Kufiri detar, Greqia i drejtohet OKB-sė
Publikuar mė 05.01.2013 | 12:58
Rrėzimi i marrėveshjes pėr kufirin ujor me Greqinė nga Gjykata Kushtetuese duket se nuk do tė kalojė pa pasoja pėr vendin tonė. Greqia, raporton gazeta To Vima, do tė dėrgojė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara koordinata tė njėanshme tė kufirit tė saj detar. Njė veprim i tillė pritet tė kryhet nė muajt e parė tė vitit nė pėrfundim tė raportit nga Departamenti Hidrografik i Marinės.
Ministri i Jashtėm, Edmond Panariti kishte parashikuar nė raportin sekret, se Greqia mund tė mos pranojė rinegocimin e marrėveshjes sė kufirit ujor dhe kjo duket se do tė ndodhė. Ky veprim i Greqisė mund tė detyrojė Shqipėrinė tė pranojė kufijtė e marrėveshjes sė vitit 2009 ose ti drejtohet pėr zgjidhje sistemit tė Konventės pėr tė Drejtėn e Detit.
Por Greqia nuk ka mosmarrėveshje vetėm me Shqipėrinė. Ajo ende nuk e ka zgjidhur ēėshtjen e zonave ekonomike ekskluzive dhe me Turqinė dhe Libinė. Me Turqinė prej 7 vjetėsh po mbahen bisedime nė nivel ekspertėsh por pa zgjidhje.
Ky hap i Greqisė pritet tė merret nisur nga kėrkimet pėr rezerva nafte nė ujėrat e saj, qė parashikohet ta ndihmojė kėtė vend pėr tė paguar borxhin e madh publik.
/Shekulli Online/Pėrgatiti: F.S./
Krijoni Kontakt