Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Shqipëri

    SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Shqipëri dhe i mbrojtur nga shteti shqiptar

    Lajmi i mediave peruane për arrestimin e ish-ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Manuel Augusto Blacker Miller, në Shqipëri, fsheh prapa një skandal të vërtetë për shtetin shqiptar, që e ka mohuar arrestimin e tij dhe nuk ka gjasa që ta arrestojë. Miller duket se ka krijuar lidhje të forta me qeverinë, falë një kompanie të importit dhe përpunimit të plehrave. Zyra e tij ndodhet vetëm pak metra larg selisë së Berishës ndërsa Ministria e Brendshme ka pasur çdo informacion për të dhe nuk e ka arrestuar, pavarësisht se është në kërkim ndërkombëtar. Skandali është denoncuar nga deputeti socialist Erion Braçe.

    “Sali Berisha është përfshirë kokë e këmbë në mbrojtjen e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë, ‘ kërkuar nga Interpoli.

    E ka strehuar, e ka mbrojtur, e ka pritur, e ka mbështetur dhe I ka ngritur biznes dy hapa larg selisë së qeverisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Ndaj Ministria e Brendshme e ka mohuar arrestimin dhe ka thënë qartazi se nuk do ta arrestojë.

    Unë kam prova!

    Dje agjensitë e lajmeve në Peru kanë lajmeruar se ish ministri i Jashtëm i ish presidentit Fuxhimori, përfshirë në një grusht shteti dhe i dënuar për këtë, i kërkuar nga Interpol, është arrestuar në Shqipëri. Por ai nuk është arrestuar. Ai është i lidhur keq dhe fort me Qeverinë e Sali Berishës”, ka thënë Braçe, i cili ka paraqitur provat e biznesit të tij në vendin tonë.

    Manuel Augusto Blacker Miller është banues dhe sipermarrës në Shqipëri, në fushën e importit dhe trajtimit të plehrave.

    Më 28 Korrik, ish ministri i Jashtëm i Peruse, i kërkuar nga Interpoli ka krijuar në Tiranë kompaninë e tij Apollonia Investments, një shoqeri me përgjegjësi të kufizuar, ku Manuel Augusto Blacker Miller i datëlindjes 18.10.1945, lindur në Lima Peru, banues në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, Tëin Toëers Tiranë, zotëron 80% të aksioneve.

    Në objektin e punës së kompanisë shkruhet qartë:

    Ndërtim dhe zotërim të impianteve të përpunimit të mbetjeve urbane të të gjitha llojeve. Prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastruktures për këtë qëllim.

    Pas këtij “objekti” është një projekt konkret:

    Ngritja e një impianti të tillë, incenerator, në hyrje të qytetit të Fierit, të prezantuar në Qeverinë e Sali Berishës, ministrinë e Mjedisit, Bashkinë e Fierit dhe me mbështetje të plotë, siç thuhet në dokumente edhe nga këshilltarja për investimet e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.

    Impianti ka kapacitetin e një përbindëshi dhe do të furnizohet nga importi i plehrave në drejtim të tij, të Fierit.

    Ndërtimi i impiantit është penguar nga rezistenca e këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Fierit dhe nga deputetët socialistë në atë Qark.

    Manuel Augusto Blacker Miller të paktën deri në fund të vitit që shkoi ka qenë në Shqipëri në aktivitet të plotë për lobimin në favor të këtij projekti.

    Këtë e provojnë dhe një sërë dokumentash zyrtare që dëshmojëe edhe për transaksione tregtare me firmë të tij, që kanë ndryshuar shpesh edhe perqindjen e aksioneve në kompani.
    http://www.gazetatema.net/web/2013/0...teti-shqiptar/

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Sh

    por.dha e rradhes e mero bazes dhe e miut te haleve edvin brace..kujton edvini se do impresionoje shqiptaret me te tilla budalliqe..kujtojne keta mjerane se sali berisha dhe ministrat e tij jane aq budallenj sa te bejne biznes me nje te kerkuar nderkombetar..edhe nje qytetari te thjeshte nuk ja mban by,tha te diskretitohet me njerez ne kerkim nga interpoli e jo me ministrat apo kryeministri..vetem nese duan te diskretitojne veten mund te shkojne ne kete shkalle...nuk besoj se sala dhe ndjekesit e tyre kan aq shume inate me veten e tyre sa te bien kaq poshte..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Sh

    Mir se akuzon por del dhe bllof
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Sh

    shume mire thua sala nuk di gje ashtu si nuk dinte per baxhanakun e tij ne gerdec, prandaj mos akuzoni kot o socialista kot e keni
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Sh

    KeTE NGA PERUJA E KEMI DHURATE NGA ENVER HOXHA
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: SKANDALI/ Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Sh

    Plehrat nga peruja do ti sillte??mbase me carter!!!!!!!!!

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Shqipëri

    Ne Shqiperiperi sipas artikullit peruani ka biznes plerash dhe eshte biznes i rregullt.
    A ka ligj ne Shqiperi per ekstradimin e te huajve te futur ne Shqiperi qe kane thyer
    ligje bere krime ne vendet e tyre.
    Cfare thote ligji?Keto kriminele duhet ti rikthehen vendeve nga kane ardhur per tju dorzuar organeve gjykuse?
    A ka perjashtime?Kush nuk duhet te ekstradohet,kombesite,etj.
    Nqs nuk ka ligj fare atehere policia prokuroria eshte e paralizuar, nuk mund te ndermarre asnje aksion,nuk mund te beje arrestimin e peruanit
    pasi nuk ka graund ligjor,nuk justifikohet ligjerisht,nuk ka ligj ekstradimi,krimi eshte bere jashte shqiperise domethene eshte jashte juridiksionit
    te policise/prokurorise se Tiranes. dhe persona si peruani jane te fituar, jane me fat.
    Nqs ekziston ligji i ekstradimit(kthimi i krimineleve te huaj ne vendet ku ato kane kryer krime) atehere
    prokuroria e Tiranes ka pergjegjsi qe nuk ka derguar njerez te hetojne situaten dhe leshojne urdher dhe arrestojne peruanin.
    Fakti qe Interpoli e ka shpallur si te kerkuar si person verteton qe ai eshte kriminel,ka bere krim ,ka thyer ligje.
    Interpoli eshte njofuar nga policia ne Peru,ka bere hetim te situates dhe eshte bindur qe peruani eshte kriminel,
    dhe duhet ti dorezohet drejtesise ne shtetin ku ka bere krim(Peru ne kete rast).
    Shteti peruan mund te ankohet per shqiperine ne OKB dhe Komunitetin Europian.
    Nqs do te futesh ne Bashkimin Europin mos streho kriminele.
    Kete informacion e kane marre te gjitha ambasadat e shteteve europiane ne tirane dhe informacioni ka shkuar ne Strasburg
    dhe eshte shume lajm i keq dhe perdoret kunder Shqiperise kur te vije momenti per te votuar Shqiperine ta pranojne ne bashkimin Europian apo jo.
    Kush do votoje pro?????? Askush pasi dihet si fakt qe Shqiperia na mbron dhe strehon kriminele te kalibrit te larte,ish ministra
    nga shtete te huaja dhe eshte e vetedijshme qe jane kriminele dhe nuk i ekstradon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-01-2013 më 19:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ministri peruan i kërkuar nga Interpoli, biznes importi plehrash në Shqipëri

    prape dolen bllof keta socialistat

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •