Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Exclamation Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Mos e humbisni rastin te shikoni sonte ne oren 20:30 te News24 intervisten e Agimit te Arte.


    Kristo Papa neonazisti qe do jape intervisten perpara Artur Zheit ,i cili gjate intervistes i nxehur e kap flamurin Shqiptar si lecke dhe e perplas ne tavoline.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 28-01-2013 mė 10:12
    Revolution 1848

  2. #2

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Kryetari i Agimit te Arte, bashkepunetor i sherbimeve sekrete greke

    Ne median greke qarkullon nje dokument "teper sekret" i Sherbimit Qendror Informativ grek, "KYP", parardhesi i Sherbimit Informativ Kombetar te Greqise, "EYP", sipas te cilit rezulton se Kryetari i partise ultranacionaliste, Agimi i Arte, Nikolaos Mihaliolakos eshte bashkepunetor i sherbimeve sekrete greke. Sipas dokumentit "teper sekret" qe mban daten 29 dhjetor 1981, nr.prot. 1009, referohet se Kryetari aktual i partise ekstremiste Agimi i Arte, Nikolaos Mihaliolakos dhe ish kryetari i partise ultranacionaliste "4 Gushti", Kostandinos Plevris, kane qene bashkepunetore te sherbimit sekret grek, "KYP". Mihaliolakos, i cili eshte koduar me emertimin "ASTIAGAKS 2649 K" ka marre nje shperblim mujor prej 120.000 dhrahmi nga sherbimi sekret grek, ndersa Kostandinos Plevris eshte paguar me 200.000 dhrahmi ne muaj dhe mbante pseudonimin "ANASTASIOS 0413 A". Plevris e ka pohuar zyrtarisht se ka qene pjese e sherbimeve sekrete greke per kontrollin e emigracionit grek gjate juntes ushtarake, ndersa mbetet enigme edhe sot aktiviteti qe mund te kete mbuluar "agjenti" tjeter, Mihaliolakos, i cili eshte marre gjeresisht me nacionalizmin grek, kryesisht me ceshtjen qipriote, per te cilen ka qene edhe veprimtar i organizates ultranacinaliste greke "EOKA" .

    Koincidencat: Nikolaos Mihaliolakos, gjate nje debati televiziv te zhvilluar ne televizionin grek "Ant1" ne vitin 1993, replikon ashper me Theodhoros Pangalos, ne lidhje me te ashtuquajturen ceshtje e "Vorio Epirit". Ne kete emision, Mihaliolakos deklaron publikisht se nqs. do te kishte nje kryengritje te armatosur ne "Vorio Epir", ai do ta mbeshteste ate. Pikerisht, nje vit me vone, me 10 prill, ne oren 02:40 nje komando greke prej 8 personash me uniforma te ushtrise greke hyne ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepi prane nje reparti ushtarak. Komandoja vret ne befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptare. "Keto i keni per Vorio Epirin", kane thirrur ndersa gjuanin.

    Gazeta "Elefterotipia" publikon lajmin se vrasja eshte marre persiper nga grupi terrorist "MAVI" "Fronti per Clirimin e Epirit". Nata e 10 prillit 1994 do te mbahet mend nga te gjithe shqiptaret. Vendi yne atehere u gjend perballe nje sulmi ushtarak. Keto komando, ashtu si Mihaliolakos ishin stervitur ne Qipro, sipas stilit te "Organizates Kombetare te Luftetareve Qipriote", EOKA, organizate ne te cilen ka qene pjesemarres aktiv edhe Mihaliolakos.

    Nga ana tjeter, djali i "agjentit" tjeter, Kostandinos Plevris ( i cili cilesohet si babai i ultranacionalizmit dhe neonazizmit grek), Athanasios Plevris, deri para dy vjetesh ka qene deputet i Parlamentit grek, duke perfaqesuar partine tjeter nacionaliste, LA.O.S "Alarmi Popullor Ortodoks", ku me tone te larta ka folur kunder emigranteve shqiptare ne Greqi si dhe ne mjaft raste ka ngritur pyetje parlamentare ne lidhje me gjendjen ne te ashtuquajturin "Vorio Epir"

    Kush eshte Nikolaos Mihaliolakos

    Nikolaos Mihaliolakos ka lindur ne vitin 1957 ne Athine. Ka mbaruar studimet ne fakultetin e Matematikes, ne Universitetin "Kopodistria" te Athines. Ne moshen 16 vjecare u anetaresua ne partine nacionaliste 4 Gushti, e cila drejtohej nga Kostandinos Plevris. Ai gjithashtu ka marre pjese ne filialin e Athines te organizates qipriote "EOKA".

    Eshte arrestuar per here te pare ne vitin 1974, ndersa po portestonte jashte ambienteve te ambasades Britanike, kunder pushtimit turk te Qipros. Mihaliolakos eshte takuar disa here me lideret e juntes ushtarake, e cila u instalua ne Greqi ne vitet 1967-1974. Pas rekrutimit ne ushtri ai u be komando i forcave speciale. Ai eshte arrestuar perseri ne vitin 1978 si pjesetar i nje grupi te ekstremit te djathte, ndersa po transportonte ilegalisht arme dhe eksploziv. U denua me 1 vit burg. Me pas hedh ne treg revizten "Agimi i Arte", (Hrsisi Avgi). Ne vitin 1985 formon Levizjen Nacionale "Hrisi Avgi", Kryetar i se ciles eshte edhe sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 28-01-2013 mė 10:11
    Revolution 1848

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    po kujt i ha palltoja per agimin e arte.

    ps.Euro paske ndrru firmen?

  4. #4

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Kam ikur nga abc , tani punoj te news24
    Revolution 1848

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    keta idiote askush nuk i pranon, shqiptaret i intervistojne. Edhe ta djegi flamurin e meritojme!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    keta idiote askush nuk i pranon, shqiptaret i intervistojne. Edhe ta djegi flamurin e meritojme!
    mos fol kur nuk di,sepse qe ta dish ti,anetare te tij kane dhene intervista dhe ne rrjete te huaja si cnn etj,pse meritokemi djegjen e falmurit se mora vesh kete??

  7. #7

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte




    Neonazisti Kristo Papa: Shqiptaret jane fis Grek i harruar nga historia. Nje fis rebel pa dinjitet, i panenshtruar dhe plackites qe u shkeput nga shteti ame Greqia. Skender beu ishte luftetar Grek i cili quhet Gjorgjo Kastriotis. Flamuri Shqiptar mbart Shqiponjen bizantine te vjedhur nga flamuri Grek


    Neonazisti Kristo Papa paska zgjedhur furnitorin me te keq qe sjell hashash nga Shqiperia lol
    Revolution 1848

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin



    Neonazisti Kristo Papa: Shqiptaret jane fis Grek i harruar nga historia. Nje fis rebel pa dinjitet, i panenshtruar dhe plackites qe u shkeput nga shteti ame Greqia. Skender beu ishte luftetar Grek i cili quhet Gjorgjo Kastriotis. Flamuri Shqiptar mbart Shqiponjen bizantine te vjedhur nga flamuri Grek


    Neonazisti Kristo Papa paska zgjedhur furnitorin me te keq qe sjell hashash nga Shqiperia lol
    e keqja dhe problemi eshte se keta nuk i thote vetem ky i ziu,por shumica e grekerve,sepse te tilla u mesojne ne shkollat e tyre,dhe ne gjerat e ndryshme qe lexojne

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    dhe kete legen,qe tha ata sa tha ne intervisten e tij per shqiptaret,e takojn ministrat e qeverise ''shqiiptare''...TURP


  10. #10

    Pėr: Sonte ne oren 20:30 te News24 intervista eksluzive e Agimit te Arte

    Rrėfehet si asnjėherė mė parė pėrpara Artur Zhejit ideologu neonazist i Agimit tė Artė



    TIRANE - Artur Zheji ka ngritur siparin e emisionit “360 Gradė”, nė televizionin NEWS24. Pėrpara Zhejit rrėfehet si asnjėherė mė parė ideologu neonazist i Agimit tė Artė, Kristo Papas. Kryetari i PDIU-sė Shpėtim Idrizi i pėrgjigjet deklaratave tė neonazistit grek, duke shprehur bindjen se parlamenti shqiptar do tė miratojė rezolutėn ēame, pėr tu kthyer shqiptarėve tė drejtėn e mohuar.

    1-Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte ėshtė njė parti e cila ka vėnė helenizmin dhe interesat kombėtare greke nė plan tė parė. A mendoni se Greqia ėshtė nė rrezik dhe a ekziston sipas jush njė konspiracion kundėr Greqisė?
    Para se tė pėrgjigjem dua t'ju pėrshėndes edhe unė dhe gjithashtu tė pėrshėndes tė gjithė vėllėzėrit tanė, grekėt e Vorio-Epirit qė ndoshta na ndjekin nė kėtė emision dhe t'ju them nuk ju harrojmė dhe jemi afėr jush. Pėrsa i pėrket pyetjes suaj u pėrgjigjem se me tė vėrtetė Agimi i Artė ėshtė njė parti etnike e cila lufton pėr tė drejtat e helenizmit dhe unė kam nderin dhe gėzimin ta drejtoj. Pėrsa i pėrket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetėm Greqia nė qendėr tė fajdexhinjve ndėrkombėtarė, gjenden tė gjithė popujt e botės. Globalizmi apo rendi i ri ėshtė njė rrezik pėr tė gjithė popujt, sic ėshtė gjithashtu njė rrezik edhe pėr popullin tuaj.

    2-Ka njė kuriozitet shumė tė madh nė audiencėn shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nėse ekziston mbi c’argumente e mbėshtesni kėtė teze?
    Fillimisht, Vorio-Epir ėshtė njė emėrtim qė daton nė fillim tė shekullit tė kaluar, pra shekullit tė XX, konkretisht pas vitit 1914. Pėr ne, historikisht nuk ekziston emėrtimi Vorio-Epir nė kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri ėshtė Njė dhe pėr ne ekziston Njė Epir qė ėshtė grek dhe njė pjesė e tij nė kėto momente ndodhet nė duar tė huaja, nė duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emėrtimi ka mbetur dhe e kemi bėrė tonin, e pėrdorim. Ajo qė dua tė nėnvizoj, dhe kjo tregon shkallėn e rėnies sė fuqisė sė palės greke, ėshtė se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emėrtim tė ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikė tė pėrdor emėrtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumė krenar si parti, dhe unė personalisht, qė detyruam zv/ministrin e jashtėm tė Greqisė, z. Ciara, tė pranoj nė sallėn e parlamentit grek dhe tė shqiptoj emėrtimin Vorio-Epir . Madje, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai ėshtė Vorio-Epiriot. Ngaqė besojmė se qeveria greke ėshtė e shitur ndaj interesave tė huaja tek fajdexhinjtė ndėrkombėtarė, tek borxhdhėnėsit dhe amerikanistėt, konsiderojmė arritje tonėn qė, megjithėse nė bisedime off rekorder, deri edhe ministri i jashtėm na ka pohuar se Vorio-Epiri ėshtė nė zemrat tona dhe ne bėjmė aq sa mundemi sepse kėshtu janė situatat! Nuk mundemi mė shumė!

    3-Nėse Vorio-Epiri ėshtė tokė helene dhe ju e konsideroni kėtė njė padrejtesi historike, pėrshembull e bėrė edhe nė Traktatin e Versajės, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
    Ekziston vetėm njė pohim Vorio-Epiri ėshtė grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nėse doni ta diskutojmė, dhe nuk kam asnjė problem, ka njė histori tė gjatė 3 mijė vjecare tė pranisė greke nė kėto troje, qė para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetė pėrgėnjeshtron cdo rast, cdo mendim tė kundėrt. Ndėrgjegja shqiptare, ndėrgjegjėsimi kombėtar shqiptar ėshtė njė fenomen i cili u shfaq nė fillimet apo nga fundi i shekullit tė 19, madje nėse doni u shfaq nė fillimet e shekullit tė 20 dhe ėshtė njė ndėrgjegje kombėtare e imponuar nga fuqitė e mėdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbėshtetėt si popull nė gjurmė tė huaja, tė vjedhura, nuk keni gjurmėn tuaj. Edhe Heroi juaj Kombėtar ėshtė Jorgjo Kastriotis, njė feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhėsit tė fronit tė Zogut, Zoti Leka, pranon nė intervistėn e tij nė vitin 1931 sa mė poshtė: "Pranoj se nė tė vėrtetė brenda mbretėrisė sė shqiptarėve ka edhe vende ende greke si Korca, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa tė tjerė. Shohim sot Princin Leka, pasardhėsin e shqiptarėve, dhe nėse nuk gabohem i implikuar nė trafik armėsh. Shohim pra kėtė trafikant tė rėndomtė i cili pati paturpėsinė qė muajt e fundit, nė pėrurimin e njė pėrmendoreje tė Zogut nė Tiranė, tė deklaronte se kufijtė midis Shqipėrisė dhe Greqisė duhen rishikuar. Pėr fat tė keq popullsitė nė veri tė Greqisė janė popullsi qė pėrbėhen nga grekė tė cilėt ndėrruan besimin, ndėrruan dhe pėrfituan njė ndėrgjegje tė rreme kombėtare, ndėrsa shumė mirė do tė kishte mundėsi qė jo vetėm Vorio-Epiri por edhe e gjithė Shqipėria tė jetė njė rrethinė apo njė periferi e Greqisė.

    4-Zoti Papas, meqė ju thatė se Skėndėrbeu ėshtė me origjinė greke, edhe shqiptarėt qė flasin shqip janė grekė dhe pastaj janė shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo ėshtė vetėm njė sajesė?
    Do tė mė jepni email-in tuaj dhe me kėnaqėsi do t'ju dėrgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj tė tjerė tė cilėt i kam botuar dhjetėvjecarėt e kaluar lidhur me Skėndėrbeun, i cili ėshtė njė hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinė e tij.

    5-Kohėt e fundit me rastin e 100 vjetorit tė Republikės sė Shqipėrisė, Kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezė. Cili ėshtė opinioni juaj pėr kryeministrin Sali Berisha?
    Zoti Berisha ndoshta i referohet njė sporti i cili sigurisht ėshtė i ndaluar nga feja myslimane. Sic duket pi shumė. Kėto janė deklarata tė papranueshme dhe ne nuk i diskutojmė. Sigurisht mėkati nuk ėshtė pėr zotin Berisha. Mėkati ėshtė pėr palėn greke sepse kur ne pyesim nė lidhje me cėshtjen nė fjalė marrim pėrgjigje tė papranueshme nga qeveritarėt grekė, tė cilėt na thonė se kėto deklarata janė kryesisht pėr pėrdorim tė brendshėm dhe se ėshtė fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimė se zoti Berisha, mbėshtetėsit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpėsinė tė bėntė deklarata tė njėjta nė qendėr tė Athinės, nė njė veprimtari nė pallatin Sporting, trumbetojnė njė tendencė mė tė pėrgjithshme tė popullsive atje, pra tė popullsive tuaja, tė cilėt nė rrugėtimin historik treguan se nuk dinė tė mbajnė as besėn, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe mė e madhe ėshtė plackitja. E ndjemė shumė mirė kėtė dhe meqė do tė mė pyesni nė njė moment pėr ligjin e luftės mes Greqisė dhe Shqipėrisė, e ndjemė shumė mirė si grekė nė 1940 kur ishte hera e parė dhe e vetme qė shqiptarėt u futėn brenda tokave greke, me kufinjtė e atėhershme. Ishte njė togė shqiptare tė cilėt ishin nė krah tė italianėve qė u futėn dhe luftuan nė tokėn greke nė disa betja tė cilat zgjatėn vetėm 24 orė derisa arritėn nė pikėn qė ushtria guximtare greke t'i hidhte nė det kėta armiq. Dhe po them se nė dorė tė Agimit tė Artė gjendet njė flamur. Eshtė njė histori e gjatė sesi ka rėnė nė dorė tė Agimit tė Artė ky flamur. Mund tė bėjmė njė emision tė tėrė pėr kėtė cėshtje, ndoshta nuk ekziston as nė muzeun e luftės sė Tiranės nėse do tė mund ta quanim kėshtu mes thonjėzash. Eshtė flamuri i Fertit, ky ėshtė nė dorė tė grekėve. Shqiptarėt nuk do ta marrin kurrė.

    6-Ky ėshtė flamur pasi shqiptarėt u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshėm i shqiptarėve, apo jo. Eshtė flamur fashisto- shqiptar...
    Tė njėjtat gjėra bėnė shqiptarėt nė 1940 me kėtė flamur, tė njėjtat gjėra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, ėshtė i njėjtė. Festuam para pak kohėsh dhe isha tė dielėn e kaluar nė Konicė pėrvjetorin e betejės sė Konicės. Nė atė betejė luftėtarėt e ushtrisė dhe policisė greke luftuan kundėr komunistėve grekė tė cilėt kishin nxitės tė tyre Shqipėrinė. Nuk ka asnjė lidhje nėse ky flamur ėshtė fashist, apo nėse ka kėtu pėrkrenaren e Skėndėrbeut, apo nėse ka yll apo ėshtė pa yll. Edhe ky ėshtė njė flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjėn dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janė ngjyrat tona. Kėtė flamur e kemi nė zyrat tona. Eshtė flamur bizantin me shqiponjėn dy krenare. Keni ndėrtuar njė shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe pėrpiqeni tė vėrtetoni se jeni shtet. Pėr fat tė keq nuk jeni shtet. Me kėtė shtysė pėr tė bėrė shtet, sic vepruat nė fillimet e shekullit, e njėjta gjė ndodh dhe tani. Tashmė keni shpatullat e turqve, tė amerikanėve dhe keni ngritur kokėn. Tani keni gėzimin se ka rėnė komunizimi, keni kapitalizėm, mund tė keni Koka Kola, mund tė keni makina tė bukura tė cilat pėr fat tė keq janė nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirė, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orėn e dorės, pasi sic themi ne mė parė del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plackitjes nuk mund tė ikė. Pra mė pas do tė qani dhe ju.

    7-Nė Shqipėri kohėt e fundit ka ndodhur njė fenomen. Partia Drejtėsi, Integrim dhe unitet e Shpėtim Idrizit, qė ėshtė cam me origjinė, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipėrisė njė rezolutė qė kėrkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh nė Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e kolaboracionizmit ne kohen e luftes italo-greke. Cfarė mendoni se do ndodh nėse parlamenti shqiptar e miraton kėtė rezolutė dhe a ekziston Camėria dhe njė cėshtje came?
    Si deputet i parlamentit grek, por nė vecanti si patriot, gjėja e fundit qė do tė mė interesonte do tė ishte se cfarė do tė thoshte parlamenti shqiptar. Ne kemi anėn tonė, historinė, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetė. Meqė po mė flisni pėr Camėrinė apo cėshtjen came sic e thoni ju, pėr ne ėshtė njė cėshtje inekzistente dhe qė pėr fat tė keq diskutohet nė kėto caste. Nėse doni pėrgjigje ėshtė njė cėshtje e cila ėshtė zgjidhur njė herė e pėrgjithmonė nė periudhėn 1944-'45 nga strategu i guximshėm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinė e tij. Ata pak banorė myslimanė tė zonės bashkėpunuan me armikun kundėr grekėve dhe morrėn pėrgjigjen e duhur. Nuk janė grekė nė asnjė rast. Goditėn dhe luftuan Greqinė dhe ajo tokė nuk u pėrket. Ajo tokė ėshtė vetėm dhe vetėm pėr grekėt.

    8-Ju thoni se edhe ata qė flasin shqip kane qenė grekė dhe pastaj janė shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo ėshtė njė sajesė?
    Ekziston njė ndarje e madhe ideologjike, nėse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Pėr shembull pėr ne SHBA nuk pėrbėjnė komb. Pėr ideologjinė tonė rėndėsi tė madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbėshtetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Pėrsa i pėrket ndėrgjegjes kombėtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencėtarė tė ndryshėm shqiptare kanė ndėrmarrė njė fushatė propagandistike dhe nuk kalon javė qė tė mos dalė njė libėr i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.

    9-A ekziston raca shqiptare?
    Shikoni. Pėrsa i pėrket prejardhjes sė fisit shqiptar nėse do tė mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse sic u thash ėshtė njė konglamerat popullsish tė cilėt janė tėrėsisht me prejardhje greke, pavarėsisht se mund tė kenė humbur ndėrgjegjen e tyre kombėtare. Dhe kjo pėr ne ėshtė shumė e rėndėsisshme pasi pėr ne grek duhet tė jesh edhe nė gjak edhe nė ndėrgjegje 100 pėrqind. Prandaj edhe njė nga nga parullat tona qėndrore qė dėgjohet nėpėr mitingjet qė organizojmė ėshtė ajo qė thuhet edhe duke u kėnduar: Nuk do tė bėhesh kurrė grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnė shumė teori pėr lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive qė banojnė nė veriperendim tė Greqisė, brenda Shqipėrisė. Teoritė flasin pėr Albanon e Romės sė lashtė, shumė flasin pėr ilirėt e lashtė, njė fis barbar dhe i panėnshtruar i cili nė thelb i pėrkiste grupit tė fiseve greke. T'u coj pas nė epokėn e mbretit Piro. Gjithashtu tė tjerė flasin pėr Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnė shumė teori. Unė do qėndroj vetėm nė faktin se me tė vėrtetė sot nė Shqipėri ekziston njė industri e tėrė botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar i cili ekziston nė cdo parti. Rol tė madh nė krijimin e njė ndėrgjegje kombėtare tė ndryshme nė kėto popullsi qė sot duan tė quhen Shqipėri luajti dhe cėshtja e fesė. Shumė tė krishterė ortodoksė tė mesjetės, pas rrethimeve tė Muratit, mė vonė tė Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe nė vetė familjen e udhėheqėsit tė madh Jorgjos Kastriotis, njerėz nėn sundimin e turqve, tashmė ishin myslimanė sic ishte Hamzai nipi i tij, etj.

    10-Si e mendoni tė ardhmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen e marrėdhėnieve shqiptaro-greke dhe nuk mė dhatė pėrgjigje pėr Vorio- Epirin. Nėse Vorio- Epiri ėshtė toke greke, tani ėshtė ne kufijtė e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo eshte vetėm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketė paqe apo tension midis Shqipėrisė dhe Greqisė?
    Shikoni tensioni ėshtė vetė jeta. Nė asnjė rast nuk jemi luftėdashės pa arsye. Por, historia vazhdon me tė drejtėn e mė tė fortit, por edhe me marrėveshje tė pjesėshme me qėllim qė tė mos ham njėri-tjetrin. Tė jeni tė sigurt se si parti dhe si grekė kemi gjithmonė nė mendje zgjidhjen pėr cėshtjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme pėr cėshtjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri nė Vorio-Epir. Nėse kjo nėnkupton dhe ushtrinė greke nė Vorio-Epir atėherė edhe ushtria greke do tė jetė nė Vorio-Epir. Ta dini kėtė. Mundet qė nė kėto momente tė dėgjohet pėr Greqinė, se jeni dhe njerėz tė medias dhe mund tė jetė edhe njė realitet, se pėrjeton njė periudhė krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janė shumė herė mė tė fuqishme se forcat e armatosura tė Shqipėrisė. Eshtė cėshtje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnė nė cdo shtet edhe si leve presioni.

    11-Po domethene nga marrėdhėnie tė ndertuara mbi politiken te marrdheniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi te dy vende te NATO-s, anėtare te NATO-s…
    Po flas pėrtej NATO-s. Shqipėria duhet tė respektoj firmėn e saj dhe kjo nėnkupton se duhet tė zbatoj protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do tė ishte njė hap i rėndėsishėm pėr zbutjen e cdo problemi qė ekziston nė marrėdhėniet greko-shqiptare. T'i jepet autonomia e nėnshkruar prej jush Vorio-Epirit. Eshtė njė marrėveshje e cila ėshtė nė fuqi, ekziston dhe duhet tė zbatohet. Dua t'ju them se ekziston edhe ligji i luftės midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Ligji i luftės nuk shfuqizohet me njė deklaratė tė Papulias, apo me njė deklaratė tė ministrit tė jashtėm. Ligji i luftės votohet nė parlament dhe nuk ėshtė shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojė jemi nė gjendje lufte. Ky flamur pati paturpėsinė tė sulmoj Greqinė. Jemi akoma nė gjendje lufte.

    12- Kjo ėshtė njė ndėr tė paktat gjėra qė jemi dakord qė ligji i luftės qėndron dhe duhet tė votohet nė parlamentin grek. Kisha njė pyetje, mos vallė nė idetė dhe analizėn tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem qe eshte Shqiperia, por ka dhe nje shtet tjeter shqiptar qe eshte Kosova. Vertet Republika Greke nuk e ka njohur Kosoven, por shqiptaret te cilet ju i konsideroni nje koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen ne Ballkan, si e shikoni kete gje?
    E thamė njė herė plackitja ėshtė zanat i shqiptarėve, erdhėn me pėrdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhėn tek ne dhe nė vend qė tė puthnin dorėn qė ju jepte bukė e kafshuan atė. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 pėrqind e kriminelėve qė gjenden nė burgjet greke janė shqiptarė, kanė krijuar mafien shqiptare nė Greqi, rrojnė dhe mbreterojnė, bėjnė c'tė duan, kanė gjetur njė Greqi pėr fat tė keq vrresht pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu sic duhet tė funksionojė. Nuk funksionojnė shėrbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanė paturpėsinė qė brenda vetė Greqisė tė shprehin pikėpamje dhe tė flasin nėpėr stadiume pėr Shqipėrinė e Madhe. Gėnjejnė veten dhe nėse Greqia nuk ėshtė nė gjendje lufte me Shqipėrinė, sic thotė zoti Artur, ėshtė Agimi i Artė nė gjendje lufte me Shqipėrinė!

    13-A mendoni se ėshtė nevoja qė tė ketė filiale tė partisė suaj nė Shqipėri meqė tė paktėn gjysma e Shqipėrisė sipas mendimit tuaj ėshtė tokė greke?
    Problemi ynė si Agimi i Artė nuk ėshtė nė asnjė rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit pėr ne ėshtė etnik. Nėse do tė hapim njė filial nė Korcė, Himarė apo Gjirokastėr nuk do ta hapim pėr tė marrė vota, nuk na interesojnė votat, na intereson zhvillimi, liria, populli tė ndihet i sigurt. Pra na interesojnė Vorio-epirotėt dhe Vorio-Epiri.

    14-Po nese qeveria shqiptare do t'ju ndalonte, nese klubi I Patrioteve tė Rinj apo forca te tjera te cilat e njohin Shqiperine dhe mendojne qe mendimet tuaja ekstremiste …cfare do ndodhte? Berisha po pretendon per Prevezen imagjinoje t'ju jepte gjysmėn e Shqipėrisė...
    Bėni njė gabim tė madh. Nuk thash qė Vorio-Epiri ėshtė grek. Meqė mė pėlqen shumė historia, ju thash se historia duke u zhvilluar dhe nėse dikush do ta lexoj dhe kuptoj vėrtetė historinė nuk ekziston Shqipėria. Nė fakt nuk ėshtė Vorio-Epiri Grek, nė fakt gjithė Shqipėria duhet tė jetė njė Provincė greke. Por mundemi tė gjejmė pika mirėkuptimi. Mundemi nėse ju do tė kėrkoni njė falje tė madhe pėr c'ka keni bėrė kundėr Greqisė. Ta kėrkoni me vepra, jo vetėm nė periudhė lufte, por c'ka keni berė vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekėve nė qytete dhe fshatra. Do tė kishim mundėsi tė gjenim njė fushė mirėkuptimi, nėse zbatoni nė praktikė protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominė Vorio-Epirit dhe atėherė do tė kemi mundėsinė tė jetojmė paqėsisht, pėr bukuri. Tė merrni viza sa herė qė tė dėshironi tė bėni turizėm nė Greqi dhe jo t'u merrni ditėt e punės grekėve. Nuk e keni fajin vetėm ju. Kanė faj edhe grekėt qė marrin nė punė shqiptarėt dhe pėr fat tė keq shumė prej tyre gjenden tė vrarė apo tė plackitur. Le tė kishin kujdes.

    15-Duke qene se ju mendoni se jo vetėm gjysma e Shqipėrisė por e gjithė Shqipėria eshte Greqi, pra shqiptarėt nuk ekzistojnė jane vetem greke tė harruar, mund te themi pse keni kete acarim kaq te madh per faktin se shqiptaret vijne ne Greqi. Eshte njesoj sikur greket e harruar te vijne ne Greqi ne vendin e tyre?
    Kur tė mėsoni tė kėrkoni falje pėr krimet tuaja, jo vetėm krimet e atėhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do tė jemi njė prehėr i ngrohtė.

    16-The qė shqiptarėt kane bėrė krime…Une s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet tė kėrkoj falje?
    Flas pėr kufijtė detarė. Nuhatėt naftė dhe anuluat firmėn. Njė marrėveshje qė kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do tė reagoj qeveria greke ndaj deklaratave tė shqiptarėve qė ngulin kėmbė tė shtrojnė cėshtjen came. Nė kėto deklarat e sipėr vijnė pėrgjigjet. Nga ana e palės greke u shtrua cėshtja e cila nuk na kėnaqi si parti, njė cėshtje shumė e hollė qė thotė se Greqia do tė paraqesė nė mėnyrė tė njėanshme nė OKB hartat e kufinjve detarė me vendet fqinjė. Do tė jap disa koordinata dhe nė bazė tė kėtyre koordinatave zotėrinj tė OKB-sė Greqia konsideron se kėto janė kufinjtė e saj. Ky ėshtė tėrritori detar i saj. Vetėm nga kjo lėvizje tė cilėn Greqia ka tė drejtė ta bej, pra tė thotė nė OKB, kėto janė kufinjtė e mij, arra ime arrin deri kėtu, nuk ėshtė dicka e tmerrshme. Vetėm kaq mjaftoi qė tė bėhen deklarata shpėrthyese nga ana e palės shqiptare, nga ana e Ramės dhe Berishė, tė shpėrthej shtypi shqiptar duke arritur nė caqe ekstreme me pėrgjigje ekstreme. Pra kush i vė dinamitin klimės, Greqia apo Shqipėria.

    17-Mendoni se nė shekullin dhe nė periudhen qė jetojme popujt tentojne tė afrohen me njeri -tjetrin. Kjo qė ju thoni, qoftė edhe pėr shqiptaret nė kėtė rast, do t'i merzisi jo pak shqiptarėt dhe nė vend qė tė krijoj premisa pėr njė bashkėjetesė rajonale me tė mire na ndan dhe na tensionon nė vend qe tė na bashkoj? Nėse do t'i merrnim pėr tė vėrteta fjalė pėr fjalė gjithė kėto gjėra i bie qė ju si grek, neve qė ndihemi shqiptarė, vetem duhet te kacafyteshim kur mund tė gjejmė njė zgjidhje mė tė arsyeshme. Si e mendoni kėtė?
    Duhet qė nė momentin qė Greqia ndodhet nėn pushtim, se nė fakt Greqia ndodhet nėn pushtim, njė pushtim qė sė shpejti do gjendeni edhe ju, pra nė momentin qė pėrtej kėtij pushtimi ekzistojnė grekė qė jetojnė nėn njė klimė terrori, ndjekjeje, vetėm e vetėm se flasin gjuhėn greke sic ndodhi nė Himarė me vrasjen e heroit tonė Aristotel Gumas, vetėm se fliste greqisht, pra nė cdo vend tė botės ku jetojnė vėllezėrit tanė grekė tė cilėt kanė probleme, Greqia duhet t'u qėndroj pranė nė cdo mėnyrė. Pra kėto deklarata nuk janė deklarata qė minojnė marrėdhėniet tona dhe as pėr tė krijuara episode tė tjera diplomatike. Kėto deklarata thonė: Vėllezėr guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekė dhe Vorio-Epiri ėshtė grek dhe do tė bėhet sėrish grek. Kėtė frymė kanė deklaratat tona dhe kur edhe ju do tė ndjeni FMN-nė, do tė ndjeni frymėn e fajdexhiut nė atdheun tuaj, njė armiku qė ėshtė i pėrbashkėt dhe pėr grekėt dhe pėr shqiptarėt atėherė miku im i mirė do tė mė kujtosh.
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •