-
i/e regjistruar
Teologu Zenel Hoxha i Pukës, “Qytetar Nderi”
Zenel Adem Meha ( 1853 – 1945 ) u lind në lagjen Mehaj, fshati Pukë, më 7 korrik 1853 në një familje me ekonomi të pakët. Që në moshën 6-vjeçare filloi të shkonte në xhaminë e Pukës të cilën e kishte afër shtëpisë.
Gjatë xhumave Zeneli, djalë i vemëndshëm dhe shumë i përqëndruar në vasët e Hoxhë Pukës, tërhoqi vëmendjen e oficerit arab i cili njëkohësisht i shërbente taborrit turk të Pukës edhe si imam. Ky i kërkoi Ademit, të atit të Zenelit’ që ta dërgonte të birin në mejtepin e hapur pranë xhamisë, të cilin e vazhdoi me një zell të madh. Lutjet i mësonte me shumë saktësi, si edhe mësimet e tjera.Vullneti dhe rezultatet e shkëlqyeshme e befasuan oficerin imam arab, sa iu lut Ademit që ta dërgonte të birin, Zenelin në shkollë në Arabi. Fillimisht Ademi nuk pranoi, se kishte nevojë për bari. Gjatë kohës së lirë Zeneli i vogël nuk i humbi lidhjet me mejtepin dhe nizamët me të cilët plotësonte dhe aftësohej në përdorimin e arabishtës dhe të osmanishtes. Më në fund u bind edhe i ati, Ademi.që Zeneli të shkonte për shkollim në Arabi. Atje shkoi me ndihmën e oficerit imam arab, siç i kishte premtuar.
Shkollimi i tij në Arabi zgjati shumë vjet, sepse i duhej të vazhdonte medresenë dhe teologjinë, shkollimin e lartë e të plotë.Vullneti, aftësitë dhe inteligjenca e Zenelit ishte një shembull i treguar gjatë shkollimit të tij edhe pse një student i provincave të largëta të Rumelisë Perëndimore. Kjo u bë shkas që Zenelin ta specializonin në fusha të kulturës Islame dhe të shkencave shoqërore, që të ishte i aftë për të shërbyer kudo në Perandorinë Osmane, por ky donte t’i shërbente vendlindjes.
Zeneli u kthye në Pukë në vitin 1879, në moshë të pjekur dhe me një kulturë të gjerë Islame. U kthye në kohën kur ndihej shumë nevoja e tij. Hoxhë Puka po u afrohej të tetëdhjetave dhe situata politike ishte e nderë. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me të cilën ishin lidhur edhe Hoxhë Puka, edhe kajmekami Ismail Agë Kryeziu. Dënimi dhe internimi i tyre i lane mbresa, sa vendosi të ndjek udhën e tyre të lirisë dhe të pavarësisë së Atdheut, gjë që e tregoi në vitet 1910-1912 e në vazxhdim.
Zenel Hoxha u ka pri në namaz edhe Sh. Turgut Pashës, korrik 1910, ministrit të brendshëm turk Adil Beut, mars 1912 dhe Hasan Riza Pashës, verë 1912, por në hybe u tha se “ Allahu e ka dhanë që çdo popull të jetë i lirë në vendin e vet.”
Si imam, dhe si myfti i nënprefekturës së Pukës, Zenel Hoxha qe shembull i vyrtytit: gjithmonë bujar, popullor, human, imam me cilësi të larta për ndërgjegjësimin e besimtarëve në mësimin dhe zbatimin e normave të besimit Islam; prandaj me VKBP shpallet “ Qytetar Nderi i Pukës.”
Prej tij mësuan të rinj të tjerë që do të shërbenin si hoxhë: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha (Laçi), Shaban Rexha etj. Për më tepër, Beqir Hoxha që nga vitet 1930 caktohet prej Zenel Hoxhës imam i Xhamisë së Pukës deri në vitin 1957. ( Dr. Sulejman Sula, Zenel Hoxhë Mehaj, Një jetë për të tjerët. Tiranë, 2005, f. 1-155.)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt