Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    kur Rama nuk voton ligjet ne parlament pa iu rikthyer fieri pse s.b mos te respektoj vendimin e glykates? keta intelektual duhet te ishin te paanshem ti benin te dyja palet pergjegjese.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    keto letrat e intelektualeve seq me kujtojne letrat e hapura te kohes se enverit..sigurimi i shtetit ne kohen e enverit thurte letra te tilla kur donte ta rrjepte popullin dhe i shfaqte ne publik gjoja si letra te ardhura nga poshte..pra nga populli..me duket se edvin rama po e sheh veten keq keto kohe me kryeneqesine e tij dhe per te dale nga situata thur letra te tilla qe tju thote socialisteve se nuk pata cka te beja nga presioni i intellektuallave dhe ja po i votoj keto ligje..don te shpetoje nga llumi ku eshte zhytur por e ka kat..tashme ja ka dhene sali berishes edhe gurin edhe arren ..keni per te pare cka per ti punuar sala ne fushate..ka per ta masakruar..
    mos edhe me thurrje letrash po u marka ky edvini tani, po c'paska qene more edhe kete e beri bo bobobobo cfar njeriu
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Rama: Rrogëtarët e qeverisë, peticione të turpshme kundër opozitës

    TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi për herë të parë në lidhje me peticionin e firmosur nga personalitete të vendit, të cilët i bëjnë apel të lejojë deputetët socialistë që të votojnë në Kuvend 3 ligjet e domosdoshme për statusin kandidat në BE.

    Përmes rrjetit social “Twitter”, kryesocialisti e cilësoi të turpshëm peticionin ndaj tij, duke deklaruar se “pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e rrogëtarëve të shtetit kundër opozitës!

    Më tepër se 200 intelektualë dhe figura të shquara kanë firmosur peticionin drejtuar kreut të PS-së, ku thuhet se "nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 ligjet”.

    “Në ato fillime të viteve ’90, nëse ndonjë do guxonte që të shihte edhe në ëndërr se mbas njëzet vitesh dikush në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të bënim hapa drejt Evropës, por edhe do guxonte te vinte pritë e të bllokonte rrugën drejt SHTËPISË sonë, kur vetë Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht që do përbuzej nga të gjithë, do konsiderohej si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet. Por ja që fatkeqësisht, ëndrra të tilla të mbrapshta na u bëkan realitet. Bashkimi me Evropën, të qenit normal si të tjerët, më shumë se një projekt politik, paska qenë një projekt shpirtëror i popullit shqiptar, i cili na rezulton një humbës i madh. Kemi humbur nderin në një betejë të pakryer me veten tonë, jo për fajin tonë.” shkruhet në letër.

    “Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj. Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë",- vijon letra.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #24

    Për: Statusi, Intelektualët-Ramës: Hiqe pritën, lejo deputetët të votojnë 3 ligjet

    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    mos bej sikur nuk ke ndegjuar e lexuar

    ia ku jane 3 ligjet:

    Ndryshimi i rregullave te procedures se Parlamentit ,amendimet ne ligjet e Gjykates se Larte dhe Sherbimit Civil...dhe kaq
    Hera pare qe i shof. Flm

    Po shkresen ku eshte vene kusht nga Europa qe pranohemi sapo te aprovojm keto 3 ligje??

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •