-
Kapet i shumëkërkuari për vrasje Ilirjan Agulli
Kapet i shumëkërkuari për vrasje Ilirjan Agulli
Publikuar më 16.01.2013 | 18:01
TIRANË - Strukturat për Krimet e Rënda dhe Sektori i Forcës Operacionale Speciale të Policisë së kryeqytetit kanë bërë të mundur falë posedimit të informacionit të klasifikuar kapjen e shumë të kërkuarit Ilirjan Jagulli, vjeç 33, me banim në Tiranë.
I shumëkërkuari Ilirjan Jagulli akuzohet se më datë 05 janar të vitit 2011, në qendër të qytetit të Bulqizës, gjatë një konflikti për motive të çastit, ka qëlluar me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasin Femi Kërcuni. Po ashtu, ka tentuar të vrasë shtetasin Shpëtim Reka dhe Eleonard Ndreu, duke i plagosur rëndë këta të fundit.
Ndërkohë që, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim të datës 08 janar 2011 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "arrest ne burg" për veprën penale të "vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim", "armëmbajtje pa leje", si dhe "Shkatërrim prone në b/punim", parashikuar nga nenet 79-25, 278/2, 150 të K.Penal. Po kështu, ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka lëshuar vendimin "arrest me burg" më datën 3 prill të vitit 2010, duke e akuzuar për veprën penale të "vjedhjes me armë, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 140/2 i K.Penal.
33-vjeçari Ilirjan Jagulli më datë 29 mars të vitit 2010 në bashkëpunim dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e armës në ambjentet e minierës së qytetit të Bulqizës një sasi të konsiderueshme kromi prej 700 tonësh në pronësi të kompanisë "Albania Krom". Aktualisht, nga strukturat për krimet e rënda po vijojnë thellësisht hetimet edhe për ngjarje të tjera të rënda, të dyshuar prej tij.
Shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt