Emri:  62687.jpg

Shikime: 271

Madhėsia:  43.5 KB
Restauratori Pirro Thomo: Shqiperia nuk ka me asnje manastir
TIRANE- Para disa muajve u indinjuam pėr prishjen e ndėrtesės sė Republikės Autonome tė Korēės. Para disa ditėsh u shokuam nga masakrimi i afreskeve tė kryemjeshtrit tė shek. XVI, Onufrit. Njė valė protestash tė shoqėrisė civile u ngrit nė tė dyja rastet: nė rastin e parė pėr njė monument tė rėndėsishėm historik, ndėrsa pėr rastin e dytė protesta ishte mė e fuqishme, meqenėse kishim tė bėnim me njė akt tepėr barbar tė paparė e tė padėgjuar, siē ishte shkatėrrimi me mjete primitive i njė kryevepre tė artit botėror pasbizantin. Nė vija tė pėrgjithshme, protestuesit bėnin pėrgje-gjėse organet shtetėrore pėr paaftėsinė e tyre pėr ruajtjen e monumenteve, ndėrkohė qė kėto tė fundit sillnin si justifikim pamundėsinė e ruajtjes tė qindra monumenteve, tė shpėrndara nė njė territor shumė tė gjerė.

Por ruajtja e monumenteve ėshtė njė pjesė e njė problemi shumė mė tė gjerė e kompleks, qė ėshtė mbrojtja e monumenteve, e pasqyruar dhe nė tabelėn qė mbajnė: "Mbrohen nga shteti". Ėshtė njė sfidė e shoqėrisė, ėshtė njė tregues i emancipimit dhe shkallės sė civilizimit tė kėsaj shoqėrie.

Mbas kėsaj ngrihet pyetja: A mbrohen monumentet dhe si mbrohen tek ne? Pėr tė kuptuar kėtė, le t'u hedhim njė sy tė shpejtė realitetit dhe gjendjes sė monumenteve.

Pa u shtrirė nė tė gjitha gjinitė e monumenteve, si p.sh. kalatė apo qindra banesa fshatare e qytetare, le tė pėrqendrohemi te monumentet e kultit, ku bėn pjesė dhe kisha e Valshit. Nuk u mjaftoi kusuri qė hoqėn nga viti i mbrapshtė 1967 kur u krye akti mė barbar nė historinė e tė gjitha kohėrave, shkatėrrimi fizik i tyre nga vetė poseduesit e kėsaj pasurie tė paēmueshme historike e kulturore, por dhe gjendja e tyre mbas rikthimit tė lirisė sė besimit, nuk mund tė themi se ėshtė mė e mirė.
Humbjet
Kėshtu p.sh., nga dhjetėra manastire qė figurojnė nė listėn e monumenteve, nuk ka mbetur thuajse asnjė ndėrtesė manastiri nė kėmbė. Nuk ekziston mė kulla karakteristike dhe ēardaku i rrallė i manastirit tė Vanishtės, as harkada impresionante e manastirit tė Dhuvjanit, as porta e veēantė me shenjat e zodiakut nė manastirin e Kamenos dhe as konakėt ku ishte dhe shkolla e Zagorisė sė Ēajupit nė manastirin e Nivanit etj., etj. Po kėshtu, me dhjetėra kisha gjysmė tė rrėnuara ose tė lėna nė mėshirėn e fatit dhe tė ekspozuara faktorėve atmosferikė dhe jashtė ēdo pėrkujdesje mirėmbajtjeje dhe bashkė me to dhe dhjetėra metra katrorė afreske qė i zbukuronin ato, si nė kishėn e Barmashit, nė kishėn e manastirit tė Nivanit, nė kishėn bizantine tė Muzakajve nė Tudas, nė kishėn e Lashovės apo tė Leklit etj., etj. Pėrmendim kėtu dhe qindra gėrvishtje tė afreskeve, tė cilat kanė cenuar vlerat estetike tė tyre dhe na bėjnė tė rezervuar t'i paraqesim nė aktivitete shkencore ose nė botime tė ndryshme. Nė qoftė se kėto dėmtime janė bėrė nga persona tė papėrgjegjshėm, ē'do tė themi kur vendimet e pamotivuara tė drejtuesve mė tė lartė tė kulturės ēojnė nė dėmtime tė vlerave kulturore, siē ėshtė rasti i urdhrit pėr "kalimin kapital" tė 752 ikonave nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės Muzeut Historik Kombėtar. Kėto ikona ishin tėrhequr provizorisht nga monumentet e kulturės pėr qėllime sigurie dhe ruheshin pranė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Pra kalojnė nga duart e njė ekipi specialistėsh qė pėrkujdeseshin dhe i mirėmbanin ato, nė duart e personave pa pikėn mė tė vogėl tė specializimit dhe, pėr mė tepėr, nė kushte alarmante, nė prani tė temperaturave dhe lagėshtisė relative shumė tė lartė, kushte mėse tė favorshme pėr dėmtimin e tyre. Dhe me gjithė reagimet shumė tė vendosura tė drejtuesve tė Institutit, kreut tė Kishės Ortodokse dhe specialistėve tė fushės nė vitin 2005 dhe tė pėrsėritura edhe mė 2006-ėn, ato ikona kėtu e nėntė vjet vazhdojnė tė ndodhen nė Muzeun Historik Kombėtar, pa u kujtuar se duhet tė kthehen aty ku e kanė vendin, pranė kishės, ose tė vazhdojnė tė ruhen pranė Institutit ose Muzeve tė specializuara, aty ku kanė mundėsi tė mirėmbahen, derisa tė krijohen kushtet qė ato tė rikthehen nė vendin e origjinės.
Por a njihet kjo gjendje dhe a ndiqet ecuria e kėtyre monumenteve? Nuk mund ta besoj se ka njė njohje tė plotė, kur nuk kryhen sistematikisht ekspedita pėr kontroll tė gjendjes sė monumenteve, ekspeditat pėr mirėmbajtje korrente dhe tė vazhdueshme, ekzistenca e njė grupi specialistėsh dhe fondesh tė pėrvitshme pėr kėto ndėrhyrje. Kėto janė masat mė efikase pėr tė shmangur dėmtimet e mėtejshme nė monumente dhe kėto kanė munguar pothuajse tėrėsisht ndėr vite, gjė qė i ka shpėnė nė kėtė gjendje monumentet.
Fondet
Mungesa e kėsaj veprimtarie, e domosdoshme pėr mbrojtjen e monumenteve, shpesh fshihet nėn pretekstin e mungesės sė fondeve. Nuk besoj se Shqipėria vuan pėr mungesė fondesh. Sė pari, shteti, siē ka pėr detyrė mbrojtjen e monumenteve, ka pėr detyrė gjithashtu dhe sigurimin e fondeve pėr tė plotėsuar kėtė angazhim. Por ka dhe burime tė tjera pėr sigurimin e fondeve, p.sh., siē thotė prof. Aleksandėr Meksi, nga tė ardhurat e turizmit meritojnė dhe monumentet tė pėrfitojnė njė pjesė, pėrderisa edhe ato kontribuojnė aktivisht nė rritjen e tij. Njė tjetėr burim financimi ėshtė bashkėpunimi i suksesshėm me organizatat dhe institucionet ndėrkombėtare, si nė qendrat arkeologjike tė Butrintit, Finiqit, Antigonesė etj. Ndėrsa pėr monumentet e kultit ortodoks, burim kryesor financimi mbetet Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, qė deri mė sot ka mbuluar restaurimin e njė tė tretės sė tyre.
Vjedhjet
Sikur tė mos mjaftonin kėto shkaqe tė dėmtimit tė monumenteve, u shtohen dhe vjedhjet ose grabitjet e vlerave tė tyre. Me keqardhje mund tė themi se pak ikonostase kanė mbetur nė kėmbė. Grabitje tė tyre janė denoncuar herė pas here pėr Voskopojėn, Libofshėn, Vanajn, Leusėn, Zervatin etj. Grabitje tė dhunshme kanė ndodhur dhe nė ikonostasin e kishės sė largėt tė Lashovės sė Leskovikut, njė kryevepėr e arteve tė zbatuara nė dru tė gdhendur tė ikonostasit, fronit peshkopal, prosqinitarėvė, tavaneve, qė, duke shtuar dhe dėmtimet e ndėrtesės, e kanė katandisur kėtė monument nė njė gjendje tragjike. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė asnjė grabitje deri mė sot nuk ėshtė zbuluar nga Policia e Shtetit, e cila ka dhėnė prova qė ėshtė e aftė edhe pėr zbulimin e krimeve nga mė tė sofistikuarat, pra ėshtė njė neglizhencė e pajustifikuar. Por a janė tė dokumentuara kėto vlera tė grabitura, kur Drejtori i Qendrės sė Inventarizimit Kombėtar tė Pasurive Kulturore, Izet Duraku, pohon se ka neglizhencė nga institucionet pėr regjistrimin e vlerave qė administrojnė? Pa njė dokumentacion tė tillė, si mund t'u drejtohemi pėr ndihmė pikave kufitare, Interpolit, Muzeve tė botės etj. pėr zbulimin e sendeve tė vjedhura?
Ligji
Moszbatimi i ligjit ėshtė njė tjetėr neglizhencė e palejueshme, qė do tė shėrbente dhe si masė parandaluese. Nuk kemi dėgjuar deri mė sot tė jetė dėnuar ndonjė person pėr dėmtim monumenti apo dhe prishje tė tij, raste tė cilat nuk kanė qenė tė rralla, sidomos tė banesave tė vėna nė mbrojtje.
Mosinformimi
Dhe sė fundi, mangėsi vėrehen dhe nė informimin e opinionit shoqėror pėr vlerat e trashėgimisė kulturore, si njė mjet i rėndėsishėm pėr sensibilizimin e tij pėr mbrojtjen e kėsaj trashėgimie. Por ky sensibilizim mund tė ishte mė efikas, nė qoftė se do tė fillonte mė herėt dhe mė gjerė. Nėse nxėnėsve tė shkollave do t'u flitej nga mėsuesi i tyre pėr vlerat dhe rėndėsinė e monumentit qė ruhet nė fshatin e tyre, ose nė qoftė se tekstet shkollore tė ēdo niveli do tė pėrmbanin njohuri mbi pasuritė kulturore dhe ato ambientale, do tė rritej sė tepėrmi dashuria dhe interesimi pėr kėtė pasuri tė ēmueshme kombėtare, do tė kishim gjithashtu dhe vullnetarė tė mbrojtjes sė monumenteve.
Mbas kėsaj gjendjeje tė shkallės sė mbrojtjes sė monumenteve, qė u munduam tė vėmė nė dukje mė sipėr, me keqardhje mund tė pohojmė se boshllėku nė politikėn e mbrojtjes sė monumenteve ēoi deri nė masakrėn e ditėve tė fundit.
*Inxhinier, restaurator.
Titujt janė tė redaksisė
Gazeta Shqiptare