19 Janar 2013 - 14:04 | LAJME
Siguria në periferi të Tiranës, policia kontroll në fshatra dhe rrugë dytësore
Nga: SPARTAK KOKA
TIRANË- Policia e Tiranës prej disa ditësh ka nisur një aksion për kontrolle të vazhdueshme gjatë orëve të mbrëmjes dhe në zonat periferike të kryeqytetit. 'News 24' ka ndjekur nga afër punën e bluve të Komisariatit Nr. 6 dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës në një pikë kontrolli të ngritur pranë urës së Beshirit në fshatin Lalm.
“Realisht Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë disa masa për parandalimi e ngjarjeve kriminale, duke ngritur pika kontrolli dhe në periferi të Tiranës. Këto pika kontrolli do të jenë të lëvizshme me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ku do të kryhen. Kontrolle për armëmbajtje pa leje për trafikimin e lëndëve narkotike, njëkohësisht për masat e sigurisë së qarkullimit rrugor. Në ato raste kur evidentohet se ka shpejtësi dhe në ato raste kur ka parakalime të gabuara njëkohësisht do bëhet edhe testi i alkoolit. Dua t’ju them se në mbështetje të planit të masave janë edhe forca e ndërhyrjes së shpejtë, janë efektivë të qarkullimit rrugor të patrullës së përgjithshme, kryesisht të ngritura edhe ngs Komisariatet në zonat periferike ku në krye të këtyre shërbimeve do të jenë drejtuesit e Komisariatit të Drejtorisë së Qarkut Tiranë”, tha Erzen Breçani zv.drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.
‘Rritja e numrit të telefonatave tek numri 129 dhe tek numri 126 tergon se bashkëpunimi me komunitetin dhe besueshmëria është më e lartë”, shtoi Breçani.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt