Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Aq vështirë qënka për t'i lokalizuar ata persona që venë maska e dalin për të grabitur, e për t'i asgjësuar me armë në dorë? Është turp që në një vend të NATO-s, të ketë njerëz tip talibanësh, që patrullojnë rrugët për terror. Të dërgohen forcat komando që kanë luftuar kundra talibanëve, t'ua djegin katundet e t'i vrasin këto vemje të mallkuara që guxojnë e dalin me maska!
    ----
    Maska në Milot-Burrel, grabisin furgonin
    Publikuar më 17.01.2013 | 20:27

    MILOT-BURREL - Rikthehen maskat në aksin Milot-Burrel. Mbrëmjen e sotme, persona me maska dhe armë kanë grabitur një furgon të linjës në vendin e quajtur Shkopet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, si dhe shuma e parave që kanë arritur të marrin grabitësit.

    Ky nuk është rasti i parë në këtë zonë, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve, madje mësohet se i njëjti furgon është grabitur më 2 janar të këtij viti.

    Ndërkaq vetëm 3 ditë më pas një shofer i linjës Burrel-Tiranë-Athinë ka qenë shënjestër e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin Burrel -Milot, në afërsi të fshatit Bushkash, ku persona të maskuar dhe me armë i kanë në dalë në pritë me qëllim grabitjen furgonit të pasagjerëve me targa MT 3389A, në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.

    Ky i fundit nuk ka pranuar të ndalet dhe pas rezistencës maskat kanë shkrehur breshëri plumbash mbi furgonin, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë, po 3 ditë më parë, maskat dolën dhe grabitën një autobus të linjës Tiranë-Sarandë, në afërsi të Tepelenës, duke u grabitur udhëtarëve 30.000 lekë të reja e duke qëlluar mbi autobusin, pa plagosur njeri.

    /Shekulli Online/M.A./

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Poshte maskave jane fytyrat e politikaneve tane. Cfar prisni tjeter me nje varferi ekstreme si e jona ne shqipri. Kjo qe ka filluar eshtye vetem fillimi, do behet me keq, do behet aq keq sa as lufta civile nuk do ti ngjasoje me. Rruget do mbushen me pirgje kufomash, epidemi semundjesh do perhapen ngado, zjarret do perfshijne institucione shtetrore dhe private, shtepi dhe pallate. Lumejte do te dalin nga shtrati dhe hidrocentralet do te shperthejne. Peshqit do te ngordhin dhe kafshet do te enden qyteteve e fshatrave duke u ushqyer me mish njeriu. Ky eshte fillimi i fundit te cdo gjeje ne shqipri

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin

    Nga maskat te kafshet qe ushqehen me mish njeriu eshte rruge e gjate or ti
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Nga maskat te kafshet qe ushqehen me mish njeriu eshte rruge e gjate or ti

    Pikepamje personale ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Poshte maskave jane fytyrat e politikaneve tane. Cfar prisni tjeter me nje varferi ekstreme si e jona ne shqipri. Kjo qe ka filluar eshtye vetem fillimi, do behet me keq, do behet aq keq sa as lufta civile nuk do ti ngjasoje me. Rruget do mbushen me pirgje kufomash, epidemi semundjesh do perhapen ngado, zjarret do perfshijne institucione shtetrore dhe private, shtepi dhe pallate. Lumejte do te dalin nga shtrati dhe hidrocentralet do te shperthejne. Peshqit do te ngordhin dhe kafshet do te enden qyteteve e fshatrave duke u ushqyer me mish njeriu. Ky eshte fillimi i fundit te cdo gjeje ne shqipri
    Të jesh e varfër nuk të jep asnjë të drejtë të varfërosh tjetrin apo t'ia marrësh jetën tjetrit. Kur qenkan kaq të varfër, pse nuk shesin kallashnikovët e plumbat, që të blejnë bukë? Ose pse nuk shkojnë të grabisin Salën e Edin, por grabisin fshatarë të varfër? Ça duhet të bëjnë sipas teje ata që u grabitën? Të marrin dhe ata armët e të të grabisin ty?

    Kjo punë zgjidhet lehtë. Dërgo një helikopter me forca ushtarake në atë fshat, dhe jepju ultimatum që nëse nuk dorëzojnë grabitësit për një orë, fshati do të digjet e gjithi me napalm. Dhe digji të gjallë ndyresirat që guxojnë dhe grabisin!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Në as një mënyrë nuk quaj varfërinë shkak për gjëra të tilla. Pastaj varfëria me mbijetesën (mbijetesa = që të jesh një javë pa bukë në një tokë pa jeshillëk dhe kafshë) kanë shumë distancë të madhe.

    Sigurisht varfëria shkon dora dorës me vjedhjen, por këtu nuk bëhet fjalë për vjedhje vetëm.. gjërat shkojnë më tej! Vjedhje nga varfëria e dimë kujt i thonë... mos të na hedhin hi syve.

    Gjithmonë në raste të tilla ka tre role bazë, fituesi, humbësi dhe çirakët! Çirakët këtu për mua janë këta tipat me maska, humbësi është populli i thjeshtë dhe fituesi gjithmonë është i fshehur, të qan ditën dhe të bën gropën natën. Fituesi është grupi i njerëzve (shiko politikan-bizsnesmen & co) që përfiton nga kjo situatë.

    Loja është gjithmonë e njëjtë, sado herë populli arrin aty ku nuk duron dot më dhe është gati të ngrihet kundër politikanëve.. 'lojëra' të tilla shfaqen edhe e ç'orientojnë krejt popullin, në mënyrë që mos të ngrihet për të mirën e vetes.

    Nuk është hera e parë që idiotët-horrat (shyqyr zoti si këta kemi plotë) udhëzohen ose tolerohen nga politikanët. Në ç'do shtet policia njeh gjithmonë gjithçka.. tjetër gjë se nuk zbatohen ligjet.

    Mos u gënjeni kotë.. policia kur do zbulon dhe krimet më të mirë planifikuara.. jo më disa banda horrash që dalin rrugës edhe lënë 500 shenja e njolla!

    Lojra janë këto të gjitha, e kemi parë këto filma të salës edhe herë tjetër.. pyetja është.. a do lejojmë prapë të na tallin??

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Poshte maskave jane fytyrat e politikaneve tane. Cfar prisni tjeter me nje varferi ekstreme si e jona ne shqipri. Kjo qe ka filluar eshtye vetem fillimi, do behet me keq, do behet aq keq sa as lufta civile nuk do ti ngjasoje me. Rruget do mbushen me pirgje kufomash, epidemi semundjesh do perhapen ngado, zjarret do perfshijne institucione shtetrore dhe private, shtepi dhe pallate. Lumejte do te dalin nga shtrati dhe hidrocentralet do te shperthejne. Peshqit do te ngordhin dhe kafshet do te enden qyteteve e fshatrave duke u ushqyer me mish njeriu. Ky eshte fillimi i fundit te cdo gjeje ne shqipri
    Nuk eshte e vertet qe "maskat kane lidhje me varferine" nje i ndershem edhe i varfer vdes edhe ate veprim nuk e ben. Mbas maskave jane fshehur edhe fshihen kriminelet! Vrases edhe hajdute te pashpirt qe kenaqen duke terrorizuar, plackitur edhe vrare njerez te pafajshem. Keta kriminel duhen denuar ne maksimum edhe s'ka asnje arsye qe ti justifikojme.

    p.s: nuk e mohoj faktin qe ne Shqiperi ka shume varferi por dua te theksoj qe keta jane kriminel.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    shteti pushteti ka humb kontrollin e ka harru detyrat e veta ma elementare,sigurine e levizjes se lire e garancine e jetes...politikane duke qen 24 ore te ruajtur e te rrethuar me bodygarda/truproje,nuk ju plas trapi ma se cfare behet rrugeve e lagjeve ne ate shtet.

    sali berisha e nishani e topalli,te vendose sa me pare LIGJIN ME VDEKJE ,e te forcoje e disiplinoje e aftesoje policine,perndryshe,ai popull do futet ne nje kaos shume te rrezikshem.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #9

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe "maskat kane lidhje me varferine" nje i ndershem edhe i varfer vdes edhe ate veprim nuk e ben. Mbas maskave jane fshehur edhe fshihen kriminelet! Vrases edhe hajdute te pashpirt qe kenaqen duke terrorizuar, plackitur edhe vrare njerez te pafajshem. Keta kriminel duhen denuar ne maksimum edhe s'ka asnje arsye qe ti justifikojme.

    p.s: nuk e mohoj faktin qe ne Shqiperi ka shume varferi por dua te theksoj qe keta jane kriminel.
    nuk po munde te rri pa then qe jam plotesisht dakort me juve
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #10

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Qe nga koha kur ne krye te ministrise se brendshme eshte emeruar Flamur Noka, qe te nesermen kane filluar te levrijne lakuriqt e nates, qe kane nje origjine dhe nje dore (shume e sigurte kjo) ish-policesh tip Arkan, prane forces politike X, qe nuk po lene gur pa levizur per te shkaktuar pasiguri dhe panik nder qytetare dhe nder biznese.

    Eshte mjeti i fundit qe u ka mbetur ne dore per te frikesuar qytetarin. Vini re Burreli dhe Tepelena. Prit tani kur te dali Puka dhe Skrapari. Me pas Kopliku dhe Kuçova. Me pas Mirdita dhe Cerriku.

    Nuk eshte çudi qe te perdorin skenare edhe me mizore. Qellimi justifikon mjetin.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •