Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 116
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Ramush Haradinaj vs Hashim Thaēi

    Keqardhje pėr Haradinajn

    Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar se i vjen keq pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet Lideri i AAK’sė, Ramush Haradinaj. Ai tha se dėshiron qė Haradinajn ta shoh mė optimist.

    Kryeministri Hashim Thaēi kėrkoi tė shtunėn nga kreu i AAK’sė Ramush Haradinaj qė nė deklaratat e tij tė ardhshme tė shprehė mė shumė optimizėm. Kjo deklaratė e Thaēit vjen pas deklaratave tė mėhershme tė Haradinajt qė i bėri pėr FSK’nė, duke thėnė se “FSK’ja po manipulohet nga qeveritarėt dhe se pėrzgjedhja e anėtarėve tė kėsaj force nuk ėshtė reale”.

    Sipas kryeministrit Thaēi, askėnd nuk e imunizon e kaluara e tij, por puna pėr tė ardhmen. Ai tha se tė gjithė ish pjesėtarėt e TMK’ sė kanė qenė bashkėluftėtarė tė tij dhe se do tė jetė gjithmonė nė shėrbim tė tyre. “Unė shpreh keqardhje pėr gjendjen e tij, pėr reagimet e tij, dėshirojė ta shoh mė optimist dhe mė real, mė tė kėshilluar mirė, mė tė reflektueshėm, mė tė qetė, mė tė relaksuar dhe tė jetojė me realitetin nė Kosovė.

    Pushtetin e japin dhe e marrin qytetarėt e Kosovės. FSK’ja ėshtė njė forcė qė do tė ndėrtohet sipas standardeve tė NATO’s, vlerėsimin pėr njerėzit qė do tė integrohen aty e ka bėrė KFOR’i dhe unė kam insistuar qė tė ketė rivlerėsim tė ankesave tė parashtruara, por edhe do tė ndodhė kjo, por kjo ēėshtje nuk duhet tė shfrytėzohet pėr motive politike”, tha kryeministri Thaēi, pa pėrmendur emri i Haradinajt.

    Nga ana tjetėr, Ardian Gjini, Shef i Grupit Parlamentar tė AAK’sė, ka thėnė se “nuk e di se pse Thaēit ju ka bėrė opsesion qė tė merret gjithė kohės me Kryetarin e AAK’sė”. “Nuk e di se pse, ndoshta po frikohet qė Haradinaj po ia merr pushtetin”, ka deklaruar Gjini pėr Express, tė shtunėn.

    Deklaratat e Thaēit, Shefi i Grupit Parlamentar tė AAK’sė i ka cilėsuar si fėmijėrore.
    “Ai mė mirė tė merret me punė konkrete, sesa bėn kėso deklaratash fėmijėrore”, ka thėnė Gjini.


    Nė pritje tė planeve tė presidentit Obama


    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi nė njė intervistė pėr gazetėn austriake “Der Standard” ka deklaruar se, Prishtina ėshtė duke i pritur planet e presidentit amerikan Barack Obama pėr Ballkanin Perėndimor. I pyetur nėse nė periudhėn e kaluar SHBA’tė e kanė mbėshtetur mjaftueshėm Kosovėn qė ajo tė njihet nga vendet arabe, Thaēi ka thėnė se shqiptarėt e Kosovės u janė shumė mirėnjohės Ish Presidentit George Bush, qeverisė dhe kombit amerikan, ndėrsa ka shtuar se tash “presim planet e Presidentit Obama pėr Ballkanin Perėndimor”.

    “Ne jemi pjesė e familjes europiane, dhe do tė jemi pjesė e BE’sė dhe e NATO’s. Gjithashtu, do tė kemi edhe mė shumė njohje nga shtetet e Konferencės Islamike, por duket se gjėrat janė komplikuar paksa, mė shumė se qė kemi pritur - mirėpo premtimet ende qėndrojnė dhe presim qė ato tė pėrmbushen”, ka thėnė Kryeministri Thaēi.

    Sa i pėrket shteteve tė BE-sė qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, Thaēi ka thėnė se, “ato nuk kanė ndėrmarrė njė hap tė tillė pėr shkak tė problemeve tė tyre tė brendshme, dhe se, presin njė moment mė tė volitshėm pėr ta njohur Kosovėn”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 28-04-2009 mė 10:50

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kundėrpėrgjigjet Haradinaj

    Ramush Haradinaj iu kundėrpėrgjigj Hashim Thaēit tė shtunėn nė Ferizaj. Aty ai shpėrndau 123 libreza tė AAK’sė, shumica nga to, pėr ish-aktivistė tė PDK’sė. Kjo ėshtė beteja e re mes Thaēit dhe Haradinajt. Nė lojė janė librezat e jo idetė politike.

    Lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, tė shtunėn, iu kundėrpėrgjigj fushatės qė nisi lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi nė Drenas dhe Vushtrri. Nė Ferizaj, Haradinaj shpėrndau 123 libreza tė AAK’sė pėr ish-aktivistė tė PDK’sė. Njėjtė sikur veproi Thaēi para njė jave nė Drenas dhe Vushtrri, duke u dhėnė libreza ish-anėtarėve tė AAK’sė.

    Kėshtu, dy rivalėt kryesorė politikė nisėn njė betejė tė re - atė pėr libreza. Nėnkryetari i AAK’sė, Ahmet Isufi tha pėr Express se ky hap nuk duhet kuptuar si kundėrpėrgjigje ndaj PDK’sė. “Ky nuk ėshtė mesazh pėr t’iu kundėrvėnė askujt, por ėshtė njė mesazh qė AAK po konsolidohet dhe po i shton radhėt e veta”, deklaroi ai tė shtunėn.

    Javėn e kaluar, lideri i PDK’sė, njėherėsh kryeministėr aktual, Hashim Thaēi ia mori Ramush Haradinajt komplet Degėn e Drenasit. Derisa, pak ditė mė pas, ai goditi sėrish AAK’nė, ashtu sikurse edhe partitė tjera nė Vushtrri. Kjo fushatė e Thaēit erdhi nė kohėn kur Haradinaj me tėrė kapacitetin e tij po sulmon qeverinė aktuale pėr korrupsion dhe keqqeverisje.

    Nė fillim, Haradinaj hezitoi tė deklarohet rreth fushatės sė Thaēit, por tė shtunėn ai ju kundėrpėrgjigj atij me tė njėjtėn monedhė, duke rekrutuar aktivistė tė PDK’sė. Nė emėr tė aderuesve tė rinj nė AAK, nga komuna e Ferizajt ka folur Lulzim Salihu, Ish Kryetar i Aktivit tė Parė tė PDK’sė.

    “Nė zgjedhjet e ardhshme do tė votojmė pėr liderin i cili diti ta udhėheqė luftėn dhe qė triumfoi nė Tribunalin e Hagės; ky ėshtė lideri i sė ardhmes sė Kosovės, Ramush Haradinaj”, ka thėnė ai. Aderuesit e rinj i ka pėrshėndetur edhe nėnkryetari i nėndegės sė parė tė AAK’sė nė Ferizaj, Ylber Selmani. Ai ka thėnė se veē kėtyre personave qė kanė kaluar nga PDK’ja nė AAK, ka edhe tė tillė nga LDD’ja qė janė bėrė pjesė e nėndegės sė tij.

    Mė pas, fjalėn e ka marrė Haradinaj. “Jemi njė demokraci e re. Marrja e pėrgjegjėsive nga vendorėt bėn njė sfidė tė rėndė, e cila kėrkon njė vetėdije mė tė lartė. Edhe neve si aleancė na ka ra hise pėr ta sfiduar veten”, ka thėnė ai. Haradinaj ka shtuar se nė Kosovė hetohet njė pazotėsi, se kur je nė qeveri nuk je pėr t’i qeverisur njerėzit qė ke aty, por 2 milionė njerėz.
    “Ne jemi nė vėshtirėsi si popull. Jemi duke u harxhuar si vend.

    Kemi njė fqinj i cili ka filluar tė ndėrrojė imazhin tek tė tjerėt, por jo edhe qasjen ndaj nesh. Dėshirojnė tė na e marrin njė pjesė tė territorit. Kėto na obligojnė qė t’i zmbrapsojmė kėto zhvillime”, ka thėnė Haradinaj. “Zgjedhjet ishin mundėsi pėr njė qeverisje, e cila do t’i thoshte Beogradit, bėhu gati pėr reciprocitet dhe mos shpreso mė se je mė i zoti se ne. Por, ne tash jemi jashtė loje”.

    Ai ka thėnė se, po tė ishin tė sigurt nė fitoren e zgjedhjeve pushtetarėt aktual, do tė kishin pranuar qė ato tė mbaheshin kėtė vit, nė mėnyrė qė t’ia siguronin vetes edhe njė mandat pėr katėr vjet. Nė fund, ai ka dhėnė njė mesazh pėr anėtarėt e rinj tė AAK’sė. “Ju duke u bashkuar nė njė adresė, mund t’i sillni tė mira Ferizajt dhe Kosovės”.

    Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj, tash e shumė kohė, kanė ndėrtuar njė rivalitet tė ashpėr mes veti. Ata nė vazhdimėsi hedhin kritika tė forta, ashtu sikurse shumė herė imitojnė njėri-tjetrin. Megjithatė, nėnkryetari i AAK’sė, Ahmet Isufi tenton qė, veprimet e fundit nė Ferizaj, t’i paraqes si aktivitet normal i kėsaj partie.

    “Ju keni parė qė edhe gjatė kohės sa jemi pėrgatitur pėr zgjedhjet e brendshme ka pasur aderime nėpėr disa komuna, siē ėshtė Ferizaj bie fjala. Ky ėshtė njė veprim nė vazhdimėsi. Ky ėshtė angazhim pėr njė politik tė re”, ka thėnė ai. Por, Nėnkryetari i PDK’sė, Rrustem Mustafa mendon se lidershipi politik nė Kosovė duhet tė fokusohet nė ēėshtjet e madha nacionale, e jo nė tubime ku shpėrndahen librezat partiake.

    “Besoj se ėshtė koha tė punojmė pėr tė mirėn e pėrgjithshme”, ka thėnė Mustafa, duke komentuar veprimet e fundit tė Liderit tė partisė sė tij dhe atij tė AAK’sė. Sipas tij, kėto veprime - si tė Thaēit ashtu edhe Haradinajt - kanė vetėm njė qėllim. “Ky ėshtė sinjal qė po duan t’i ikin temave tė rėndėsishme dhe tė merren me shpėrndarje tė librezave”, ka thėnė ai.

    Plus 100 libreza

    Tė dielėn kryetari i AAK’sė, Ramush Haradinaj pritet tė shkojė nė fshatin Kushtovė tė Komunės sė Mitrovicės.
    Zėdhėnėsi i AAK’sė, Besnik Tahiri tha se kjo vizitė ėshtė nė kuadėr tė vizitave qė Haradinaj po bėn ēdo javė nė qytetin e Mitrovicės.
    “Nė Kushtovė, Kryetari Haradinaj do tė shpėrndajė 100 libreza pėr anėtarėt e rinj tė AAK’sė”, tha Tahiri pėr Express, tė shtunėn.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Haradinaj: Keqardhje pėr sigurinė nė Kosovė

    Duke mos i komentuar keqardhjet e shprehura nga Kryeministri Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, lider i AAK’sė, tha sot nė Mitrovicė se ndjen keqardhje pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė, veēmas pėr Mitrovicėn. Megjithėkėtė, gjatė njė takimi me simpatizantė tė partisė, Haradinaj paralajmėroi se nė kėtė vit do tė formojė Qeverinė e re, e cila, ndryshe nga Qeveria Thaēi, sipas tij, do tė shtrihet deri nė Leposaviq.

    “Ma merr mendja qė duhet me na ardh keq pėr gjendjen qė po e shohim pas nesh (Mitrovicėn e Veriut), nė radhė tė parė e jo pėr njėri tjetrin. Pėr gjendjen e njerėzve qė i kemi nė vendin tonė. Me njė gjendje tė rėndė sociale dhe pėr humbjet qė po i shkaktohen Kosovės. Debati duhet tė kthehet kėtu, jo te pjesa personale e secilit”, i ėshtė pėrgjigjur Haradinajt, deklaratės sė Kryeministrit Hashim Thaēi, i cili shprehi keqardhje pėr deklaratat pesimiste tė ish`bashkėluftėtarit tė tij.

    Haradinaj edhe njė herė kritikoi institucionet e Kosovės pėr paaftėsi nė menaxhimin e situatės sė sigurisė, rendit dhe ligjit.

    “Na kemi total politikė tė dėshtuar nė siguri, rend dhe ligj. Me njė Qeveri me njė plan, njė Ministėr tė Jashtėm si Veton Surroi, njė Ministėr pėr Tranzicionit si Blerim Shala, ne nuk do tė ishim nė kėtė gjendje qė jemi sot”, tha Haradinaj.

    Haradinaj edhe mė tej ėshtė thellė i bindur se zgjedhjet e pėrgjithshme do tė mbahet sivjet. “Unė mendoj se zgjedhjet do tė mbahen sivjet. Mendoj se Presidenti ka bėrė shkejle kushtetuese dhe presim qė deri nė Qershor do tė ketė njė vendim. Ne kėrkojmė prapsmin e kėtij vendimi. Nė raste se shtyhen zgjedhjet ēoftė pėr gjashtė muaj, e jo pėr 2011, atėherė do tė kemi gjashtė muaj humbje si Kosovė”, vlerėsoi ai,

    Pas Ferizajt, Haradinaj ėshtė pėrkujdesur qė edhe nė fshatin Koshtovė, tė vazhdojė me shpėrndarjen e librezave tė partisė, pėr anėtarėt e rinj, tė cilėt vijnė edhe nga partitė tjera.

    “Nuk dua tė kthej nė kėtė rrafsh. Normal qė njerėzit po vijnė prej partive tė reja. Normal qė po vijnė prej PDK'sė, po edhe prej partive tjera, por nuk ėshtė kjo thelbi. Thelbi ėshtė qė njerėzit po besojnė nė atė qė po e them, edhe po binden ēdo ditė e mė shumė qė me njė Qeveri ēfarė e kemi - jemi humbės si Kosovė”, shtoi ai.

    Nė Mitrovicė, Haradinaj kritikoi Qeverinė e Kosovės pėr ndėrhyrje nė pėrzgjedhjen e ushtarėve tė FSK'sė, pėrmes bordeve.

    Ai vlerėsoi se Institucionet e Kosovės ėshtė dashur tė negociojnė pėr rritjen e numrit tė ushtarėve tė FSK'sė.

    Kreu i AAK`sė ka akuzuar Qeverinė e Kosovės se po mundohet qė qytetarėve tė Kosovės t`iu ofroj tema tjera, duke i ikur problemeve madhore tė Kosovės, siē ėshtė shtrirja e autoritetit tė shtetėrore nė secilėn pjesė tė Kosovės.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe mua me vjen shum ket per ramushin njerz qe luftojn per pushtet jan te destinuar te deshtojne

  5. #5
    Ramushi nje here ariti jete kryeminister i Kosoves, por me ndihmen e RUGOVES, ate tash e pret nje sfide e madheper tu ribere Kryeminister, si do te luaje lojen presim te shohim.
    Mendoj se duhet ti forcoje radhet akoma ma shume dhe gjithsesi ti largohet liderit klanor, nuk duhet te bashkohet me asnje pati tjeter si AKR ose Daci, ata duhet te shkrihen ne AAK.
    Besoj se edhe Daci do te knaqej po te behej Kryetar Kosove edhe Pacolli te drejtoje Ekonomine e Kosoves,edhe Veton Surroi do te bente me shume ne diplomaci.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Ramushi nje here ariti jete kryeminister i Kosoves, por me ndihmen e RUGOVES, ate tash e pret nje sfide e madheper tu ribere Kryeminister, si do te luaje lojen presim te shohim.
    Mendoj se duhet ti forcoje radhet akoma ma shume dhe gjithsesi ti largohet liderit klanor, nuk duhet te bashkohet me asnje pati tjeter si AKR ose Daci, ata duhet te shkrihen ne AAK.
    Besoj se edhe Daci do te knaqej po te behej Kryetar Kosove edhe Pacolli te drejtoje Ekonomine e Kosoves,edhe Veton Surroi do te bente me shume ne diplomaci.
    kur te ban shelnja rrush bahet kjo pun qe paske than ti
    ani daci-maci kryetar haaaaaa
    PDK edhe se paku 25 vite ne pushtet balit
    po a i kini syt ne ball a po e shifni qe ramboja eshte kah i ndihmon PDK-se qe te qendroi edhe disa mandate tiera ne pushtet
    po a po e shihni rambon si a kuzon permendesh pa argumente pa fakte pa pik krype po kqyr ta shes qorben
    njerzit po thuajse qdo dit po i ikun nga AAK-ja
    disa deg komplet ju kan largue edhe individ po i ikun qdo dit
    a pak i iken a si psh.

    Rexhep Selimi
    Ramiz Lladrofci
    Dr.Hakif Bajrami (historiani)
    Gani Imeri
    Bujar Dugolli
    Ernes Luma etj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    kur te ban shelnja rrush bahet kjo pun qe paske than ti
    ani daci-maci kryetar haaaaaa
    PDK edhe se paku 25 vite ne pushtet balit
    po a i kini syt ne ball a po e shifni qe ramboja eshte kah i ndihmon PDK-se qe te qendroi edhe disa mandate tiera ne pushtet
    po a po e shihni rambon si a kuzon permendesh pa argumente pa fakte pa pik krype po kqyr ta shes qorben
    njerzit po thuajse qdo dit po i ikun nga AAK-ja
    disa deg komplet ju kan largue edhe individ po i ikun qdo dit
    a pak i iken a si psh.

    Rexhep Selimi
    Ramiz Lladrofci
    Dr.Hakif Bajrami (historiani)
    Gani Imeri
    Bujar Dugolli
    Ernes Luma etj.


    Ej po me vjen me vjell kur po ju shoh se si ju dalin nga goja keto fjale...mjere populli mjere i kenaqet shkijet bravo jeni te mrekullueshem ,pse nuk i shpallni lufte me mire njeri-tjetrit??? Edhe nje dite kuvendi do te shendrrohet ne stalle...une nuk e di ku e merrni gjithe kete urrejtje....
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    flutura3105
    a po i ndrron ti hiq partit po mendoi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    E dua letėrsinė Maska e flutura3105
    Anėtarėsuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    flutura3105
    a po i ndrron ti hiq partit po mendoi
    Une skam parti fatmiresisht...i perkrah ata qe e meritojne e mbi te gjitha ata qe i perkrah une fatkeqesisht nuk jane me...e ata qe nuk jane me...ata e kane dashur Kosoven me zemer...e te tjeret mos te debatoje me shume per kete teme se nuk ja vlen.
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga flutura3105 Lexo Postimin
    Une skam parti fatmiresisht...i perkrah ata qe e meritojne e mbi te gjitha ata qe i perkrah une fatkeqesisht nuk jane me...e ata qe nuk jane me...ata e kane dashur Kosoven me zemer...e te tjeret mos te debatoje me shume per kete teme se nuk ja vlen.
    aha me sa kuptova une vetem te vdekurit po i perkrahshe
    ok mendimi i juaj se ka ka edhe te gjall e burra e te menqur e trima e te fjales e beses po nejse ma
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hagė: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshėm
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  3. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •