Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Argita Berisha pazare me biznesmen te huaj

    Pra akuza e socialisteve eshte:

    - Ambasadori shqiptar beri gabim qe u impenjua per te afruar nje investitor te huaj qe te vije e investoje ne Shqiperi???
    - Ambasadori shqiptar beri gabim qe i rekomandoi investitorit pakistanez zyren private te avokatise se vajzes se kryeministrit???
    - Argita Malltezi beri gabim qe i ofroi sherbimet e zyres se saj nje investitori te huaj???

    Asnje shkelje ligjore ne kete mes vetem nje perpjekje e deshtuar e socialisteve per te thene "vajza e kryeministrit eshte e pasur". Nuk ka ligj ne Shqiperi qe thote eshte krim te fitosh per aq kohe sa nuk shkel ligjet e atij vendi. Me sa duket, edhe pas 20 vjetesh demkraci e kapitalizem, socialistet vazhdojne te jetojne me mentalitet komunisti, mentalitet bllokmeni.

    Albo

  2. #22
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Argita Berisha pazare me biznesmen te huaj

    Historia ime me “biznesmenin” Ansar

    SELAMI XHEPA

    Duke kryer detyrėn e kėshilltarit tė Kryeministrit Berisha pėr ekonominė dhe biznesin nė vitet 2005-2009, puna mė ka kėrkuar tė takoj dhe njihem me njė mori rastesh, ku investitore, vendės a tė huaj, tė mėdhenj apo tė vegjėl, tė kenė trokitur nė zyrėn e Kryeministrit pėr tė prezantuar interesat e tyre pėr investime, pėr tė kėrkuar mbėshtetjen e qeverisė nė realizimin e interesave tė tyre. Njė prej kėtyre njohjeve ėshtė edhe me investitorin, qė prej disa ditėsh ėshtė bėrė kryefjala e deklaratave publike tė eksponentėve tė lartė tė Partisė Socialiste, qė njihet si “afera Ansar”, investitori potencial pakistanez tė cilit “nuk iu realizuan mundėsitė pėr tė investuar nė dobi tė popullit shqiptar shumėn prej 100 milionė eurosh” (fjalitė nė thonjėza janė referime tė intervistės qė z. Ansar i ka dhėnė “Top Channel”).
    Njohja ime me kėtė ēėshtje fillon disa muaj pėrpara se z. Ansar tė takohej me Kryeministrin Berisha me ndėrmjetėsimin e ambasadorit Bano. Ishte janari i vitit 2006 dhe kriza e thellė energjetike e vendit kishte zėnė njė vend tė gjerė edhe nė lajmet e mediave tė huaja dhe kishte pėrcjellė sinjale tė nevojave emergjente tė Shqipėrisė pėr investime nė kėtė sektor. Nuk kishte ditė qė nė adresė tė Kryeministrit tė mos vėrshonin oferta nga mė tė ndryshmet, nga investitorė (por edhe nga pseudoinvestitorė) pėr tė investuar nė ndėrtime tė HEC-eve dhe TEC-eve, me naftė, gaz apo qymyr, dhe qė kėrkonin mbėshtetjen e qeverisė. Dhe rasti e solli qė nė njė nga ato ditė tė janarit 2006, njė person qė banon afėr nė lagjen time (nuk po e bėj emrin publik pėr shkaqe etike), mė thotė se njė miku i tij, konsull i nderit i Shqipėrisė nė Pakistan, kishte shprehur interesin pėr tė investuar nė vendin tonė deri nė 500 milionė dollarė dhe qė dėshironte tė vinte pėr vizitė pėr tė shpjeguar mė hollėsisht interesat e tij. I prita nė zyrėn time kėto persona dhe mė shprehėn interes pėr kėto fusha:
    1. Tė merrnin koncesionin e rrugės Tiranė-Elbasan qė sapo i ishte dhėnė z. Ngjeqari. Pra, kėrkonin qė kjo e drejtė t’i hiqej njė kompanie private qė sapo i ishte dhėnė dhe t’i kalohej kėtij investitori, njė ēėshtje qė i theksova se nuk mund tė realizohej, pasi nė njė vend demokratik ligji duhej respektuar dhe nuk mund tė hiqej njė e drejtė e dhėnė ndaj njė subjekti privat, porse firma mund tė negocionte dhe tė bashkėpunonte me investitorėt shqiptarė qė e kishin kėtė projekt.
    2. Z. Ansar kėrkoi qė qeveria shqiptare (Ministria e Financave) t’u jepte 40% tė aksioneve qė zotėronte nė Bankėn Arabe Islamike, me ēmimin kontabėl tė vlerės sė aksioneve. Sėrish i sqarova se njė gjė e tillė ishte e pamundur, pasi procesi i shitjes sė aseteve shtetėrore nuk mund tė bėhej ndryshe veēse nėpėrmjet njė procedure tė njė gare tė hapur edhe pėr investitorė tė tjerė dhe ēmimi nuk mund tė ishte vlera kontabėl, por ajo qė rezultonte nga gara e hapur ndėrkombėtare.
    3. Projekti i tretė ishte ai i ndėrtimit tė njė TEC-i me kapacitet mbi 100 MGW pėr tė diversifikuar burimet e furnizimit me energji tė vendit. Projektet pėr ndėrtime TEC-esh kishin qenė prej kohėsh nė vėmendjen e shumė firmave, pėrfshirė dhe gjigantin italian tė energjisė, ENEL, i cili kishte paraqitur njė projekt pėr ndėrtim TEC-i me qymyr mbi 400 MGW nė Porto Romano. I shpjegova z. Ansar procedurėn ligjore qė duhej ndjekur nė kėtė rast dhe qė kalonte, si hap i parė dhe kryesori, negociatat me KESH-in pėr lidhjen e marrėveshjes afatgjatė tė blerjes sė energjisė sė prodhuar dhe ēmimin e blerjes, njė ēėshtje qė nė atė periudhė ishte ende nė diskutim dhe qė vazhdon tė mbetet ēėshtja mė e rėndėsishme edhe sot e kėsaj dite. Nė takim i theksova se nuk ėshtė ēėshtja themelore ajo e prodhimit tė energjisė, por ēmimi me tė cilin ajo prodhohet, pėr mė tepėr qė praktikat subvencionuese edhe nė vendet e BE-sė lidhen me energjinė e rinovueshme, e jo me energjinė qė gjenerohet nga burime me pasoja ndotėse nė mjedis, siē ėshtė qymyri. Duke pasur parasysh edhe dinamikat e ēmimit tė naftės nė kėto kohė, ku nga 24$/barela qė kishte qenė ēmimi nė fillimet e vitit 2005, e kishte tejkaluar edhe kufirin e 80$/barela, dhe kur edhe vetė investimi qė KESH po kryente nė TEC-in e Vlorės po ngjallte njė debat tė madh lidhur me leverdishmėrinė e kėtij investimi, ėshtė e kuptueshme qė skepticizmi i qeverisė lidhur me kėto investime tė ishte i lartė. Sidoqoftė, i nėnvizova investitorit procedurėn qė duhej tė ndiqte, standardet ligjore mbi ndotjen dhe respektimin e teknologjisė sė kėrkesave tė ligjit mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rrugėn normale qė ndjek ndėrtimi i njė vepre industriale, me lejet e ndėrtimit etj.
    Pėrshtypja ime ka qenė se, duke kuptuar kompleksitetin, hezitimet dhe pasiguritė tona nė negocimin e kontratės sė energjisė tė prodhuar nga TEC-et, pėr shkak tė pasigurive qė na krijonte ēmimi i lėndėve tė para dhe i produktit final, kishte bėrė qė investitorėt qė kishin shprehur interesa deri atėherė tė ishin dekurajuar, siē u tėrhoqėn edhe ENEL-i dhe dhjetėra raste te tjera, ndėrkohė qė z. Ansar ndoqi njė tjetėr taktikė, ndoshta edhe sepse vetė vjen nga njė vend me standarde tė tjera nga ato qė ndjekin vendet e zhvilluara e demokratike.
    Nė vazhdim tė pėrpjekjeve tė tij, rastėsia e paskėrka takuar me ambasadorin tonė nė botėn arabe, z. Banaj. Parantezė: ēdo ambasador i ēfarėdo vendi, tė vogėl a tė madh, tė pasur apo tė varfėr, nuk mund tė ketė prioritet nė axhendėn e punės sė tij veēse promovimin e interesave ekonomikė tė vendit tė vet, tėrheqjen e investimeve tė huaja dhe investitorėve tė huaj. Kėshtu qė kjo histori e z. Ansar vazhdon me njė takim tjetėr qė ėshtė zhvilluar nė zyrėn e Kryeministrit, me praninė e kėshilltarit tė tij (unė) dhe ambasadorit tonė, Banaj. Natyra e takimeve qė zhvillohen nė zyrėn e Kryeministrit ėshtė kryesisht e nivelit tė kortezisė, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr investitorė qė janė nė fazėn e idesė, dhe, Kryeministri nė ēdo rast shpreh mbėshtetjen qė qeveria shqiptare u jep investitorėve tė huaj dhe mbėshtetjen e tij pėr tė ndėrhyrė sa herė qė investitorėt ndeshen me barriera administrative. Tė njėjtėn gjė i ka shprehur edhe z. Ansar nė takimin qė kemi zhvilluar, gjė qė e pohon edhe vetė z. Ansar nė intervistėn e vet dhėnė TCH. Por ēfarė ndodh mė tej?
    Duke e kuptuar se ēėshtja kritike ishte negociata me KESH pėr marrėveshjen afatgjatė tė blerjes sė energjisė, dhe duke e ditur se kjo ėshtė pika qė ende nuk ka ndonjė zgjidhje definitive nga autoritetet shqiptare dhe besoj edhe shkaku kryesor se pėrse investitorėt e tjerė tė interesuar e dinin mirė se kjo ēėshtje nuk do tė kishte ndonjė favorizim pėr ta, z. Ansar ndjek njė taktikė qė pėrgjithėsisht ėshtė tipike pėr ata qė vijnė nga vende ku korrupsioni blen gjithēka dhe zgjidh ēdo pengesė. Duke kėrkuar shėrbimet e studios ligjore tė znj. Malltezi, investitori ka menduar se mund t’i zgjidhė kėto probleme me lehtėsi, pasi ajo ėshtė vajza e Kryeministrit (megjithėse, ajo nuk i kishte lėnė tė kuptohej se mund tė kishte ndonjė lehtėsi speciale, por kėtė investitori e kishte nėnkuptuar, apo marrė vetė me mend njė gjė tė tillė – sipas deklarimit qė ai vetė bėn nė intervistėn dhėnė pėr TCH).
    Ky rast ngre njė sėrė pyetjesh, qė gjithkush mund t’i bėjė vetes.
    Sė pari, detyra e Kryeministrit ėshtė ngushtėsisht e lidhur me promovimin e interesave tė vendit para investitorėve tė huaj dhe nuk besoj se ka Kryeministėr nė ēfarėdo vend qė tė mos pranojė tė takohet me biznesmenė, vendės apo tė huaj. Unė jam dėshmitar i lehtėsisė maksimale qė gjithkush qė mė ka kėrkuar t’i organizoj njė takim me Kryeministrin pėr tė shprehur interesat pėr investime, kjo mundėsi i ėshtė ofruar nė rastin mė tė shpejtė dhe pa asnjė vėshtirėsi. A mund tė komprometohet pritja qė Kryeministri i bėn njė investitori dhe tė keqpėrdoret prej tyre, cilido qoftė rezultati final i njė ideje pėr investime? A mund tė shėrbejė njė eksperiencė e pasuksesshme e njė investitori qė ndodhet nė fazėn e shitjes sė idesė, pavarėsisht seriozitetit tė tij apo tė vetė idesė, si njė “casus belli” pėr tė ngritur njė “alibi” qoftė pėr moralin e politikės nė tėrėsi apo tė karakterizimit tė klimės sė biznesit njė vend?
    Sė dyti, a ishte znj.Malltezi qė po i bėnte presion kėtij investitori apo ishte vetė investitori qė po synonte tė “korruptonte” procedurat ligjore, duke besuar se duke ndėrmjetėsuar me vajzėn e Kryeministrit do tė mund tė realizonte atė qė tė tjerėt nuk e kishin arritur dot?
    Sė treti, po tė supozojmė se z.Ansar do ia kishte dalė me sukses, qė duke pėrdorur shėrbimet e privilegjuara tė znj. Malltezi tė kishte investuar 100 milionė dollarė dhe tė kishte ndėrtuar njė TEC nė vendin tonė. Askush nuk do tė kishte dėgjuar pėr kėtė histori tė njė “investitori tė irrituar”. Por pyetja qė shtrohet, ėshtė se a do tė kishte qenė kjo njė gjė e mirė pėr interesin publik? Fakti qė asnjė investitori tjetėr nuk i ėshtė akorduar njė mundėsi e tillė (pra, nuk ėshtė se kjo mundėsi iu refuzua vetėm z. Ansar), dėshmon se prodhimi i energjisė nga TEC-e duhet dekurajuar, ashtu siē nė fakt ka ndodhur nė ēdo vend tė botės dhe siē po ndodh edhe nė Shqipėri.
    Sė katėrti, kur njė investitor e mėson rrugėn ligjore dhe procedurėn se si kryhet njė investim, e megjithatė ai pėrpiqet tė blejė shėrbimet (edhe pse mė pas thotė se janė shumė tė shtrenjta!) nga persona me influenca politike (nė rastin konkret nėn akuzė ėshtė e bija e Kryeministrit, por gjithkush tjetėr mund tė ishte pjesė e kėtij sulmi), nė mėnyrė qė ose tė anashkalojė ligjin dhe procedurat, apo tė kėrkojė nė kėtė mėnyrė njė favor qė nuk u jepet tė tjerėve, a ėshtė ky njė investitor qė i duhet njė vendi? A ėshtė, pra, politika qė korrupton biznesin apo biznesi qė e korrupton politikėn? Deri tani, z. Ansar ka thėnė versionin e tij, por ky version qė po rrėfej sot ėshtė dėshmia ime e gjallė dhe pėr tė cilėn jam i gatshėm tė ballafaqohem me tė nė ēdo rrethanė.


    Burimi: panorama.com.

  3. #23
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Argita Berisha pazare me biznesmen te huaj

    Mos prekni familjen Berisha, eshte familje e shenjet. Kan bekuar naften me et cilen kan furnizuar makinerine ushtarake te Sllobodan Millosheviq.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Argita Berisha pazare me biznesmen te huaj

    e nxurr b ethen dhe edvin rama tu marr me argiten
    organizojne proteste per sigurine e shqiptarit se po bahet nami
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •