhe

    Ai s'do dollar por jeten
    Ai s'do lemoshe por lirine
    Ai s'do rrenen por te verteten
    Ai do shtet por jo shtet gremine

    Sa peshon nje jete ne Shqiperi
    Me grushtin e dhimbjes dua ta prish ket peshore
    Shqiptar ti zgjohu e mos flije
    Se jeten-dhurate nje here e more!..

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Janar 2013

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Pėr: Shijoje jeten ti Amerike-Cikel poetik nga Lek Gjoka

    Kosove zgjohu nga gjumi

    Kosove gjymtyre e coptume e Shqiperise
    Kujdes mos te merren mendte
    Atdheut i trokite ne dere para pasurise
    Askush s'ka mujte me te rrejte

    Kohet ndryshuan per shqiptarin
    Europa mundohet me te mbajte per dore
    Luan me ty , bile te fut zjarrin
    Pastaj te drejton ne rreshtore

    Kosove ti kthej syte nga trupi yt
    Se dhe ty si nanen te coptuan
    Lugina e Presheves ty te ka shpirt
    Mos flej, bijte e tu atje s'duhen harruar

    Shkjau s'ka bese
    Baballaret ta lane amanet
    Nga halli ai ka me te buzeqeshe
    Por me vone prape ai te pret

    Viktimat e deshmoret te shikojne
    Kur pi wiskin e hidhur te Europes
    Te falesh sigurisht qe pranojne
    Por jo kur duan me te shty drejt gropes

    Dy shtete shqiptare ne Ballkan
    S'eshte fitore por dhimbje koke
    por sikur ishe ne at hall te madh
    eshte ma e mira zgjidhje e perkohshme

    E di Kosove qe je nje foshnje qe rritet
    Por jo ne gjirin e nanes
    As ne shtepine e femise ku rriten jetimet
    Ndaj zgjou nga gjumi i mbramjes

    Europen ti zgjoje nga endrrat
    Europen mos e ler te perkedhele kojshite
    Se tane shqiptarise i jane zgjuar ndienjat
    Dhe kjo frymarrje jete do shpertheje nje dite

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •