Mbytja nė luftėra dhe konflikte

Islami nuk ėshtė fe agresive, as Kur“ani e Pejgamberi a.s. nuk propagandojnė luftėn apo ndonjė konflikt, pėrkundrazi ideali i islamit ėshtė paqja dhe siguria nė jetė.

Kur“ani fisnik dhe Pejgamberi a.s. kėrkojnė nga besimtarėt qė ta duan paqen e jo ngatėrresat tė cilat tė ēojnė deri nė luftė dhe nė derdhjen e gjakut. Vetė Pejgamberi a.s. gjatė shpalljes sė ligjit islam e pa se lufta ishte metoda qė pėrdorej pėr t’u mbrojtur vetė muslimanėt, territoret dhe tė drejtat e tyre.

Nė lidhje me kėtė, All-llahu xh.sh. thotė:

”Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė e All-llahu ka fuqi pėr t’u ndihmuar atyre (muslimanėve).” [1]

Zbulesa kur’anore te Pejgamberi a.s. vazhdoi pėr njė periudhė 23 vjeēare. Gjatė 13 viteve tė para tė kėsaj periudhe, muslimanėt jetonin si pakicė nėn njė qeverisje pagane nė Mekė dhe ishin tė detyruar tė ballafaqoheshin me shtypje. Shumė njerėz (muslimanė) u diskriminuan, u dhunuan, u torturuan, madje edhe u vranė. Megjithatė, muslimanėt vazhduan tė jetojnė pa kaluar nė gjakderdhje dhe gjithmonė u bėnė thirrje paganėve pėr paqe, me tė vetmin qėllim qė tė ruhet jeta e njeriut.

Kur shtypja e paganėve u bė tėrėsisht e padurueshme, muslimanėt u shpėrngulėn nė qytetin e Jethribit, i cili mė vonė do tė quhej Medinė. Aty ata do tė vendosnin qeverisjen e re nė njė mjedis mė tė lirė dhe mė miqėsor. Edhe pse ata vendosėn rendin e tyre, kjo nuk i shtyu aspak ata qė tė rrėmbenin armėt kundėr paganėve tė egėr tė Mekės.[2]

Muhamedi a.s. i urdhėroi njerėzit e tij pėr luftė vetėm pasi pranoi shpalljen kur’anore:

”Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė e All-llahu ka fuqi pėr t’u ndihmuar atyre (muslimanėve). (U lejuan tė luftojnė) ata tė cilėt vetėm pse thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!” u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zmbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues.” [3]

Shkurt, muslimanėt janė tė lirė tė luftojnė kur shtypen dhe dhunohen. Gjithashtu muslimanėt urdhėrohen pėr tė mos pėrdorur provokime tė panevojshme:

” Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).” [4]

Megjithatė nuk mbetej vetėm me kaq, gjatė gjithė jetės sė Muhamedit shpėrthyen disa luftėra, por Muhamedi a.s. krijoi njė mjedis shoqėror tė sigurt e paqėsor pėr muslimanėt dhe pėr paganėt duke nėnshkruar marrėveshjen e paqes, siē ishte marrėveshja e Hudejbijes. Mirėpo kjo marrėveshje nuk u zbatua. Me kalimin e kohės, ushtria muslimane arriti tė krijojė njė forcė tė madhe kundėr kundėrshtarėve. Megjithatė, Muhamedi a.s. e mori Mekėn nėn kontroll pa gjakderdhje dhe me njė shpirt tė madh tolerance.

Sipas fjalėve tė Xhon Esposito, ekspert perėndimor i islamit: ”…me mėnjanimin e gjakmarrjes dhe plaēkitjes sė pushtimit, profeti e zgjodhi ēėshtjen duke siguruar amnistinė dhe duke mos zhveshur shpatėn kundėr armiqve tė tij tė dikurshėm.” [5]

Jo vetėm gjatė ēlirimit tė Mekės, por edhe nė rrjedhėn e tė gjitha betejave e ēlirimeve tė bėra nė kohėn e Muhamedit a.s., tė drejtat e njerėzve tė pambrojtur e tė pafajshėm u mbrojtėn me kujdesin mė tė madh. Muhamedi a.s. nė tė vėrtetė iu drejtua besimtarėve qė po pėrgatiteshin pėr luftė, me kėto fjalė:
”Shkoni nė luftė me pėrkushtim ndaj fesė sė Zotit! Mos prekni gratė, pleqtė dhe fėmijėt, pėrmirėsojeni gjithmonė gjendjen e tyre dhe tregohuni tė butė me ta! Zoti i do njerėzit e sinqertė.” [6]

I Dėrguari i Zotit gjithashtu e qartėsoi qėndrimin qė muslimanėt duhet tė mbajnė edhe nėse gjenden ende nė flakėt e luftės apo tė konflikteve: ”Mos vritni fėmijė! Shmangni prekjen e njerėzve qė ia kanė pėrkushtuar veten lutjes nėpėr kisha! Kurrė mos vritni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemė! Kurrė mos rrėnoni shtėpi!” [7].
Nga thėniet e Kur’anit dhe tė Muhamedit a.s. kuptojmė se jeta e njeriut nė ēfarėdo rrethana qė tė gjendet, ajo ėshtė e sigurt dhe e garantuar nga ana e All-llahut xh.sh. dhe nuk lejohet tė derdhet gjaku i tij. D.m.th. edhe nė kėto raste duhet tė ketė kujdes njeriu qė tė mos i tejkalojė kufijtė e rregullave tė caktuara sipas parimeve islame, mbi tė drejtat e njeriut nė luftėra dhe konflikte apo nė ndonjė rast tė ngjashėm me kėto.

Sipas parimeve islame, edhe nė kėto raste njerėzit e pafajshėm dhe tė pamundshėm siē janė fėmijėt, gratė, pleqtė etj., jeta e tyre duhet tė ruhet. Sipas kėtyre rregullave ndalohen kėto veprime nė luftėra dhe konflikte: ”Vrasjet mizore, keqtrajtimet dhe dhunimet, vrasja e grave, madje edhe kur ato i ndihmojnė meshkujt (tė plagosurit), fėmijėt dhe tė sėmurėt, vrasja e atyre qė nuk mund tė mbrohen siē janė pleqtė, tė verbrit, tė paralizuarit, tė sėmurėt mental dhe femrat, vrasja e armikut tradhtisht, sakatimi i tė pafeve (prerja e hundės ose e veshėve), helmimi i burimeve tė pijshme etj.” [8]

Muhamedi a.s. ndėrroi jetė duke lėnė porositė e tij qė tė mos i pėrdorin shpatat e tyre kundėr njeriut, tė mos derdhet gjaku i tij nė asnjė mėnyrė, vetėm kur ėshtė e ligjshme. Pas vdekjes sė tij vjen gjenerata e artė me tė njėjtat porosi tė cilat ua kishte lėnė Muhamedi a.s. atyre sa ishte gjallė. Administruesit muslimanė, tė cilėt zbatonin me sinqeritet moralin e islamit, qeverisnin gjithmonė me tolerancė, mirėsi e drejtėsi. Nė tė njėjtėn mėnyrė, historia e Perandorisė Osmane qė qeverisi pėr shekuj me radhė vende tė shumta nė tre kontinente, ėshtė e mbushur me shembuj tolerance dhe me kujdesin e madh pėr mbrojtjen e jetės sė njeriut. Nė kėtė rast tė mos lėmė pa e pėrmendur njė shembull nga jeta e shokėve tė Muhamedit a.s. thėnien e artė tė Ebu Bekrit r.a. kur i dha urdhėr ushtrisė sė tij nė luftėn e parė tė Sirisė: ”Ndaluni o njerėz, qė tė mund t“jua jap dhjetė rregulla pėr t“i mbajtur nė mend e nė zemėr: Mos tradhtoni e as mos iu largoni rrugės sė drejtė! Ju nuk duhet tė gjymtoni, as tė vrisni fėmijė, burra tė moshuar apo gra…”[9]

Nėse shfletojmė faqet e historisė, do tė shohim se ka pasur luftėra tė vogla dhe tė mėdha, gjithashtu do tė shohim njė numėr tė madh tė vrasjeve tė njerėzve tė pafajshėm.

Sipas zviceranit Zhan Zhak Babel, nė luftėrat e deritanishme kanė humbur jetėn 3 miliardė e 640 milionė njerėz.[10]

Gjithashtu vlerėsohet se vetėm nė shek. XX, numri i viktimave tė pafajshėm ėshtė: Prej vitit 1914 – 1918 – 10 milionė, prej vitit 1939 – 1945 – 50 milionė, prej vitit 1945 e deri mė sot – 16 milionė njerėz.[11]

Siē na ėshtė e njohur nga historia, madje edhe nga kjo e kohės mė tė re, ka pasur shumė shembuj tė shkeljeve flagrante tė rregullave mė elementare tė luftės.

Civilizimi modern perėndimor krenohet me deklaratėn e Kombeve tė Bashkuara qė mbrojnė tė drejtat e njeriut gjatė luftės, shpesh dėgjojmė pėr gaze helmuese, bomba thėrrmuese dhe lloje tė tjera tė bombave qė hidhen mbi kokat e njerėzve tė pafajshėm. Mjafton kėtu t‘i kujtojmė vetėm disa nga veprimet barbare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė parė krizėn e thellė morale qė kishte pėrfshirė botėn. Vetėm humbjet e njerėzve, pa i llogaritur shkatėrrimet materiale, kishin pėrpjesėtime marramendėse. Vetėm nė kėtė luftė, numri i viktimave tė pafajshėm ishte mė se 50 milionė. [12]

Njerėzimi ka harxhuar ngjyrė sa lumenjtė e letra sa malet me dėshirė tė flaktė pėr paqe.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė 26 qershor tė vitit 1945 nė San Francisko pesėdhjetė shtete e nėnshkruan Kartėn e Kombeve tė Bashkuara. Pjesa hyrėse e saj fillon me moton:”Ne, njerėzit e Kombeve tė Bashkuara, kemi vendosur t‘i mbrojmė gjeneratat e ardhshme prej tragjedisė sė luftės e cila dy herė nė distancė prej njė gjenerate, i solli njerėzisė mjerime tė papėrshkrueshme.”[13]

Pas nėnshkrimit tė kėsaj karte, pjesa dėrmuese e njerėzve menduan se njė dokument i kėtillė kurrė deri atėherė nuk ka qenė i formuluar. Ndėrkaq, shumica e tyre kanė pritur se do tė bėhet kthesė nė historinė e civilizimit. Pėr fat tė keq, pas shumė pritjeve tė mėdha, dėshpėrimi bėhet edhe mė i madh.

Edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė zhvillohen luftėra tė tmerrshme. Prej mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė vitin 1945, mė shumė se 25 milionė njerėz janė vrarė nė mė se 150 luftėra. Ēdo ditė diku nė botė zhvillohen mesatarisht rreth 14 luftėra tė ndryshme.[14]

Volteri nė njė shkrim shprehet: ”E kuptoj perfekt tė drejtėn e paqes; kjo e drejtė nėnkupton mbajtjen e fjalės pėr t‘i siguruar ēdo njeriu tė gėzojė plotėsisht tė drejtat e tij natyrore, mirėpo nuk di ē‘ėshtė e drejta e luftės. Njė kodeks pėr vrasje mė duket njė koncepcion i ēuditshėm.”[15]
Gjithashtu, Montaigne ka thėnė: ”Nė esencė, kjo shkencė ose art pėr tė vrarė, pėr tė shkatėrruar dhe pėr tė zhdukur llojin e vet ėshtė gjendje qė nuk e bėjnė as egėrsirat.”[16]


Jemi dėshmitarė tė kohės nė tė cilėn po jetojmė, ēdokush ka dėgjuar dhe dėgjon vrasje dhe masakra qė kryhen nė njeriun gati nė tė gjithė botėn. Pėr tė mos lėnė pa e cekur Irakun e sotėm tė larė me gjak, djepin e dikurshėm tė diturisė, ēdo ditė vriten me dhjetėra njerėz tė pafajshėm, pastaj lufta nė Ēeēeni e lėnė nė harresė ku aty nuk ndalen vrasjet ēdo ditė, nė Bosnjė e Hercegovinė ku ndodhi njė masakėr marramendėse e cila do tė mbahet nė mend gjithmonė. Gjithashtu sė fundi edhe nė Kosovė. Sipas KMDLNJ, ka indikacione shumė tė sigurta se njė pjesė e viktimave shqiptare janė djegur nė furrat e shkritores sė minierės sė Trepēės. Tė vrarėt e tė masakruarit u hodhėn edhe nėpėr puse tė ujit nėpėr fshatra, njė numėr i tyre mbetėn me javė e me muaj tė pavarrosur. Numri i tė vrarėve besohet tė jetė mbi 11.000.[17]

Muhamedi a.s. erdhi me moton e tij qė t’i sjellė njerėzisė paqe dhe siguri dhe ēdokush ta jetojė jetėn e tij kudo qė gjendet dhe kudo qė jeton. Ai e la porosinė para 14 shekujve, duke i porositur tė gjithė njerėzit pa dallim: “…mos tė kėrkojnė konflikt me armikun.” Por, nė raste lufte dhe konflikte, ai e la porosinė e tij me sa vijon: “Kur tė shkoni nė luftė, bėjeni kėtė nė emėr tė Tij dhe pėr hir tė Tij. Mos i kaloni kufijtė, mos i thyeni premtimet dhe mos vritni fėmijė.”[18]

Muhamedi a.s. gjithashtu la porosinė qė nė raste kur zėnė robėr:

“Ju porosis qė tė silleni mirė me robėrit e luftės”.[19]

Nė islam gjithashtu ndalohet eksperimentimi me robėrit, fyerja apo torturimi i tyre. E njėjta ndalesė zbatohet pėr robėrit e plagosur.

Haptazi mund tė them se asnjė fe nuk kujdeset pėr tė drejtat e njeriut pėr jetė mė shumė se islami dhe askush nuk i zbaton tė drejtat e njeriut mė shumė se muslimanėt, pėr kėtė dėshmon vetė historia dhe koha nė tė cilėn jetojmė. Kjo ka ndodhur gjithnjė nė tė kaluarėn dhe ndodh nė tė tashmen, e sigurisht do tė ndodh kėshtu nė tė ardhmen nėse islamin dhe parimet e tij i kanė nė zemėr.

-Vazhdon-

Shkruan: Rexhep Ismajli

________________________
[1]. El Haxh-xh, 39.

[2]. Sefijurrahman el Mubarekfuri “Nektari i vulosur i xhenetit”, Prishtinė 2004.

[3]. El Haxh-xh, 39 – 40.

[4]. El Bekare, 190.

[5]. Harun Jahja, ”Isami dėnon terrorizmin”, f. 41.

[6]. Harun Jahja vep. cit. f. 42.

[7]. Harun Jahja, vep. cit. f 42.

[8]. Vepra, revistė islame, Shkup nr. 86.

[9]. Amėr Halid, ”Pėrmirėsimi i zemrave”, Tiranė 2005 f. 74.

[10]. Prof.dr. Zejnullah Gruda, “Mbrojtja e tė drejtave tė njeriut nė konflikte tė armatosura”, Prishtinė 2005, f. 12.

[11]. Nikola M. Nikolov, ”Komploti botėror”, Tetovė 1998, f. 27.

[12]. Shih prof. dr. Zejnullah Gruda “Mbrojtja e tė drejtave tė njeriut nė konflikte tė armatosura”, Prishtinė 2005.

[13]. Nikola M. Nikolov, vep. cit. f. 32.

[14]. Nikola M. Nikolov, vep. cit. f. 33.

[15]. Prof. dr. Zejnullah Gruda, vep. cit. f. 11.

[16]. Prof. dr. Zejnullah Gruda, vep. cit. f. 11.

[17]. Dr. Vesel Latifi. ”Kriminalistika”, Prishtinė 2001, f. 145.

[18]. Takvimi 2006, nr. 36 Prishtinė, f. 195.

[19]. Takvimi vep. cit. f. 196.