Desa
flm per informacionet po kam edhe nji pytje :
nese bohet regjistrimi popullates p.sh. n kosov qka shkruhen goranet a shkruhen goran apo shqiptar ?
Desa
flm per informacionet po kam edhe nji pytje :
nese bohet regjistrimi popullates p.sh. n kosov qka shkruhen goranet a shkruhen goran apo shqiptar ?
plot 19 ..
Fortes Fortuna Adiuvat !
Postuar mė parė nga REG99
Shqiptar !!
Te gjith ne kemi ate identitetin se nga cila krahine apo nga cili qytet vime
Mund te quhesh Gjakovar , Prizrens, Tirans, Shkodran, etj etj Goran... por je shqiptar .
kaq
Nuk e di se cka ke dashur te thuash me ate ...po te mos ishin goranet..........se ke mbaruar fjaline me llogjike qe te te kuptonim cka ke dashte te thuash.Duhet te dish mire historine per te kuptuar kontributin e krahines se Gores ne rrjedhen e historise se shqiptareve ne Ballkan.Me pak fjale kontributi i tyre eshte pothuajse minimal.Per ngjarjen qe i referohesh e qe ka te bej me luften kunder trupave serbe po te them se aty nuk ka marre pjese asnje goran.
Sa per dijeni tendin dhe te te gjitheve kjo lufte eshte zhvilluar ne fshatin Bicaj te rrethit te Kukesit ne vitin 1912.Ketu kan marre pjese vetem banore te krahines se Lumes dhe nje ndihme e vogel e ardhur nga dibra me Elez Isufin ne krye.Ky i fundit ka sjellur nje top te marrur nga ushtria turke.Kur ushtria serbe ka hyre ne gryken e Drinit te Zi dhe i eshte nise RRafshes se Lumes perpjete te gjithe banoret kan braktise shtepiat dhe jane tubuar tek vendi i quajtur Qafa e Kolosjanit,fshat i Lumes edhe ky.Aty nen urdherat e Islam Spahiut ,( pari i fshatit Kolosjan dhe pjestar i parise se Lumes) jane vendosur ne pozicione luftimi.Ushtria serbe duke kujtuar se e pushtoj Lumen jane ulur ne Bicaj duke ngrene e duke pire.Nje luftetar qe dinte se si perdorej topi e ka graduar ate mu ne mesin e ushtrise serbe.Me shkrepetimen e topit ka filluar menjehere lufta.Luftetaret lumnjane i kan zene ne befasi por edhe me ndihmen e zotit kane arritur ta shpartallojne ne menyren me te turpshme ushtrine serbe.Ate dite kishte rene nje shi qe nuk e mbante mend kush ne keto ane dhe lumi i Shenjas ishte ne kuoten maximale duke bere qe shume ushtare serbe te mbyten ne te duke ikur.Thuhet se mbi 12000 ushtare serbe lane kokat aty bile nder ta edhe gjyshi i sllobodanit.Te tmerruar ato pak ushtare qe shpetuan iken per Beograd dhe treguan se cka ndodhi aty.Pra ne kete lufte por edhe ne tjerat nuk kan marre pjese pjestare te krahines se Gores.Nga sa di une ata kan ndenjur asnjanes eshe gjate luftes se dyte boterore dhe nuk di te ken marre pjese ne ndonje eveniment te rendesishen kombetar.
Duhet te dini edhe nje gje tjeter te nderuar forumnista.
Krahina e Lumes dhe Krahina e Gores nuk kane asgje te perbashket ndermjet tyre.Ato jane dy krahina te ndara nga njera--tjetra.Krahina e Lumes shtrihet ndermjet dy Drinave dhe fillon ne buze te qytetit te Prizerenit dhe mbaron ne kufi me Dibren.Kufiri me dibren eshte lumi i Veleshices .Kryeqendra e saj ishte Kulla e Lumes ne rrafshen e Lumes ndersa sot eshte qyteti i Kukesit. Pra luma shtrihet gjate pelgut te dy Drinave.Gora shtrihet ne rafshaltat pas malit te Gjallices dhe Koritnikut dhe perfundon ne afersi te Sharrit .Nga sa di une fshatra me popullsi gorane ne Shqiperi jane 9 kurse fshatrat e tjere te kesaj zone jane me popullsi jo gorane.Nga ne lumnjanet njihet edhe si krahina apo bajraku i Dollovishtit (kuptohet per fshatrat me popullsi jo gorane).
Per sa i perket prejarjes se goraneve di qe nga studiues po gorane ata jane percaktuar si shqiptare te sllavizuar.Nuk ndryshojne aspak nga shqiptaret qe banojne ne kete zone apo ne zonat perreth saj.Me ne ndryshon vetem gjuha.Cdo gje tjeter eshte e njejte me ne lumnjanet po them keshtu.Eshte e vertete se ne mjedisin e tyre ato flasin veten ne gjuhen gorane por kur prezent eshte nje jo goran ata nuk flasin aspak ne gjuhen e tyre por ne gjuhen shqipe.Nuk eshte e vertete se nuk ka martesa ndermjet shqiptareve dhe goraneve perkundrazi jane me qindra lidhje martesore ndermjet nesh.Edhe nje here pra mund te them se jane plotesisht shqiptare.
Kaq per tani
Postuar mė parė nga Kaprosi
okay tani as ti dhe as une nuk kemi qene prezent. Dhe ti mos shkruaj "Per ngjarjen qe i referohesh e qe ka te bej me luften kunder trupave serbe po te them se aty nuk ka marre pjese asnje goran."
Goranet jane ne kufi...si nuk kane luftu ? Pse Serbi kaloj aty dhe tha ...jo keto mos i prekni ! ..Serbi i hyri shqiperis me synim qe ta bente tym e hi. Dakort e kuptoj qe ti deshe te nxirje qe edhe Lumjanet e shum te tjere perreth kane luftuar ... dhe kjo eshte e vertete sepse nenkuptohet nga emri "Masakra e Lumes" dmth te gjith kane luftu ato qe ishin perreth zones se Lumes.
Megjithate tema qendron se c'far prejardhje kane goranet dhe me se fundi ti u pergjigje ashtu si une. Jane shqipetar !
oh dhe c'far doja te thoja me fjaline
po te mos ishin goranet.......... Doja te thoja qe po te mos ishin Goranet dhe " Lumjanet" etj etj atehere shqipetaret e sotshem do ishin race e sllavizuar nga Serbi i keq.
sipas teje mos kishin qen gorant ne do ishim asimiliu n sllav ?? dikush tjeter thot mos kish qen gjergji ne do te ishim turq ? kto si besoj kto lloj tezash un asnjiher si besoj nga arsyja se pas skenderbeut turqit ndejten ktu 400 a 500 vjet po su bom turq pas goranve qe po thua ti Desa serbet ishin ktu afer 100 vjet po ne ngelem shqiptar shum keq na bon 100 vite po gjuhen s munden me naj ndru
e identifikimi i nji KOMBI eshte GJUHA !
plot 19 ..
Fortes Fortuna Adiuvat !
Per Turq...u beme si jo ? sepse nderruam fene nga kristiane ne Myslimane .Postuar mė parė nga REG99
Por ndryshon puna sepse Turku i donte shqipetaret dhe nuk u mundua ti heqe nga faqja e tokes si popull.Turku donte qe te perhapte fene myslimane por jo qe te vriste gjakun shqiptar ! Kurse Serbi u nis me qellim te keq ndaj edhe them se Serbi ishte me i tmershem se sa Turku dhe po...do te ishim asimilu ne sllav sepse Serbi kish urrejtje kurse Turku mbas nje far kohe kishte respekt per popullin tone sic ka edhe sot.
kaq
E pastaj sipas teje edhe arabėt qenkan bėrė turq qysh kur e kanė pranuar islamin nga Muhamedi a?Per Turq...u beme si jo ? sepse nderruam fene nga kristiane ne Myslimane .
Pėrse nji musliman medoemos ėshtė turk?
Edhe unė nuk kam ndonji simpati pėr islamin mirėpo arabėt janė muslimanė arabė, turqėt janė turq etj,
dhe shqiptarėt janė shqiptarė.
Pėr goranėt e di se janė tė shqiptarizuar apo tė ri-shqiptarizuar, madje kam pasur dhe njė dashnore gorane dhe unė dija mė mirė sllavishten se sa ajo, ajo fliste vetėm shqipen.
Pėr prejardhjen e tyre duhet bėrė hulumtime gjenetike, sepse dokumente historike nuk kemi dhe aq, apo ndoshta mund tė kryente punė ndonji regjistrim kadastral i kohėve tė turkut.
Me e shti pllugun fell, mun' ndodhe se gorante dalin indigjenet me te vjeter ne regjion....
!!!
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Jo nė fakt ajo femra ishte e lindur nė mjedis shqiptar dhe familja e saj ishin vendosur shumė herėt nė Prishtinė.Me e shti pllugun fell, mun' ndodhe se gorante dalin indigjenet me te vjeter ne regjion....
!!!
Por nėse flet shqip nji njeri nuk ėshtė medoemos shqiptar (ose kėshtu mendoj tė paktėn)
Me rėndėsi ėshtė se nė ato zona kryesisht shqiptarėt merren me kultivimin e qenit tė Sharrit, qė ėshtė njė racė autoktone e qenvet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 25-01-2007 mė 20:05
Goran ose gorshtak dmth malesor.
Nuk po flisja per "vajzen".
Po flisja ne pegjithsi. Ka mundesi qe goranet kan nderruar me qindra emra gjate historise. Ne rast se nuk kan perzier gjenin me ane martesash, mund te ndodhe se gjeni i tyre eshte nje nga me te vjetrit ne Ballkan, por kam dyshime edhe ne kete aspekt.
Problemi i tyre eshte se ata flijuan cdo gje per ta ruajtur menyren e tyre te jetes dhe mbi te gjitha paqen me cdo kend.
Rezultati eshte ky qe shohim. Sot ata nuk dijne cfare jane, aq me keq, as ne nuk e dijme cfar jane ata. Eshte fakt se ata (nese jane te vjeter sic supozoj) mbijetuan per 40 shekuj panderprerje ne trojet ku jane, por qeshtja eshte cka ka mbijetuar?
Ose, a mbijetoi dicka?!!
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt