Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 89 prej 89
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Vendlindja shqip nė pasaportė, Greqia kthen 35 familje shqiptare.

    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    Mos ja fut kot.......
    Behet fjale per nje vend antar te BE,nje vend ku ne letra konsiderohet djepi i demokracise boterore
    Mire ne nuk kemi shtet,po Greket......kane rene aq poshte sa te vjen neveri te meresh me me ta.
    Greket jan me shpellar edhe barbar se ne . Biles ne ne keto aspekte jemi shume here me europian se shume vende europiane .

    Perdorin femij 2-3 vjecar si peng , edhe familje si edhe jeten e tyre si vegla presjoni , per nje ceshtje qe eshte absurde , qe edhe pse eshte rene dakort qe te zgjidhet prape po vazhdojne me kete muhabet .

    Le se disave filo greqizimi , si edhe kompleksi ne vetvete ja u kan errur syte . Po the emrin greqi , behen me grek se vet grekerit per ta mbrojtur !

    Une personalisht do kisha turp te isha pjesetar i nje shteti , qe abuzon ne kete menyre me femij te vegjel ... Por that's just me ...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Vendlindja shqip nė pasaportė, Greqia kthen 35 familje shqiptare.

    e lagu nuk e lagu, ti si gjendje civile do me regjistrosh me emrin si eshte shkruajtur ne certifikaten qe te kam sjelle une nga greqia o amerika dhe jo me hamendje new york dhe jo njujork, le njehere ne jemi popull perseprapthi ne ne pashaport e kemi albania e jo shqiperia
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  3. #83
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Vendlindja shqip nė pasaportė, Greqia kthen 35 familje shqiptare.

    greket jane si jane si jane...ndodhen ne vendin e tyre. Ti si shtet shqiptar kujdesu qe shtetasit e tu te mos sorollaten rrugeve per nje cope emer qe nuk di ta shkruash. Nuk ta ka fejin greku qe ke militante me 8 vjecare qe nga ministria deri ne gjendjet civile. Me dokumenta nuk behen pazarlleqe. Nuk ka ndonje shqiptaro amerikan/europian ketu qe eshte lindur jashte shqiperise dhe ka pashaporte shqiptare? te shikojme si shkruajne vendlindjet e vendeve te tjera shqipot tane.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #84

    Greqia presion shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ata i drejtohen pėr ndihmė PS-sė.

    Greqi, 1 muaj afat pėr emigrantėt shqiptarė

    Publikuar mė 07.01.2014 | 19:55

    Emigrantėt shqiptarė nė Greqi janė duke u pėrballur sėrish me pengesa nga shteti fqinj pėr dokumentet e qėndrimit. Problem sėrish janė toponimet.

    Ndėrsa pak muaj mė parė pėr shkak tė tyre, fėmijėve shqiptarė qė kanė lindur nė shtetin fqinj nuk iu lejohet kalimi nė kufi, kėtė herė atyre nuk po iu rinovohen lejet e qėndrimit.

    Mijėra familjeve shqiptare iu ėshtė dėrguar nga shteti grek njė letėr ku njoftohen se iu lihet nė dispozicion vetėm njė muaj afat pėr tė bėrė rregullimin e vendlindjes sė tyre nė pasaportat shqiptare, nė tė kundėrt atyre i ėshtė komunikuar largimi nga Greqia.

    Vendlindja e fėmijėve shqiptarė tė lindur nė Greqi ėshtė e shkruajtur nė shqip, ndėrsa shteti fqinj kėrkon qė ato tė shkruhen nė gjuhėn angleze, duke e vėnė kėtė kusht pėr rinovimin e lejeve tė qėndrimit nė Greqi.

    Iris Hajdinaj ėshtė njė nėnė qė tė dy fėmijėt e saj janė lindur nė Greqi, tė cilėve i rrezikohet qėndrimi atje.

    “Fėmijėve tė mi nuk u ėshtė dhėnė leja e qėndrimit vetėm pėr arsyen sepse pasaportat e tyre quhen tė pavlera sepse nė vend to shkruhet Selanik nė vend tė Thesaloniki. Ky ėshtė njė problem shumė serioz. Fėmijėve tė mi i skadojnė dokumentet nė korrik, por lejen e mėpasshme nuk e dhanė vetėm pėr kėtė arsye, thotė Iris Hajdinaj.

    Si ky rast janė mijėra emigrantė shqiptarė qė kėto ditė, qė ka nisur edhe periudha e rinovimit tė lejeve tė qėndrimit nė Greqi, po pėrballen me kėrkesėn e shtetit fqinj pėr ndryshimin e emėrtimit tė vendlindjes nė dokumentet e tyre tė identitetit.

    Pėr shkak tė afatit tė ngushtė, vetėm njė muaj qė iu ėshtė lėnė nė dispozicion, emigrantėt kanė parė si mundėsi tė vetme tė kėrkojnė ndihmėn pranė zyrave tė PS nė Greqi, raporton “Top Channel”.

    Kryetari i degės sė Selanikut Tomor Demiraj thotė se, pranė zyrės sė tij ka dyndje tė qindra bashkėkombasve qė po pėrballen me kėtė kėrkesė tė re tė shtetit fqinj.

    “Ne kėrkojmė njė vendim tė shpejtė tė mundshėm brenda kėtyre ditėve sepse ėshtė muaji qė shqiptarėt ripėrtėrijnė dokumentet dhe ata po i prishin dokumentet”, thotė Demiraj.

    Pėr kėtė shkak ai dhe drejtues tė tjerė tė zyrės sė PS nė Selanik kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė kėrkuar ndihmėn e shtetit shqiptar. Ata kanė vėnė nė dijeni Kryeministrin dhe kanė marrė kontakte me Ministrinė tonė tė Jashtme.

    Ndėrkohė qindra shqiptarė, qė prej vitesh kanė ndėrtuar jetėn nė shtetin fqinj, nė kushtet e kėrkesės pėr largim nėse nuk bėhet rregullimi i shkrimit, kanė hapur proces gjyqėsor nė Greqi.

    Por pėr ta as kjo nuk ėshtė zgjidhje, pasi procesi nė gjykata ėshtė i tejzgjatur dhe kapėrcen afatin njėmujor tė lėnė nga shteti fqinj. Nė kėto kushte duket se mė tė pėrfituarit janė avokatėt grekė, qė duke shfrytėzuar kushtet e emergjencės janė duke iu vėnė tarifa tė larta emigrantėve shqiptarė. Pavarėsisht kėsaj ata thonė se janė gati tė paguajnė pėr shtyrė lejet e qėndrimeve nė Greqi.

    Ndėrsa nga kontaktet zyrtare nė Tiranė iu ėshtė thėnė se me palėn greke po punohet pėr zgjidhje pėrfundimtare tė ēėshtjes sė toponimeve, afati qė shteti grek iu ka lėnė kėrkon, thonė ata, njė zgjidhje tė shpejtė.

    shekulli

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Pėr: Greqia presion shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ata i drejtohen pėr ndihmė PS-sė.

    Pėr shkak tė afatit tė ngushtė, vetėm njė muaj qė iu ėshtė lėnė nė dispozicion, emigrantėt kanė parė si mundėsi tė vetme tė kėrkojnė ndihmėn pranė zyrave tė PS nė Greqi, raporton “Top Channel”.
    vertete per te ardhur keq,,,,,po si nuk hoqen dore nje here xhanem,,,,,po pse tek PS,,, Pse jo tek ambasadori,,,,po ke partia
    Pėr kėtė shkak ai dhe drejtues tė tjerė tė zyrės sė PS nė Selanik kanė ardhur nė Shqipėri pėr tė kėrkuar ndihmėn e shtetit shqiptar. Ata kanė vėnė nė dijeni Kryeministrin dhe kanė marrė kontakte me Ministrinė tonė tė Jashtme.
    hajde shtet hajde,,,,,,,kane ardhur drejtuesit e partise qe te qahen (ke KADIU,,,,,pra kryetari i bashkise ,,,jo se e ngaterrova ,,i partise)
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  6. #86

    Pėr: Greqia presion shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ata i drejtohen pėr ndihmė PS-sė.

    Greqia kėrcėnon emigrantėt

    24/01/2014

    Duke treguar pėr Top Channel vendimet e organeve greke, me ane tė tė cilave u kerkohet qė tė sjellin certifikata apo pasaporta me emėrtimin korrekt tė toponimeve greke pėr tė rinovuar dokumentat e fėmijėve apo lejet e tyre tė qėndrimit, emigrantė shqiptarė qė banojnė e punojnė nė qytetin e Selanikut kanė kėrkuar nga organet shqiptare t’i japin zgjidhje kėtij problemi kaq jetik pėr ta qė ka filluar rreth dy vjet mė parė.


    “Kam 22 vjet ne Greqi.Kam lindur dy femije ketu ne Selanik dhe problem im eshte ceshtja e toponimeve ne pasaporta se femijeve u kerkohet qe t'u shkruhet Thessaloniki dhe jo Selanik”, thotė Tatiana Vjera, emigrante.

    “Kam 22 vjet ne Selanik.Kam formuar familje,kam lindur dy femije .Per problemin qe ne pasaporten shqiptare shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki, mua me perzene nga Greqia, fillimisht me dhane nje afat 24 dite qe te largohem nga Greqia ,me pas me dhane nje vertetim tremujor se femijet ishin ne shkolle me kushtin qe te paraqitesha ne polici cdo nje muaj sikur te isha nje kriminel”, thotė Ilia Salla, emigrant.

    “Kam problem me femijet. Me kane lindur te dy ne Selanik. I kane dhene gruas afat deri ne daten 24 janar te largohet nga Greqia vetem per shkak te toponimeve .Pse shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki. Do t’ju lutesha shume autoriteteve shqiptare se po na ndajne nga femijet per se gjalli”, tha Vasil Karroqi, emigrant.

    Te mbledhur ne nje prej sallave te prefektures se Selanikut me iniciativen e disa prej perfaqesuesve te forcave politike ne emigrim,dhjetera bashkatdhetare kane theksuar edhe njehere se moszgjidhja e ketij problemi do te shkaterronte gjithe mundin e perpjekjen e tyre ne dy dekada ne shtetin grek. Prej muajsh autoritetet greke u mohojne qindera femijeve te emigranteve te lindur ne Greqi kalimin e kufirit per shkak te toponimeve tė vendlindjes nė pasaportat e tyre qe jane ne gjuhen shqipe dhe jo ne ate nderkombetare. Se fundmi problem per rinovimin e lejave te qendrimit kane hasur per shkak te femijeve edhe prinderit e tyre,qe nuk rinovojne dot ne disa raste edhe librezat e tyre shendetsore.

    “Kam problemin e vajzes se vogel qe me ka lindur ne Selanik.Me moren ne telefon dhe me thane te vish te paraqitesh me pasaporten qe shkruan Thesaloniki dhe jo Selanik, se ndryshe me thane, do te ike femija ne Shqiperi.Femija im ka nje muaj pa dokumenta dhe po qe se e kapin, ne ikim qe neser ne Shqiperi me gjithese jemi me karta dhjetevjecare”, tregon njė tjetėr emigrante.

    “I bej thirrje shtetit shqiptar te veproje sa me shpejt per ceshtjen e pasaportave sepse po me mbush djali nje vjec dhe akoma nuk I kam nxjerre pasaporte”, thotė njė emigrant.

    “Kam 20 vjet ne Greqi. Problemi im eshte se kam femijen e vogel ketu dhe ne pasaporten biometrike shkruan Selanik dhe jo Thessaloniki dhe femija ime sot eshte i paligjshem”, tregon njė tjetėr.

    Emigrantet jane shprehur se megjithe premtimet ende nuk shohin hapa konkrete per zgjidhjen e problemit, ndersa periudhat kohore qe u japin ne dispozicion organet greke jane te shkurtra dhe ata detyrohen ti cojne keto ceshtje ne gjykata duke shpenzuar edhe para.

    Gjithashtu eshte kerkuar qe Tirana zyrtare te synoje ashtu sic veproi me Belgjiken, nenshkrimin e marreveshjes per njohjen e viteve tė punės nė Shqipėri e ne Greqi per emigrantet shqiptare.Ne fund te takimit te gjithe te pranishmit kane firmosur nje peticion drejtuar Ministrise se Jashtme shqiptare dhe per dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, me ane te te cilit kerkojne pershpejtimin urgjent te procedurave ne menyre qe emertimet e toponimeve ne certifikatat e femijeve dhe pasaportat te jene ashtu sic percaktohen ne marreveshjet perkatese nderkombetare.

    / Top Channel

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Greqia presion shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ata i drejtohen pėr ndihmė PS-sė.

    Palaco mbeten keta.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Greqia presion shtetasve shqiptarė nė Greqi. Ata i drejtohen pėr ndihmė PS-sė.

    Duket sikur greket kane te drejte.
    Pasaportat duhet te nxiren te pavleshme nga ana shqiptare, me vone ato te rejat te shkruhen ne anglisht. Keshtu mund ta kuptojne edhe greket ku ka lindur personi. Eshte thjesht nje gabim trashanik i administrates shqiptare.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Toponimet, nisin korrigjimet, MB ilustron ndryshimet

    Brenda tetorit do tė nisė puna pėr korrigjimin e toponimeve tė vendlindjes pėr fėmijėt e emigrantėve qė jetojnė nė Greqi. Ministria e brendshme ka ilustruar ndryshimet qė do tė pėsojnė tė dhėnat nė dokumentet e identifikimit, certifikatė, kartė identiteti dhe pasaportė, qė deri mė tani, pėrveē disa periudhave tė amnistuara nga pala greke, ka sjellė shumė probleme pėr emigrantėt shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė shtetin fqinj.

    Kėshtu vendlindja nė certifikatėn e lindjes do tė shkruhet nė anglisht dhe mė pas do tė shoqėrohet me kodin e shtetit grek GRC p.sh jo Selanik Greqi por Thessaloniki, GRC. Ndėrsa nė kartėn e identitetit dhe nė pasaportė, nė vend tė Selanik Greqi, vetėm kodi i shtetit grek GRC.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •