Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Bozdo: Lejet për çibanët i dha Rama, ja dokumentat që vërtetojnë gënjeshtrat e tij

    Leja për ndërtimin e fast-food “Kolonat” në sheshin “Nënë Tereza” është dhënë në kohën kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte kryeministri Edi Rama.

    Është kjo përgjigjja që i jep kryeministrit Bashkia e Tiranës pas një deklarate pas heqjes së këtij objekti, duke publikuar edhe dokumenta që mbajnë firmën e Ramës në kohën që ai e drejtonte Bashkinë. Artan Shkreli leja

    Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: “Disa ditë më parë Edi Rama akuzoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimet në sheshin “Nënë Tereza”, sipas tij çibanë që i kishin prishur bukurinë sheshit dhe i kishin vjedhur qytetarëve hapësirën publike. Dy dokumentet që unë kam në dorë, vërtetojnë se lejen për çibanë të tillë e ka lëshuar respektivisht Artan Shkreli, në atë kohë në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe më pas Edi Rama, në cilësinë e tij si ish-kryetar i Bashkisë Tiranë. Sigurisht që Edi Rama dhe onturazhi i tij, e dinë fare mirë që lejen për ndërtimin e çibanëve të tillë i ka lëshuar ai vetë, ai dhe stafi i tij e megjithatë zgjedh të gënjejë. E bën këtë sepse ka një strategji në kokë, të përbaltë Bashkinë e Tiranës, ta bllokojë atë në çdo veprim të saj”.leja e rames per kolonat

    Dy ditë më parë, një foto nga prishja e këtij objekti të postuar në rrjetet sociale, Rama e shoqëroi me fjalët “Po vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot të historisë së kryeqytetit”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •