Aq vështirë qënka për t'i lokalizuar ata persona që venë maska e dalin për të grabitur, e për t'i asgjësuar me armë në dorë? Është turp që në një vend të NATO-s, të ketë njerëz tip talibanësh, që patrullojnë rrugët për terror. Të dërgohen forcat komando që kanë luftuar kundra talibanëve, t'ua djegin katundet e t'i vrasin këto vemje të mallkuara që guxojnë e dalin me maska!
----
Maska në Milot-Burrel, grabisin furgonin
Publikuar më 17.01.2013 | 20:27
MILOT-BURREL - Rikthehen maskat në aksin Milot-Burrel. Mbrëmjen e sotme, persona me maska dhe armë kanë grabitur një furgon të linjës në vendin e quajtur Shkopet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, si dhe shuma e parave që kanë arritur të marrin grabitësit.
Ky nuk është rasti i parë në këtë zonë, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve, madje mësohet se i njëjti furgon është grabitur më 2 janar të këtij viti.
Ndërkaq vetëm 3 ditë më pas një shofer i linjës Burrel-Tiranë-Athinë ka qenë shënjestër e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin Burrel -Milot, në afërsi të fshatit Bushkash, ku persona të maskuar dhe me armë i kanë në dalë në pritë me qëllim grabitjen furgonit të pasagjerëve me targa MT 3389A, në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.
Ky i fundit nuk ka pranuar të ndalet dhe pas rezistencës maskat kanë shkrehur breshëri plumbash mbi furgonin, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë, po 3 ditë më parë, maskat dolën dhe grabitën një autobus të linjës Tiranë-Sarandë, në afërsi të Tepelenës, duke u grabitur udhëtarëve 30.000 lekë të reja e duke qëlluar mbi autobusin, pa plagosur njeri.
/Shekulli Online/M.A./
Krijoni Kontakt