Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Berisha : Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet, po i dorėzojmė njė vend me stabilitet ekonomik

    Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se vendi ėshtė nė stabilitet ekonomik dhe se qeveria aktuale do tė vazhdojė tė funksionojė sipas ligjit deri nė krijimin e qeverisė sė re. “Rritja e tre mujorit tė parė ka qenė 1.7%, nuk ėshtė rritje e madhe, por ėshtė 4 herė mė e madhe sa ishte nė tremujorin e parė tė vitit 2012. Pozitive ėshtė fakti se bilanci tregtar ka pėrmirėsim tė ndjeshėm nga njė deficit minus 13, ka zbritur nė minus 9. ėshtė ruajtur nė parametrat e parashikuar deficiti buxhetor dhe inflacioni ishte 2.4 %. Pra ekonomia vijon rritjen , vijon krijimin e vendeve tė punės. Tė dhėnat sipas KE, nė rast se eurozona ka njė papunėsi prej 12.2%, Shqipėria ėshtė i vetmi vend, jashtė eurozonės, jashtė 15 me njė papunėsi 12.8%. Papunėsia e tė rinjve, po sipas kėsaj statistike, ėshtė 22.8 nė Shqipėri, 22.2 nė Eurozonė, ėshtė 47 nė Kroaci, 48 Maqedoni dhe kėshtu me radhė. Pra pėr kushtet aktuale tė ekonomi rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbahet nė stabilitetin me tė qėndrueshėm nė rajon”, theksoi Berisha. Ai theksoi se zgjedhjet nuk ndikuan negativisht nė performancėn ekonomike. Sipas Kryeministrit , qeveria po i dorėzon maxhorancės sė re njė vend me stabilitet ekonomik, duke akuzuar se mazhoranca re po shfaq shenja revanshi dhe epshi pėr pushtet. “Stabiliteti ekonomike qė i dorėzojmė mazhorancės sė re qė po shfaq shenja revanshi tė papranueshme, qė janė dėshmi e njė epshi pėr pushtet tė papėrmbajtur, pasi do ti diktojė qeverisė nė detyrė rregullat qė janė tė shkruara nė kushtetutėn e Bangladeshit, por ato pėr tė krijuar qeverinė teknike, ato e kanė tė shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorėzon pushtetin dhe detyrėn e merr kryetari i Gjykatės sė Kushtetuese, por nė Evropė ekzekutivit i njihen kompetenca tė plota gjer nė ditėn e instalimit tė qeverisė dhe mazhorancės tjetėr”, u shpreh Berisha

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Berisha: Revansh i paparė nė selinė mavi. Prisni tenderin e miellit se aty deti bėhet kos


    Kryeministri nė largim, Sali Berisha, ka sulmuar sėrish kreun e socialistėve, njėherėsh kryeministrin e ri, Edi Rama, duke thėnė se ka nisur njė revansh tė paparė ndaj administratės.

    Nė njė status nė rrjetin social “Facebook”, Berisha ka ironizuar nismėn e re tė socialistėve pėr aplikimet pėr punė nėpėrmjet internetit.

    “Tė dashur miq, nė selinė mavi revansh i paparė. Pas hapjes sė tenderit online pėr fshesėn ndaj administratės, z.Rama njofton se konkurset pėr vendet e punės nė administratė nuk kanė qenė tė hapura (paēka se botoheshin nė tė gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj pėr t’i hapur ato ai ka vendosur qė ēdo njeri pėr tė marrė pjesė nė konkurse pėr punėsim nė administratė duhet mė parė tė aplikojė online dhe tė presė biletėn nė selinė e PS. Por siē thotė fjala e urtė, oreksi vjen duke ngrėnė.

    Z.Rama njoftoi se fshesa e partisė do tė fshijė (pastrojė) edhe sektorin privat, i cili sė shpejti do tė “ndihmohet” me aplikantėt e “virtytshėm” online tė selisė sė PS. Kjo ėshtė lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bėhet jo kos, por flori. Tepron edhe pėr ndonjė mik tė ēmuar qė ēmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt tė shkuarės!”,- shkruan Berisha.

    Kryeministria: Rama ka hapur tenderin pėr fshesėn ndaj administratės

    Mė herėt zėdhėnėsja e qeverisė nė largim, Erla Mėhilli, ka reaguar nė lidhje me nismėn mė tė fundit tė kryeministrit tė ardhshėm, Edi Rama, pėr aplikimet online pėr punė. Sipas saj, Rama tashmė ka hapur tenderin pėr fshesėn ndaj administratės. “Kryetari i mazhorances sė re, z.Edi Rama ka hapur prej ditėsh nė njė akt flagrant anti-shtetėror, tenderin pėr fshesėn ndaj administratės. Madje ai pretendon se database i PS qė do tė pėrdoret pėr kėtė qėllim, do t’i ofrohet edhe sektorit privat. Pra fshesa e partisė, tenderi i saj pėr punėsim, do tė pėrfshijė edhe punonjėsit e sipėrmarrjeve private. Kjo ėshtė forma mė staliniste e kontrollit tė tregut tė punės, ėshtė kazma nė themelet e lirisė sė kėtij tregu. Pėr tė justifikuar veprimin e tij, vendosjen me shpejtėsi tė sistemit gjobėvėnės socialist, Rama deklaron se punėkėrkuesit e pėrzgjedhur nėpėrmjet Partisė Socialiste do t’i ofrohen konkurseve tė hapura qė organizon administrata pėr vende pune sepse sipas tij mė parė kėto konkurse nuk kanė qenė tė hapura dhe tani ai do t’i bėjė mė tė hapura duke rekomanduar nga selia e PS pjesėmarrėsit e kėtyre konkurseve. Unė sot jam kėtu pėr tė denoncuar kėtė praktike, si njė veprimtari tė mirėfilltė antishtetėrore dhe shkatėrrimtare pėr administratėn publike dhe tregun e punės nė tėrėsi”, ka deklaruar Mėhilli. Sipas saj, gjatė tetė vitesh qeverisje, mazhoranca nė ikje nuk ka pasur kurrė lista partie pėr t’i punėsuar nė administratė. “Plotėsimi i vendeve tė administratės ėshtė bėrė gjithnjė vetėm pas publikimit tė vendit tė lirė nė mediat shqiptare, pėrfshirė nė tė gjitha rastet edhe nė mediat e kontrolluara nga z.Rama. Nė plotėsimin e vendeve nė administratė padyshim ka pasur dobėsi dhe bėrryla, por nuk ka pasur kurrė listė partie tė dėrguar nė konkurset e organizuara. Me kėtė rast informoj shqiptarėt se administrata shqiptare nė vitin 2005 kishte vetėm 1% tė punonjėsve tė saj tė diplomuar nė vendet perėndimore, ndėrsa sot ka mbi 21% tė tyre tė shkolluar nė universitetet mė tė mira tė kėtyre vendeve. Tė gjithė kėta nuk kane ardhur nė administratė nga listat e partisė, por kanė ardhur nga konkurset e hapura nga Departamenti i Administratės Publike pėr plotėsimin e vendeve tė lira tė punės”, ka thėnė ajo. Mėhilli ka akuzuar se me kėtė nisėm Rama kėrkon qė tė kontrollojė edhe sektorin privat.

    “Unike dhe tejet e rrezikshme pėr tregun e punės ėshtė ideja se listat me aplikantėt e partisė do pėrdoren jo vetėm pėr fshesė ne administratėn publike, por pėr fshese partiake edhe pėr tė punėsuarit ne sektorin privat. Zoti Rama pretendon se me aplikantet e partisė, tė rekomanduarit e saj, do tė furnizojė sektorin privat pėr tė plotėsuar vendet e punės. Pra, ai dėshmon se do bėjė ēdo gjė pėr tė kontrolluar nga selia mavi tregun e punės. Pra, me sistemin e tij tė ri z.Rama po hedh hapa tė paimagjinueshėm pėr njė vend tė lirė, hapat e instalimit te regjimit tė partisė shtet dhe kontrollit partiak rrėnues tė punėsimit nė administratėn publike dhe sektorin privat”, pėrfundoi ajo.

    11 korrik 2013

    Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Kokalari: Qeverisja “Berisha”, njė sjellje derrash

    14
    Intervistoi: Xhevdet Shehu
    Postuar mė: 11 Korrik, 2013 tek Kopertina

    Njė nga aktivistėt e shquar shqiptaro-amerikanė, Gary Kokalari nė kėtė intervistė ekskluzive pėr gazetėn ‘DITA’ shtjellon arsyet e rezultatit tė fortė kundėr Berishės mė 23 qershor. Nė vijimėsi zoti Kokalari ka denoncuar aferat korruptive tė Qeverisė Berisha dhe ministrave tė tij. Nė kėtė kontekst, ai thotė se Berisha i ka bėrė mė shumė dėme Shqipėrisė se ēdo individ tjetėr qė nga rėnia e komunizmit. Mė tej ai ngre pikėpyetje dhe dyshime tė mėdha pėr vizitėn e ish-Sekretarit amerikan tė Mbrojtjes, Donald Rumsfeld nė Tiranė pak ditė para zgjedhjeve. Kėshillat pėr Kryeministrin e ri tė vendit, Edi Rama dhe dyshimet pėr ambasadorin Donald Lu qė do tė zėvendėsojė zotin Aleksandėr Arvizu. Tė gjithė kėto nė intervistėn nė vijim.



    - Zoti Kokalari, a u ndjetė ndopak i befasuar me rezultatin e arritur nė zgjedhjet e 23 qershorit?

    - Po dhe jo. Duke ditur se ka pasur njė pakėnaqėsi shumė tė pėrhapur me Berishėn, dhe gjithashtu duke ndjekur ngjarjet kryesore, mendova se ishte njė shans i mirė qė Berisha do ta humbiste pushtetin, por unė u befasova disi nga pėrmasat e disfatės sė tij. Dhe unė mendoj se edhe vetė Berisha ka mbetur shumė i habitur nga ai rezultat.



    - Ju njiheni si njė nga kritikėt mė tė mėdhenj tė Berishės. Sipas jush, cilat janė disa nga arsyet e disfatės qė ai pėsoi nė kėto zgjedhje?

    - Berisha pėsoi njė humbje poshtėruese pėr njė numėr arsyesh. Para sė gjithash, unė mendoj se tė gjithė shqiptarėt kujtuan premtimet qė ai bėri, gjatė fushatės pėr tė rimarrė pushtetin nė vitin 2005. Dhe tani ata e dinė se ēdo gjė qė ai tha, pėrfundoi nė njė gėnjeshtėr tė madhe. Nė vend qė tė ndreqte problemin e korrupsionit, ai e pėrkeqėsoi atė; ai lejoi miqtė e tij dhe tė familjes tė ushqeheshin si derra, ndėrsa shumica e shqiptarėve vuanin pėr bukėn e gojės. Pėr t’i bėrė gjėrat edhe mė keq, ai manipuloi gjykatat dhe u tall me konceptin e sundimit tė ligjit. Sė fundi, shqiptarėt u zgjuan dhe, mė 23 Qershor, ata shpallėn me zė shumė tė lartė dhe tė qartė se mjaft ishin ushqyer dhe mashtruar me abuzimin e pushtetit tė Berishės. Unė mendoj se Abraham Lincoln e ka pėrmbledhur kėtė mjaft mirė kur ka thėnė: “Ju mund tė mashtroni popullin disa herė, mund tė gėnjeni dhe njė pjesė tė popullit gjithė kohėn, por ju nuk mund tė mashtroni gjithė popullin gjatė gjithė kohės”.



    - Ju kini denoncuar kompanitė lobuese tė Berishės dhe PD-sė nė Shtetet e Bashkuara si dhe kritikuat vizitėn e ish-Sekretarit tė Mbrojtjes, Rumsfeld, nė Tiranė para zgjedhjeve. Ēfarė ju shtyu ta bėnit kėtė?

    - Nė njė mėnyrė foshnjarake, politikanėt shqiptarė janė pėrpjekur gjithmonė tė duken si ata janė tė favorizuar nga liderėt amerikanė. Edhe pse unė gjithmonė kam menduar se kjo sjellje ėshtė disi patetike, ky ėshtė njė fakt i jetės nė Shqipėri. Ishte e qartė se imazhi i Berishės ishte dėmtuar rėndė nga pėrpjekja e tij pėr tė kontrolluar KQZ-nė, ndėrsa kritika e Ambasadorit Arvizu nė lidhje me kėtė ēėshtje e goditi pėrfundimisht Berishėn. Gjithashtu, unė besoj se Departamenti i Shtetit mė nė fund arriti tė kuptojė se korrupsioni i qeverisė Berisha kishte arritur nivele monumentale, dhe pėrpjekja e tij e pacipė, pėr t’ia dhuruar Albpetrolin mikut tė tij Taēit, mund tė ketė qenė fija e fundit e kashtės. Pėr mė tepėr, kritikat e ashpra nga ish-ambasadori Ėithers e dėmtuan edhe mė shumė Berishėn, pavarėsisht se ai fliste si njė zyrtar apo jo, ai shihet ende se flet me autoritet dhe, pėr aq sa shqiptarėt ishin tė shqetėsuar, zėri i Ėithers vazhdon tė jetė i besueshėm. Ajo qė pėr mua ishte e dukshme ishte fakti se, nė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr tė zbutur kėtė imazh negativ, Berisha u pėrpoq tė gjente njė politikan tė profilit tė lartė amerikan pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr ta ndihmuar tė ngrihej. Fatkeqėsisht, i vetmi qė Berisha dhe Mediu mundėn tė gjenin ishte Donald Rumsfeld, i cili nė masė tė madhe nuk gėzon emėr aspak tė mirė kėtu nė SHBA. Ai ka qenė gjithmonė i pėrēmuar nga Partia Demokratike (Amerikane), por ai shihej me sy tė keq edhe nga njė segment i madh nė Partinė e tij Republikane pėr shkak tė arrogancės dhe gabimit tė madh strategjik qė ai bėri nė Irak. Unė e ndjeva tė nevojshme pėr tė sjellė nė vėmendjen e shqiptarėve se Rumsfeld ka qenė i margjinalizuar kėtu nė Amerikė, dhe shpresoj se kjo ka ndihmuar nė zvogėlimin e kredibilitetit tė tij nė mendjet e shqiptarėve. Por unė mendoj se Rumsfeld gjithashtu e dėmtoi sė tepėrmi imazhin e tij duke qėndruar krah pėr krah me Mediun, qė shumica e shqiptarėve besojnė se ėshtė njė nga zyrtarėt e qeverisė mė tė korruptuar nė Shqipėri, dhe njė prej atyre qė ndan pėrgjegjėsinė pėr disa nga skandalet mė tė mėdha tė regjimit tė Berishės, si Gėrdeci dhe AEY. Unė ende kam disa pyetje nė lidhje me vizitėn e Rumsfeld-it nė Shqipėri. A u pagua ai pėr tė ardhur nė Shqipėri? Nėse ėshtė kėshtu, ishin fondet e qeverisė qė u pėrdoren pėr tė paguar atė? Nėse ai u pagua, atėherė unė besoj se kjo mund tė pėrbėjė njė shpėrdorim tė fondeve, dhe kjo pastaj duhet t’i shtohet listės sė gjatė tė krimeve, pėr tė cilėt Berisha duhet tė pėrgjigjet. Kjo duhet tė ndodhė pėr shkak se vizita e Rumsfeld-it u bė qėllimisht pėr tė ndihmuar dhe mbėshtetur fushatėn e PD-sė, ndėrsa dhėnia atij njė ēmim ishte vetėm njė justifikim joserioz. Pra, nėse fondet e qeverisė janė pėrdorur pėr tė paguar Rumsfeld-in, atėherė unė besoj se qeveria e re duhet tė kėrkojė qė ai tė kthejė kėto fonde. Dhe nė qoftė se kjo rezulton tė jetė e vėrtetė, atėherė, sipas mendimit tim, medalja e Nishanit dhėnė Rumsfeld-it ka tė njėjtėn vlerė si medaljet qė u vareshin nė gjoks Idi Amin-it dhe Muamar Gadafit.



    - Si ju duket gara pėr kreun e ri tė PD-sė dhe si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Berishėn kryetar?

    - Para sė gjithash, ėshtė e vėshtirė pėr mua tė besoj se Berisha do tė largohet plotėsisht nga kontrolli i PD-sė. Ai, ose do tė pėrpiqet tė veprojė si njė aktor me kukulla, ose ka ndonjė mashtrim tjetėr nėn mėngė. Flitet pėr PD-nė qė tė bėhet njė entitet i zbatueshėm politik pėrsėri, por unė mendoj se ata do ta kenė tė vėshtirė tė ēlirohen krejtėsisht nga Berisha dhe qarqet e ngushta tė tij. Por kurrė nuk duhet tė harrojmė se Berisha ėshtė i etur pėr pushtet ashtu si vampiri i etur pėr gjak. Dhe gjithkush e di se, njė vampiri pėr t’u mposhtur, duhet t’i ndulet njė pykė druri nė zemėr. Kėshtu qė, unė mendoj se Berisha ka nevojė pėr njė pykė tė tillė proverbiale nė zemėr; dhe vetėm mė pas ne do ta dimė qė Shqipėria ka hequr qafe kėtė shejtan (fjalėn shejtan z.Kokalari e ka shkruar nė shqip – shėn.autor) pėr tė mirėn e vet. Dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr shkak se Berisha i ka bėrė mė shumė dėme Shqipėrisė se ēdo individ tjetėr qė nga rėnia e komunizmit.



    - A besoni te slogani pėr njė fillim tė ri tė PD-sė, kushdoqoftė kryetari, Basha ose Olldashi?

    - Nė qoftė se PD-ja ėshtė me tė vėrtetė duke nisur njė fillim tė ri, atėherė unė mendoj se pėrveē pėrzėnies sė Berishės, ata duhet tė heqin qafe edhe nga ata qė aspirojnė tė bėhen shejtanė, si Basha dhe Olldashi. Sipas mendimit tim, kėta tė dy janė arrogantė, njerėz margjinalė qė kanė demonstruar tashmė njė prirje pėr sjellje egoiste dhe shpėrdorim tė pushtetit. Nuk kam asgjė kundėr PD-sė, dhe unė besoj se duhet tė jetė njė parti opozitare e gjallė dhe mjaft aktive. Dhe unė jam i sigurt se brenda PD-sė ka njerėz tė aftė dhe me integritet qė duan tė bėjnė atė qė ėshtė nė interesin mė tė mirė tė vendit tė tyre. Por jo Basha apo Olldashi. Nė qoftė se PD-ja ėshtė duke i varur shpresat pėr ringjalljen tek njerėz tė komprometuar si kėta, atėherė asaj do t’i duhet tė presė njė kohė tė gjatė pėr fillimin e ri, sepse ata do tė kenė njė ēift lolosh tė ricikluar tė tipit Berisha.



    - A duhet tė fillojnė hetimet pėr njė sėrė krimesh qė ju e kini akuzuar qeverinė e Berishės, si korrupsioni, vrasjet e 21 janarit, Gėrdeci etj.?

    - Disa ditė mė parė, i kam shkruar njė letėr Edi Ramės, ku bėj disa sugjerime tė detajuara nė lidhje me ato qė ai mund tė bėjė si kryeministėr. Por pa dyshim ai duhet tė fillojė me hetime tė plota tė tė gjitha krimeve qė Berisha, familja e tij dhe njerėz si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu dyshohet se kanė kryer. Ato mė tė dukshme janė ato qė kanė tė bėjnė me shifrat 21 dhe 26. Me kėtė unė dua tė them 21 janarin, vrasjet e 4 protestuesve tė paarmatosur. Unė besoj se tė shtėnat ishin tė urdhėruara, dhe kjo duhet tė sqarohet njėherė e mirė. Ndėrsa kemi njė tragjedi absolute prej mė shumė se 5 vjetėsh, kur 26 njerėz u vranė nė Gėrdec, dhe drejtėsia ende nuk e ka thėnė fjalėn e saj. Ėshtė e qartė arsyeja pse Berisha bllokoi rrugėn e drejtėsisė pėr rastin e Gėrdecit. Tani qė ai ka ikur, drejtėsia pėrfundimisht duhet tė funksionojė. Mandej janė skandalet qė mbėshtjellin Albpetrolin, ARMO-n, AEY-n dhe unė mund tė shkoj mė tutje. Njė gjė ėshtė e sigurt: nėse Rama do tė bėjė me Berishėn atė qė ka bėrė Berisha me Nanon, (mbulim nga Berisha i tė gjitha parregullsive qė Fatos Nano bėri nėn qilim) atėherė kjo fantazmė do ta ndjekė nga pas atė. Dhe nė qoftė se Rama heton Berishėn dhe miqtė e tij, ai nuk duhet ta bėjė kėtė pėr hakmarrje. Ai duhet ta bėjė kėtė, sepse kriminaliteti duhet tė trajtohet me anė tė procesit tė rregullt ligjor pėr tė treguar se sundimi i ligjit ėshtė ajo qė do tė drejtojė qeverinė e tij. Deri mė tani, shqiptarėt kanė patur njė mesazh shumė tė keq qė u ėshtė dėrguar atyre: krimi blen drejtėsinė me para. Kjo duhet tė ndalet.



    - Ēfarė mendoni se duhet tė bėjė Rama si Kryeministėr ndryshe nga Berisha nė qeverisjen e vendit?

    - Tani qė Rama do tė jetė Kryeministėr, unė mendoj se ka pėr tė kujtuar njė fakt tė rėndėsishėm: ai ėshtė nė kėtė pozitė tė lartė, sepse populli i Shqipėrisė i nginjur dhe i neveritur me krimin, korrupsionin, keqmenaxhimin e qeverisė dhe abuzimin me pushtetin nga ana e regjimit tė Berishės, i ka dhėnė atij njė mandat tė fuqishėm pėr tė hequr qafe kėtė bela tė madhe. Kjo do tė thotė se ai duhet tė ketė kurajėn tė ngrihet mbi ata qė janė nė koalicion, tė cilėt padyshim duan tė pėrfitojnė nga pozicionet e tyre, ashtu si Berisha dhe Mediu u sollėn me aleatėt e tyre.

    Unė besoj se Rama bėri disa gjėra pozitive pėr tė pėrmirėsuar jetėn nė Tiranė, dhe nė kėtė mėnyrė ai demonstroi kreativitetin dhe vizionin qė ka. Unė mendoj se ai ka nevojė ta marrė kėtė pėrvojė dhe ta pėrdorė atė pėr tė ndėrtuar njė paradigmė pėr pėrmirėsimin e jetės pėr tė gjithė shqiptarėt nė tė gjithė Shqipėrinė. Por nuk mund tė ketė asnjė dyshim se detyra mė e rėndėsishme pėr Ramėn ėshtė tė riparojė krejtėsisht sistemin gjyqėsor nė mėnyrė qė tė funksionojė sundimi i ligjit. Pa sundim tė ligjit nuk mund tė ketė demokraci tė vėrtetė nė Shqipėri.



    - Si e shikoni perspektivėn e marrėdhėnieve tė qeverisė sė re tė majtė me Shtetet e Bashkuara?

    - Ka shumė arsye pėr tė besuar se tė dy qeveritė, tė SHBA dhe ajo shqiptare, mund dhe do tė pėrpiqen tė kenė marrėdhėnie tė ngrohta. Kjo ka nė themel faktin se marrėdhėniet midis tė dy vendeve janė rritur duke kapėrcyer personalitetet individuale. Me kėtė dua tė them se Shqipėria ka pėr tė mėsuar tė veprojė mė shumė si njė partner strategjik i SHBA-ve dhe mė pak si njė shėrbėtor i tyre. Unė gjithashtu besoj se Rama do tė fitojė respektin dhe ndikimin mė tė madh nė Uashington, nėse ai do tė shihet se vepron nė interesin mė tė mirė tė vendit tė tij dhe popullit tė tij, dhe jo pėr veten dhe miqtė e tij.

    Mbi njė tjetėr ēėshtje qė lidhet me marrėdhėniet SHBA-Shqipėri, unė mund t’ju them se jam i shqetėsuar disi nė lidhje me historitė qė u shpėrfaqėn nė lidhje me zėvendėsimin e ambasadorit Arvizu nga Donald Lu. Nėse thashethemet janė tė vėrteta dhe ai ėshtė emėruar si ambasador, ai do tė jetė e nevojshme t’u pėrgjigjet pyetjeve nė lidhje me mėnyrėn se si ėshtė bėrė emėrimi i tij dhe sa, nėse ka patur ndonjė ndikim Podesta dhe/ose Patton Boggs nė kėtė ekuacion. Lu duhet tė provojė pėrtej ēdo dyshimi se, nė qoftė se ai merr rolin e ambasadorit, se ai nuk do tė jetė subjekt i ndonjė ndikimi tė jashtėm apo informacioneve qė rrjedhin nga palė tė paautorizuara, sepse kjo mund tė paraqesė shqetėsime tė sigurisė si pėr SHBA, ashtu dhe pėr Shqipėrinė. Unė tashmė kam ndėrmarrė hapa pėr tė kėrkuar qė ai tė merret nė pyetje nė lidhje me kėto ēėshtje nga Komiteti pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Senat, nėse ai ėshtė emėruar me tė vėrtetė pėr tė zėvendėsuar Ambasadorin Arvizu.



    Kush ėshtė Gary Kokalari

    Gary Q. Kokalari ėshtė themelues i “Shqiptarėve pėr njė Shqipėri Demokratike”, njė grup avokatie i formuar pėr tė promovuar institucionet demokratike nė Shqipėri. Ai ishte themelues, arkėtar dhe drejtor i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, ndėrsa ka themeluar zyrėn e parė lobuese pėr shqiptarėt nė Uashington. Z. Kokalari ishte gjithashtu njė themelues dhe drejtor i Fondacionit Ndihmės Shqiptar, i cili ka zyra nė Nju Jork dhe nė Tiranė dhe ka ofruar mbi 10 milionė dollarė ndihmė humanitare nė Shqipėri. Ai shėrbeu si drejtor i Fondit Ndihmės tė Kosovės dhe ndėr projektet qė ai organizoi ishte njė transport ajror i ndihmave humanitare, tė dhuruara nga Qyteti i Nju Jorkut kur drejtohej nga Kryebashkiaku Xhuliani, qė zoti Kokalari ua shpėrndau kosovarėve nė kampet maqedonase tė refugjatėve gjatė luftės sė vitit 1999. Me kėrkesė tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, ai siguroi fonde pėr njė ekip pune pėr heqjen e minave nė kufirin midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Aktivizimi i tij ka pasur ndikim tė rėndėsishėm nė sektorėt ekonomikė dhe politikė tė Shqipėrisė. Z. Kokalari ka botuar artikuj tė shumtė pėr Shqipėrinė dhe krizėn e Kosovės, ndėrsa ėshtė shfaqur nė programet televizive kombėtare nė SHBA pėr tė diskutuar ēėshtjet shqiptare.

    Nė vitin 1998, ai filloi njė seri takimesh tė mbyllura ndėrmjet udhėheqėsve tė komunitetit amerikano-shqiptar dhe ambasadori Riēard Hollbruk, i cili nė atė kohė ka shėrbyer si njeri i presidentit Klinton i caktuar pėr krizėn e Kosovės.

    Familja e zotit Kokalari ka qenė aktive nė ēėshtjet e komunitetit shqiptar amerikan pėr mbi 100 vjet. Babai i tij, Leonard Kokalari, emigroi nga Gjirokastra, Shqipėri, si njė djalė i ri. Ai shėrbeu nė Korpusin Ajror tė Ushtrisė sė SHBA gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe ishte njė udhėheqės aktiv i komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ai ishte president i Qendrės Shqiptare tė Nju Jorkut, njė nga organizatat mė tė vjetra shqiptaro-amerikane, dhe njė udhėheqės i Vatrės. Drita Kokalari, nėna e Gary-t, ka lindur nė SHBA dhe shėrbeu si Presidente e Qendrės Shqiptare derisa vdiq nė prill 2013. Babai i Dritės, Sam Pashun, i cili ishte me origjinė nga Nivica, ishte njė president i Federatės Pan-shqiptare Vatra, dhe themelues i Qendrės Shqiptare.

    Profesionalisht, z Kokalari ėshtė njė kėshilltar financiar pėr njė Manhattan-tė bazuar nė kompani financiare globale tė shėrbimeve. Ai mban njė MBA nė Financė nga Shkolla Wharton tė Universitetit tė Pensilvanisė dhe njė BS nė administrim biznesi nga Universiteti i Bostonit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    privati e di vet ke puneson, nuk i mer urdherat nga shteti
    pse behet kaq shume zhurem per vende pune ne shtet, kur dihet qe rroga e nje punonjesi shteteror atje eshte vetem 500 dollar ne muaj. injorojeni shtetin e rames, vet-punsohuni duke hapur biznese privatisht, se keshtu e ndihmoni me mire veten, familjen dhe shqiperine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Berisha del hapur pro Bashės, “ngrin” kryetarin e PD-sė nė Durrės pse ishte pro Olldashit
    11 Korrik, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
    Επιλογή γλώσσας​▼

    Gara pėr kreun formal tė Partisė Demokratike ka prodhuar tension dhe ka detyruar kryetarin nė detyrė tė Partisė Demokratike tė humbasė qetėsinė dhe tė pėrplaset me ish- vartėsit e tij.

    Debati i parė i ashpėr ėshtė zhvilluar mes tij dhe Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ridvan Bode, i cili duhet tė ishte aktualisht njeriu qė duhet tė drejtonte PD-nė pas dorėheqjes sė Berishės. Shkak pėr sherr ėshtė bėrė fushata e ish- kėshilltarit pėr median i Bodes, Elvi Fundo nė Korēė, i cili ėshtė shprehur hapur pėr Olldashin.

    Berisha ka pasur njė bisedė tė tensionuar nė telefon me Boden, duke i kėrkuar dorėheqjen e Fundos.

    Bode duket se i ka dėshmuar qė Fundo ka dhėnė dorėheqjen, por i ka treguar se kėshilltari i tij, Glori Hysi, po bėnte fushatė tė hapur pėr Bashėn nė emėr tė Berishės.

    Kaq ka mjaftuar qė Berisha tė humbasė qetėsinė dhe tė degradojė biseda.

    Pak mė vonė nė shenjė hakmarrje Berisha ka shkarkuar kryetarin e Partisė Demokratike nė Durrės, Igli Cara, duke e ngrirė nga gjithė funksionet dhe ka nisur njerėz nė Durrės tė sekuestrojnė listat e PD-sė.

    Tensioni ėshtė rritur sė tepėrmi, ndėrsa Basha i raporton Berishės ēdo ditė kundėr Topallit, Bodes, Patozit dhe ish- drejtuesve tė tjerė tė lartė tė PD-sė, qė sipas tij po angazhohen hapur kundėr tij.

    Kjo ka shkaktuar dhe debatin e ri tė Berishės me Topallin duke e detyruar kėtė tė fundit tė bėjė deklaratė publike pėr neutralitet.

    Edhe pse Berisha ka deklaruar formalisht se ka dhėnė dorėheqje, sjellja e tij ndaj drejtuesve tė PD-sė ėshtė njėsoj si tė jetė kryetar i PD-sė, duke i urdhėruar dhe kėrcėnuar ata.

    Edhe pse formale, fushata ka arritur tė prodhojė tension dhe tė detyrojė Berishėn tė humbasė qetėsinė duke u shprehur hapur pro Bashės, duke sulmuar gjithkėnd qė ėshtė kundėr tij.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    privati e di vet ke puneson, nuk i mer urdherat nga shteti
    pse behet kaq shume zhurem per vende pune ne shtet, kur dihet qe rroga e nje punonjesi shteteror atje eshte vetem 500 dollar ne muaj. injorojeni shtetin e rames, vet-punsohuni duke hapur biznese privatisht, se keshtu e ndihmoni me mire veten, familjen dhe shqiperine.

    S’ėshtė kohė e humbur tė lexohet!
    11 Korrik, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA
    Επιλογή γλώσσας​▼

    Letėrkėmbimi mes njė mjeke shqiptare qė punon nė Itali dhe kryeministrit tė ardhshėm, Edi Rama



    I dashur Edi,

    Quhem Brunilda Marku, jam me origjinė nga Lezha dh kam 17 vjet qė jetoj nė Ferrara (Itali), qytet ku kam studiuar pėr mjekėsi e jam specializuar nė sėmundjet e aparatit tė mushkėrive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke pneumologe pranė spitalit tė kėtij qyteti ku jetoj bashke me familjen time.

    Nė radhė tė parė do doja tė bėja urimet mė tė pėrzemėrta pėr fitoren tuaj!

    Uroj dhe shpresoj qė tė ketė bashkėpunime edhe me ne shqiptarėt qė ndodhemi larg vendit nė mėnyrė qė tė na jepet mundėsia edhe ne pėr tė dhėnė kontributin tonė. “Guri i rėndė peshon nė vend tė vet,” thotė populli, ndaj nuk mohoj qė shpesh mendoj qė njė ditė tė kthehem e tė jap kontributin tim nė vendin tim.

    Nė vitin 2008, nisur nga njė thirrje e qeverisė sė atėhershme pėr tė mbledhur tė gjithė studentėt qė ishin diplomuar jashtė shtetit, provova tė kthehesha, por mė beso asnjėherė mė shumė se atėherė nuk jam zhgėnjyer aq shumė: biseda qė bėheshin vetėm lokaleve, CV qė hidheshin nė kosh pa i hedhur asnjė sy e kėrkim parash pėr njė vend pune, kur unė nuk kisha nevoje sepse kisha njė punė nė Itali… Nuk lashė derė pa trokitur, por asnjė nuk u hap. Nė fund tė fundit ishte njė fyerje pėr studimet e mia e pėr rezultatet qė me kaq mund kam arritur nė kėtė vend ku edhe ti e di mjaft mire nuk ėshtė e lehtė tė ecėsh pėrpara.

    Kam lexuar qė rektorati do tė hapė vende pune pėr pedagogė vetėm pėr mjekėt e QSUT-sė… Pyetja ime ėshtė: po pėr ne qė japim leksione nė fakultete mjekėsie nė Itali, a jepet mundėsia tė japim kontributin tonė edhe nė Shqipėri? Ēdo tė bėhet me ne qė kaq shumė dėshirojmė tė sjellim dijet tona nė Shqipėri?

    Sot ime motėr ka dorėzuar dokumentet nė rektorat, nuk kanė dashur t’ia pranojnė pasi kėto vende janė disponibėl vetėm pėr ata qė punojnė nė QSUT…

    Pse kėto pėrzgjedhje? A nuk jemi shqiptarė dhe ne tė tjerėt? Ē’po bėhet nė kėtė periudhė?

    Shpresoj qė njė ditė tė kem thjesht njė pėrgjigje… atė pėrgjigje qė nė kėto vite asnjė njeri nuk ma dha… Jam e sigurt qė je i nisur nga sensi i mirė pėr tė mbledhur dijen e jo pėr tė mbledhur ato qė kanė mė shumė miq e qė paguajnė mė shumė te partia!!! Ka ardhur koha t’i themi mjaft kėtyre pazareve tė shėmtuara dhe uroj tė mos zhgėnjehemi prapė se do ishte kulmi mbas gjithė atij besimi qė ju dhamė nė 23 qershor!!!

    Me respekt

    Brunilda Marku



    E dashur Brunilda,

    Mė prekin fjalėt qė ke shkruar. Sepse lexohet nė ēdo rresht shpresa qė vėrtet unė dhe shokėt e mi arritėm ta rilindim tek shumė njerėz me fushatėn dhe fitoren tonė, por po ashtu ndjehet nė ēdo fjali barra e jashtėzakonshme qė kemi pėr tė mos e rivrarė shpresėn. Ajo shprehja nga e thėna nė tė bėrė ėshtė nė mes njė det i tėrė, vlen pėr ēdo punė, po nė kėtė punėn time tė re me siguri vlen ende mė shumė se nė shumėēka tjetėr.

    Kėshtu qė koha do tė provojė se sa fjalėt do tė bashkohen me veprat duke e kapėrcyer detin e vėshtirėsive, tė cilat, nė ēėshtjen e ndėrtimit tė njė shteti qė t’u shėrbejė normalisht njerėzve pėrmes rrogėtarėve tė vet janė vėrtet tė jashtėzakonshme.

    Megjithatė ēdo rrugė sado e gjatė, fillon me njė hap. Ky qė kemi hedhur ėshtė vetėm njė hap dhe ėshtė nė drejtimin e duhur.

    Gjatė kėtyre muajve do tė mblidhen tė dhėna qė do tė pėrpunohen dhe do tė vendosen nė “rafte” sipas profesioneve.

    Kjo bazė tė dhėnash do tė jetė e hapur dhe do tė pasurohet vazhdimisht gjatė qeverisjes sonė.

    Tė gjithė tė regjistruarit nė kėtė bazė do tė marrin njoftime pėr ēdo konkurs pėr njė vend tė mundshėm pune sipas profesionit tė tyre, por edhe informacione tė herėpashershme nga ana jonė. Se kush do tė punoje ose jo nė sektorin publik pėr skuadrėn e re pėr Shqipėrinė, kėtė do ta vendosin konkurset.

    Por pėrmes kėsaj baze ne do tė mundėsojmė qofte vėnien nė dijeni tė secilit prej jush pėr ēdo vend tė lire pune nė sferėn tuaj profesionale, qofte monitorimin e cilėsisė sė konkurseve.

    Kėnaqėsi dhe pėrgjegjėsi qė tė marrėsh vesh se njė shqiptare me formimin, eksperiencėn e punėn qė ju keni nė Itali, ku ka njė sektor shėndetėsor shumė tė zhvilluar, kėrkon tė kontribuojė pėr vendin e vet duke aplikuar pėr punė nė Shqipėri.

    Fakti qė s’je e vetmja, e shton ende mė shumė pėrgjegjėsinė, jo pėr tė hapur vendin e punės pėr kėtė kategori njerėzish, po pėr tė siguruar qė asnjė individ i kėsaj kategorie nuk diskriminohet dhe lihet pas dere padrejtėsisht.

    Mendoj se pėrgjigja mė e mirė pėr pyetjet e tua janė veprat, po deri atėherė po mjaftohem duke tė thėnė se po tė mos besoja se shpresa e njerėzve nuk ka rilindur kot, atėherė nuk do isha duke e shkruar kėtė pėrgjigje.

    Duke tė uruar ēdo tė mirė, shpresoj me zemėr qė t’ia dalėsh, dhe edhe po s’ia dole aty ku tė tjerė mund t’ia dalin pėrmes konkursit, tė mos zhgėnjehesh mė prej vendit tėnd.

    Vėllazėrisht,

    Edi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cincinati5 : 11-07-2013 mė 17:32

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Berisha: Maxhoranca revansh dhe epsh pėr pushtet

    Rama do mbajė fjalėn e dhėnė pėr 250.000 vėnde pune dhe kėtė do ta realizojė duke nxjerrė nė rrugė 250.000 punonjės aktual nga postet e larta e deri te pastruesit e rrugėve. Nuk ka shaka mė tė, ėshtė njeri i fjalės ai !
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •