Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    Ne i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit.

    Nuk ka asnjë nonsens logjik në këtë përfundim, sepse ka ndodhur edhe here të tjera, që betejat të mbyllen pa fitues. Natyrisht, që në letër qeveria ka arritur një rezultat të mirë, por edhe ajo vetë nuk po i gëzohet dot numrave. Dhe kjo, jo thjesht se Ilir Meta bën sikur i ka ngelur qejfi me Edi Ramën, sepse gjoja paska kapur në flagrancë udhëheqës socialistë, që nuk kanë rënë ende në dashuri me LSI-në, dhe kjo në ditët e sotme qenka e barazvlefshme me “krim kundër njerëzimit”.

    Këto ishin zgjedhje të këqija, dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet për to. Natyrisht, kjo nuk e përligj humbjen tonë, e cila sa më shumë të fshihet, aq më tepër do të rendonte mbi shpinën e kërrusur të opozitës. Besoj se nuk duhet shumë kurajo per të pranuar një të vërtetë, apo atë që e shohin dhe e prekin të gjithë, sepse është vetë aritmetika, si shkencë ekzakte, që nuk të lë shumë mundësi interpretimi. Por jo të gjithë e kanë këtë ndjenjë realizmi.

    Kam degjuar këto ditë, jo pa neveri, edhe tipa, që megjithëse vinin nga nje humbje e drejtpërdrejte ne terren, flisnin me entuziazem per rritje te ndjeshme te opozites dhe Partise Demokratike ne gjithe vendin. Dhe kam menduar per nje cast se cfare duhet te bente, fjala vjen, Frani, qe ka fituar ne Lezhe, ne rast se do te ishte i pacipe. Duhet te merrte nje mitraloz 12.7 mm dhe te qellonte ne sheshin “Skenderbej”, ndoshta. Por Frani, mendoj unë, nuk ndihet, sepse e di qe, ai PO, por partia e tij nuk ka fituar, dhe te ngresh sot dy gishtat e fitores eshte njesoj si te besh dasem me orkester, ne te njejten dite qe te kane vdekur njerezit e shtepise.

    Une nuk e kam per turp te them se ne nuk arritem ate qe vete prisnim apo qe te tjeret prisnin prej nesh, madje edhe që shifrat jane perveluese. Por po ashtu nuk ngutem te them fjalen e fundit te paren per te treguar menjehere me gisht dhe per te kryqezuar fajtoret brenda nesh. Sepse e ndjej edhe veten pjese te kesaj humbjeje, ndoshta si Frani, Voltana, Bashkimi, Fiqiriu, e shume te tjere ne cdo cep te vendit. Sigurisht, per aq sa me takon, as nje centimeter me shume.

    Do te duhet pak kohe qe te shpjegohen te gjitha arsyet qe cuan ne kete mosarritje, por nje gje eshte e sigurt dhe shkelqen se largu. Ne nuk ia dolëm te bejme diferencen me qeverine, qe shqiptaret te na shihnin si shprese per te dale nga mocali i politikes, qe zhvat pa meshire pushtet dhe para, e cila nuk ka asnje molekule ndjeshmerie qytetare brenda vetes. Dhe dihet qe mazhoranca fiton gjithmone, sa here qe krijohet perceptimi se ketu jane te gjithe njesoj, sepse njerezit priren nga pragmatizmi ekstrem, i cili perfshin edhe shitjen e votes, edhe oportunizmin, edhe dorezimin e kartes tek sekseret e kundershtarit, edhe friken per te ruajtur vendin e punes, e sidomos stepjen perpara kercenimeve te bandave, qe eshte instikt njerëzor mbijetese.

    Ndaj edhe LSI ishte thithlopa e ketyre zgjedhjeve, pavaresisht se kryetari i saj ben sikur eshte merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa. Sepse ajo eshte e specializuara ne kete fushe, ajo ka ekskluzivitetin ne shitblerjen e votes, se ajo ta kthen me shpejt se te gjithe nderin, se pazarit te saj nuk i shpeton asnje nga nivelet e pushtetit, qe nga legjislativi, e deri tek gjyqesori, qe nga isnsitucionet e pavarura, e deri tek pushteti lokal. Shqiperia e sotme po merr trajtat dhe po i pershtatet filozofise se kesaj ndermarrjeje biznesi, qe vetem emrin ka parti politike. Natyrisht, qe per dike kjo eshte merite, te cilen edhe une vete do t'ia njihja, po te kisha parasysh vetem rritjen e numrave te saj.

    Por qe prej te henes ne mesuam se jemi me te pagarantuar dhe me te pambrojtur ne lirite dhe te drejtat tona, jo vetem ne te drejten per te zgjedhur, por edhe ne ato me elementaret. Qe prej te henes ne mesuam se Republika jone ka rene, dhe kjo nuk ka te beje thjesht me humbjen e Partise Demokratike dhe te opozites ne teresi. Sigurisht, qe asgje nuk ka ndodhur ne nje dite dhe nuk kemi pse mallkojme thjesht dhe vetem 21 qershorin, por eshte jashte cdo dyshimi se kushtetuta jone, bashke me ndryshimet e 2008-ës, tashme ka mbetur nje leter pa vlere. Është tashmë e konfirmuar se sistemi yne eshte kalbëzuar, dhe 21 qershori ishte ilustrimi me i mire i kesaj drame kombetare.

    Megjithese ishim udhezuar te trajtonim problematikat e zonave, qe mbuluam, une nuk kisha ndermend te flisja sot per Voren. Jo se nuk kisha gje per te thene. Perkundrazi, mund te kalonim bashke shume net dimri, duke iu rrefyer thagmat e zgjedhjeve ne kete bashki te vogel, vetem 13 km larg qendrës se kryeqytetit. Por sepse kam qene i detyruar te flas ne menyre te perseritur dhe shpesh gjate fushates, i shtyre nga brutaliteti dhe egersia e mazhorances atje, dhe nuk desha ta teproj më shumë. Nga ana tjeter, kandidati i Partise Demokratike atje rezultoi fitues, megjithe represionin e papare te qeverise, dhe nuk me dukej etike qe te flisja sot per nje fitore te vogel, perballe një humbjeje të madhe.

    Por Ilir Meta nuk ta jep as këtë shans. Ai do ta rrembje ne tavoline edhe fitoren e opozites ne Vore. Ankimimi i tij per rezultatin atje eshte i ngjashem me spotin cinik, ku LSI i drejtohej shqiptareve qe te mos e shisnin voten. Sepse Partia Demokratike po akuzohet se i ka vjedhur votat Ilir Metes atje. Por ndryshe nga spoti, qe mund ta refuzosh dhe injorosh duke nderruar kanalin, KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor, tërësisht nen ndikimin e Ilir Metes, nuk ke cfare t’i besh. Po ju tregoj vetem nje detaj nga dita e zgjedhjeve ne Vore. Rastisa te takohem me ambasadoren e BE, kur kjo e fundit po dilte nga nje qender problematike votimi, e cila ishte e rrethuar nga paramilitaret LSI, te cilet u kontrollonin dokumentet qytetareve, dhe percaktonin ata, se kush do te votonte apo jo. Po i shpjegoja asaj qetesisht shqetesimin tone, nderkohe qe ne krahun tim nje personazh i famshem i bandave te zones me bejxh KQZ si vezhgues ne gjoks, u perpoq disa here te nderhynte dhe ta bindte zonjen Vlahutin per te kunderten. Kam pershtypjen se ajo ishte po aq e qarte sa une per ate qe po ndodhte. Kjo ishte atmosfera e zgjedhjeve ne Vore, per te cilat LSI dhe qeveria po thone se i ka manipuluar opozita, madje ka organizuar edhe protesta, nje rast ky unikal ne bote.

    Ka pasur shumë zëra publikë që këto ditë i janë drejtuar Ilir Metës dhe Edi Ramës që të mos e teprojnë me Vorën, sepse do të kompromentonin procesin në tërësi, edhe sikur ata të kishin të drejtë për atë që pretendojnë. Kurse unë po deklaroj këtu, se ne nuk kemi nevojë për mëshirën e Ramës dhe të Metës, nëse aty do të kishte vërtet një problem me zgjedhjet dhe do t’i ftonim ata ta conin deri në fund aksionin e tyre. Sepse natyrisht që nuk ka asnjë gjë që na shqetëson, sepse nuk mund t’i ketë krijuar problem viktima dhunuesit të saj.

    Nuk ka njeri të përgjegjshëm dhe jurist në botë që mund të guxojë ta konsiderojë dhe ta zerë me dorë ankimimin e LSI për Vorën, por këtu gjithcka mund të ndodhë, se jetojmë në Tiranë. Tashmë, jo në atë të Edi Ramës, por më shumë të Ilir Metës. Ndaj edhe po i drejtohem sot atyre, ju befte pushka top per Voren! Bashke me ju edhe atyre gjyqtareve te kolegjit, qe jane vene ne radhe per t'i demonstruar devotshmeri Metes, sepse ai u ka premtuar se do t'i coje ne Gjykate te Larte. Dhe pasi ta keni grabitur ne sy te te gjitheve, mos u ndalni me kaq. Merrini edhe ato bashki qe kane ngelur. Ca me metoden e Hasanit te Kukesit, ca me banda, dhe po nuk ia dolet keshtu, rrethojini me polici, mjafton qe te arrini qellimin. Mbase keshtu i zbutet edhe inati i Ilir Metes per Edi Rames, qe eshte shnderruar sot ne tragjedi shqiptare.

    Zonja dhe zotërinj,

    Keto ishin zgjedhje te pista, ndonese duhet pranuar qe tani se nuk do te jete e lehte qe te provohen si te tilla, megjithe perpjekjet tona te mëdha. Sepse goditjet e rënda ishin gati te nenujshme, pa kercitje te forta dhe pa shume krisma, ndonese edhe te tilla nuk munguan. Keto zgjedhje ishin nje lloj pushtimi i bute, ku qeveria, PS dhe LSI-ja nderhyne egersisht dhe nganjehere edhe me brutalitet dhe arrogance aty ku ndjeheshin te kercenuara, por duke lene edhe ishuj te qete zgjedhore, aty ku fitorja e tyre eshte vendosur qe ne kohen e Shefqet Tërmet Pecit. Kjo padyshim qe e veshtireson misionin tone per te provuar manipulimin e ketyre zgjedhjeve, por kjo nuk do te thote aspak se deformimi i vullnetit te zgjedhësve nuk ka ndodhur. Shqiptaret votuan pergjithesisht te trembur dhe te blere nga qeveria, ndonese keto femomene nuk kishin te njejtën dendesi ne pjese te ndryhme te territorit. Ne keto zgjedhje u rikthyen qarte metodat me te shëmtuara të historisë elektorale të Shqipërisë në këto 25 vjet dhe kam frikë se “prisni, prisni, nuk kemi parë gjë akoma”.

    Edi Rama e konsideroi budalla cdo shqiptar qe do te votonte opoziten, dhe kercenoi me internim politik dhe financiar cdo perfaqesues te PD qe do te arrinte te fitonte me 21 qershor, si askush tjetër më parë në këtë vend, se për Europën as që bëhet fjalë që është jashtë cdo përfytyrimi. Sipas kësaj logjike i bie qe mjafton te fitosh nje here zgjedhjet poltike dhe nuk bie më kurre nga pushteti, sepse qytetaret jane te detyruar te votojne qeverine edhe per zgjedhjet lokale, pastaj ato politike… e keshtu me radhe. Me kujtohet ai miliarderi qe tha se kishte problem te justifikonte vetëm milionin e pare, se per te tjerët nuk kishte më asnjë veshtiresi.

    Une nuk e di me siguri sa ka ndikuar kjo ne rezultat, por e verteta eshte se ne keto zgjedhje, edhe per shkak te kesaj perqasjeje, u rikthye frikshem perfshirja e policise, qe ishte harruar qe nga viti 2001, perdorimi i adminstrates, thirrja nen arme e bandave (si asnjehere tjeter), shitblerja e votes, gati publike, dhe c'eshte me e renda, ne kete fushate ishin me qindra mijera shqiptaret qe paten frike edhe te deklaronin hapur bindjet e tyre politike.

    Dhe droja eshte se zgjedhjet e tjera do te jene edhe me te keqija. Me 21 qershor ne kaluam në nje stad te ri shitblerjen e votes, saqe kam frike te mendoj se cdo ndodhe ne zgjedhjet politike, kur protagonistet e kesaj merkatoje te peshtire do te jene vete ne fushen e betejes. Dua te nenvizoj fort faktin, qe keto zgjedhje nuk perbenin asnje kercenim politik per mazhorancen, e cila lundron prej kohesh ne ujera te qeta, madje eshte duke arritur nje shumice kushtetuese, ndonese nuk ka pasur zgjedhje të tjera politike pas 23 qershorit. Dhe gjithe ky ekstitim nuk mund te justifikohej ne asnje rrethane. Sepse pyetja eshte cfare mund te benin më shumë Edi Rama dhe Ilir Meta ne kushtet e nje qeverisje që mund të mbahej në numra te brishtë?

    Dje degjova kryetarin e partise sime qe tha, pak a shumë, se ata, qe kane fituar, nuk i gezohen dot, per shkak se e dine si e kane arritur fitoren. Une nuk jam dakord me te. Po të ishte kështu, do të ishte gjysma e së keqes. Sepse do të ishte nje lloj ndjeshmerie e atij qe e di se e ka bere krimin, por ia njeh vetes kete problem. Do te ishte, gjithesesi, nje gjysëm reflektimi moral.

    Ne fakt, nuk eshte keshtu. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i gezohen dot fitores, per arsye qe vetem me ndergjegjen e tyre nuk kane lidhje.

    Zoti Meta eshte merzitur se nuk ka arritur 100 perqind te objektivave, kur e mendon veten se eshte ne apogjeun e pushtetit të tij. Dhe cuditet shume se si ka mundesi qe atij mund t’i dalë kush perpara dhe ta ndaloje ne Lezhe, Kukes, Pogradec, Mallakastër apo Vore? Dhe s'ka faj, ashtu sic kane mberritur punet, eshte vertet cudi se si dikush guxon e prish atij llogarite dhe humorin.

    Ndërsa, Edi Rama eshte me shume i shqetësuar, se i eshte merzitur Iliri, se sa i gezuar qe ka mundur Partine Demokratike, rivalen e përjetshme. Ndaj edhe përvjetori i fundit i Partisë Socialiste ngjante, jo si festë, po si vaki. Dhe kjo eshte shume e rendë. Si kundershtarë poltikë, ne duhet te lumturoheshim, qe kemi nje kryeminister te dobet, por ky nuk eshte rasti. Sepse nga dobesia e tij perfiton dikush tjeter po nga brenda oborrit të pushtetit, dhe ky eshte Ilir Meta, edhe me i eger apo abuziv se kryeministri.

    Të nderuar kolegë,

    Nese do te flasim vetem per numra, edhe këto zgjedhje e kanë nje fitues, LSI-ne. Por edhe ajo vete nuk kenaqet prej saj, sepse është e lashtë sa bota thënia që stomaku i të babeziturit nuk ngopet kurrë.

    Ka shume njerez sot qe thone se LSI eshte kanceri i Shqiperise, se Ilir Meta eshte e keqja e madhe e ketij vendi, dhe se vetem largimi i tyre do ta sjelle shpetimin e shumëpritur. Madje na akuzojnë ne kryesisht për mbijetesën e tij politike, pas publikimit të videos së famshme. Une nuk mendoj keshtu, sepse tek e fundit edhe LSI edhe Ilir Meta jane produkte “made in Albania”, natyrisht jo bio, por kjo nuk ka shume rendesi. Une mendoj se LSI, nuk eshte semundje, por krijese. Sepse askush nga faktoret e tjere politike nuk eshte i privuar nga semundjet, qe ajo bart, secili ne nje mase te caktuar. Ndaj askush nuk mund te mbetet dorëjashtë per derexhenë e sotme te sistemit. Natyrisht, jo te gjithe me te njejten peshe.

    Suksesi i LSI-së, sipas meje, qëndron në faktin se si krijese ajo rritet shume me teper se cdo gjallese tjetër ne nje mikroklime te caktuar. Njesoj si perbindeshat e filmave fantastike, qe shnderrohen ne gjigande nga ambjentet pa drite dhe me lageshtire. Ndaj nuk ka kuptim, dhe as është e ndershme, qe t’i shpallet luftë LSI-së, vetëm pse ne kushtet e kenetës poltike ajo rritet më shumë se të tjerët, sepse tek e fundit ajo eshte një parti politike shqiptare.

    Por a ka një zgjidhje për këtë? Unë mendoj se po. Ne duhet te ndryshojme me urgjence dhe vendosmeri ambientin mocalor, qe te shpetojme nga semundja dhe vetem kjo do te coje, jo vetem LSI-në, por secilen nga partite politike shqiptare, ne dimensionin e vet natyral.

    Ka shume njerez, madje edhe politikane te se djathtes, qe nuk e respektojne Ilir Meten si kryetar Kuvendi. Ata mund te kene arsyet e tyre, te cilat ne te gjitha rastet hajne debat. Une per vete, jam legjitimist, ndaj e njoh si të tillë, megjithe rezervat e tmerrshme qe kam per te. Por une nuk mund te pranoj kurresesi qe ai, i cili eshte votuar dhe paguhet si kryetar i Kuvendit te jete njekohesisht edhe kryeminstër, edhe ministër Bujqësie, edhe ministër Drejtësie, edhe kryetar gjykate, edhe kryetar KQZ-je, edhe drejtor i pergjithshem i Gjendjes Civile, edhe drejtor policie, edhe prokuror, madje edhe pronar i të gjitha mediave, edhe... gjithcka ne kete vend. Sepse i tille eshte shnderruar ai edhe me kontributin tone. Për shkak të heshtjes sonë, oportunizmit, llogarive meskine dhe përshtatjes me të keqen ndër vite. Por kur them për Ilir Metën, e njëjta gjë vlen për Edi Ramën, apo për kryetarin e partisë sime, kur të vijmë në pushtet.

    Megjithese e di qe ky eshte parlament difektoz, per te njejtat arsye, që na kanë cuar në këtë situatë, une prape jam i bindur se edhe ketu ka burra dhe gra dinjitoze qe mund t'i ndryshojne gjerat. Une e di se shume prej jush nuk e pranoni qe ky vend te shnderrohet ne prone private te nje, dy apo qofte edhe tre personave, të cilët me pushtetin absolut, jane shnderruar ne monstra, qe rrezikojne dhe kercenojne lirine e gjithësecilit ne Shqiperi. Ndaj edhe ende ka shpresë se edhe ketu mund te vijë nje reagim. Por edhe nese kjo nuk ndodh, per shkak te topitjes se cdo krenarie apo vlere qytetare brenda kesaj salle, jam shumë i sigurt se do te linde diku tjeter.

    Nese ne nuk e bejme, nuk do te jete e larget dita qe do te na udheheqin te tjeret.

    Unë e di se sot nuk është dita më e mirë që një përfaqësues i Partisë Demokratike të japë leksione demokracie. Por pavarësisht rezultatit të opozitës, këto që unë po them nuk kanë të bëjnë thjesht me 21 qershorin. Sepse, edhe po të kishte fituar, Partia Demokratike nuk mund ta përfaqësojë në asnjë rast të gjithë atë shumicë dërrmuese, që kërkon ndryshime të shpejta të gjendjes në këtë vend. Ata që e duan këtë janë shumë më tepër se PD dhe nuk janë vetëm të djathtë.

    Une nuk besoj kurrë se shumicës këtu, djathtas apo majtas qofshin, do t’u pelqente te trajtoheshin si dhen, kur vjen fjala tek vendimmarrja, e cila cdo dite e me shume po perqendrohet e gjitha ne duar te dy apo tre kryetareve. Nuk shoh ndonje ndryshim te madh mes deleve ne kete salle, dhe te atyre qe pranojne ta shesin voten per 50 mije leke, kudo ne Shqiperi, pervec faktit qe cmimi yne eshte pak me i shtrenjte, rreth 1 mije euro ne muaj. Por thelbi eshte po ai. Ne nuk mund te pranojme me dëshirë dhe duatrokitje renien e Republikes, hedhjen ne kosh te kushtetutes dhe kalbezimin e sistemit.

    Ky vend ka nevoje per shkundje, e cila ne rruge normale duhet te vije prej opozites, si perfaqesuesja zyrtare e atyre qe duan ndryshimin. I takon asaj te marre te gjitha pergjegjesite dhe eshte teresisht ne detyrimin e saj t’i prije kesaj levizjeje.

    Une nuk kam tagrin te flas ne emer te saj, por si ish-nenkryetar i PD dhe deputet i saj e ndjej si detyrim qe te pranoj se edhe ne kemi pergjegjësitë tona tona ne kete katandisje, per shumicen e te cilave nuk kemi kerkuar ndjese. Por nuk eshte falja ajo qe ka vlere më shumë në këtë histori. Ne duhet te japim shembullin, me gjeste dhe me akte, jo vetëm me fjale, se do t’i largohemi me vendosmëri te gjitha praktikave, qe na cuan ne kete pike, duke marrë mbi vete cdo kosto. Se do te jemi te papajtueshem me trafikun e votave, qe nis ne parlament, e perfundon ne ndonje fshat te larget, ku vota shitet per nje grusht miell. Por edhe me klientelizmin, nepotizmin, babëzinë, arrogancën dhe sëmundje të tjera të pushtetit.

    Gjate ketyre viteve jane shitur dhe blere deputete, gjykates, kryetare bashkish, kryetare komunash, prokurore, e nepunes te larte gjithefaresh, jo gjithmone per llogari te mazhorances se sotme. Natyrisht, dihet nga të gjithë, se pjesa më e madhe e atyre, qe futen ne merkato, jo rastësisht perfundojne tek cadra e LSI, e cila ka marre ekskluzivitetin e tregut, por kjo nuk e shfajeson kurresesi edhe Edi Ramen si bashkefajtor dhe bashkeautor.

    Mbetem me shpresë që kjo shkundje do të ndodhë, sepse populli asnjëherë nuk gabon. Fitoret e mafias janë të përkohshme dhe se pasuritë e vjedhura nuk gëzohen kurrë gjithë jetën. Shqiptarët janë thjesht duke pritur një ofertë të re, që i nxjerr nga kjo shpifësirë, ku jemi zhytur të gjithë, dhe për momentin po bëjnë qejf Ilir Meta me Edi Ramën.

    Ndaj, per te gjitha keto arsye, dhe te tjera si keto, jam i bindur se ne i humbem keto zgjedhje, por ju nuk i fituat dot.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    Nder te paktat fjalime objektive ne parlament qe ia vlen ta degjosh nga fillimi deri ne fund!

    Respekte zotit Patozi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    Nga nje ane shkruan se "keto ishin zgjedhje te keqija" dhe numeron plot te keqija, e nga njera ane thote qe opozita i humbi zgjedhjet. Zgjedhjet nuk mbahen per ti fituar apo humbur partite, zgjedhjet mbahen qe te lexohet vullneti i LIRE i qytetareve te atij vendi. Dhe perpara se ti pergjigjesh pyetjes se kush i fitoi apo i humbi zgjedhjet, duhet me pare te pyesesh: A ishin keto zgjedhje te lira, te ndershme e demokratike? Po nuk ishin te lira, demokratike e te ndershme, ku cdo qytetar i drejtohet kutise se votimit e voton ndergjegjen e tij dhe jo presionet qe i behen, atehere rezultati i zgjedhjeve nuk ka se si te reflektoje vullnetin e lire te qytetareve te atij vendi. Prandaj ne kete situate, jane budallenj si ata qe gezojne fitoren e thelle, edhe ata qe vajtojne humbjen e thelle. Keto ishin zgjedhje me standardin e qershorit 2013, ku nje trafikant droge blen 6000 vota per tu bere deputet!

    Lulzim Basha po u thote deputeteve te djathte gjermane se misioni i tij dhe i opozites qe ai udheheq eshte dekriminalizimi i politikes dhe shkaterrimi i ketij sistemi kriminal qe ve dore edhe mbi vullnetin e lire te shqiptareve te shprehur me vote. Kurse Patozi, Topalli e kompani, ne vend qe te bejne te njejten gje, kerkojne te minojne pozitat e kryetarit te tyre ne syte e elektoratit te djathte.

    Fitoret e opozites ne Kolumbine e Evropes me emrin Shqiperi nuk numerohen me fitore ne vota, numerohen me deputete kriminele qe perfundojne ne burg apo ne arrati nga drejtesia, dhe pazaret e droges qe u prishen njerezve ne pushtet. Dhe fatkeqesia me e madhe e vendit ne situaten e krijuar do te ishte qe edhe opozita e djathte ti bashkohej "zanatit" te koalicionit te zorraxhinjve. Ata qe e akuzojne Bashen e PD per humbje, jane ata qe e akuzojne Bashen e PD se perse nuk zgjedh te beje te njejten gje si PS e Rame e LSI e Metes. Ata qe une i quaj "koalicioni i zorraxhinjve".

    Albo

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nga nje ane shkruan se "keto ishin zgjedhje te keqija" dhe numeron plot te keqija, e nga njera ane thote qe opozita i humbi zgjedhjet. Zgjedhjet nuk mbahen per ti fituar apo humbur partite, zgjedhjet mbahen qe te lexohet vullneti i LIRE i qytetareve te atij vendi. Dhe perpara se ti pergjigjesh pyetjes se kush i fitoi apo i humbi zgjedhjet, duhet me pare te pyesesh: A ishin keto zgjedhje te lira, te ndershme e demokratike? Po nuk ishin te lira, demokratike e te ndershme, ku cdo qytetar i drejtohet kutise se votimit e voton ndergjegjen e tij dhe jo presionet qe i behen, atehere rezultati i zgjedhjeve nuk ka se si te reflektoje vullnetin e lire te qytetareve te atij vendi. Prandaj ne kete situate, jane budallenj si ata qe gezojne fitoren e thelle, edhe ata qe vajtojne humbjen e thelle. Keto ishin zgjedhje me standardin e qershorit 2013, ku nje trafikant droge blen 6000 vota per tu bere deputet!

    Lulzim Basha po u thote deputeteve te djathte gjermane se misioni i tij dhe i opozites qe ai udheheq eshte dekriminalizimi i politikes dhe shkaterrimi i ketij sistemi kriminal qe ve dore edhe mbi vullnetin e lire te shqiptareve te shprehur me vote. Kurse Patozi, Topalli e kompani, ne vend qe te bejne te njejten gje, kerkojne te minojne pozitat e kryetarit te tyre ne syte e elektoratit te djathte.

    Fitoret e opozites ne Kolumbine e Evropes me emrin Shqiperi nuk numerohen me fitore ne vota, numerohen me deputete kriminele qe perfundojne ne burg apo ne arrati nga drejtesia, dhe pazaret e droges qe u prishen njerezve ne pushtet. Dhe fatkeqesia me e madhe e vendit ne situaten e krijuar do te ishte qe edhe opozita e djathte ti bashkohej "zanatit" te koalicionit te zorraxhinjve. Ata qe e akuzojne Bashen e PD per humbje, jane ata qe e akuzojne Bashen e PD se perse nuk zgjedh te beje te njejten gje si PS e Rame e LSI e Metes. Ata qe une i quaj "koalicioni i zorraxhinjve".

    Albo
    Albo nuk mund ta mbeshtesesh te gjithe analizen mbi kundershtarin. Politika perpara sesa te jete numra eshte edhe fryme!
    Ne momentin kur ti nuk je i afte te mbash nje koalicion te qendrueshem opozitar (Berisha dinte ta bente edhe ne opozite), ne momentin kur ne ansemblene e partise vazhdon te mbash figura qe luajne me dy porta (Pollo, Bozdo, Aliaj & co), dhe kur mbledh bazen e partise vetem nje jave perpara zgjedhjeve, sigurisht qe ke edhe ti pjesen e fajit!

    Patozi, ndryshe nga Topalli qe ia la Shkodren Tom Doshit, bastionin e djathte dhe te sajin, arriti te ngrinte zerin dhe te fitonte ne nje zone ku nuk u la truk i dhunshem pa u perdorur nga mazhoranca!

    Mendoj qe Basha me ne fund beri levizjen e duhur ne deklaraten e tij te fundit, ku tha se PD eshte e hapur te bashkepunoje me çdo force opozitare apo te qendres se djathte!
    Ishte tejmase e vonuar si nisje, por e domosdoshme...

    Besoj bihemi te dy dakort per faktin se pjesmarrja e ulet ne zgjedhje ka penalizuar historikisht te djathten! Sepse te majtet ne shqiperi kane votuar gjithmone si kope. Pra eshte e domosdoshme zgjerimi i koalicionit, sepse ngre nje fryme me te gjere opozitarizmi dhe rrit numrin e votuesve!

    Gjithsesi Patozi me te drejte ngre nje shqetesim te cilin e evidentuan edhe aleatet tane, Ambasada Amerikane dhe raporti i OSBE-ODHIR, qe flet per intimidim me heqje nga puna ne shkembim te votes, 50 mije leke ose nje grusht miell ne shkembim te votes, ne nje rreth total mediatik ne favor te qeverise, me nje KQZ te varur koke e kembe me mazhorancen dhe çeshte me kryesorja me kandidat te inkriminuar (rasti Ervin/Elvisi ne Kavaje apo Bushi ne Kruje)!
    Nese do ishim ne vitin 2001, ku patem edhe zgjedhjet me skandaloze te mbajtura ndonjehere, edhe mund te justifikohej! Por te hasesh serisht ne vitin 2015 te njejtet fenomene skandaloze te cilat cenojne drejteperdrejte te drejtat dhe lirite e njeriut nuk eshte pare dhe as degjuar! Per me teper qe kjo mazhorance i kishte numrat edhe pa sajuar nje mega-koalicion apo kandidat te pavarur...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 02-07-2015 më 15:21
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    cu bo me ristanin o popull i numroj hala votat e 2009 a jo?

    kur te folin ne pedeistat per manipulime zgjedhjesh, e harrojn 1996, 2009, 2011

    me 19 vota fitoj ne 2011 basha ne tiran gjynaf qe nuk kandidoj ket here ta shifshim sa te vlefshme ishin ato votime, as gjysmen e votave te halim kosoves nuk do ta kishte mor
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:


  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    Albo nuk mund ta mbeshtesesh te gjithe analizen mbi kundershtarin. Politika perpara sesa te jete numra eshte edhe fryme!
    Ne momentin kur ti nuk je i afte te mbash nje koalicion te qendrueshem opozitar (Berisha dinte ta bente edhe ne opozite), ne momentin kur ne ansemblene e partise vazhdon te mbash figura qe luajne me dy porta (Pollo, Bozdo, Aliaj & co), dhe kur mbledh bazen e partise vetem nje jave perpara zgjedhjeve, sigurisht qe ke edhe ti pjesen e fajit!
    E bukura me mentalitetin tuaj eshte se kujtoni se ne Shqiperi behet "politike e madhe", aq e madhe, sa fitorja apo humbja varet se sa i madh eshte koalicioni para-zgjedhor. Alboja nga Amerika e shikon politiken shqiptare me nje sy shume te thjeshte: ne Shqiperi behen dy politika: a) politika e zorraxhinjve dhe koalicioni i zorraxhinjve qe jane ne pushtet b) politika e fisnikeve. Ne koalicionin e pare bejne pjese te gjithe ata shqiptare qe e shohin politiken si nje menyre per te mbushur zorren e tyre: qofshin keta Meta e Rama qe mbushin xhepat me korrupsionin e fondeve publikeve, apo qofshin keta qytetare te thjeshte qe e shesin voten e tyre per nje premtim per vend pune apo nje thes me miell. Politika kundershtare e zorraxhinjve eshte ajo e fisnikeve. Fisniket, ndryshe nga zorraxhinjte, e fitojne vete buken e gojes me punen dhe aftesite e tyre dhe nuk u vjen aspak mire qe te shohin se si parazitet ushqehen me taksat e tyre dhe mbajne peng te ardhmen e atij vendi.

    Shpetim Idrizi, Nard Ndoka, Bamir Topi e kompani qe u hodhen ne krahun e zorraxhinjve, nuk eshte ndonje cudi, e as mund te presesh me shume nga keta njerez. Keta i kthejne krahet nga fryn era dhe qellimi i tyre ne politike eshte "mbushja e zorres". Dje ishin me Berishen, sot me Ramen e Meten, pasneser me dreqin me brire, per aq kohe sa ky u mbush zorren me buke. Opozita e djathte e Bashes nuk ka nevoje per keta zorraxhinj, bile une ne nje shkrim timin thashe qe kjo eshte gje pozitive qe i largoi nga koalicioni i djathte. Ne fak Basha nuk i perzuri nga koalicioni, keta iken vete, pasi Basha nuk ua ngop dot zorren e trashe me buke. Arsyeja perse eshte gje pozitive qe te gjithe zorraxhinjte u mblodhen ne stanin e majte eshte se PD dhe te djathtet do ta kene alternativen e tyre te kthjellet e te paster para publikut shqiptar: opozita nuk mund me pergjegjesi per pushtetin, qofte ky qendror apo lokal, dhe gjithe faji dhe pakenaqesia e shqiptareve do t'iu drejtohet koalicionit te zorraxhinjve. Ashtu si ne zgjedhjet e ardhshme, PD do te jete e vetme ne zgjedhje, e do te dali me moton: "Te gjithe derrat nje fytyre kane!" dhe fytyra e Rames, Metes, Idrizit, Ndokes, Topit e kompani do te renditen para shqiptareve.

    Ajo qe Basha e PD duhet te bejne eshte pikerisht ajo qe kane bere ne keto dy vjet: denonco publikisht dhe privatish me partneret tane te gjitha aferat kriminale te njerezve ne pushtet ne menyre qe te thahet keneta e krimit ne Shqiperi e derrat te mos kene me se me se ta mbushin zorren e te ngordhin. E kur derrat te ngordhin, politika shqiptare do ti kthehet normalitetit, pasi nuk do te kete me tregtare votash ne zgjedhje.

    Nese PD i luan kartat sic duhet, Lulzim Basha do te jete kryeminister i vendit brenda 1 viti dhe PD do te marri me shume vota e vetme se si koalicioni me i madh i zorraxhinjve ne historine e atij vendi.

    Albo

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Patozi: Ne humbëm prej gabimeve tona, por fitorja e mafias është e përkohshme

    E verteta eshte se PD humbi se asnje person normal nuk e shikon PD si alternative te PS.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •