Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 127 prej 127
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-06-2005
    Vendndodhja
    Stamboll,Sarajeve
    Postime
    48
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    si eshte Unė e di rreth tyre se si janė marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe goranėve? se si ishte reagimi (goranėt) e tyre gjatė luftės sė vitit 1999
    [COLOR="Red"]E kam Njė Jeta,Njė Bota,Njė Zemra Per Flamuri Shqiptare !/COLOR]

  2. #122
    Perjashtuar Maska e Mali Gjallica
    Anėtarėsuar
    14-02-2013
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikė
    Postime
    31

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    Goranėt janė shqiptarė. Ja ku e keni njė shkrim me argumenta etnografike e historike, tė shkruar nga njė autor qė ėshtė vetė goran:

    Polemikė me shkas

    Njohja e historisė apo kėrkesa politike pėr
    Gorėn dhe goranėt

    Shkruan: Qemal MATAJ
    Kukės mė 23 Shtator 1991

    (Pėrgjigje artikullit tė Nazif Doklit “Gora dhe goranėt”)

    I vetėquajturi “historiani goran”, Nazif Dokli, nė gazetėn “Bashkimi”, tė dates 1 gusht 1991, ka botuar shkrimin “Gora dhe goranėt”, nė pėrgjigje tė pyetjes “a janė goranėt maqedonas”, si dhe tė pohimit “sikur edhe goranėt e Kukėsit janė maqedonas!” Nė pėrgjigjen qė ka dhėnė nė tėrė pėrmbajtjen e shkrimit tė tij, ka trajtuar jo vetėm pozitėn gjeografike dhe popullsinė e krahinės sė Gorės nga njėra anė, por nga ana tjetėr, me kėtė shkrim, ai ka patur si qėllim qė tė argumentojė programin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora”. Duke spekulluar nė emrin e popullit tė Gorės, nė mėnyrė ekskluzive, kėrkohet qė goranėt duhet tė konsiderohen pakicė kombėtare. Duke u nisur nga pėrgjigjet qė janė dhėnė pėr ēėshtjet e mėsipėrme, si dhe argumentet qė ka paraqitur Nazif Dokli nė shkrimin e tij, e konsideroj si obligim qytetar e shoqėror, qė mė parė tė bėj prezantimin e “historianit goran”, e pasi tė kemi bėrė kėtė, do tė sqarojmė jo vetėm lexuesin dhe opinionin shoqėror, por edhe popullin e krahinės sė Gorės, se sa tė pabazuara janė faktet dhe argumentat qė ka servirur autori i kėtij shkrimi, duke hyrė nė njė mal pa sakicė.
    Nazif Dokli, ėshtė nga fshati Borje nė krahinė e Gorės sė Kukėsit, por me banim ėshtė qe mbi tridhjetė vjet nė qytetin e Kukėsit. Ka mbaruar shkollėn e mesme pėr skulpturė e ėshtė marrė pak me kėtė fushė, sepse qė nė fillim ka dėshtuar nė tė. Ka vazhduar me pikturė dhe ka dėshtuar edhe nė kėtė gjini. Ka mbaruar institutin tre vjeēar pėr gjuhė dhe letėrsi, pa shkėputje nga puna. Nė tetė vjetėt e fundit, ka punuar nė muzeumin e rrethit tė Kukėsit, nė tė cilin ėshtė “diplomuar si historian” dhe si “temė dezertacioni” ka botuar artikullin “Gora dhe goranėt”, me tė cilėn mendon se do t’i jepet grada shkencore si historian. Mendoj se lexuesit nuk kanė mė nevojė pėr koment, prandaj tė pėrqėndrohemi nė sqarimet rreth shkrimit “Gora dhe goranėt”.

    ***
    Si pyetje “a janė goranėt maqedonas”, edhe pohimi “sikur edhe goranė e Kukėsit numrohen maqedonė”, pyetje tė cilat qė tė dyja kanė njė pėrmbajtje pėr tė njėjtin objekt tė shkrimit “Gora dhe goranėt”, jo vetėm qė nuk kanė bazė reale dhe s’janė bėrė nė asnjė fshat tė Gorės, por pėr kėtė ēėshtje nuk ėshtė bėrė asnjė lloj diskutimi nė krahinėn e Gorės, apo nė shkallė rrethi. Pra trualli i pyetjes dhe i pohimit, nuk ėshtė nė Gorė, por meqė “historiani” Nazif Dokli, e ka marrė pėrsipėr kėtė ēėshtje, ai duhej tė bėnte sqarimin se ku, kur dhe nga kush ėshtė bėrė pyetja dhe pohimi se a janė goranėt maqedonas? Meqė autori nuk e thotė kėtė gjė, tė jenė plotėsisht tė qartė si lexuesi, ashtu edhe populli i Gorės, se si pyetja, ashtu edhe pohimi i bėrė, janė pjellė autentike e magazinės pa inventar tė kėtij “historiani”, i cili e vėrteton njė gjė tė tillė me shkrimin pėrgjigje tė tij. Pra, del qartė, se si pyetja, ashtu edhe pohimi i bėrė si dhe pėrgjigjet e dhėna nė shkrimin “Gora dhe goranėt”, kanė si autor Nazif Doklin, i cili i ka vėnė vetes si qėllim qė nėpėrmjet kėtyre pyetjeve, qė ka shtruar dhe pėrgjigjeve qė u ka dhėnė nė shkrimin “Gora dhe goranėt”, tė parashtrojė fakte dhe argumenta pėr miratimin e programit tė shoqėrisė etnokulturore “Gora”, pasi dihet tashmė nga i gjithė opinioni shoqėror i krahinės sė Gorės dhe i rrethit tė Kukėsit, se autori i kėtij shkrimi, ėshtė jo vetėm nismėtar, por edhe hartuesi kryesor i programit tė kėsaj shoqėrie. Siē del qartė nga sa mė sipėr, me botimin e kėtij artikulli, Nazif Dokli, ka si qėllim tė realizojė dy objektiva nė kėto drejtime kryesore:
    Sė pari, tė propogandojė nė shtyp krijimin e shoqėrisė etnokulturore “Gora”, siē e pohon edhe vetė nė shkrimin, duke u shprehur se “pret miratimin e saj” nga organi qė i ėshtė dėrguar ky program.
    Sė dyti, tė pėrgadisė opinionin shoqėror tė fshatrave tė Gorės, qė tė dalin me kėrkesa politike pėr trajtimin dhe njohjen e goranėve si etni (pakicė) kombėtare nė vete, tė cilėt, deri mė sot, sipas tij, nuk janė njohur si tė tillė nga shteti shqiptar. Pėr sa mė sipėr, del mė se e qartė se “historiani” Nazif Dokli, ka patur si qėllim nė vete qė tė realizojė objektivat e tij tė pėrafėrta e tė largėta, dmth, njohjen e shoqėrisė “Gora” dhe parashtrimin e kėrkesave politike pėr Gorėn e goranėt, e kjo gjė duket sheshit.
    Duke u nisė nga faktet e mėsipėrme, si dhe e vėrteta qė ekziston deri nė ditėn e botimit tė shkrimit (Gora dhe goranėt), jo vetėm qė nė asnjė fshat tė krahinės tė Gorės, nuk ėshtė bėrė asnjė debat, diskutim shoqėror apo shkencor pėr problemin e Gorės dhe goranėve, por edhe nė atė tė rrethit tė Kukėsit e mė gjerė. Se si qėndron e vėrteta e kėsaj ēėshtjeje ėshtė mirė t’ia lėmė fjalėn popullit tė fshatrave tė krahinės sė Gorės qė t’i japė pėrgjigje “historianit” Nazif Dokli, se pjellė e kujt ėshtė pohimi dhe pyetja e bėrė pėr Gorėn e goranėt, si dhe dokumentave arkivorė qė tė sqarojė mė sė miri ēėshtjen e Gorės dhe goranėve.
    Pėr t’ia rritur e vlerėn e shkrimit tė tij, “historiani” Nazif Dokli, ka ngritur problemin, se sikur nė mes tė goranėve kudo qė janė, jo vetėm qė ėshtė ngjallur debati e diskutimi pėr ēėshtjen e Gorės dhe tė goranėve, por edhe tė pohojė se ekzistojnė dy grupime tė politizuarish, tė cilėt autori i konsideron prosllavė, ekstramistė dhe spekullantė politikė, me anėn e cilėve, do tė mbulojė qėllimet e tij. Tė tilla grupime tė politizuarish, jo vetėm qė nuk ekzistojnė nė krahinėn e Gorės, por ato janė krijesa tė kėtij “historiani”, qė duke pėrdorur terma tė tilla, ėshtė vetė ai qė e politizon ēėshtjen e Gorės dhe goranėve, duke hedhur baltė ndaj personazheve tė krijuara prej tij, tė cilat nuk ekzistojnė nė krahinėn e Gorės e mė gjėrė.
    Gjithė argumentat e mėsipėrme, “historiani goran”, i ka pėrdorė pėr tė bindur organet shtetėrore qė tė miratojnė shoqėrinė etnokulturore tė Gorės, si dhe tė pėrpunojė opinionin shoqėror, e sidomos popullin e krahinės sė Gorės, qė goranėt janė “sllave”, e duke qenė defacto tė tillė, duhet tė njihen etni nė vete dhe shteti shqiptar duhet t’i njohė si pakicė kombėtare dhe de jure, duke u dhėnė tė gjitha tė drejtat qė u takojnė atyre. Pra, del mėse e qartė se “historiani” Nazif Dokli, me argumentat qė sjell nė shkrimin e tij, u bėn thirrje goranėve qė t’i paraqesin shtetit shqiptar kėrkesat e tyre, jo vetėm pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė mė problemet kulturore, por edhe pėr ato politike pėr njohjen e tė ashtuquajturės diasporė sllave tė Gorės, si etni (kombėsi nė vete) qė do tė thotė tė trajtohet edhe popullsia e Gorės, si tė gjithė pakicat kombėtare tė tjera qė ekzistojnė nė Shqipėri, e kurrėsesi si shqiptarė qė janė.
    Pra tėrė idetė dhe mendimet e mėsipėrme, qė janė parashtruar nė pjesėn e parė tė shkrimit tė tij, e sidomos pėr t’i plotėsuar e saktėsuar ato, i ashtuquajturi “historian goran”, ka trajtuar pozitėn gjeografike dhe popullsinė e krahinės sė Gorės, ku ka parashtruar e dhėnė mjaft tė dhėna e fakte, pėr tė cilėt e shikoj si domosdoshmėri qė tė bėj vėrejtjet e mia qė po i shtjelloj mė poshtė:

    Pėr kufijtė e Gorės

    Autori e daton kufirin e Gorės tė njohur qė nė vitin 1348, por pėr kėtė nuk citon dokumentin dhe gabon kur thotė se, “Gora shtrihet nė verilindje tė Kukėsit”, kur faktikisht ajo shtrihet nė lindje tė tij.
    Edhe pėr ndarjen administrativo-ushtarake, jep tė dhėna tė pabazuara, pasiqė ngatėrron organizimin shtetėror me atė ndėrkrahinor. Pėr kėtė, sqarojmė se Gora si krahinė, ka patur njė qendėr administrative, Vranishtin, deri nė vitin 1923 me 55 fshatra qė nė dokumentat arkivore, kjo qendėr ėshtė trajtuar me emrin e “Kazaja e Gorės dhe Opojės” nė tė cilėn kjo e fundit ka 19 fshatra.
    Pėr sasinė e fshatrave, autori jep tė dhėna tė pabazuara dhe tė gabuara, kur thotė se “popullsinė e Gorės e gjen tė ndarė nė shqiptarė dhe sllave, afėrsisht nė raportin njė me tre, ose nga 39 fshatra, Njėmbėdhjetė i takojnė popullsisė shqiptare dhe njėzetė e tetė asaj sllave. E kjo gjendje vazhdoi deri nė vitin 1923, kur kufiri politik e ndau kėtė zonė nė gjendjen e saj tė sotme, njėzetė fshatra brenda kufirit tė RFJ (Kosovė) dhe nėntėmbėdhjetė fshatra Republikės shqiptare, ku prej tyre nėntė fshatra i takojnė popullsisė sllave dhe dhjetė asaj shqiptare”. Pėr tė gjithė kėto fakte sqarojmė: ėshtė fakt se krahina e Gorės, ka patur tridhjet e gjashtė fshatra, nga tė cilėt, dhjetė i takojnė popullsisė shqiptare e njėzetė e tetė popullsisė gorane. Pas vitit 1923, e deri mė sot, janė tridhjetė e tetė fshatra tė Gorės, nga tė cilat nėntėmbėdhjetė fshatra janė brenda kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe me njohjen e dy fshatrave tė tjerė pas vitit 1923, tė Kėrstecit tė Vogėl e Rapēes sė Poshtme, janė nėntėmbėdhjet fshatra aktualisht sot nė RFJ (Kosovė). Kurse Kazaja e Gorės dhe e Opojės, ka patur pesėdhjetė e pesė fshatra gjithsej (AQSHRSH. Fondi 252, dosja nr.84, dok.123, viti 1924. Telegrami i Prefekturės sė Kosovės dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Brendshme Nr.65/49, dt.4.10.1922). Kėto tė dhėna, tregojnė qartė se tė dhėnat qė jep “historiani” Nazif Dokli, janė jo vetėm tė pasakta, por edhe tė pabazuara nė dokumenta arkivore dhe nuk i pėrgjigjen aspak realitetit pėr sasinė e fshatrave tė krahinės sė Gorės e Opojės qė janė aktualisht.

    Pėr ndarjen administrativo-ushtarake tė Gorės

    Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, e shikojmė tepėr tė rėndėsishme tė citojmė thėnien e autorit: “Sa i takon ndarjes administrative ushtarake, Gora ndahej nė dy bajraqe; 1. Topojani dhe, 2. Dollovishti. Kėto krijesa, pushtuesi osman i kishte mbėshtetur edhe nė ndarjen etnokulturore tė popullsisė sė kėsaj zonė”. Pėr ēėshtjet qė ngrihen nė citimin e mėsipėrm dhe sa prej tyre qėndrojnė se janė tė vėrteta, po bėjmė kėto sqarime:
    Sė pari, pėr faktet e mėsipėrme autori nuk citon asnjė burim dokumentar. Njė gjė e tillė tregon mė sė miri, se kėto mendime, s’kanė vėrtetėsi shkencore e janė konsiderata personale.
    Sė dyti, pavarėsisht se autori sqaron, se Gora ndahet nė dy bajraqe, ai emėrton vetėm qendrėn e bajrakut tė Topojanit, kurse qendrėn e bajrakut tė Dollovishtit, nuk e sqaron se ku ndodhet. Meqė ēėshtja qėndron kėshtu, sqarojmė se nė Gorė, kanė ekzistuar dy bajraqe; bajraku i Gorės me qendėr nė Krushė dhe bajraku i Topojanit me qendėr nė Topojan e Brekijė. Pra, emėrtimi i bajrakut tė Dollovishtit, ėshtė i pasaktė, sepse populli i krahinės sė Gorės i njeh dhe i quan “dollovisht” pesė fshatrat e Zapodit, dmth, Zapod, Pakisht, Kosharisht, Orgjost, Orēikėl. Nė kėto fshatra, nuk ka ekzistuar asnjeri qė tė ketė qenė bajraktar, si dhe nuk ėshtė dokumentuar as gojarisht, se ka ekzistuar nė kėta fshatra bajrak me emrin “Dollovisht”. Gjithnjė popullsia e kėtyre fshatrave, ka njohur vetėm bajrakun e Gorės, qendra e tė cilit deri nė vitin 1923, ka qenė Krusha dhe si bajraktar ka qenė Mulla Arif Krusha, i cili ėshtė vrarė nga agjentura serbe pas vitit 1923. Kėshtu, dy bajraqet nė Gorė, kanė ekzistuar deri nė vitin 1923, e me vendosjen pėrfundimisht tė kufirit shtetėror, tė nėntėmbėdhjetė fshatrat e Gorės nė Republikėn e Shqipėrisė, kanė njohur vetėm bajrakun e Topojanit.

    Pėr ēėshtjen e fesė sė goranėve

    Ndonėse autori nuk jep dekumenta arkivore pėr muslimanizimin e goranėve, ėshtė e domosdoshme tė sqarojmė:
    Sė pari, duke e pranuar ēėshtjen e muslimanizimit tė Gorės, si proces i fundit mes fqinjėve, burimet gojore tė njohura nė fshatrat e krahinės sė Gorės dhe asaj tė Lumės, do tė na sqarojnė edhe emėrtesat qė u janė bėrė goranėve nga fqinjėt pėrreth. Kėshtu sipas burimeve gojore, e veēanarisht tė krahinės sė Lumės, goranėt janė quajtur e quhen edhe sot “torbeshė”, qė nga turqishtja do tė thotė “tore” (katėr) e “besh” (pesė). Pra bashkimi i fjalės turke katėr me fjalėn pesė, na ka dhėnė emrin torbesh, qė do tė thotė nga katėr a pesė. Pra siē pohojnė burimet gojore kryerja e procesit tė muslimanizimit tė goranėve nga feja kristjane, ėshtė ėshtė bėrė nė Gorė nga katėr a pesė vetė nė ditė. Kėshtu kryerja e procesit tė muslimanizimit, qė ėshtė bėrė nė kėtė mėnyrė, banorėt e fshatrave pėrreth e veēanarisht ato tė krahoinės sė Lumės, e kanė emėrtuar me emrat “torbeshė” dhe “torbeshi”. Pra, nuk qėndron krahasimi i bėrė i emrit “torbeshė” dhe “torbeshi” me emrin Tėrbaē tė Vlorės.
    Sė dyti, autori nė kėtė shkrim, na nxjerr “Beden”, tė cilėn e konsideron si Zeusi i panteonit sllav dhe si e tillė, ajo ende njihet e pranohet nė Gorė. Pėr kėtė ēėshtje, theksojmė, se “Beda” sllave, mund tė njihet e pranohet vetėm nė fshatin Borje, qė ėshtė vendlindja e autorit, kurse nė fshatrat e tjerė tė Gorės, Beda sllave, jo vetėm qė nuk ėshtė njohur deri mė sot nė Gorė, por, fakt ėshtė, se “zeusin sllav”, Beden, goranėt e dėgjojnė pėr herė tė parė nga goja e kėtij autori. Siē shihet, autori, jo vetėm qė Beden sllave kėrkon ta bėjė gorane, por edhe kėtė fakt ai e pėrforcon me mendimin e tij kur thotė se: “Kėtu (nė Gorė), mbijetojnė shumė figura mitologjike, tabu, rite e zakone sllave”. Tė gjitha kėto fakte qė jep mė sipėr autori, tregojnė qartė, se ai me kėto argumenta tė ekzistencės sė figurave, kėrkon tė pėrforcojė tezėn e tij pėr diasporėn sllave tė popullsisė dhe krahinės sė Gorės. Por faktet e mėsipėrme, jo vetėm qė nuk i pėrgjigjen realitetit tė Gorės, por ajo qė ėshtė kryesore, ato nuk janė argumentuar me materiale dokumentare e gojore dhe si tė tilla, ato nuk kanė bazė shkencore e kėsisoj mbeten tė papranueshme.
    Duhet theksuar se nė Gorė, jo vetėm qė nuk mbijetojnė figurat mitologjike, tabu e zakone sllave, por edhe asnjė prej tyre nuk respektohen nga popullsia e fshatrave tė Gorės, duke veēuar pėr kėtė vetėm fshatin Borje, i cili na qenka sipas autorit, qendra e figurave mitologjike sllave, qė janė ruajtur e mbrojtur me fanatizmin mė tė madh deri nė ditėt e sotme, tė cilave autori u heq pluhurin e kohrave. Theksojmė se nė Gorė, si ritet fetare e zakonet e ndryshme, jo vetėm qė s’janė tipike sllave dhe nuk kanė ngjashmėri me to, por vetė realiteti qė ekziston nė fshatrat e Gorės, vėrteton mė sė miri, se ritet fetare dhe zakonet e ndryshme, kanė qenė e janė tė pėrafėrta si dhe kanė ngjashmėri tė plotė me ritet e zakonet e popullsisė tė fshatrave shqiptare fqinjė e mė gjerė. Fakt ėshtė se nė fshatrat e Gorės, ekzistojnė zakone tė tilla siē janė lindjet, fejesat, martesat, dasmat, mortat etj, tė cilat nuk kanė asnjė dallim nga ato tė fshatrave shqiptarė.

    Pėr pasurinė folklorike gojore, muzikore, koreografike,
    dramatike etj.

    Ėshtė e vėrtetė se popullsia e fshatrave tė krahinės sė Gorės, ka njė pasuri tė madhe tė folklorit gojor, tė muzikės dhe koreografisė, sidomos tė valleve, tė cilat janė ruajtur dhe kultivuar nga njėri brez tek tjetri, deri nė ditėt e sotme. Pa u zgjatur, duhet theksuar se nė aktivitetet e praktikat e mėsipėrme shpirtėrore e jetėsore, veēohet kėnga popullore e pashkruar, e cila kėndohet nė gjuhėn gorane dhe nuk ka asnjė theks melodioz, qė tė jetė e pėrafėrt me kėngėt e popujve tė tjerė sllave. Jo vetėm kaq, por nga njė pjesė e kėngėve tė Gorės, zakonisht kėndohen nga kėngėtarė tė pashoqėruar me mjete muzikore, ndėrsa pjesa tjetėr e kėngėve shoqėrohet me veglat muzikore karakteristike, siē janė defi, fyelli, ēiftelia, tė cilat pėrdoren edhe nė fshatrat shqiptare pėrreth e mė gjerė. Siē shihet nga kėto tė dhėna, nė asnjė fshat, nuk pėrdohen as edhe njė instument muzikor i popujve sllave, gjė qė tregon, se te goranėt nuk janė trashėguar nga brezat veglat muzikore tė trevave sllave, siē janė ato tė vjetrat, si gajdja apo mė e reja gėrneta etj. Ndonėse vallet popullore tė fshatrave gorane, kanė origjinalitetin e tyre, fakt ėshtė se shumica prej tyre janė tė pėrafėrta me vallet e krahinave qė rrethojnė Gorėn, siē janė Luma, Opoja, Tetova, zona tė tjera tė Kosovės dhe mė gjerė, si dhe ato nė pėrgjithėsi shoqėrohen me instrumentet si currlja, lodra, fyelli dhe defi, tė cilat pėrdoren nė krahinat shqiptare qė pėrmendėm. Pėrveē kėtyre, edhe tonacioni, ritmi, e muzikaliteti i valleve tė Gorės, nuk ka asnjė element sllav, por pėrkundrazi tė gjitha thekset e muzikės gorane apo ritmi, janė tė ngjashme tėrėsisht me ato tė fshatrave tė krahinės sė Lumės, Opojės, Kosovės, Tetovės e mė gjerė. Tė gjitha kėto fakte tė kėsaj, tregojnė qartė se edhe vallet popullore tė Gorės, nuk kanė asnjė element sllav pėrsa i pėrket aspektit tė koreografisė, tonacionit, ritmit, muzikalitetit dhe pėrmbajtjes sė tyre. Por ajo qė ėshtė mė karakteristike, ėshtė se tėrė vallet e burrave dhe tė grave tė Gorės, kanė tė njėjtat karaktere, tė njėjtat lėvizje me vallet e krahinave shqiptare tė sipėrpėrmendura.
    Njė element tjetėr, ėshtė edhe veshja e popullit tė Gorės, qė nuk ka asnjė element tė ngjashėm me veshjet e popujve sllave tė Ballkanit, siē janė serbėt, bullgarėt e maqedonasit. Pėrkundrazi, fakt ėshtė se si veshja e burrave dhe e grave tė Gorės, kanė tė njėjtėn formė dhe pėrmbajtje me veshjet e krahinave tė Opojės, Lumės, Tetovės e mė gjerė. Kjo tregon se veshja gorane, i ka tė gjitha elementet e saj tė veshjes sė popullsisė tė krahinave shqiptare dhe duke qenė e tillė, siē thamė mė sipėr, ajo nuk ka as edhe njė element tė veshjes sllave.

    Pėr emėrtimet e krahinės, tė fiseve dhe tė vendeve tė Gorės

    Ėshtė i pranueshėm fakti, se goranėt e kanė marrė emėrtimin nga emri qė mban krahina e Gorės, ashtu siē e kanė edhe banorėt e krahinės tė Opojės, Lumės e tė Hasit, qė quhen opojas, lumjanė, hasjanė etj. Ndėrsa, emėrtimi “torbesh”, siē e kemi shpjeguar mė lart, nuk ka tė bėjė aspak me emrin e krahinės sė Tėrbaēit tė Vlorės, pasi emėrtimi “torbesh” qė u ėshtė atribuar goranėve nga popullsia e krahinės sė Lumės. Ky emėrtim e ka burimin nga mėnyra e kryerjes sė procesit tė muslimanizimit tė popullsisė sė Gorės, qė ėshtė vėnė nga pushtuesi osman. Pastaj, vetė emri i krahinės sė Gorės, ka qenė “malėsi” dhe si i tillė, ėshtė ndryshuar gjatė pushtimit serb nga shekulli i 9-tė deri nė shekullin e 14-tė, duke i dhėnė emrin “gore”, qė do tė thotė “malėsi”. Jo vetėm pėr kėtė, por si nė mjaft krahina tė tjera tė Shqipėrisė, edhe nė krahinėn e Gorės, nga pushtuesi serb, janė ndryshuar me imponim shumė emėrtime tė krahinave, qyteteve, fshatrave, maleve, fushave, lumenjėve, fiseve e deri tek emrat e mbiemrat e njerėzve, si nė mjaft krahina tė tjera tė Shqipėrisė. Njė imponim i kėsaj natyre, qė ėshtė bėrė gjatė ekzistencės sė pushtuesve serbė, pėr ndryshimin e emrave shqiptarė, tė vėrteta, qė kanė patur dhe emėrtimin e tyre me emra sllave, kanė ndodhur para dhe pas ekzistencės sė shtetit tė Arbėrit. Ky fakt, argumentohet me citimin e kėtij dokumenti: “Gjatė shekullit 13-tė dhe 14-tė, ai (shteti i Arbėrit) mbuloi dhe trevat e Shqipėrisė jugore, duke arritur shtrirjen mė tė gjėrė nė fundin e shekullit tė 14-tė, e fillimin e shekullit tė 15-tė, jo vetėm nė katėrkėndėshin, tashmė tė njohur, Tivar-Prizren-Ohėr-Vlorė, tė pėrcaktuar nga L.Kaloēi, K.Jereqeku, M. Shuflai, kryesisht nė bazė tė burimeve dokumentare perėndimore, por edhe trevat e tjera tė Shqipėrisė jugore deri nė Ēamėri, tė cilat i dhanė cilėsimin shqiptar njėsisė administrative qė formuan osmanėt nė fillim tė shekullit tė 15-tė. Me kėtė emėrtimim, Arbėri pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė trevave tė banuara sot prej shqiptarėve, edhe pse trojeve jugore e verilindore, u qenė imponuar emrat e shteteve pushtuese edhe nė dokumentacionin e kohės vazhduan tė pėrdoreshin emrat historikė tė antikitetit si Ilir dhe Epir, tė ruajtur nė traditėn historiografike pėr trojet shqiptare nė pėrgjithėsi. (S.Pulaha: Shteti i Arbėrit dhe roli i tij historik. Studime historike nr.1-1991, faqe 166. Aleks Buda: Rreth disa ēėshtjeve tė formimit tė popullit shqiptar).
    Duke marrė pėr bazė, se Gora bėnte pjesė nė territorin verilindor tė shtetit tė Arbėrit edhe trojeve tė kėsaj krahine, u qenė imponuar emrat sllave, duke pėrfshirė emra vendesh, fshatrash, e deri edhe tė fiseve qė banojnė nė fshatrat e krahinės sė Gorės. Pra, si nė mjaft krahina tė Shqipėrisė, qė kanė qenė objekt i invazionit serb, edhe nė krahinėn e Gorės e mė gjėrė, ishte bėrė njė imponim i tillė nga kėta pushtues me ndryshimet, qė u kanė bėrė emrave shqip me emra sllave, duke pėrdorė parashtesat dhe prapashtesat sllave. Tė tilla ndryshime kanė bėrė edhe nė fshatrat e krahinės sė Gorės, tė cilėt po i argumentojmė me faktet qė po i japim mė poshtė:
    1. Nė fshatin Borje, kemi evidencuar 15 fise me emra shqipe, duke u shtuar prapashtesat sllave atyre. Njėmbėdhjetė prej kėtyre fiseve, kanė pėsuar kėto ndryshime: Nik (Niketevci), Shundi (Shundirovci), Kalisi (Kalisovci), Shkepėr (Shkepėrnovci), Ballta (Balltopovci), Shantir (Shantirovci), Darbus (Darbusovci), Bajshta-Basha (Bashtovci), Kamkun (Kamkumovci), Damat (Damatovci), Dokli (Doklovci), kurse emrat e fiseve Olloman, Karaj, Dalaē nuk kanė pėsuar ndonjė ndryshim etj.
    Po nė kėtė fshat, janė bėrė ndryshime nė emėrtimin e fshatit dhe tė vendeve pėrreth tij dhe konkretisht Boro (Borje), Pishė (Pishec), Lisi (Lisena), Ulan (Ulanēe) Rras (Rrasannēista), Mal (Malina), Kashtė (Kashtarnik), Damat (Damatova) et. Ndryshime emrash, kanė pėsuar edhe emrat e fshatrave tė krahinės sė Gorės, siē janė Brrut (Brot), Sapot (Zapot), Orgust (Orgosta), Rrap (Rapē), Shishe (Shishtavec), Kola (Kollovoz) etj. Pavarėsisht nga kėto ndryshime, qė janė bėrė njė pjesė e emrave tė fshatrave tė Gorės, kanė mundur t’i rezistojnė imponimit tė pushtuesit serb, si emrat e fshatrave Pakisht, Oreshkė, Orēikėl, Kukalan, Vranisht etj.
    Duke u mbėshtetur nė faktet e mėsipėrme, del qartė se gjatė periudhės sė pushtimit serb tė Gorės, qė pėrfshin shekujt e 9-tė deri nė tė 15-tė, edhe gjuha e goranėve ėshtė imponuar me dhunė nga pushtuesi serb, e sidomos me asimilimin e saj, ashtu siē ėshtė bėrė ndėrrimi i emrave tė vetė krahinės dhe fshatrave, fiseve dhe vendeve tė ndryshme tė kėsaj krahine. Gjithashtu, ėshtė pėr tu theksuar se nė tė gjitha fshatrat e Gorės, si mė parė dhe tani, nuk ekziston asnjė fis qė tė ketė emėr sllav, por vetėm emrat shqipe dhe nė disa raste muslimane. Pėr tė qartėsuar kėtė ēėshtje, po japim disa emra fisesh tė fshatrave tė Gorės siē janė:
    2. Nė Zapod: Ferri, Mangaj, Krasniqi, Shllaku, Mataj, Alinci etj.
    3. Nė Pakisht: Bajraktari, Porova, Meēkaj, Hoxha etj.
    4. Kosharisht: Hasanaj, Murataj, Mustafaj etj.
    5. Nė Orēikėl: Gashi, Hoda, Krasniqi, Mujaj etj.
    6. Nė Orgjost: Qevani, Osmanaj, Kalimashi, Seferi, Hoxha etj.
    7. Nė Cėrnalevė: Durmishi, Hodaj, Hoxha, Hajdari, Xhaferi etj.
    8. Nė Oreshkė: Memishi, Nuredini etj.
    9. Nė Shishtavec: Kingji, Bala, Bela, Basha, Kasta, Ēeliku, Grisha, Ēaka, Uka, Ballabani, Pėrnari, Biēaku, Sokoli, Haxhiaj, Hoxha etj.
    Siē shihet, nė tė nėntė fshatrat e Gorės (Nė Shqipėri) shumica e emrave tė fiseve, janė shqipe dhe nė asnjė fshat tė kėsaj krahine, nuk ka asnjė emėr sllav.

    Mbi kuptimin e shprehjeve “sme nashinci”
    dhe “nesme arnauti”

    Pohimin e shprehjeve, “sme nashinci dhe “nesme arnauti”, qė sjell autori si pėrjashtim ruajtjen nė ndėrgjegjen e goranėve tė qenies sė tyre kombėtare tė pėrcaktuar serb, bullgar apo maqedonas, nuk ka tė bėjė aspak me kėtė ēėshtje, pasi shprehjet e mėsipėrme qė pėrdoren nga goranėt, kanė krejtėsisht karaktere e kuptim tjetėr tė pėrdorimit tė tyre. Kėshtu, shprehja “sme nashinci”, ka kuptimin e shprehjes shqipe, qė do tė thotė: “jemi tanėt”, fjalė e cila nuk ka tė bėjė aspak nė problemin e pėrcaktimit tė tyre. Gjithashtu, edhe shprehja “nesme arnauti”, qė do tė thotė “s’jemi shqiptarė”, nuk ka tė bėjė aspak me ēėshtjen e pėrcaktimit tė kombėsisė shqiptare, pasi kjo shprehje ka kuptimin e ngushtė tė pėrdorimit tė saj pėr dallimin e disa njerėzve nga njė grup njerėzish tė tjerė, qė nuk janė goranė dhe nuk ka tė bėjė aspak me mohimin e qenies kombėtare tė tyre si shqiptarė. Jo vetėm kaq, por pėrdorimi i shprehjeve tė mėsipėrme, kanė tė bėjnė mė shumė me tendencat lokaliste, qė kanė ekzistuar nė regjimet antipopullore tė sė kaluarės dhe aspak me tė sotmen, e pėr rrjedhojė, duke patur njė karakter tė tillė pėrdorimi, ato nuk kanė tė bėjnė me ēėshtjen e kombėsisė gorane, tė cilėn padyshim e kanė shqiptare. Kjo vėrtetohet edhe nga faktet e pjesmarrjes sė goranėve si shqiptarė, nė lėvizjet e armatosura tė viteve 1876-1878, nė Prekupe e deri nė Nish, e ato tė viteve 1900-1923, ku luftėtarėt e dy bajraqeve tė Gorės, nuk janė emėrtuar kurrė sllavė, por gjithnjė si shqiptarė.

    Pėr ēėshtjes e “diasporės dhe tė popullsisė sė Gorės”?!

    Duke i marrė nė konsideratė, e si tė pranueshme, faktet dhe argumentat qė sjell autori “pėr caqet e kufijėve gjeografikė, ekonomikė, etnokulturorė e historikė tė Gorės, qė dėshmojnė pėr njė diasporė sllave, si dhe pohimet e bėra pėr njė rrjedhė etnike serbe tė etnonimit “torbesh”, tė prurjes bullgare me pėrkatėsi maqedone, tė njė shprese shqipe dhe tė njė rrjedhe vllehe, tė cilat sė bashku, vėrtetojnė se nė krahinėn e Gorės, ka fituar elementi sllav bullgar dhe maqedonas dhe nė saj tė kėsaj, nė Gorė kemi tė bėjmė me njė popullsi sllave brenda njė popullsie kompakte shqiptare”.
    Duke i parė me kujdes, e nė thellėsi, faktet e mėsipėrme, qė bien ndesh me vullnetin e tė gjithė popullit tė krahinės sė Gorės, autori Nazif Dokli, duke e konsideruar Gorėn e Kukėsit, si diasporė sllave, kėrkon qė krahina e Gorės tė njihet e tė respektohet si e tillė. Mirėpo duke marrė shkas nga faktet e argumentat, si dhe pohimet e pabazuara tė mėsipėrme, duhet tė theksojmė se ēėshtja e njohjes sė Gorės dhe e popullit tė saj, nuk shtrohet sot pėr herė tė parė nga “historiani” goran, por fakt ėshtė dhe dihet nga tė gjithė, se ēėshtja e Gorės ėshtė shtruar pėr zgjidhje e diskutuar nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, nė Konferencėn e Paqes tė Parisit tė vitit 1919, nga shtetet e fuqive tė mėdha tė Evropės, veē e veē dhe sė bashku edhe nė vitet 1920-1921 dhe 1923, e pėr mė tepėr, me kėtė ēėshtje, ka qenė e prezantuar nė kėto vite edhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara.
    Organizmat e mėsipėrme, nė zgjidhjen qė i kanė dhėnė krahinės sė Gorės, nuk e kanė konsideruar si diasporė sllave, por e kanė njohur si krahinė shqiptare e tė banuar prej shqiptarėve. Pavarėsisht nga pėrcaktimi qė i ėshtė bėrė kufirit politik tė Shqipėrisė, nga popullsia e fshatrave tė Gorės qė kanė mbetur pėrtej kėtij kufiri (kupto nė territorin e RFJ) si edhe kėto brenda kufirit territorit tė Shqipėrisė, janė bėrė shumė protesta, tė cilat u janė drejtuar nė ato vite Konferencės sė Paqes tė Parisit, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe shteteve tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės pėr padrejtėsitė e bėra nga pushtuesit serbomėdhenj nė fshatrat e kėsaj krahine. Pėr tė gjitha kėto, po citojmė disa protesta tė bėra nga popullsia e fshatrave tė Gorės dhe Opojės nė vitet 1919, 1920, 1921, 1922, qė u janė drejtuar organizmave politike tė theksuara mė sipėr. Kėshtu nė tekegramin e kryeministrit Pashiē, pėr kryekomandėn serbe nė Shkup, qė dėrgohet mė 16-19 dhjetor 1912 thuhet se: “Rregulloje sa tė jetė e mundur, qė arnautėt e shquar tė Pejės, Gjakovės, Prizrenit dhe tė Dibrės t’i dėrgojnė telegrame Londrės, tė cilėt nė emrin e tyre dhe tė krahinės sė tyre, tu luten ambasadorėve tė Evropės, qė tė mbeten nėn qeverinė serbe dhe tė mos bashkohen me Shqipėrinė bregdetare. Le tė thonė, se shumica e tyre flasin serbisht dhe pakica e mbetur, qė nuk flet serbisht, e kuptojnė gjuhėn dhe se qė kur mbajnė mend rrojnė bashkė me serbėt dhe duan tė mbeten edhe nė tė ardhmen tė bashkuar me ta”. (Arkivi Qendror i Sqipėrisė, fondi 23 Jashar Erebara, viti 1912, dosja nr.25, dokumenti nr.28).
    Nė memuarėt qė i janė dhėnė delegacionit tė fuqive tė mėdha tė Evropės dhe qė ėshtė dėrguar nė Lidhjen e Kombeve nė vitin 1919 thuhet se: “Sikurse Konferenca e Londrės, qė ia shkėputi Shqipėrisė Dibrėn e Kosovėn, po ashtu edhe Konferenca e Parisit, ka bėrė njė padrejtėsi shumė tė madhe qė pranoi pėr tė bėrė modifikimet e kufirit nė vitin 1913 nė favor tė qeverisė sė Beligradit sepse:
    Nuk ka asnjė serb tė vetėm nė krahinėn e Gorės, Hasit, Lumės e Gollobordės, qė do t’i jepet qeverisė sė Beligradit nga kufiri i vitit 1913. Kėto vendime me t’i lėshue nė dorė tė sundimit serb, popullsia e Gorės, do tė pėrqejė rrugėn e emigrimit dhe do t’i lejė tė zbrazda vendet nė fjalė, mbasi e dinė se ka me u praktikue edhe pėr kėta terrori dhe persekutimi serb, qė u pa udhė tė zbatohet mbi kombėsitė e tyre tė Kosovės”. (Arkivi Qendror i Republikės sė Shqipėrisė, fondi 846, Komiteti i Kosovės, viti 1919, dosja nr.33/1, dokumenti 707-983).
    Nė lutjen e 47 pėrfaqėsuesve tė fshatrave tė krahinave tė Gorės dhe Opojės, qė i drejtonin Ministrisė sė Brendėshme tė Shqipėrisė thuhet: “Nė emėr tė krejt popullit, na, Kazaja e Gorės dhe Opojės, kur u ba paqja nė vitit 1913, u gėzuam se mbetėm brenda kufijėve tė Shqipėrisė. Por nga serbėt, nuk u respektuan kufinjtė e vitit 1913 dhe kėshtu ata nė vitin 1918 i kaluan ata kufij. Ne jemi brenda kufijėve tė Shqipėrisė, prandaj s’duhen tė merren parasysh rivendikimet kėmbėngulėse tė serbėve ndaj Gorės dhe Opojės. Na lypim zbatimin e vendimit tė Konferencės sė Londrės, qė len krahinat tona brenda Shqipėrisė dhe s’pranojmė kurrė tė jetojmė nėn sundimin serb”. (AQRSH – fondi 252, viti 1921, dokumenti nr. 4, dosja nr. 76/6).
    Nė lutjen qė i dėrgohet komandės sė Gjandarmarisė sė Shqipėrisė nė Gorė nė emėr tė tė gjithė popullsisė sė Gorės thuhet: “Sikur do tė kuptohet nga mazbataja (lutja jonė) e dėrgueme me tė cilėn kemi deklarue: “neve nuk pranojmė qeverinė serbe. Pra si kjo janė dėrgue sa herė mazbata tė tjera, nga tė cilat vjet nė vitin 1920, erdhi pėrgjigja e njėrės prej qeverive tė Tiranės, ku na njoftohet se sipas vendimit tė Konferencės sė Londrės tė vitit 1913, Gora ėshtė njė kaza brenda territorit tė Shqipėrisė. Tue fillue nga kjo date, nė Vranisht, kanė ardhė ushtarė serbė me komandantin e kufinit, i cili ka dhanė urdhėn qė nė katundet Zapod, Nimēė, Topojan, Cėrnalevė, Kollovoz, Shishtavec, Restelicė, Borje, Rapēė dhe nė tė tjera katunde, pėr tė vendosė ushtarėt dhe unė iu pėrgjigja: “na lejoni tė zbrazim shtėpijat e tė shkojmė nė njė vend tjetėr, dhe kur kėto do tė mbeten bosh, atėherė bėni si tė doni…aman na jepni pėrgjigje, pėrndryshe, nėqoftėse do tė mbetemi, do tė shuhemi gjer nė personin e fundit”. (AQRSH – fondi 252, viti 1921, dokumenti nr. 4, dosja nr. 74/6)
    Nė letrėn qė i dėrgon Mulla Rasim Selman Zapodi, Elez Isufit nė Bicaj, thuhet: “E mora letrėn tuej. U muer vesh plotėsisht pėrmbajtja e saj. Mbas mendimit tim, nuk kam asnjė njeri qė tė mos dojė atdheun e tij e tė futet nėn strehėn e tjetrit. Megjithkėtė, vitin e kaluar kemi ba njė mezbata pėr dėmet e torturat qė ka ba serbi edhe pėr punėn e atdheut. Edhe kėtė vit, i kemi dėrgu njė mezbata tjetėr Ministrisė sė Brendėshme. Siē e dini edhe zotnija juej, Gora ėshtė njė popull qė i bindet ēdo qeverie, porse nuk pranon kurrė qė tė jetojė nėn protektoratin e serbit. Ne jemi shqiptarė dhe kėrkojmė kufijtė e vitit 1913 dhe shpresojmė tė bėhet njė Shqipni ma e gjanė…”. (AQSHRSH – Fondi i materialeve familjare tė Bajram Currit, viti 1921-1924, dosja nr. 8/1, dok. Nr.169. Letėr e Rasim Selmanit nga katundi Zapod, dėrguar mė datėn 14.12.1921 – Elez Isufit nė Bicaj).
    Nė lutjen qė i ėshtė drejtuar Ministrisė sė punėve tė Brendėshme tė Shqipėrisė, nė emėr tė popullit tė Gorės thuhet se: “Mė datėn 25.11.1921, ju kishim dėrguar zotnisė tuej njė mazbata tė firmosur e vulosur prej imamėve, kryepleqėve dhe parive, ashtu si edhe mė parė dy tė tjera. Pėrgjigja e mazbatasė tė parė, ashtė dhanė nga ish ministri i Brendshėm. Mbasi deri tash, nuk kemi pasė njohtuni dhe nuk dimė se ju ka rėnė nė dorė mazbataja e dėrgueme mė datėn 25 nėntor 1921, lutemi na lajmėroni mbėrritjen e saj. Pėrmbajtja e masbatasė ka qenė kjo:
    Qė neve jemi njė popull i urtė i kazasė sė Gorės, komfirmohet prej ēdo qeverie.
    Kufini i caktuem nė vitin 1913, nuk asht respektue nga ana e serbėve dhe ata e kanė okupue me force kazanė tonė. Mbasi edhe tani fuqitė e mėdha tė Evropės dhe Lidhja e Kombeve, kanė vendosė lirimin e Shqipėrisė, ata nuk po e lirojnė ende kazanė tonė sipas vendimit tė dhėnė.
    Neve goranėt, jemi njė zonė qė ka mbetur brenda territorit tė qeverisė shqiptare. Pėrveē qė nuk pranojmė nė asnjė mėnyrė tė jetojmė nėn sundimin e serbėve, por tė 18 mijė frymėt qė pėrmbledh popullsia e bindur e kazasė tonė, do tė detyrohemi tė emigrojmė dhe nuk do tė mbetemi nėn sundimin e serbit. Jemi shqipėtarė dhe kėrkojmė qeverinė shqiptare”. (Fondi 252, viti 1922, dosja nr. 84, dok. 120, date 4.10.1921). Njė kopje e kėsaj lutjeje i ėshtė dėrguar edhe ministrisė sė Jashtme mė datėn 3.1.1921.
    Nė telegramin nr. 65/49 datė 4.10.1922 qė i dėrgon Prefektura e Kosovės nga Kruma, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme thuhet: “Sasia e katundeve tė Gorės, ėshtė 47, shtėpia 3707 dhe popullsia ėshtė 25.280 banorė. Si nga kombėsia janė shqiptarė dhe nga besimi muhamedanė. Akoma tė mos shkaktohen gabime nė statistikėn e rrethinės sė Gorės, po u paraqitėt nė postė”. (E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.324). Kjo statistikė i ėshtė dėrguar edhe Ministrisė sė Jashtėme date 14.10.1922.
    Pėrmbajtja e dokumentave tė cituar mė sipėr, jo vetėm qė i qartėsojnė plotėsisht ēėshtjet e krahinės sė Gorės dhe tė goranėve qė janė shtruar pėr zgjidhje, e janė zgjidhur nga Fuqitė e Mėdha dhe Lidhja e Kombeve tė Bashkuara, por ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė, se edhe vetė populli i kėsaj krahine nėpėrmjet lutjeve, protestave dhe memorandumeve tė shumta qė kanė bėrė, e ka dhėnė kohė mė parė pėrgjigjen e tij, se Gora dhe goranėt cilės diasporė i pėrkasin.
    Tė gjithė faktet e mėsipėrme, jo vetėm qė nuk kanė nevojė pėr koment, por ata i hedhin poshtė tė gjithė argumentat dhe pohimet, qė janė parashtruar nga “historiani goran” Nazif Dokli, nė shkrimin e tij “Gora dhe Goranėt” tė botuar nė gazetėn “Bashkimi”.
    Nė rast se faktet dhe argumentat e dokumentave, qė cituam mė sipėr, nuk janė bindėse dhe nuk ia mbushin mendjen autorit dhe tė tjerėve qė janė tė njė mendimi me tė, si dhe pėr t’i treguar kėtij pseudohistoriani dhe tė tjerėve, qė shiten si ai, se a ėshtė diasporė Gora dhe a duhet tė konsiderohet rasti i Gorės pėrfaqėson njė enklavė me popullsi sllave, si argument autentik pėr kėto dy ēėshtje, do tė citojmė njė pjesė nga referati i shkurtuar qė ėshtė mbajtur nė klubin serb tė kulturės nė Beograd, mė datėn 7 Mars 1937 nga doktor Vasa Ēubliloviē me titullin “Shpėrngulja e arnautėve”. Nė kėtė artikull ai shkruan: “…Rrethet qė duhet shpėrngulur janė Dibra e Sipėrme, Pollogu i Poshtėm, Peja, Istogu, Mali i Sharrit, Pollogu i Sipėrm, Drenica, Vuēiterna, Stavica, Llapi, Graēanica, Nerodimja, Gjakova, Podguri, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaēaniku. Nga kėto rrethe, qė sė bashku, pėrbėjnė pykėn shqiptare pėr ne, aktualisht mė tė rėndėsishme janė Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Sharri, Podgori, Istogu dhe Drenica, nė veri tė Malit tė Sharrit. Kėto janė rrethe kufitare dhe duhet tė shpėrngulen me ēdo kusht…”. (E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.324).
    Nė zbatim tė programit antishqiptar tė dr. Vasa Ēubriloviēit, mė datėn 11.07.1938, u nėnshkrua Konventa jugosllavo-turke, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, si dhe nė konkluzionet prej pesė pikash tė konferencės, qė e miratoi kėtė konventė theksohet se: “ēėshtja e shpėrnguljes sė shqiptarėve (pėrkatėsisht asimilimi i tyre), duhet rregulluar nė dy mėnyra: 1. Shpėrngulja nė Turqi, duhet tė bėhet nėpėrmjet njė konvente ndėrshtetėrore dhe 2. pjesa e popullsisė qė parashikohej tė shpėrngulej nė brendi tė vendit (Jugosllavisė) dhe atje, nė saj tė dominimit tė elementit sllav, parashihej me kohė tė asimilohej…”. (E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi. Tiranė 1990, fq.335. Dr.Hakif Bajrami. Konventa jogosllavo-turke e vitit 1938 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, fq. 335). Ndėrsa nė nenin 2 tė konventės thuhet se: “Rajonet tė cilat i nėnshtrohen emigrimit sipas kėsaj konvente janė si vijon: 1) Banovina e Vardarit, qė kap Rajoni i Malit tė Sharrit (Prizreni), Gora (Dragashi), Podgora (Suhareka), Nerodimja (Ferizaj)”. Pra, dokumentat arkivore, qė kanė pėrmbajtjen e protestave tė popullsisė sė Gorės, tė cilat plotėsohen e vėrtetohen si tė sakta nga Vasa Ēubriloviē, e qė s’kanė nevojė pėr koment, tregojnė plotėsisht, se Gora nuk ėshtė diasporė sllave dhe popullsia e saj (goranėt) nuk kanė qenė e nuk janė sllave, por tėrėsisht shqiptarė. Nė tė kundėrtėn, po tė ishin sllavė goranėt, nuk do tė pėrfshiheshin nė planin antishqiptar tė shpėrnguljes dhe nga Ēubriloviēi do tė veēoheshin si sllave nga popullsia e krahinave tė tjera shqiptare, qė i kishte miratuar qeveria jugosllave pėr t’i shpėrngulė dhe si pasojė e kėtij veprimi tė asimiloheshin. Pra, pėrgjigjen qė pret autori i shkrimit “Gora dhe goranėt” dhe grupi nismėtar i shoqėrisė etnokulturore “Gora”, se janė apo nuk janė goranėt e Kukėsit “maqedonė”, ėshtė mėse e qartė, se na e ka thėnė vite mė parė dr.Vasa Ēubriloviēi, dhe faktet e argumentat e tij, nuk mund tė hidhen poshtė e tė konsiderohen si tė pabazuara e joshkencore, pavarėsisht nga qėndrimi antishqiptar tashmė i njohur nė tėrėsi edhe pėr Gorėn e popullsinė e saj nė veēanti, tė cilat pasqyrohen nė referatin dhe konventėn pėr shpėrnguljen e shqiptarėve tė krahinave shqiptare tė cituara mė sipėr, ku autor i kėtij plani ėshtė vetė Ēubriloviēi.

    Pėr gjuhėn e folur tė goranėve

    I vetmi faktor qė mund tė mirret me rezervė si i pranueshėm, ėshtė gjuha goranēe, e cila pėrfaqėson njė dialekt sllav tė pėrzier. Pėr kėtė tė folme, mungojnė tėrėsisht burimet dokumentare si dhe studimet pėr origjinėn e formimin e saj, pavarėsisht se ajo ngjason nė pėrgjithėsi me gjuhėt e popujve tė Ballkanit, siē janė maqedonasit, serbėt e bullgarėt. Njė gjė e tillė, vėrtetohet nga fakti se gjatė komunikimit qė mund tė bėjnė folėsit goranė me ata serbė, bullgarė apo maqedonė qofshin, ata nuk mund tė mirren vesh lehtėsisht midis tyre, ndėrsa pėr gjuhėn e shkruar asnjė banor nga Gora, nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė ndonjė pėrkthim tė saktė e tė plotė tė ēfarėdo shkrimi qoftė, letrar apo zyrtar tė jetė.
    Duke e marrė nė konsideratė vetėm kėtė faktor, e sidomos duke mos patur nė dorė as edhe njė burim dokumentar, apo studim shkencor pėr gjuhėn e folur tė goranėve, lidhur me origjinėn, formimin si dhe prejardhjen e saj, e shikojmė si domosdoshmėri tė sqarojmė se:
    Sė pari, janė vėrtetuar e pranuar faktet e dyndjeve sllave nė Ballkan, si dhe ekzistenca e pushtimeve tė territoreve shqiptare qysh nė shekujt e 8-tė deri nė tė 15-tė, tė cilėt kanė lėnė pasoja tė mėdha nė tė gjitha fushat e jetės edhe nė territoret e shtetit shqiptar tė Arbėrit, nė tė cilin pėrfshihej edhe krahina e Gorės. Nė kėto kushte, si kudo edhe nė Gorė, ėshtė i pranueshėm fakti, se gjatė pushtimit dhe tė sundimit tė shteteve sllave, e veēanarisht atij serb e maqedon, duhet tė mirret nė konsideratė sado pak edhe fakti se nė Gorė, mund tė jetė vendosė ndonjė fis sllav, i cili duke gjetur njė numėr tė pakėt tė popullsisė vendase, nė marrėdhėniet qė ka krijuar me tė, e duke qėndruar pėr njė kohė tė gjatė banorėt e fisit sllav, me gjuhėn e tyre mund tė kenė ndikuar nė gjuhėn e banorėve vendas, e pėr pasojė ėshtė kryer procesi i “asimilimit” tė gjuhės sė vendasve, dhe ky proces duhet tė jetė kryer pėr njė kohė tė gjatė. Kryerja e procesit tė asimilimit tė gjuhės gorane, shpjegohet edhe nga fakti, se duke mos qenė gjuhė e shkruar, ka ndikuar si faktor nė kryerjen e kėtij procesi asimilues tė pjesshėm, pasi fjalori i saj nuk ka vetėm fjalė sllave, por njė pjesė e mirė e tij pėrbėhet nga fjalė shqipe.
    Sė dyti, pėr kryerjen e procesit asimilues tė gjuhės sė popullsisė tė Gorės, qė ėshtė bėrė gjatė sundimit tė shteteve sllave nė Gorė, e sqaron mė sė miri Vasa Ēubriloviēi, i cili nė pikat e konventės jugosllavo-turke tė vitit 1938, e konsideron procesin asimilues si njė nga faktorėt kryesorė pėr shpėrnguljen e shqiptarėve dhe pėr kėtė ai shkruan: “Pjesa e popullsisė qė do tė mbetet, parashikohet tė shpėrngulet nė brendi tė vendit (Jugosllavi), dhe atje nė saj tė dominimit tė elementit sllav, parashihet nė kohė tė asimilohet, duke pėrdorur tė gjitha mjetet…”. Por pavarėsisht nga asimilimi i gjuhės qė ėshtė bėrė tek krahina e Gorės, duhet pranuar edhe faktet, se pushtuesit serbė dhe maqedonė, me mjetet e mėnyrat qė kanė pėrdorė pėr kėtė proces asimilues tė gjuhės, nuk kanė mundur qė tė asimilojnė tė gjithė elementet e popullsisė shqiptare nė Gorė. Kėtė e vėrteton, jo vetėm sasia e konsiderueshme e fjalėve shqipe nė fjalorin e gjuhės sė folur tė goranėve, por edhe faktet e ekzistencės sė emrave shqip, qė kanė mundur tė rezistojnė kundrejt formave e mjeteve tė asimilimit, qė ėshtė kryer e kėta janė emrat e maleve, fshatrave, fiseve, territoreve, veshjeve, zakoneve, qė shumica prej tyre janė shqipe, duke pėrjashtuar ndonjė rast tė rrallė, pėr tė cilėt kemi bėrė shpjegime tė hollėsishme mė sipėr.
    Sė treti, duke i konsideruar si tė pranueshėm faktorėt asimilues tė gjuhės sė banorėve tė Gorės, qė ėshtė kryer nga popullsia e ardhur e sllavėve tė Ballkanit, del mėse qartė se nė sajė tė kėtij asimilimi gjuhėsor, qė ėshtė kryer gjatė njė periudhe tė gjatė, ėshtė formuar e krijuar gjuha e folur gorane, qė sot flitet nga popullsia e fshatrave tė Gorės, e cila shkruhet nga goranėt me shkronja shqipe nė letrat qė ata i shkruajnė njėri-tjetrit.
    Sė katėrti, pėr kryerjen e procesit asimilues tė gjuhės sė popullsisė tė krahinės sė Gorės, kanė ndikuar edhe faktorė tė tjerė, siē mund tė pėrmendet fakti i numrit tė paktė tė popullsisė sė Gorės, territor i thyer malor, me toka tė varfėra qė kanė ndikuar nė gjendjen ekonomike tė popullsisė, e cila ėshtė detyruar tė kėrkojė rrugėt e kurbetit pėr tė siguruar bukėn e gojės nė qytetet e Maqedonisė, Bullgarisė, Serbisė etj, dhe nė marrėdhėniet qė kanė patur me popullsinė e kėtyre vendeve, qė pėrforcojnė mė tej gjuhėn e asimiluar dhe nė kėtė mėnyrė tė arrihet formimi i gjuhės sė folur tė goranėve qė flitet sot nė Gorė, e cila mund tė jetė edhe gjuhė e krijuar nga zanatēinjtė goranė.
    Sė pesti, nė rast se do tė ishte gjuha gorane gjuhė sllave, ajo nuk do tė kishte mbetur si gjuhė vetėm e folur, por do tė shkruhej, siē e shkruajnė popujt sllavė tė Ballkanit, e kjo do tė arrihej nėpėrmjet hapjes sė shkollave sllave, pasi popullit tė Gorės nuk i ka munguar dėshira pėr tu arsimuar e shkolluar. Me njė fjalė, do tė kėrkonte qė tė shkruhej gjuha gorane me alfabetin sllav, e kjo do tė arrihej nėpėrmjet hapjes sė shkollave nė gjuhėn sllave nė fshatrat e Gorės. Mirėpo, njė pėrpjekje e tillė, nuk ėshtė dokumentuar deri mė sot qė tė hapen shkolla sllave nė Gorė, por pėrkundrazi, kėrkesat pėr hapjen e shkollave nė fshatrat e Gorės, janė bėrė vetėm pėr hapjen e shkollave shqipe tė cilat mbėshteten e vėrtetohen nga dokumentat arkivore qė ekzistojnė pėr kėtė ēėshtje.
    Disa konkluzione pėrmbledhėse qė dalin pėr problemet qė janė ngritur nė shkrimin “Gora dhe goranėt” dhe si ėshtė e vėrteta e problemit tė Gorės dhe tė goranėve nė tėrėsi. Tė gjitha ēėshtjet qė trajtuam mė sipėr rreth problemeve tė ngritura nė artikullin “Gora dhe goranėt”, me autor tė ashtuquajturin “historian goran”, Nazif Dokli, e konsideroj si obligim qytetar dhe shoqėror qė tė jap disa vėrejtje tė pėrmbledhura pėr pėrmbajtjen, faktet e argumentat e pabazuara e tė prapambetura nė burimet dokumentare tė shkencės tė historiografisė shqiptare, tė cilėt jo vetėm qė nuk kanė vėrtetėsi shkencore, por ajo qė ėshtė mė kryesore, ato bien ndesh tėrėsisht me interesat e gjithė popullit tė krahinės sė Gorės e mė gjėrė. Ato ide e pėrfundime tė tij, janė tė papranueshme si nga ana e shtrimit tė ēėshtjes sė Gorės dhe tė goranėve, ashtu edhe tė trajtimit tė bėrė, tė fakteve, tė dhėnave e tė argumentave qė janė sjellė. E ndjejmė pėr detyrim qytetar, qė tė bėjmė sqarime se si ėshtė e vėrteta e tyre.
    Sė pari, duke spekulluar nė proceset demokratike tė jetės, qė po zhvillohen nė vendin tonė, e sidomos nė legjislacionin pėrkatės, “historiani goran” Nazif Dokli, sė bashku me disa individė tė veēantė, qė banojnė e jetojnė aktualisht nė qytetin e Kukėsit, si dhe disa elementė tė dy-tre fshatrave, nga nėntėmbėdhjetė fshatra qė i ka sot krahina e Gorės, e duke qenė nė krye tė tyre, siē dihet tashmė, pa marrė mendimin e gjithė popullit tė Gorės, kanė krijuar “komisionin nismėtar” pėr formimin e shoqėrisė kulturore “Gora”. Pėr kėtė nuk ėshtė marrė fare mendimi i popullsisė sė Gorės e vullnetin e banorėve qė jetojnė nė fshatrat e kėsaj krahine. Jo vetėm kaq, por ėshtė fakt, qė edhe programi qė ėshtė hartuar nga ky komision nismėtar, e qė i ėshtė dėrguar pėr miratim organeve pėrkatėse jashtė rrethit tė Kukėsit, nuk i ėshtė bėrė prezent dhe nuk i ėshtė marrė aspak mendimi i popullit tė fshatrave tė Gorės, pa tė cilin nuk ka tė drejtė legjitime askush qė tė veprojė e tė vendosė nė emėr tė tij. Duke u nisur nga kėto fakte, lind pyetja se si mund tė krijohet njė shoqėri me emrin Shoqėria Kulturore “Gora” jashtė truallit tė krahinės sė Gorės, e pėr mė tepėr pa marrė mendimin e miratimin e popullit tė Gorės. Si mund tė mirret nė konsideratė vetėm mendimi i njė “grupi nismėtarėsh”, anėtarėt e tė cilit, ndonėse janė goranė, aktualisht ata nuk banojnė nė fshatrat e Gorės, ndaj nuk kanė tė drejtė qė tė flasin e tė veprojnė, sikurse me qenė pėrfaqėsues tė zgjedhur nga populli i Gorės, i cili nuk i njeh si tė tillė…!
    Sė dyti, edhe titulli i programit qė ėshtė hartuar nga komisioni nismėtar pėr formimin e shoqatės, ėshtė emėruar me titullin: “Programi i Shoqėrisė Kulturore Gora”, kurse nė pikėn e parė tė kėtij programi emri j kėsaj shoqėrie ka kėtė titull: Shoqėria etnokulturore “Gora”. Shihet mė se qartė nga dy titujt qė janė pėrdorur pėr emėrtimin e kėsaj shoqėrie qė kemi tė bėjmė me dy emėrtime, qė i kanė vėnė kėsaj shoqėrie dhe konkretisht: 1) Shoqėria Kulturore “Gora” dhe 2) Shoqėria Etnokulturore “Gora”. Jo vetėm kaq, por si nė fillim tė programit, ashtu edhe nė artikullin “Gora dhe goranėt”, titujt faktikė nuk kanė pėrmbajtje tė njėjtė, pasi ato ndryshojnė nga njėri-tjetri, e ky ndryshim dallohet nga pėrdorimi i fjalės “etni”, qė nė kontekst do tė thotė “pakicė” e njė kombėsie. Pra, del qartė mendimi, se duke emėrtuar kėtė shoqėri me emrin Shoqėria Etnokulturore “Gora”, si grupi nismėtar, ashtu edhe artikullshkruesi, i bėjnė tė ditur mbarė opinionit shoqėror tė Gorės, Kukėsit e mė gjėrė, se nė rrethin e Kukėsit, ekzistoka njė popullsi etnike nė krahinėn e Gorės, e cila nuk na qenka njohur deri sot si e tillė, e duke qenė etni mė vete, popullsia e krahinės sė Gorės, duhet tė njihet si pakicė kombėtare me tė gjitha tė drejtat qė i takojnė. Del qartė, se me shtrimin e kėsaj ēėshtje, nuk kemi tė bėjmė me njė Shoqėri Kulturore “Gora”, siē na ėshtė servirur nga grupi nismėtar dhe artikullshkruesi, por duke marrė pėr bazė pėrmbajtjen e titullit tė dytė tė kėsaj shoqėrie dhe tė pėrmbajtjes sė ēėshtjeve qė trajtohen nė shkrimin “Gora e goranėt”, krijimi i Shoqėrisė Etnokulturore “Gora” ka karakter politik. Kjo vėrtetohet plotėsisht nga vetė pėrmbajtja e kėrkesave tė programit tė kėsaj shoqėrie, si dhe nė atė tė shkrimit qė nėpėrmjet trajtimit tė problemit tė Gorės dhe tė goranėve nė shtyp, t’i pėrforcojnė kėrkesat e kėtij programi.
    Karakteri politik i kėrkesave tė shtruara nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora”, duket mė se qartė e vėrtetohet mė sė miri, nga pohimi qė bėhet se ato i shpallin nė emėr tė popullsisė qė flet gjuhėn gorane, e duke mos qenė tė autorizuar nga populli i Gorės, ata shkojnė mė tej, duke e shtruar ēėshtjen qė popullsia e Gorės, sipas tyre dhe nė mėnyrė ekskluzive, duhet tė konsiderohet si pakicė kombėtare edhe pse deri sot ajo nuk ėshtė njohur e nuk ėshtė trajtuar si e tillė. Kjo vėrtetohet jo vetėm nga programi, por edhe nė artikullin ”Gora dhe goranėt”, tė shkruar nga Nazif Dokli, i cili shkruan se: “Grupi nismėtar pėr formimin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora”, mendon se Gora e Kukėsit, ėshtė njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e respektuar”.
    Sė treti, “historiani goran” Nazif Dokli, nė shkrimin “Gora dhe goranėt”, pa u bazuar nė fakte e argumenta shkencore, krejt apriori e pa kurrėfarė ekuivoku, deklaron hapur se: “Sa i takon territorit, rasti i Gorės pėrfaqėson njė “enklavė sllave”, e duke qenė e tillė, ai kėrkon qė edhe popullsia e Gorės, tė njihet si pakicė sllave e tė trajtohet ashtu siē njihen e trajtohen edhe pakicat e tjera nė Shqipėri. Pra del i qartė konkluzioni, se edhe popullsia e fshatrave tė Gorės, duhet tė njihet si pakicė kombėtare, pasi ajo, sipas tij, nuk ėshtė trajtuar deri sot si e tillė. Njė kėrkesė e kėsaj natyre, faktohet me thėnien se: “Gora e Kukėsit ėshtė njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e respektuar, dmth, si popullsi sllave”. Mirėpo meqė autori nuk e di kuptimin e pėrdorimit tė fjalėve “diasporė sllave” dhe “njė enklavė me njė popullsi sllave”, e shikojmė tė arsyeshme qė tė sqarojmė, se diasporė sllave, do tė thotė territor i banuar prej popullsisė sllave dhe enklavė me njė popullsi sllave, dmth, qė tė dyja rastet e pėrdorura, kanė njė kuptim, e meqė ēėshtja qe kėshtu, popullsinė e Gorės e konsideron se ėshtė popullsi sllave, e jo shqiptare. Rrjedhimisht sipas tij, na del i qartė problemi i ekzistencės sė njė pakice sllave nė krahinėn e Gorės, pėrfundim i cili hidhet poshtė nga tė dhėnat e dokumentat qė kemi cituar mė sipėr, pavarėsisht se burimet dokumentare vėrtetojnė plotėsisht se popullsia e Gorės nuk ėshtė sllave, por shqiptare. Mirėpo, “historiani goran”, Nazif Dokli, nė artikullin “Gora dhe goranėt”, arrin nė pėrfundimin, se pėr kėtė ēėshtje ka nė dorė dokumenta dhe prova tė pakundėrshtueshme, qė sipas tij e vėrtetojnė plotėsisht krijimin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora” dhe kėmbėngulė padrejtėsisht, qė duhet tė mirren parasysh kėrkesat e programit pėr miratimin e shoqėrisė, pavarėsisht se popullsia e fshatrave tė Gorės, nuk e ka patur asnjėherė statusin e pakicės kombėtare e tė jenė quajtur sllave. Meqė autori nuk ėshtė i qartė, e shikojmė tė nevojshme tė sqarojmė autorin dhe gjithė opinionin, se edhe popullsia e nėntėmbėdhjetė fshatrave tė Gorės nė territorin e Jugosllavisė (Kosovės), ėshtė e rrethuar tėrėsisht nga fshatrat e popullsisė shqiptare, mirėpo ata nuk e konsiderojnė veten pakicė sllave. Kjo vėrtetohet nga fakti, se ata janė regjistruar si muslimanė e mbajnė nėnshtetėsi jugosllave. Ndėrsa Nazif Dokli, i quan dhe i konsideron goranėt etni sllave, qė pėrbėn njė absurditet, qė nuk pranohet nga askush, e duke qenė si i tillė, ai hidhet poshtė si i papranueshėm me dokumentat e cituara mė sipėr, qė vėrtetojnė se popullsia e Gorės nuk ėshtė etni sllave, siē mund tė na e paraqesė njė pseudohistorian. Tė gjitha dokumentat e paraqitura, vėrtetojnė se popullsia e Gorės, gjithnjė ėshtė trajtuar si njė popullsi me kombėsi shqiptare, tė cilėn nuk e ka ndėrruar asnjėherė, e kjo pikėrisht se popullsia e Gorės, ka patur dhe ka kombėsinė shqiptare, e nuk ka qenė dhe nuk ėshtė diasporė sllave. Vasa Ēubriloviēi, e kishte vendosur shpėrnguljen e saj nga aty ku jeton nė shekuj, e njė fakt i tillė s’ka nevojė pėr tu komentuar mė gjatė, pasi ai e sqaron mė sė miri plotėsisht ēėshtjen e Gorės si askush tjetėr deri mė sot. Nga tė dhėnat e mėsipėrme, del qartė se “historiani goran”, Nazif Dokli, me trajtimin qė i ka bėrė ēėshtjes sė Gorės dhe goranėve, ka hyrė nė njė mal pa sakicė, ku s’del dot kurrė prej tij.
    Sė katėrti, anėtarėt e komisionit nismėtar tė kėsaj shoqate, e sidomos “historiani goran”, Nazif Dokli, qė kanė ndėrmarrė nismėn e tyre pėr krijimin e Shoqatės Etnokulturore “Gora” nė emėr tė popullit tė Gorės, duke mos qenė aspak tė autorizuar prej popullit tė krahinės, jo vetėm qė janė nxituar nė nismėn e tyre qė kanė ndėrmarrė, duke krijuar njė problem tepėr shqetėsues me trajtimin e ēėshtjes sė Gorės dhe tė goranėve, por me argumentat e tyre tė pabazuara e tė pambėshtetur nė burimet dokumentare, kanė arritur qė tė fyejnė edhe ndjenjat e disa dhjetra mijė vetėve tė popullsisė sė kėsaj krahine. Mirėpo duhet tė theksojmė, se grupi nismėtar dhe artikullshkruesi pėr trajtimin qė i kanė bėrė ēėshtjes sė Gorės dhe goranėve, po tė ishin konsultuar me popullsinė e fshatrave tė Gorės, e mos tė kishin marrė nė konsideratė vetėm mendimin e disa individėve tė masės sė shpėrngulur nė qytetin e Kukėsit, me siguri kėta autorė tė kėsaj krijese, do tė ishin stepur nė nismėn e ndėrmarrė dhe nė problemet qė janė trajtuar prej tyre nė programin e kėsaj shoqėrie si dhe pėr shkrimin e botuar pėr Gorėn dhe goranėt, pasi ėshtė fakt se si programi, edhe shkrimi, jo vetėm qė nuk janė mirėpritur e s’kanė gjetur aprovimin e popullit tė krahinės sė Gorės, por nė diskutimet qė kanė filluar, e qė po vazhdojnė pėr kėtė ēėshtje, kanė dalė mjaft probleme shqetėsuese. Nė njė farė mėnyre, kėto kanė tė bėjnė edhe me qėndrimet e papėrgjegjshme tė autorėve, si dhe tė organit drejtues qė e ka miratuar Shoqėrinė Etnokulturore “Gora” dhe tė redaksive tė gazetave Bashkimi e Kosova, e tė shtypit tė opozitės (e djathta), qė u ėshtė shtuar oreksi pėr trajtimin e ēėshtjes sė Gorės dhe tė goranėve, duke mos qenė aspak tė njohur me historinė e popullsisė tė kėsaj krahine shqiptare qė ėshtė njohur e trajtuar si e tillė nga historiografia shqiptare e mė gjerė.
    Sė pesti, duhet tė mos e lėmė pa theksuar nė mėnyrė tė veēantė se “historiani goran”, Nazif Dokli, nė shkrimin pėrgjigje tė tij pėr “Gorėn e goranėt”, shkon aq larg sa tė shprehet se: “…Gora e Kukėsit ėshtė njė diasporė sllave, e cila duhet njohur e respektuar. Nga njė pjesė e madhe e popullsisė, pėr tė mos thėnė nga shumica, kjo gjė kėrkohet. Kjo ėshtė aspirata e goranėve”. Mirėpo ndaj thėnies sė autorit, qė sipas tij, shtron kėrkesė absolute tė shumicės sė popullsisė sė Gorės, qė s’ėshtė aspak e vėrtetė, duhet tė sqarojmė dhe fakt ėshtė, se shumica e popullit tė Gorės e mė gjerė, ėshtė i indinjuar pa masė pėr pėrmbajtjen e shkrimit, e sidomos ndaj autorit qė flet nė emrin e tij, sikurse me qenė pėrfaqėsuesi i elektoratit tė Gorės nė ndonjė organ shtetėror, gjė qė kėtė pėrfaqėsim pėr fatin e keq nuk e ka.
    Qė tė binden pėr kėto, autori i shkrimit dhe anėtarėt e komisionit nismėtar, le tė marrin mundimin e tė shkojnė nė Shishtavec, Zapod, Orēikėl, Pakisht, Kosharisht, Orgjost, Oreshkė, Cėrnalevė dhe nė Borje, pasi nuk kanė shkuar nė kėto fshatra pėr ta shtruar kėtė ēėshtje. Atje, me siguri, do tė gjenden pėrpara indinjatės, pakėnaqėsisė dhe urrejtjes qė ėshtė krijuar pėr kėtė arsye tek populli i kėtyre fshatrave, i cili realisht e me plot tė drejtė, ėshtė irrituar pėr sė tepėrmi pėr kėta hapa tė nxituar qė kanė ndėrmarrė ata. Atje, nė Gorė, nė kontaktin e drejtpėrdrejtė me banorėt, nismėtarėt e shoqėrisė dhe pseudohistoriani, do tė mbeten tė zhgėnjyer pėrpara pėrgjigjes qė do tu japė populli, pėr argumentat e faktet e pabazuara qė ata kanė paraqitur, si nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora”, ashtu edhe nė shkrimin “Gora dhe goranėt”.
    Sė gjashti, pėr tė sqaruar lexuesit, e sidomos opinionin shqiptar dhe mė gjėrė, lidhur me problemet e ngritura pėr ēėshtjen e Gorės, e shikojmė si tepėr tė domosdoshme, qė tė japim dy fakte qė bien ndesh njėri me tjetrin, por qė e sqarojnė mė sė miri ēėshtjen e vėrtetė tė Gorės dhe tė goranėve dhe konkretisht janė: i pari, ndėrsa nė vitin 1937, dr. Vasa Ēubriloviēi, nė referatin e tij antishqiptar “Mbi shpėrnguljen e arnautėve”, jo vetėm qė popullsinė e fshatrave tė rrethinės sė Gorės, nuk e konsideron si popullsi sllave, por shqiptare, nė planin e organizimit tė shpėrnguljes tė shqiptarėve, ai pa asnjė rezervė e fut popullsinė e Gorės pėr shpėrngulje ndėr rrethet mė tė rėndėsishme, qė duhen tė shpėrngulen me ēdo kusht dhe pikėrisht pėr kėtė ai shkruan se “nga kėto rrethe qė sė bashku pėrbėjnė pykėn shqiptare pėr ne (serbėt Q.M.), aktualisht mė tė rėndėsishme janė Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Sharri, Padgori, Istogu dhe Drenica, - nė veri tė Malit tė Sharrit. Kėto janė rrethe kufitare dhe duhen shpėrngulur me ēdo kusht”. (E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi, fq. 324). Pra, del qartė se kush ėshtė Gora dhe kush janė goranėt, ndryshe po tė ishin popullsi sllave, Vasa Ēubriloviēi si serbomadh qė ishte nuk do ta kishte vėnė popullsinė e Gorės nė planin e shpėrnguljes, por pėrkundrazi popullsinė e Gorės, do ta konsideronte si popullsi sllave, do t’i dhimbsej, e bash pėr kėtė, do ta veēonte nga popullsia shqiptare. Sė dyti: Pėr qudi “historiani goran”, Nazif Dokli, duke mos e ditur aspak origjinėn e tij me fakte e argumenta boshe e tė pabazuara, arrin jo vetėm ta marrė mundimin pėr ta korrighuar Vasa Ēubriloviēin, qė ia vėrteton origjinėn si shqiptar, por duke e konsideruar Gorėn “diasporė sllave” dhe popullsinė qė banon nė Gorė si “enklavė me njė popullsi sllave” arrin t’i konsiderojė faktet, tė dhėnat e argumentat e Ēubriloviēit si tė pabazuara e joshkencore, kurse faktet e argumentat e “rinj” qė sjell ai “historiani goran”, qė e ka shpallur veten me shkrimin “Gora dhe goranėt” nė fushėn e historiografisė shqiptare.
    Mirėpo tė dhėnat e serbit Vasa Ēubriloviē, jo vetėm qė vėrtetojnė tė kundėrtėn, por pėr mė tepėr historiografia serbe do ta pėrgėzojė “historianin goran”, Nazif Dokli, pėr kontributin e madh qė po i jep asaj lidhur me trajtesėn qė ka bėrė pėr Gorėn dhe goranėt. Pra, del qartė si drita e diellit, se cilėt fakte, tė dhėna e argumenta, janė tė vėrteta pėr Gorėn dhe Goranėt dhe cilat prej tyre janė tė pabazuara, joshkencore e tė papranueshme. Pėr tė gjitha sqarimet qė bėmė mė sipėr, nuk ka nevojė aspak pėr koment pasi pyetjes sė bėrė: a janė goranėt maqedonė?” dhe pohimit tė bėrė, se “sikur edhe goranėt e Kukėsit konsiderohen maqedonė”, u ėshtė pėrgjigjur plotėsisht Vasa Ēubriloviēi qysh nė vitin 1937 dhe 1938. Prandaj, nuk ka mbetur historiografia serbe qė tė pasurohet me “dezertacionin” e njė tė vetėquajturi “historiani goran”, i cili nuk ėshtė as mėsues i historisė sė shkollės tetėvjeēare, pasi nuk ėshtė i diplomuar nė kėtė drejtim, por pėr gjuhė e letėrsi.
    Jam plotėsisht i sigurtė se pavarėsisht nga veprimi qė ka bėrė grupi nismėtar i Shoqatės Etnokulturore “Gora” dhe i ashtuquajturi “historian goran”, nė program dhe nė artikullin pėrgjigje pėr Gorėn dhe goranėt, se nuk do tė gjejnė mbėshtetjen e popullit tė Gorės, mbėshtetje pa tė cilėn ata e kushdoqoftė, nuk kanė asnjė tė drejtė legjitime tė veprojnė. Pa marrė mė parė miratimin e popullsisė sė kėsaj krahine, nuk mund tė flasė kushdo ēfarė t’i vijė ndėr mend pėr problemet qė ka Gora dhe popullsia e saj, sepse ėshtė vetė populli i Gorės, i cili vendos mbi gjithēka qė diskutohet apo vendoset dhe askush tjetėr.
    I theksuam kėto, pasi fakt ėshtė se nuk mund tė joshet populli i krahinės sė Gorės me premtime boshe dhe “dhurata” tė bukura, qė u ofrohen goranėve nė programin e Shoqėrisė Eetnokulturore “Gora”, e pėr mė tepėr, nuk mund tė gėnjehet me fakte e argumenta tė pabazuara e tė pavėrteta, qė kanė sjellė nismėtarėt e kėsaj shoqėrie dhe “historiani goran”, Nazif Dokli, nė artikullin “Gora dhe goranėt”. Pėr tė gjithė kėto e di gjithkush, se popullsia e Gorės, ėshtė me e menēur se tė vetėquajturit anėtarė tė komisionit nismėtar dhe “historiani goran”, tė cilėt me kėrkesat qė kanė shtruar nė programin e kėsaj shoqėrie, si dhe problemet qė janė trajtuar nė artikullin “Gora dhe goranėt”, kanė prekur dhe ngritur njė problem tepėr delikat qė vė nė diskutim pėrkatėsinė etnike tė popullsisė sė fshatrave tė Gorės. Jo vetėm kaq, por fakt ėshtė, se ēėshtja e pėrkatėsisė etnike tė Gorės dhe tė popullsisė sė saj, nė mėnyrė tė natyrshme, jo vetėm koha, por edhe forumet ndėrkombėtare shkencore, i kanė dhėnė me kohė zgjidhje kėtij problemi, pa e parė sot tė nevojshme pėr tu marrė nė mėnyrė tė posaqme me tė. Pėrgjigjen mė tė plotė pėr ēėshtjen e pėrkatėsisė etnike tė popullit tė Gorės, siē e kemi thenė mė sipėr, e ka dhėnė Vasa Ēubriloviēi nė referatin e tij si dhe nė Konventėn jogosllavo-turke, ku nė e shpėrnguljes sė shqiptarėve e fut edhe krahinėn e Gorės, madje nė ato rrethe qė duhen shpėrngulė me ēdo kusht.
    Pavarėsisht nga trajtimi i problemeve, qė janė bėrė nė artikullin “Gora e goranėt”, si dhe tė kėrkesave qė janė paraqitur nė programin e Shoqėrisė Etnokulturore “Gora”, theksojmė se si do qė tė vijė puna, e ēfarė argumentash e faktesh mund tė sillen pėr problemin e Gorės dhe goranėve, ėshtė e drejtė legjitime e popullit tė fshatrave tė Gorės, qė tė sjellin fakte e argumenta tė pakundėrshtueshme, duke i vėnė vetė vulėn se cilės pėrkatėsi etnike i pėrket. Askush tjetėr nuk mund tė veprojė e vendosė nė emėr tė kėtij populli dhe, aq mė tepėr, nė kundėrshtim me vullnetin e tij. Tė gjitha ēėshtjet qė mund tė ngrihen e tė trajtohen pėr Gorėn e goranėt, nuk e ka tė drejtėn asnjeri tė pėrfaqėsojė njė popull a krahinė. I zoti i shtėpisė nė krahinėn e Gorės, ėshtė vetė populli i saj dhe askush tjetėr. Njė gjė tė tillė, e ka njohur historia kohė mė parė, pasi nė vitet 1912-1923, kur ishte vėnė nė diskutim ēėshtja e Gorės dhe e goranėve, ishte vetė populli i krahinės, i cili pėrmes lutjeve, peticioneve, memorandumeve e protestave tė shumta qė ka bėrė, ku nėpėrmjet tyre u ėshtė drejtuar organeve mė tė larta tė shtetit shqiptar, shteteve tė fuqive mė tė mėdha tė Evropės dhe Lidhjes sė Kombeve tė Bashkuara, jo vetėm se ka deklaruar botėrisht se populli i krahinės sė Gorės, ėshtė shqiptar dhe ka kombėsinė shqiptare, por duke qenė i tillė, ai nuk ka pranuar dhe nuk do tė pranojė kurrė tė jetojė nėn sundimin serb. Nė tė kundėrtėn, ata (goranėt) do tė pranonin tė shuheshin deri nė njė.
    Tė gjithė kėto fakte e ēėshtje qė trajtuam mė sipėr, tregojnė mėse qartė, se Gora dhe goranėt, nuk kanė qenė kurrė diasporė sllave, pasi ata kanė qenė e janė pjesė e njė trupi tė pandarė nga trungu i territorit dhe i kombit shqiptar. Nga kėtu, del qartė e duhet me tė drejtė tė theksojmė, se kush mendon ndryshe pėr Gorėn dhe goranėt, nuk e njeh historinė e popullsisė sė krahinės sė Gorės, pasi siē thamė mė lart, ajo ėshtė njė dhe e pandarė nga historia e mbarė popullit shqiptar. Kujt nuk do t’i mbushet mendja me kėto fakte e argumenta qė paraqitėm mė sipėr, le tė shfletojė e tė studiojė historiografinė shqiptare dhe mė gjėrė, sepse nė tė do tė gjejė dokumenta autentike, nė tė cilėt jepen tė dhėna e fakte tė tilla, qė e sqarojnė mė sė miri ēėshtjen e Gorės dhe goranėve dhe qė hedhin poshtė tė gjitha paēavuret e shkruara nė shkrimin pėr Gorėn dhe goranėt, si dhe nė organet e disa gazetave qė kanė botuar shkrime tė disa pseudohistorianėve, qė nuk e njohin aspak shtėpinė e historisė, nė tė cilėn gjenden fakte e argumenta shkencore qė me vėrtetėsinė e tyre, do tė venė me shpatulla pėr muri ēdo njeri qė e shtrembėron dhe nuk e njeh aspak historinė e Gorės dhe mė gjėrė.
    Kėshtu ēdo pėrpjekje e hapur apo e maskuar qė ėshtė bėrė dhe po bėhet, pėr kekpėrdorimin e etnogjenezės sė goranėve, duke e konsideruar e quajtur sllave, nuk bie era shkencė, pėrkundrazi ėshtė njė manipulim qė i bėhet shkencės sė historiografisė, dashakeqėsi e cila sjell pėrēarjen dhe prishjen e unitetit tė popullit tė Gorės, pėr tė cilin ėshtė folur e shkruar, e po flitet e shkruhet edhe sot.
    Pėrsa parashtruam mė sipėr, theksoj me argumenta e fakte dokumentare qė ekzistojnė, se unė nuk kam dėgjuar as lexuar deri mė sot, qė tė ketė dalė ndonjė ekspert i historisė, apo historiograf, qoftė shqiptar apo tjetėr mė gjėrė, i cili tė ketė mohuar origjinėn e goranėve nga ajo shqiptare. Pėr kėtė, ėshtė i bindur ēdo njeri, e veēanarisht kėtė e di edhe populli i Gorės, i cili e ka konsideruar gjithnjė origjinėn e tij shqiptare dhe duke e pasė kėtė, ai e ka patur dhe e ka kombėsinė e tij shqiptare, e pėr mė tepėr kėtė pėrkatėsi etnike, nuk e ka ndėrruar kurrė nė histori. Madje, edhe nė ato raste kur gorani ka punuar larg vendit tė vet si gjellbėrės, hallvaxhi, bozaxhi, apo sheqerxhi nė qytetet e Maqedonisė, Bullgarisė, Serbisė, Bosnjes apo Turqisė e mė gjėrė. Tjetėr ėshtė ēėshtja, se ēfarė thonė e shkruajnė ndofarė gazetarėsh apo historianėsh tė vetėquajtur si tė tillė, tė cilėt nuk marrin erė nga historia, pasi nuk e njohin atė. Pėr fat tė keq ata nuk e njohin historinė e Gorės dhe tė goranėve, e quditėrisht marrin guximin qė tė shkruajnė pėr atė qė nuk e dinė. Nė fund tė fundit, ata mund tė flasin e tė shkruajnė, ē’tė duan sepse nuk kanė pėrgjegjėsi shkencore, e duke qenė tė tillė, ata njė ditė kur ta mėsojnė mirė historinė, e sidomos historinė e Gorės dhe goranėve, do tė detyrohen vetė qė tė bėjnė pėrgėnjėshtrimin pėr artikujt e shkrimet e pabazuara qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e Gorės dhe tė goranėve. Ata do ta pohojnė vetė se popullsia e krahinės sė Gorės ėshtė popullsi shqiptare, e nuk ėshtė aspak popullsi sllave apo maqedone. Pikėrisht kėtė pėrgėnjėshtrim ata duhet ta bėjnė, sepse kėtė pėrgjigje kėrkon sot i gjithė populli i krahinės sė Gorės tė Kukėsit.

    Kukės mė 23 Shtator 1991

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...t.27.06.08.htm

  3. #123
    Perjashtuar Maska e Mali Gjallica
    Anėtarėsuar
    14-02-2013
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikė
    Postime
    31

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    Citim Postuar mė parė nga diku_aty Lexo Postimin
    Te respektoj qe je kuksjan zoteri pasi dhe une jam kuksjan(Shishtaveci). Me pelqeu nisma jote ketu ne forum qe doje te dije dicka me shume per ne Goranet. Kjo eshte dicka positive pasi dhe antaret e tjere te forumit qe jane nga zonat e tjera te Shqiperise dhe qe nuk kane shume informacion per Goranet do te mesonin dicka me shume.

    Te them te drejten u gezova kur lexova postimin tend te parin. Por fatkeqesisht ke bere nje postim te dyte qe nxjerr ne pah QELLIMIN NEGATIV tendin te hapjes se kesaj teme. Me 5 rreshtat qe ti ke shkruar ma merr mendja cdo forumist eshte ne gjendje te vleresoje ti si njeri po ashtu dhe per ato qe je munduar te thuash.

    Une mendoj nese hap nje teme ketu ne forum duhet te jesh njohes shume I mire I problemit qe trajton dhe kjo tek ty fatekeqesisht nuk existon. Pasi si fillim ti nuk tregon se kush jane goranet, ne cilen rrethine e kukesit shtrihen, ca zakonesh dhe traditash kane etc. Dhe me poshte ti nuk je I afte te japesh arsyetimin tend pse goranet nuk jane shqiptare.


    Eshte shume e poshter menyra se njerez si puna jote sjellin percarje dhe urrejtje me shqipetareve. Nje kuksjan kurr sdo e thoshte se goranet sjane shqipetar. Po ti I bie te mos jesh kuksjan po ti jesh bir serbi qe kerkon te sjellesh hipoteza serbe sikur ka serb ne shqiperi. Te te vij turp qe shqiperon ne kete menyre.
    S'besoj se aj asht' prej Kukėsit.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    ...goranet gjat luftes ishin ne anen e srbeve.Shimica prej tyre moren pjese me arme ne dore kundrejt Shqipetareve...Keta te vetquajtur goran_muslimanoboshnjak(e dreqi e i biri),ka indikacione se jane te tjetersuar nga Arberor ne te tille qe vetequhen sot duke anashkaluar dhe harruar edhe gjuhen.Te tillet sot jane te shkaperderdhur,ne grupe komunitetesh ku ka prej tyre qe ende nuk e njohin shtetesine e Kosoves...Keta te tjetersuar ne gjuhe dhe ne komb,nuk jane gje tjeter vetem se pjelle e turqeve qe harruan gjuhen dhe kombin duke perqafuar serbosllaviin ne dem te ish bashkekombasve te vet....

  5. #125
    Perjashtuar Maska e Mali Gjallica
    Anėtarėsuar
    14-02-2013
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikė
    Postime
    31

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    Citim Postuar mė parė nga dielli1 Lexo Postimin
    ...goranet gjat luftes ishin ne anen e srbeve.Shimica prej tyre moren pjese me arme ne dore kundrejt Shqipetareve...Keta te vetquajtur goran_muslimanoboshnjak(e dreqi e i biri),ka indikacione se jane te tjetersuar nga Arberor ne te tille qe vetequhen sot duke anashkaluar dhe harruar edhe gjuhen.Te tillet sot jane te shkaperderdhur,ne grupe komunitetesh ku ka prej tyre qe ende nuk e njohin shtetesine e Kosoves...Keta te tjetersuar ne gjuhe dhe ne komb,nuk jane gje tjeter vetem se pjelle e turqeve qe harruan gjuhen dhe kombin duke perqafuar serbosllaviin ne dem te ish bashkekombasve te vet....
    Ke fakte pėr kėtė gjė? Apo me thashetheme? Unė mund tė tė sjell me fakte qė ka shqiptarė qė kanė marrė pushkėn kundra shqiptarėve tė tjerė, nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe bile edhe nė luftėn nė Kosovė nė 1998-99.

  6. #126
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    Citim Postuar mė parė nga Mali Gjallica Lexo Postimin
    Unė mund tė tė sjell me fakte qė ka shqiptarė qė kanė marrė pushkėn kundra shqiptarėve tė tjerė, nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe bile edhe nė luftėn nė Kosovė nė 1998-99.
    ...dhe kjo i shfajson Goranėt qė kan ngritur pushkė kundra nesh, apo jo ?
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #127
    Perjashtuar Maska e Mali Gjallica
    Anėtarėsuar
    14-02-2013
    Vendndodhja
    Bruksel, Belgjikė
    Postime
    31

    Pėr: Prejardhja e goranëve

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    ...dhe kjo i shfajson Goranėt qė kan ngritur pushkė kundra nesh, apo jo ?
    Prapė po pyes, a ka fakte apo thjesht janė thashetheme? Se zonėn e Prizrenit e njoh mirė, e nuk mė ka thanė njeri deri tani qė goranėt atje kanė pasė guximin edhe me mbajtė pushkė, e jo mo me u gjujtė shqiptarėve tė tjerė me pushkė.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Albania?
    Nga s0ni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:37
  2. Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve
    Nga drini_nė_TR nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-06-2015, 13:29
  3. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 05:57
  4. Prejardhja e fjales "mishmash"!!!!!!!!
    Nga drague nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 20:31
  5. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •