Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    TIRANË - 23 intelektualë shqiptarë i janë drejtuar me një letër kreut të PS-së, Edi Rama duke i kërkuar që të lejojë deputetët socialistë të votojnë tre ligjet e domosdoshme, në mënyrë që vendi të marrë statusin kandidat për në BE.

    Në peticionin e firmosur nga intelektualë dhe figura të shquara, i cili i është dërguar për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit, thuhet se "nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 Ligjet”.

    “Në ato fillime të viteve ’90, nëse ndonjë do guxonte që të shihte edhe në ëndërr se mbas njëzet vitesh dikush në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të bënim hapa drejt Evropës, por edhe do guxonte te vinte pritë e të bllokonte rrugën drejt SHTËPISË sonë, kur vetë Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht që do përbuzej nga të gjithë, do konsiderohej si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet. Por ja që fatkeqësisht, ëndrra të tilla të mbrapshta na u bëkan realitet. Bashkimi me Evropën, të qenit normal si të tjerët, më shumë se një projekt politik, paska qenë një projekt shpirtëror i popullit shqiptar, i cili na rezulton një humbës i madh. Kemi humbur nderin në një betejë të pakryer me veten tonë, jo për fajin tonë.” shkruhet në letër.

    Në letrën drejtuar kryesocialistit, intelektualët theksojnë se nuk duan të jenë një popull humbës, të cilit i vendosen prita, por siç thonë ata, populli do të mbetet i përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve.

    “Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj. Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë"- vijon letra.


    Lista e personaliteteve që kanë firmosur peticionin
    1. Prof. Dr. Pal Xhumari
    2. Prof. Arvin Dibra
    3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa
    4. Prof. Xheladin Dracini
    5. Dr.Shkencave Sajmir Heba
    6. Prof.Dr. Silvana Bali
    7. Prof. Dr. Hasan Hafizi
    8. Lusianda Shkembi Mjeke
    9. Dhimitraq Argjiri Mjek
    10. Natasha Themeli Mjeke
    11. Olta Gixhari Aktore
    12. Llaqi Nako Baletmaester
    13. Prof.Dr. Nora Çashku Pianiste
    14. Arben Morina Piktor
    15. Kristi Bello Kompozitor
    16. Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
    17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
    18. Visar Zhiti Shkrimtar
    19. Prof. Salvator Bushati Akademik
    20. Niko Xhaçka Mjeshter i madh i Sportit
    21. Bujar Llapaj Dirigjent
    22. Gezim Peshkepia ish I burgosur politik
    23. David Tukiqi Kompozitor

    Balkanweb

  2. #2

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE
    Mund te gjehet gjikundi rekomandimi origjinal i Komisionit Evropian ne anglisht?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Ahahahahaha paskan shkruar intelntuhalet.

    Pordhat e Sales i ben keto kolonje
    Aman ca jan kto inetelek hajlet
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Panariti: PS bllokoi marrjen e statusit

    Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e konsideron akt absurd mosmiratimin nga ana e opozitës të ndryshimeve në ligjet që kërkojnë 3/5-download (8)at e votave, duke sjellë për pasojë sipas tij dhe mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Gjatë një interviste për radion “Deutsche Welle”, ai akuzoi opozitën se nëpërmjet një vetoje absurde po mban peng të ardhmen europiane të vendit, duke filluar që nga marrja e statusit. “Përmes një akti absurd, të konsumuar nga një veto e pakuptimtë nga ana e opozitës, politika shqiptare shndërroi një realizim, pra rekomandimin për dhënien e statusit, në një mosrealizim, në mosmarrjen e tij ashtu sikundër pritej në dhjetorin e vitit të shkuar. Kjo u arrit duke bllokuar miratimin e dy ligjeve dhe të një rregulloreje, si pjesë e detyrimeve që mbeteshin për t’u plotësuar pas rekomandimit të Komisioni Europian”, – tha Panariti. Sipas tij, zgjidhja e kësaj situate mbetet po ashtu peng i vullnetit të munguar të opozitës për të dhënë votën për këto nisma ligjore. “Zhbllokimi mbetet thjesht peng i vullnetit politik deri tani të munguar. Votimi sa më parë i tri ligjeve do t’i krijonte Shqipërisë shansin për ta marrë statusin e vendit kandidat në pranverë, pra, para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, – tha më tej Panariti. Ndërkohë duke folur lidhur me marrëdhëniet rajonale dhe në mënyrë të veçantë ato mes Shqipërisë nga njëra anë dhe Greqisë e Maqedonisë nga ana tjetër, ai ka theksuar se politika e jashtme shqiptare është e orientuar nga marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe jo të paragjykimit. “Vizita ime zyrtare në Greqi synoi dhe arriti të hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve midis dy vendeve në frymën e diskutimit të hapur, bashkëpunues dhe jo paragjykues të çështjeve të së kaluarës dhe të atyre të aktualitetit.Synojmë që këtë frymë të vullnetit të mirë për bashkëpunim ta materializojmë me nënshkrimin së shpejti të marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e njohjes reciproke të pasaportave dhe dokumenteve zyrtare, duke arritur një qëndrim të unifikuar për sa u takon toponimeve të përfshira në këto dokumente. Për çështje të tjera, natyrshëm do të kërkohet më tepër kohë dhe vullnet i përbashkët për t’i vendosur në rrugën e zgjidhjes”, – u shpreh Panariti. Sa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, ai bëri të ditur se marrëdhëniet me këtë vend do të orientohen kryesisht sesa ky shtet respekton liritë dhe të drejtat e komuniteti shqiptar që jeton atje. Lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave për vendet e Ballkanit nga ana e BE-së, Panariti u shpreh se Shqipëria nuk rrezikon, sepse numri i azilkërkuesve shqiptarë nuk ka qenë shqetësues.

    MAPO

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    le te vendosin shqiptaret ne qershor te 2013-es.

  6. #6

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Ka mundesi ndokush te tregoj cilat jane ato 3 Ligje, te cilat PS nuk i voton ???
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    le te vendosin shqiptaret ne qershor te 2013-es.
    Opozita qe do dali mbas Qershorit do i votoje valle keta ligjet!?
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Opozita qe do dali mbas Qershorit do i votoje valle keta ligjet!?
    opozia nuk do ligje, do me vjedhe
    ujku mjegull do

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet
    Shqiperia, fjala eshte per politiken, "elitat" politike dhe institucionet politike te Shqiperise, nuk e meriton as statusin e kandidatit...
    Votimi formal i ligjeve dhe marrja e statusit kandidat jane problemet me te vogla te Shqiperise.

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    tre ligjet dhe qeshtja e marrjes se statusit kandidat jane thike me dy presa per partine socialiste..ata e dine mire se si votuan si nuk votuan sal berisha ka per ti maqsakruar ne fushaten elektorale..sali berisha eshte mjeshter i fushatave elektorale dhe siq po e shihni edhe tani ne cdo takim me popullin kauza e sales eshte muri i bllokimit te rames drejt europes..edeh po i votuan keto ligje ne minute te fundit prap sali berisha ka per ta perdore si karte per ta goditur opoziten..pastaj populli e sheh kryeneqesine e rames ne kete qeshtje te ndjeshme dhe sigurisht ka per ta ndeshkuar ne zgjedhjet e ardhshme..
    perfundimisht opozita nuk ka drejtues te afte politikan..thjeshte ka nje administrator qe ben lloqe ne twiter apo face book..zaten vete rama ka deklaruar se nuk eshte politikan..per te drejtuar nje vend dhe per te arritur te bindesh popullin per te te votuar duhet te jesh politikan i zoti shume e jo thjeshte nje administrator..

    uroj qe kryeneqesia te vazhdoje dhe qe populli te kuptoje kush pretendon te behet kryeminister i tij..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •