Greqia do të dënojë me “burgim të përjetshëm” të gjithë ata persona që arrestohen për krime dhe përdorin Kallashnikovë apo armë të tjera të rënda.
Eshtë fjala për dënimin e kriminelëve të arrestuar, të cilët gjatë grabitjeve kërcënojnë me armë. Amendamenti i përgatitur nga Ministria greke e Drejtësisë do t’i dërgohet parlamentit për miratim.
Kohët e fundit në Greqi janë shtuar së tepërmi rastet e grabitjeve të dhunshme në shtepi dhe biznese, ku keqbërësit mbajnë në duar Kallashnikove për kërcënimin e viktimave të tyre dhe jo pak herë kanë qëlluar mbi ta.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, kërkesat private për leje arme për siguri personale janë rritur. Sipas një dokumenti të Ministrit të Rendit Publik, Nikos Dendias, paraqitur në parlament në përgjigje të deputetëve të SYRIZA, kërkesat për licencë arme vetëm në vitin 2012 arritën në 2624, duke shënuar një rritje prej 48% krahasuar me vitin 2008.
ballkanweb/
p.s
Shpresoj te vendoset ky ligj qe neser ne Shqiperi
Krijoni Kontakt