INTERVISTA/ Flet ish regjisorja e Kinostudios Liri Brahimi

Pedagogėt e mi ishin Ramadan Sokoli, Xhemal Broja, Kadri Roshi, Lazėr Filipi, Kujtim Spahivogli


Si refuzoi profesorja bullgare e kantos kėngėn e Vaēe Zelės

Ja si u pėrjetua tek unė prishja e mardhėnieve me Bashkimi Sovjetik

Si shikonim fshehurazi televizionin italian

Si e ka pėrjetoi babai ardhjen e Konti Ēianos

Filmi Kapedani, filmi i parė si asistent regjisore...


Albert ZHOLI

Ka kryer Shkollėn e Mesme Liceun Artistik “Jordan Misja”, dega e Artit Dramatik nė vitet 1955-1960 dhe, mė pas, Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve), nė vitet 1961-1965, degėn e Artit Dramatik. Filloi punė nė Kinostudio asistent regjisore e filmave artistikė, ku ishin edhe shokė tė tjerė tė sė njėjtės shkollė. Ishin brezi i dytė i kineastėve qė studiuan nė vendin tonė. Brezi i parė kishte mbaruar jashtė shtetit, si: Vikor Gjika, Dhimitėr Anagnosti etj. Duhej shumė djersė dhe punė krijuese qė tė merrej titulli “Regjisor i kategorisė sė III-tė”. Punoi 10 vjet me pasion dhe kėmbėngulje nė 15 filma artistikė, si: “Kapedani”, “Operacioni zjarri”, “Mimoza llastica”, “Shpėrthimet”, “Ndėrgjegjja”, “Tinguj lufte” etj., etj. Pas 10 vjetėsh punė krijuese djersė dhe mundime, fitova titullin “Regjisore e kategorisė sė III-tė”, dhe shumė shpejt, brenda pak viteve, arrita “Regjisore e kategorisė sė I-rė”. I pėlqente tė xhironte filma dokumentarė. Sa djersė, sa dhimbje, sa sharje, sa lavdėrime, hedhje poshtė e ngritje lartė qė ka pėrjetuar. Pėr vite me radhė fiksoi portrete heronjsh, mjekėsh, shkrimtarėsh dhe artistėsh; u futa nė botėn e brendshme tė fshatares, qė merrte nė krah djepin me fėmijėn, dhe nėn sqetull mbante kupacin e drurit me uthull pėr ta ngjyer me bukėn e misrit qė tė zbuste buzėn e tharė nga vapa, ose tė ftohtit, dhe ulej midis fushės aty ku dielli binte pingul apo ku ulėrinte era. Zbėrtheu fytyrat e zbehta tė fshatarėve nė Lekbibaj, ku mbartnin me katruve ujin dy orė larg. Jetova ankthet e djemve tė rinj nė Minierėn e Memaliaj, qė zbrisnin me kovė pesė nivele nėn tokė dhe qė kishte raste tė mos dilnin me nė sipėrfaqe. Njohu Pilon, brigadierin nė Muri me pesė fėmijė qė gjithė natėn peshkonte te Gjoli pėr tė zėnė njė ngjalė, si ushqim pėr fėmijėt, ndėrsa gjithė ditėn punonte nė fushė. Me dhjetėra herė fiksoi fytyrat e zbehta tė fshatarėve tė Shishtavecit, qė vuanin pėr bukė, me ato shtėpi me trarė tė zinj shekullorė, gati pėr t’u rrėzuar, dhe l00 metra mė larg ngriheshin vila tė bardha, tė bukura, me antena.

Ku keni xhiruar nė punė tuaj si regjisore?

Xhirova me avion, nėndetėse me silura, dhe Katra; njoha tė gjitha armėt moderne; njoha dhe xhirova natyrėn aq tė bukur tė vendit tim, nga Tamara, Vermoshi e gjer nė Vukėl tė Kelmendit. Njė natyrė e ashpėr, me male tepėr tė lartė, qė ngriheshin si apartamente, me stalaktite e stalagmite nė dimėr dhe me dhjetėra ujėvara tė mahnitshme dhe plot lule mali gjithėsojshe nė verė; fiksova Jugun, perlėn e Shqipėrisė, me ato tarraca mbushur me agrume: limona, portokalle e ullinj, qė u ngritėn me djersėn tonė dhe qė nuk i shijuam ashtu siē duhet. Ju prish makina me dhjetėra herė midis rrugės e midis malit dhe fjeti te kėmbėt e shokėve; ngela nė dėborė dhe mė tėrhoqėn me zinxhirė, rrėshqitėn ortekėt nga mali dhe unė, bashkė me shokėt, ulėrija pėr tė ruajtur kokėn. Ngeli pa bukė me dhjetėra herė dhe e gjetėm pak bukė misri e qepė; pėr tė kaluar natėn, fjeta bashkė me shokėt nė njė vend duke u dridhur nga tė ftohtit etj., etj. Fiksoi njė copėz tė historisė sė popullit tim nėn diktaturė.

Kam xhiruar 25 filma dokumentarė, shumė kronika dhe suzhete, 15 filma artistikė si regjisore e dytė. Pra fiksova pjesė tė historisė sė popullit tim tė lashtė, histori tė cilat jetojnė nė kujtesėn time, histori qė mė kalitėn dhe mė dhanė forcėn tė kuptoja se kush ishte diktatura.



Si filluat shkollėn nė Liceun artistik ?

Ishte viti 1955. Sapo mbarova vitin e parė tė shkollės sė mesme nė gjimnazin “Q. Stafa”, hynė nė klasė disa persona me aparatura incizimi. Ishin punonjės tė Radio-Tiranės. Kishin nevojė pėr spiker tė jashtėm, jo definitiv. Na morėn nė provė. Pėr ēudi, unė fitova. Madje, njėri prej atyre qė kishin ardhur, mė tėrhoqi mėnjanė dhe mė sugjeroi qė tė paraqitesha pėr konkurs nė degėn e artit Dramatik nė Liceun Artistik. Nė tė vėrtetė unė recitoja shumė bukur. Pasi mbaruan pushimet e verės, u paraqita nė konkursin qė zhvillohej nė Liceun Artistik. Ishin vitet 1955-1956. E fitova konkursin; madje mė akorduan edhe bursė. Liceu ndodhej nė fundin e rrugės sė Kavajės. Hyrja kryesore ishte me portė hekuri, kurse nga mbrapa ishte fushė dhe e pa mbyllur me mure. Ambientet brenda ishin shumė tė thjeshta, si klasat, ashtu edhe dhomat e gjumit, sallat ku zhvilloheshin gjithė pasditen lėndėt artistike. Ngrohje nuk kishte. Nė ēdo klasė kishte soba tė vogla pėr tė ndezur zjarr, qė nuk ngrohnin dot as njė sipėrfaqe tė vogėl...

Cilėt ishin pedagogėt tuaj? ***

Nė Liceun Artistik kishte profesorė tė dėgjuar qė i kishin kryer studimet jashtė atdheut, si p.sh. Ramadan Sokoli, Xhemal Broja, prof. Naraēi, qė kishin studiuar nė Itali; ose profesorėt e dramės, qė edhe ata kishin studiuar jashtė, si: Kadri Roshi, Lazėr Filipi, Kujtim Spahivogli etj. Nė Lice, nė degėn e Dramės, pėr tė studiuar profesionin, unė u lidha ngushtė me Bexhet Nelkun, Viktor Bruēetin e Serafin Fankon. Por kishim mjaft shoqe e shokė tė tjerė, si: Lavdije Bisha, Sadije Koka, Skėnder Rama etj., etj. Viktori dhe Serafini ishin nga Shkodra. Kur fillonte viti i ri shkollor ditėn e parė vinin gjithmonė nė shtėpinė time, ku linin edhe valixhet me tesha (valixhe u thėnēin, se ishin tė vogla e prej druri). Edhe pse ishte dimėr, veshja e tyre ishte mjaft e dobėt, dhe me ato veshje e kalonin tė gjithė sezonin e dimrit. Por kėtu nuk studionim vetėm ne. Kishte nxėnės qė studionin nga tė gjitha profesionet. Kush e mendonte se njė ditė nga kjo shkollė do tė dilnin shumė artistė tė talentuar, si Gaqo Ēako, Kristaq Paspali, Ferdinand Deda, Hektor Dule, Luiza dhe Kozeta Papa, Muntas Dhrami etj., etj. Kėshtu ai oborr i vogėl dhe i thjeshtė, qysh nė mėngjes herėt ushtonte nga zėrat e artistėve tė rinj, qė premtonin njė tė ardhme tė bukur pėr artin shqiptar.



Ēfarė studionit nė klasėn e artit dramatik?

Klasa e Artit Dramatik bėnte pėrpunimin e zėrit, frymėmarrjen, spostimin, numėrimin deri nė 100 dhe here-herė “kupa me kapak-kupa pa kapak”. Lėnda kryesore qė ne zhvillonim ishte mjeshtėria e aktorit. Kėtė lėndė na e shpjegonte Kadri Roshi, ēdo pasdite, nė orėn 16.00. Ishin orėt mė tė bukura. Fillimisht mėsonim pantomima (pa zė). Kėtė e studionim nė njė sallė tė madhe dhe e prisnim me padurim profesor Kadriun, i cili ishte njė artist mjaft i mirė dhe ne pėrfituam shumė nga mėsimdhėnia e tij. Veē kėsaj nė atė sallė kishim njė sobė teneqeje shumė tė mirė, qė e mbanim tė ndezur pa pushim. Por gjėja mė e bukur ishte se profesori ēdo ditė na sillte 3 kg. gėshtenja qė i piqnim sipėr sobės. Pra, nė kėtė mjedis tepėr tė kėndshėm fillonim dhe bėnim prova me pasion, tė gėzuar, optimist dhe me dashuri pėr artin. Vitin e parė shumė gjėra edhe nuk arrinim t’i kuptonim plotėsisht, dega e Artit Dramatik ėshtė si njė pus pa fund ku vetėm gėrmon vazhdimisht.

Kė do tė veēonit si tė talentuar nga studentėt e asaj kohe?

I talentuar ishte edhe skulptori Hektor Dule, qė studionte nga mėngjesi deri nė darkė. Ai ishte shumė i mbyllur, i heshtur, por nė vetvete ishte njė vullkan qė mė vonė shpėrtheu me vepra dinjitoze. Njė ditė Hektori qėndronte tepėr i trishtuar, kishte lidhur duart dhe po hiqte nė zemėr pranė bustit tė njė femre, qė akoma nuk e kishte pėrfunduar. Iu afrova dhe e pyeta. I mėrzitur mė shpjegoi se kishe pasur njė vajzė qė i pozonte, por ajo qė mėrzitur dhe nuk vinte mė, duke ia lėnė punėn tė pambaruar. “Ja, - mė tha, - dy orė punė kam gjithsej…” Unė i thashė: “Ja, unė po ulem te stoli dhe po qėndroj pa lėvizur dhe ti pėrfundo bustin!” Sa shumė u gėzua dhe pėr njė kohė rekord e plotėsoi atė.

Ju keni pėrmendur nė libėr dhe Vaēe Zelėn...

Po. Kur mbaronte sezoni shkollor gjithmonė bėhej koncerti pėrfundimtar i shkollės. Nė degėn e Artit Dramatik gjithmonė zgjidhej skeēi mė i bukur i vitit, dhe gjithmonė atė e pėrfaqėsonim nė tė katėr. Pasioni pėr dramėn ishte mjaft i madh. Unė do tė recitoja nė gjuhėn ruse, poezinė e Maksim Gorkit “Nėna”. Mė kujtohet qė, njė moment pėrpara shfaqjes erdhi e nervozuar profesorja bullgare e kantos, e cila kėrkoi programin e koncertit dhe e vuri gishtin te emri i artistes sonė tė muzikės sė lehtė Vaēe Zela. “Nuk dua, - tha profesoresha, - tė thuhet se kjo ėshtė nxėnėsja ime”, sepse gjithmonė nė koncerte, kur anulohej emri i nxėnėsit, shoqėrohej edhe me emrin e pedagogut.

Vaēe Zela, studionte pėr kanto, por ajo nuk u rezistonte dot notave tė pentagramit, ndaj u largua nga Liceu Artistik dhe shkoi nė vendlindjen e saj, nė Lushnjė, rrėmbeu kitarėn dhe kėndoi plotėsisht e lirė duke u bėrė yll i muzikės sė lehtė shqiptare. Ajo e sfidoi profesoren bullgare.

Si e mbani mend Mihallaq Luarasin?



Nė vitet e fundit erdhi nė shkollėn tonė njė profesor i ri i Artit Dramatik qė sapo kishte kryer studimet nė Hungari. Quhej Mihallaq Luarasi. Tė gjithė ishim kureshtarė ta njihnim nga afėr. Ishte simpatik dhe i veshur me shije. Shpesh mbante nė qafė njė shall tė bukur lidhur, ndryshe nga tė tjerėt. Shumė shpejt u fejua me njė vajzė tė bukur, qė kėndonte nė Estradėn e Shtetit bashkė me motrėn. E quanin Edi, vajzė e talentuar e cila mė vonė kreu Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve) dhe punoi si aktore nė Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar).

Si u pėrjetua tek ju prishja e mardhėnieve me Bashkimi Sovjetik?

Nė vendin tonė kishin filluar tė prisheshin marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik. Profesoresha ruse reflektonte shpesh njėfarė indinjate, pakėnaqėsie. Nuk ishte mė ajo e para, kishte filluar tė sillej brutalisht. Ajo bėnte vazhdimisht seleksionimin e studentėve, qė sipas saj, ata nuk kishin perspektive pėr tė ardhmen. Klasa vinte duke u zvogėluar dhe arriti shifrėn 24. Njėherė kishim pėrgatitur tė gjithė pantomima, qė supozonte zhvillimin e njė tregimi pa fjalė e pa rekuizitė. Pra, ēdo gjė zhvillohej me sikurin magjik. Gishti lėvizi kėmbėzėn dhe “pushka” qėlloi kokėn e pedagoges. Por, sa hap dhe mbyll sytė, nga kėmbėt e studentit rrodhi ujė pėrtokė. Ai kishte futur brenda nė pantallona njė shishe me ujė, dhe kjo tregonte se studenti pati frikė nga kafsha. Po i dridheshin kėmbėt dhe nė kėtė moment “i shpėtoi urina”. Nė sallė shpėrthyen tė qeshurat tona qė nuk kishin fund, por nė ēast dėgjuam njė ulėrimė tė tmerrshme tė Ēefranovės, e cila me punėn e krahut tė djathtė goditi me forcė mbi tavolinė. Tė gjithė pushuam dhe ulėm kokat. Ajo na shau shumė rėndė, na quajti si popull mizerabėl, injorant, tė dhunshėm etj., etj. Vazhdoi e vazhdoi tė shante aq sa na spėrkati fytyrat me pėshtymėn e saj. Dhe, si pėrfundim kėtė ngjarje e quajti “incident politik”, qė studenti e bėri qėllimisht, sepse ishte koha e prishjes sė marrėdhėnieve me B.S. Me kėtė “incident” zbrazi mllefin e saj dhe propozoi qė studenti tė pėrjashtohej nga shkolla. E ēfarė i bėmė ne asaj? Se mos ishim ne qeveria… Profesorja e mbylli mėsimin pėr tė mos u kthyer mė kurrė... Ne dolėm nga salla, lamė nga pas ujin e derdhur pėrtokė dhe ulėrimat e Nina Ēefranovės.



Ēfarė mund tė na thoni pėr televizioni italian dhe antenat e stisura?

Ishin vitet 1970. Nė vendin tonė frynte pak jetė lirie, pse do thoni juve? Sepse ishte lėnė i lirė televizioni Italian, i cili depėrtoi si njė prozhektor shumė i fortė nė ēdo familje shqiptare. Tė rinjtė, tė pasionuar, diskutonin grupe-grupe Festivalin e San Rremos. Rrafaela Karra e shikonin si tė ishte njė “mit”. Muzika moderne na mbushi me frymė dhe na “tjetėrsoi”. Rinia shpėrtheu si njė vullkan, e thithi menjėherė tė bukurėn dhe nisi nga kėrkesat: flokėt, pantallonat, muzika etj., etj. Unė, pėrballė shtėpisė sime, nga ora 16.00 dėgjoja gjithmonė zėrin e Rajmondės, qė nuk ishte mė shumė se 15 vjeēe. Ajo, pasi shikonte nė televizion artistėt italianė, dilte ēdo ditė nė oborrin e shtėpisė dhe me njė forcė tė brendshme tėrhiqte vėmendjen e kalimtarėve dhe tė komshinjve, duke bėrtitur: “Jam e fejuara e Xhani Morandiiit”.Qeveria i nuhati shpejt kėto gjėra e dha urdhėr tė prerė, qė ēdo familje tė hiqte antenat nga ēatia, nė rast tė kundėrt do tė mbante pėrgjegjėsi dhe, e dyta, asnjė i ri tė mos mbante flokė tė gjatė e pantallona alla-kaubojs. Doli buletini i Fadil Paēramit, i cili fliste pėr infektimin total tė rinisė shqiptare. Kėshtu, nisi shkatėrrimi i antenave tė stacionit Italian. Edhe ne e hoqėm antenėn nga ēatia. Mė kujtohet qė njė natė, isha duke fjetur dhe dėgjova disa zėra jo tė zakonshėm. Isha e lodhur, u rrotullova nė krevat dhe mė mposhti gjumi. Zhurmat u pėrsėritėn edhe natėn tjetėr. Atėherė u ngrita, eca me majė tė gishtave, u drejtova nga dhoma e bukės dhe qėndrova pas dy vazove shumė tė mėdha me lule shqiponjė dhe begonja reks. Nė errėsirė mėzi dallova motrėn, Mimozėn, dhe vėllanė, Besnikun, qė hynin e dilnin nga dhoma me kujdes tė madh dhe mė pas afroheshin nga televizori duke rregulluar diēka. Mė vajti mendja se po rregullonin pėr tė pare stacionin Italian. Motra Mimoza ishte shumė inteligjente. Pra, po qėndroja nė errėsirė, prapa vazove me lule. U thirra nėn zė. U trembėn. Kujtuan se ishte babi, i cili njė ditė mė parė ia kishte qethur kokėn zero vėllait dhe antenėn ia prishi. Kur e panė se isha unė u ēliruan, mė tėrhoqėn nė kuzhinė, mė ulėn nė divan dhe filluan tė mė sqaronin. “Tek e fundit ē’tė keqe ka? Ne marrim informacion se ēfarė ndodh nė tė gjithė botėn; shikojmė filmat modernė qė ty tė vlejnė…”, mė tha vėllai, i cili fliste tepėr i tendosur, ngaqė babai i kishte qethur flokėt e verdha shumė tė bukura dhe pantallonat ia kishte prerė me gėrshėrė. Atėherė rashė dakord edhe unė dhe, kėshtu, ne tė tre shikonim televizionin italian. Por, njė natė (qė nuk harrohet kurrė), njė kokė mė kapuē tė bardhė u zgjat nė kuzhinė. Obobo, ishte babai! Tė tre u ngritėm nė kėmbė tė elektrizuar. Nė moment mendova se do mė rrihte mua, meqenėse isha mė e madhja. Qetėsi. Babai nuk po fliste. Eci ngadalė, shkoi nė dhomėn e gjumit dhe, ē’tė shikoje?! Na u kthye mė buletinin e Fadil Paēranit. Nuk mė kujtohet me saktėsi, por nuk ishte mė shumė se 70 faqe. Babi m’u drejtua mua:

“Ngrehu dhe qėndro nė kėmbė! - Pastaj mė zgjati buletinin e mė tha: - Lexoje mirė, deri nė fund!”

Pasi unė mbarova leximin, ngriti Mimozėn dhe nė fund Besnikun. Kjo histori mbaroi nė orėn 06.00 tė mėngjesit. Me qetėsinė mė tė madhe babai na tha: “Nė orėn 01.00 tė ēdo nate ēohuni, shikoni televizionin italian dhe, nė mbarim, vazhdojmė tė lexojmė buletinin...” Nuk bėrtiti, nuk pėrdori dhunėn, vetėm na torturoi. Unė atė ditė nuk munda tė shkoja nė punė, as motra dhe vėllai nuk shkuan nė shkollė. Nė kėtė mėnyrė hoqėm dorė nga televizioni italian. Babai im, Kadri Brahimi, zbatonte rregullat dhe ligjet nė fuqi me fanatizėm. Rridhte nga familje me tradita patriotike. Kishte dy motra shumė tė mira Behiren dhe Ylvien. Tė dyja tė martuara. Nėna dhe babai kishin vdekur.

Si e ka pėrjetuar babai juaj ardhjen e Konti Ēianos?

Babai ishte nga fshati Brataj i Vlorės, por kishte ardhur nė Tiranė qysh nė moshėn 25-vjeēare, pėr tė punuar. Ishte veshur nė ushtrinė e Zogut ku pati gradėn e Marshallit. Shumė herė na tregonte se si stėrvitej ushtria nė kohėn e Zogut. Ne qeshnim me tė madhe kur tregonte momentin e parakalimit. E gjithė ushtria vinte poshtė tė dyja sqetullave nė njė krah hudhrėn dhe nė tjetrėn qepėn. Komandanti pėrsėriste: “Njė, dy, kthehu nga hudhra, kthehu nga qepa!” Pastaj, pas vitit 1930, babai punoi si Shturman (drejtues aviacioni) me “AL ITALIA” nė Fushėn e Aviacionit. Babi na tregonte kėtė rast:- Njėherė, nė vitin 1930, do vinte pėr vizitė nė Shqipėri njė personalitet italian Konti Ēiano . Po bėheshin kudo pėrgatitje. Erdhi dita dhe Roma transmetoi nisjen. Aty pėr aty dhe unė ia dėrgova lajmin qeverisė se delegacioni u nis. Pasi kishte kaluar gjysmė ore, vjen njė ‘Gaz’ i zi nė Fushėn e Aviacionit. Zbret nga gazi shefi i policisė. U fut nė kabinėn time dhe mė tha: “Transmeto tani me radio qė avioni tė bėjė rrugės pak pushim dhe kėshtu tė arrijė mė vonė!” “Joooo, - bėrtita unė, - kjo nuk ėshtė normale. Ai me gisht urdhėroi: “Transmetoje dhe mos e zgjat!” E transmetova. Roma me njė ironi tė theksuar u pėrgjigj: “Nuk ka pistė mbi Adriatik…”

Filmi Kapedani, filmi i parė pėr ju si asistent regjisore...

U emėrova nė Kinostudio, nė degėn e regjisores, fillimisht as asistent regjisore e filmave artistikė. Gjeta shoqėri, shoqe dhe shokė qė kishin mbaruar shkollėn time. U paraqita te drejtori i Kinostudios, qė nė ato vite ishte Zoti Vaskė Aristidhi. Nga paraqitja dukej qė ishte njė burrė zotni. Mė dha disa porosi: “Ti je e re, puna ėshtė gjithmonė me shėrbime; duhet tė jesh shumė e kujdesshme nė shoqėri, sepse nė njė grup filmi mund tė punojnė 40 meshkuj dhe vetėm 2 femra” etj. Opinion nė ato vite tė vriste shumė. Nuk kaloi shumė kohe dhe mė njoftuan tė filloja punė me njė skenar tė Skėnder Plasarit, komedinė “Kapedani”. Grupi i regjisorėve ishte i madh. Ishin dy regjisorė: Fehmi Hoshafi dhe Muharrem Fejzo, si dhe dy asistentė regjisorė: Ismail Xhabiaku dhe unė. Reparti i regjisorėve ishte i fortė: tė talentuar, tė zgjuar dhe tė palodhur. Fillimisht menduam qė tė zgjidhnim aktorė mė shumė tė mirė dhe t’u afroheshin personazheve, sepse kjo ishte baza e realizimit tė njė vepre. Arritėm tė zgjidhnim aktore adaptė. Nikolin Xhoja, aktor i papėrsėritshėm nė rolin e Beqos; Robert Ndrenika, Meropi Xhoja etj (tė mė falin qė nuk ua kujtoj emrat) etj. Ishin ditėt qė do tė bėheshin kinoprovat. Ishin caktuar aktorėt, veshjet, grimet dhe tė gjithė komponentėt e tjerė. Ditėn qė ne do tė fillonim kinoprovat unė u ndodha nė oborrin e Kinostudios dhe pashė qė erdhi drejt meje shoku im i klasės, Albert Verria. U pėrqafuam dhe shkėmbyem muhabetet e rastit. Berti mė tha: - Tė vete mendja pse kam ardhur? - Jo, - i thash.- Unė, - tha, - kam lexuar komedinė e Skėnder Plasarit (skenarin) “Kapedani” dhe mė pėlqen roli i Sulos. Ia preva menjėherė vrullin:- Jo, nuk ėshtė pėr ty ky rol. Ti je i ri. Sulua ėshtė plak. Pastaj ėshtė zgjedhur aktori. Mirėpo Berti u tregua kėmbėngulės. MØa hodhi poshtė mendimin, duke thėnė:- Grimin , veshjen, tekstin i kam zgjedhur tė gjitha vet. Kam biseduar me Fehmiun dhe me Muharremin. Sot bej kinoprovėn. Dhe vėrtetė, tė nesėrmen shtabi i filmit pa kinoprovat. Ranė dakord tė gjithė qė Berti ishte “Kapedani”, personazh qė nuk e zgjodhėm ne, por ai zgjodhi vetveten.

Ndonjė episod nga ky film?

Me kujtohet njė episod, ku Xha Sulua ishte i sėmurė dhe e vizitonte mjekja. Roli i mjekes ishte i vogėl, episodik, por ishte nė marrėdhėnie me personazhin kryesor tė filmit. Prandaj dhe ne duhet ta zgjidhnim situatėn. Mbaj mėnd se si i gjeta shtėpinė Dr. Eglantina Mandisė. Ajo nuk pranonte nė asnjė mėnyrė tė dilte nė film, por ama edhe unė nuk iu shkula nga dera deri sa e shpura nė dekor pėr xhirim. Por sot kushedi sa kėnaqėsi ndjen ajo kur e shikon veten e saj tepėr tė re nė vitet 70 nė filmin “Kapedani”. Edhe reparti i operatorėve kishte kuadro tė talentuar. Operatori Ilia Terpini, i cili qė nė tė folur dukej tepėr lirik, i ndjeshėm dhe i mbushur me talent, kishte pranė vetes ēiftin e bukur Diana Diamanti dhe Jovani Kondakēi. Njė rast tjetėr

Pėrėsėri tek ky film?

Po. Ishte darkė. Ishim mbledhur nė njė dhomė dhe tė gjithė po tregonim barcaleta. Shkodranėt i kishin shumė tė forta, me humor qė tė bėnin tė qeshje me shpirt dhe tė pėrloteshe. Shokėt m’u drejtuan mua: “Na trego dhe ti diēka!” Mua menjėherė mu kujtua barcaleta qė mė tregonte ish- vjehrri im Ymer Ēela, i cili fillimisht mė bėnte pyetjen se ēfarė kuptimi ka parulla “Ne njė dorė kazmėn dhe nė tjetrėn pushkėn”? I pėrgjigjesha “Me kazmėn punojmė dhe me pushkėn mbrojmė”. Por babė Meri menjėherė shtonte: “Unė e kuptoj kėshtu: me kazmė me hap vorrin dhe me pushkė me ja hek vetes…” Shokėt qeshėn, por vura re se kishte edhe nga ata qė buzėqeshja u ngriu nė buzė. Ditėn e nesėrme sekretari i Partisė, Xhevat Behri, pėr tė cilin kisha shumė respekt, mu afrua dhe mė bėri njė vėrejtje: “Ti je kuadėr i filmit dhe mbrėmė gabove. Barcaleta qė tregove nuk ishte e rregullt”. U tremba, por asgjė nuk ndodhi, se Xhevati ishte i pėrzemėrt. Barcaletėn e Babė Merit nuk e tregova mė kurrė.