Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    A mendoni se kjo shprehje më poshtë është gabim?
    "Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë në qiell është një dhe i njëjti Zot"
    >>> Sigurisht qe nuk eshte gabim dhe per ata myslimane qe bertasin kunder kesaj thenie do ti thoja qe nuk jane aspak myslimane. Kjo nuk eshte e lehte per disa qe mendojne se besojne ne Zot dhe nuk kane dashuri ne zemer. Me afer Zotit eshte nje ateist me dashuri ne shpirt sesa nje besimtar pa dashuri. Ka nga te gjitha llojet midis besimtareve sepse jo te gjithe jane ne te njejten shkalle perfeksioni shpirteror dhe kjo duhet kuptuar.
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #22
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    A mendoni se kjo shprehje më poshtë është gabim?
    "Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë në qiell është një dhe i njëjti Zot"
    Ti Bani ke te drejte por fatkeqesisht perderisa myslimanet idolizojne Muhamedin nuk eshte e mundur kjo. Myslimanet fatkeqesisht jane ne nje gjendje te keqe pasi jane bere viktima te nje kulti. Myslimanet nuk mund te vendosin per vetveten pasi Muhamedi i vdekur vendos per ta. Pra ja kane dhene shpirtin djallit, myslimanet vertete do te shkojne ne ferr, krishteret nuk mund t'i kene vellezer dike qe me vullnet shkon ne ferr, si p.sh. Altinin qe gezohet qe digjet njeri per se gjalli. Muhamedi vertete ishte nje njeri shume i keq, ti paramendoje vlla me ja marr shokut me te ngushte vajzen 9 vjecare 'me perhape fene'. Arabet pagane vertete ishin pagane, por Muhamedi nuk eshte me i mire se ata asgje.

  3. #23
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin

    Ne te krishteret themi se Zoti eshte ati yne ne te gjithe jemi bijt e tij, pa marre parasysh se çfare rruge kemi marre per t'iu afruar sadopak perkryeshmerise se tij!!

    A mund te jete i njejti Zot per te dy, nderkohe qe mua me meson ta dua te afermin tim si veten, e kur thote te afermin, nuk thote te krishterin, thote te afermin, ndersa kete tjetrin e meson te urreje ate qe nuk eshte si ai??!!


    Ndersa per te krishteret, Zoti eshte nje Ate i dhembshur, per myslimanet eshte mbikeqyres sadist dhe inatçi i eger.......si perfundim, nuk mund te jete i njejti Zot!!!
    Jarigas,

    Mos deshe te na thuash se ti po i ngjan "zotit" ? Apo qe ; ...(sic themi ne zhargonin popullor:...) kryt ja ke kput !! ?

    Ja cfar thot "zoti" yt, libri yt :

    Bibla : TË VRITËN GJITHË JOBESIMTARËT ÇFARDO QOFSHIN, BURRË, GRUA, I MADH APO I VOGËL.

    " Kushdo që nuk e kishte kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit, do të dënohej me vdekje, qoftë i madh apo i vogël, burrë apo grua. "

    (Bibla, 2 Kronikasve 15:13)

    Bibla : KUSH NUK DËGJON PRIFTIN DUHET TË VRITET !

    "Por njeriu që do të veprojë me mendjemadhësi dhe nuk do ta dëgjojë priftin që ndodhet aty për t`i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, ose gjykatësit, ky njeri ka për të vdekur; kështu do të shkulësh të keqen nga Izraeli;"

    (Bibla , Ligji i Përtërirë 17:12)

    E kesi perla biblike ke me thas, por un i veçova dy thirrje per kanibalizëm anti-njerzor !
    E kupton tani se pse ne s'besojm te njejtin Zot ?

  4. #24

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    altin55
    Bani qafiri, ti mund te kesh vellezer kryqaret, por jo muslimanet. Muslimani ka vella muslimanin, dhe kursesi qafirin.
    duke marre shkas nga ky postim , dhe duke qene i vetedijshem qe ka shume qe mendojne keshtu desha te sqaroj qe fjala Mysliman perdoret per kedo qe i dorezohet apo nenshtrohet Zotit,
    ka ndodhur nje keqkuptim i tmerrshem ne perdorimin ekesaj fjale nga myslimanet , qe ka cuar ne kuptimin me ekstrem te kesaj fjale

    analiza e meposhtme i referohet vete perdorimit te kesaj fjale ne Kuran...
    Një analizë e shkurtër mbi termin-fjalën “mysliman”
    Është krijuar përshtypja se termi mysliman ka të bëjë vetëm me ata që besojnë profecinë e fundit të Zotit , Kuranin,
    Termi 'musliman' në Kuran nuk është përmendur si një referencë e veçantë ndaj vetëm atyre "besimtarëve" të cilët janë pasuesit e shkrimit përfundimtar, Kuranit.
    Përkundrazi, termi 'musliman' siç shihet nga perspektiva e Kuranit, është një referencë për këdo që i nënshtrohet Zotit .
    [2:131] Kur Zoti i tij i tha(Abrahamit), "Nënshtrohu," ai tha, "I nënshtrohem Zotit të gjithësisë." (Asalamtu le rab il alameen 2:131)

    Në fakt, ka shumë referenca në Kuran të cilat e konfirmojnë këtë.

    Profeti Noe [10:72] Nëse refuzoni, atëherë unë nuk kam kërkuar nga ju ndonjë pagë. Paga ime vjen prej Perëndisë. Unë jam urdhëruar që të jem i nënshtruar.”

    Profeti Solomon i dërgon një letër Shebas (Saba) dhe e thërret atë atë në emër të Zotit të braktisë blasfeminë e saj dhe që të dorëzohet me njerëzit e saj dhe të bëhen myslimanë [27:31] "Duke shpallur: „Mos u bëni mendjemëdhenj; ejani te unë si të nënshtruar.‟”

    Të krishterët, apo ithtarët e librit [28:53] Kur iu recitohet atyre, do thonë, “Ne besojmë në të. Kjo është e vërteta prej Zotit tonë. Edhe para se të kishim dëgjuar për të, ne ishim të nënshtruar.” (Myslimanë)

    Profeti Lot [51:36] Nuk gjetëm aty përveç një shtëpie të nënshtruarish(myslimanë).

    Profeti Abraham [3:67] Abrahami nuk ishte as Jahudi, as i Krishterë; ai ishte i nënshtruar(mysliman) monoteist. Nuk ishte idhujtar.

    Profeti Muhamed Unë thjeshtë jam urdhëruar ta adhuroj Zotin e këtij qyteti – Ai e ka bërë atë strehë të sigurt – dhe Ai posedon të gjitha gjërat. Jam i urdhëruar të jem I nënshtruar(mysliman).

    Dishepujt e Profetit Jezus [3:52] Kur Jezusi nuhati mosbesimin e tyre, tha, "Kush janë përkrahësit e mi për te Perëndia?" Dishepujt thanë, "Ne jemi përkrahësit e Perëndisë; ne besojmë në Perëndinë, dhe ji dëshmitar se jemi të nënshtruar(myslimanë)."

    Profeti Jozef[12:101] "Zoti im, Ti më ke dhënë mbretërim dhe më ke mësuar interpretimin e ëndrrave. Nismëtari i qiejve dhe tokës; Ti je Zoti dhe Sunduesi im në këtë jetë dhe në Përjetësi. Le të vdes si i nënshtruar(mysliman), dhe më llogarit me të drejtit.”

    Profeti Jakob u tha fëmijëve të tij [2:133] Sikur të ishit dëshmitarë të Jakobit në prag të vdekjes; ai u tha fëmijëve të vet, "Çka do të adhuroni pasi të vdes?" Thanë, "Do të adhurojmë perëndinë tënd; perëndinë e baballarëve tu Abrahamit, Ismailit, dhe Isakut; të vetmin perëndi. Atij i nënshtrohemi."

    Edhe magjistarët e Faraonit e quajtën veten myslimanë, pasi ata kishin parë shenjat e dhëna Musait [7:126] "Ti na persekuton vetëm sepse ne besuam në provat e Zotit tonë kur ato na erdhën.” “Zoti ynë, na dhuro durim, dhe le të vdesim si të nënshtruar(myslimanë).”
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 16-01-2013 më 06:30
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #25
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Keta qe i nenshtrohen Zotit, dmth pranojn edhe urdheresat e tija Kur'anore.

    Te mohosh te derguarin e Tij, dhe te mohosh mesazhin Final, nuk te ben te nenshtruar, por rrebel !

  6. #26

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Keta qe i nenshtrohen Zotit, dmth pranojn edhe urdheresat e tija Kur'anore.

    Te mohosh te derguarin e Tij, dhe te mohosh mesazhin Final, nuk te ben te nenshtruar, por rrebel !
    me perkthimet e Kuranit qe jane sot ne qarkullim , ku lexuesi detyrohet me force te perdore fjalen Allah si emer per Zotin dhe ku vargjet komentohen sipas logjikes primitive te bazuar nga hadithe te thena goje me goje ne forme perrallash, ku mbizoteron logjika e perdorimit te fjaleve arabe si mysliman , Islam , Allah, duke u humbur krejtesisht kuptimin origjinal te tyre apo edhe perdorimi i emrave arabe per njerezit qe i perkasin atij besimi...! ...atehere normalisht qe keqkuptimi eshte i pashmangshem..
    lexuesi eshte i pafajshem per keqkuptimin e librit ..shkakrohet nga pergjegjesia.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  7. #27
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> .... Me afer Zotit eshte nje ateist me dashuri ne shpirt sesa nje besimtar pa dashuri......
    Kurre fjale me me vend u shkruan per te pershkruar besimin e vertete!!!
    Keni pergezimet e mia te perzemerta, vella!!
    Jarigas

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    me perkthimet e Kuranit qe jane sot ne qarkullim , ku lexuesi detyrohet me force te perdore fjalen Allah si emer per Zotin dhe ku vargjet komentohen sipas logjikes primitive te bazuar nga hadithe te thena goje me goje ne forme perrallash, ku mbizoteron logjika e perdorimit te fjaleve arabe si mysliman , Islam , Allah, duke u humbur krejtesisht kuptimin origjinal te tyre apo edhe perdorimi i emrave arabe per njerezit qe i perkasin atij besimi...! ...atehere normalisht qe keqkuptimi eshte i pashmangshem..
    lexuesi eshte i pafajshem per keqkuptimin e librit ..shkakrohet nga pergjegjesia.
    O bani
    Nuk ka nevoje te justifikohesh e te deshmosh dicka me citate.
    Ceshtja eshte fare e thjeshte:
    Zoti eshte Krijuesi i njerezimit (dhe gjithckaje)
    Dhe si rrjedhoje, te gjithe jemi krijesa te Tij dhe, ne kete menyre vellezer dhe motra.
    Ky eshte fakt dhe s'ka cfare te diskutohet rreth kesaj.
    Kush nuk e pranon, fajet i ka vet perse eshte IDIOT.
    Edhe nuk con as nje grime peshe se cfare thone:
    peder muslimanat
    peder orthodhoksat
    peder katolikat...
    peder ateistat
    (i permenda vetem ata qe kane marre pjese ketu).

    *
    klipp&klar

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2011
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    30

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Po unë mendoj që kush ka nevoj edhe mund të besoj ,nëse nuk din të llogaris , ne shqiptarët jemi mbajtë si trima e llogaritar të punëve tona që kur zoti e vëndoj në zbatim ligjin , bile u a mësuam gjithë botës , se vet i mbanim e dinim regullat , Çfar ndodhi ne sipas regullave të zotit ata sipas regullave të satanës e shejtanëve , ne me bukën ata me gurët , edhe sotë e këtë dit është kështu ne për civilizim ata për haos , po ska kultur në botë më të mirë se prodhimi shpirtror i kulturës sonë tradicionale ,
    E vërteta është se kafshët mbetën kafsh , gjatë gjithë historis së civilizimit ne e mësuam vetveten shumë mirë gjithënjë sipas të vërtetës dhe racionales , por me botën nuk patëm fort sukses ata mbetën në trans duke ndëgjuar por kot se kuptuan kurë , ata (bota) kur e mësonin kapitullin e par dhe thanë që ne i dimë tashmë të gjitha dhe nisën veprimin (veprat e kqia ) nuk besuan i keqë përdorën për interesa të veta ,siç ebëjnë edhe sotë Grekët,Sërbët, Evrejët , Arabët, Turqët, Papati, ortodoksizmi ,muslimanizmi, katolicizmi, e të gjithë sektet e fetë endryshme në gjithë botën e matrializuan mësimet që ua dhamë , dhe prap ngelëm të vetëm ne me besën tonë ,tashë bile të strukull dhe në prag të ekzistencës , ata ende bëjnë si qenër (Grekët,Sërbët, Evrejët , Arabët, Turqët, Papati, ortodoksizmi ,muslimanizmi, katolicizmi)edhe këta pakë shqiptar të mbetur me patriotizmin ,besën, me modestin e shqiptarit ,me humanizmin njerzor si askush në botë , me dashurin për jetën si , si e bëri zemra shqiptare NËNA TEREZ, me shpresën e optimizmin ,me sakrificën e vazhdueshme . durimin epa matur, botën ende nuk e mësuam. jeni të ftuar në fenë time feja e shqiptarit SHQIPTARIA se jemi keqë një her mbanja shkollën shqipe e mësoni , ta ndihmojm gjakuntonë që e kemi derdhur nga të katër anët .

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë është një dhe i njëjti

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    A mendoni se kjo shprehje më poshtë është gabim?
    "Vëllezër dhe motra të Krishterë dhe Myslimanë , Zoti ynë në qiell është një dhe i njëjti Zot"
    Kjo qe thua ti eshte njesoj si te thuash: Te gjithe mizat bejne mjalte se tek e fundit te gjitha mizat marrin te njejtin ajer e te njejtin ushqim ne toke! Por ja qe jo te gjitha mizat prodhojne mjalte. Ka plot miza qe fluturojne, te gjitha mizat fluturojne, por vetem nje lloj i tyre ben mjalte. Vetem bleta ben mjalte. Do pyesesh ti se perse mizat e tjera nuk bejne mjalte por vetem bleta ben mjalte? Pasi Perendia e ka bekuar bleten me shume se mizat e tjera. Ti mund te thuash qe mizat i ka krijuar i njejti Zot, por bekimi qe keto kane marre dhe roli qe ato luajne nuk eshte i njejte.

    Albo

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •