Urime autorit te fotos,vleresim i merituar,nder fotos Mali i Taratarit dhe Dubrovnik qytet i vjeter nuk mund ti dalloja te dya te bukura dheorigjinale
Urime autorit te fotos,vleresim i merituar,nder fotos Mali i Taratarit dhe Dubrovnik qytet i vjeter nuk mund ti dalloja te dya te bukura dheorigjinale
Urime fituesve
p.s. pse nuk mund te ngarkoje imazhe
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 18-02-2013 mė 05:36
Fillimisht urime fituesve. Shpejt e shpejt po paraqes sipas mendimit perse votova sic votova.
Persa i perket fotos qe zgjodha per te vleresuar me pike maksimale Mali i Tartarit, nga te gjitha fotot e paraqitura eshte absolutisht foto e pergatitur me "seriozisht".
Me "seriozisht" nenkuptoj qe nuk eshte lene pas dore asgje, perfshire edhe post-procesimin.
Kompozimi me pelqen ne teresi...linjat kuadrojne subjektin... ajo rruga ne te majte e shoqeron e drejton veshtrim drejt malit.
Ndoshta kuadrimi mund te behej duke e vendosur pak malin me ne qender...pra duke e levizur pak majtas. Por nuk mund ta di cfare elementesh te tjere ndoshta te pakendshem mund te hynin nga e djathta ne kuader keshtu nuk po nderhyj me.
Ne teresi foto eshte e mireekspozuar. Personalisht keto ngjyrat me spekter te larte dinamik me pelqejne... Nuk e di nese foto eshte 1 ekspozim i vetem apo HDR me ekspozime te shumfishta (meqenese ka detaj mjaftueshem edhe ne hije).
Ne total i eshte kushtuar kujdes ne elementet kryesore prandaj thashe qe ishte nje foto e "pergatitur seriozisht".
Vendi i dyte Dubrovniku, do ta kishte fituar vendin e pare per mua me kenaqesi po te mos ishte ajo pjesa e siperme e fotos ku bojeqielli tretet ne te bardhe duke humbur cdo detaj dhe duke demtuar seriozisht kompozimin. Besoj se kjo te ishte dicka e korrigjueshme ne post-procesim dhe rrjedhimisht me duket si "neglizhence". Kjo eshte arsyeja perse e kam vendosur ne vend te dyte. Shkurt problem ekspozimi.
Nga ana tjeter, kjo foto ofron: 1) Kend fotografimi shume origjinal. I vencante dhe mjaft interesant si kend veshtrimi te ben ta soditesh foton gjate. 2) Kompozim shume i mire... ishulli dhe qyteti jane te vendosur ne pikat e interesit... kompozimi dhe kendi i fotografimit me i mire dhe origjinal i konkursit.
"Qyteti poshte bedenave" dhe "Udhetime endrrash" jane te dyja te zona e 1 pikeshit. E pamundur t'ia japesh njeres e t'ia heqesh tjeters piken. Qyteti me duket sikur eshte shkrepur per efekt dokumentues thjeshte. Pra fotografi ka qene aty dhe meqe ka qene i ka bere nje foto. Drita ka qene e keqe dhe qielli ka humbur teresisht. Duket vetem gri ne te bardhe. Lageshtire ne ajer ne te dy fotot. Objektivi nuk ka ndihmuar dhe me duket sikur shfaq chromatic aberration te konturet e maleve.
Te udhetime endrrash perseri drita ka probleme. Muret e ndertesave jane overexposed. Ajo njolla ne objektiv lart fare buze kornizes se fotos per mua i ve kapak. Ne pamundesi per te diferencuar vendosa mos votoj asnjeren.
Rrugica e yjeve artificiale eshte eksperimentale. Mua me duken si foto prove per te ushtruar bokehn. Fokusi eshte te pema e dyte ne te djathte...manual me sa duket sepse nuk ka AF aq ne cep (ose i bie rikompozim po nuk shikoj dot arsyen pse). Duket e fokusuar ne menyre te tille kastile per bokeh, por objektivi nuk duket ai i duhuri per bokeh te kendshme. diafragme me 7 blades.
Noise sa te duash megjithese eshte reduktuar qe qe me shtyn te mendoj per iso te larte e per handheld. Koha eshte e zgjedhur bukur ne fakt .. duket si fundi i "blue hour". Po ai njeriu me te kuqe aty ne mes me shpartallon edhe fijen e fundit te durimit.
Ne fund... natyre ne paqe. Kjo foto duhet te jete bere ne kushte te veshtira. Une nuk do ta paraqitja ne nje konkurs sepse ka disa probleme elementare sic eshte vija e horizontit e vendosur shtrember. Pjesa e simperme e fotos eshte e mbi ekspozuar. Ngjyrat jane te tejngopura keshtu kam pershtypjen se post procesimi le per te deshiruar.
Ne mos gabofsha eshte fotografuar permes nje dritareje te piset sepse ne te majte dalloj njolla dhe reflektim pervec faktit qe eshte blur ne teresi.
Ne pamundesi te postimit te fotografive d.m.th. te fakteve reale dua te them se Mali i Tartarit ka 3 gabime kryesore te bera apostafat dhe rezultati final eshte ndryshe, por sic thashe nuk arrij dot ta postoj finalen. Fotografia ime ka vleren e nje pikeveshtrimi didaktik. Nuk perfshihen ketu crop apo kornize pasi jane gjerat e fundit qe behen. Mali i Tartarit eshte ne JPEG me nje ekspozim te vetem(qe po ta shikoni do vinit duart ne koke) dhe eshte shfrytezuar i gjithe imazhi per te arritur deri aty ku ju shikoni(pasi rezultati eshte ndryshe).
Ajo qe me beri te "dridhem" ishte padyshim "Qyteti Poshte Bedenave" pasi i eshte pershtatur shume temes (vende) dhe ka mundesi per t'u permiresuar me tej. Te kjo ato qe nuk me pelqyen ishte padyshim djegia e qiellit, pra mungesa e detajeve ne dritat e larta(highlight) edhe pse si ekspozim eshte pak i ulur. Me fjale nuk shpjegohet dot, por perseri edhe ketu s'kam mundesi te postoj me foto ato qe them. E dyta titulli, pasi nuk shohim asnje bedene, nejse te dinim vendin do ishte dicka me interes(te pakten per mua).
Fotografia tjeter qe mund te ishte vleresuar shume dhe jo te zinte vendin e fundit eshte padyshim dhe theksoj padyshim: Rrugica e yjeve artificiale.
Fotografia Udhetim endrrash eshte per t'u "ngushelluar" pasi meriton edhe kjo nje vend te mire ne konkurs. Eshte shume relaksuese dhe ka perparesi te shfrytezohet me tej.
Fotografia Dubrovnik Qyteti i Vjeter ka nje sere gabimesh dhe per mua eshte nje imazh origjinal shume i bukur, por me nje finale shkaterruese. Ne kete foto do te flas per driten nje gje interesante(e bere me paqellim) qe duhej te ishte aty ku mungon. Ne imazh ka ndryshim drite ne te njejtin plan, por kjo loje drite ndricuese e jondricuese eshte ne kontradikte, duke e kthyer ate ne nje imazh metafizik. Kjo per arsyen e vet titullit (qytet i vjeter) ku pikerisht aty duhet te ishte drita mbi qytet dhe jo ne planin e pare ku pikerisht drita i ka dhene rendesi gjelberimit. Nga ana e vet ky gjelberim eshte ne kontradikte me gjeberimin e ishullit(aq te bukur) pasi eshte i mire ekspozuar por shume i erret. Rreth 40% te imazhit do ta titulloja: "gara me nendetese" pasi ka vetem det shume blu te erret dhe ne pjesen e siperme shoh nje ngjyre te papelqyeshme vjollce. Nje gabim tjeter eshte edhe muri kufizues i qytetit me ngjyre blu-vjollce. Midis ishullit dhe molit ka nje mungese detajesh qe jane egzistuese. Gabim tjeter eshte edhe sharpen i forte ne rrugen qe ka krijuar anija apo barka. Ky sharpen eshte shume i mprehte dhe ne kontradite me pjesen rrethuese qe duket shume e mjegulluar dhe jep nje plasticitet te tepruar. Ne krahasim me fotot e tjera gabimet jane te pandreqshme ne kete imazh. Nejse nuk e kam fare per hakmarrje pasi votuesit jane ata qe nuk gabojne kurre, sepse eshte pikerisht kjo foto qe eshte pelqyer. Ne fund te fundit fotografia duhet te percjelle emocione tek shikuesit. S'jemi te gjithe njesoj, ne te shikuarit, ne te degjuarit dhe ne te komunikuarit.
p.s. ne pamundesi te postimit te fotografive ne perputhje me ate qe kam shkruar, nuk e di se a mund te ndihmohem nepermjet "syri.iarte@gmail.com"?
Per mua foto fituese duhet te ishte- Mali I Tartarit. Eshte shume e arrire ne cdo drejtim. Kisha pershtypjen se ish shkrepur nga dikush tjeter. Po ska rendesi. Urime Elian. Great shot! I really liked it.![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
FI i ke rene ne te..ate dite kam lozur me bokeh me dritat neper peme.
E po me 9 blades kam vetem 100mm, 200mm, 75-300mm edhe ato nuk i perdorja dot ne kete rast, kshu qe perdora 50 mm edhe pse e papershtatshme.
Iso eshte 100, 1/40 e sekondes por fotoja origjinale kuptohet qe eshte me e erret dhe ishte apostafat per dritat e jo ambientin. Me pas duke i dhene ndricim ne photoshop kane dale edhe noise ne foto, natyralishte. Ate me xhup te kuq as se kisha vene re.
Disa foto te tjera nga ajo dite..
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toffee : 18-02-2013 mė 15:21
sh bukur ka dal e para Toffee. Mazallah se i share te gjitha pikcers qe ben dhe ti. Ca i ruan, kushedi pse ?!!![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Mali i Tartarit ishte realizuar mire, por arsyeja e vetme qe nuk e votova eshte se nuk me terheqin fotot me male te zhveshura. Me duken shume pamje monotone. Kemi patur nje kalendar me pamje mali te zymte, kur isha e vogel. Sa e urreja!! Nuk arrija ta kuptoja ce terhoqi mamin qe vajti bleu ate.![]()
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt